Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Anglia dëbon 545 emigrantë shqiptarë

    "Home Office": Çdo të enjte, fluturime nga Londra në Prishtinë. Tani, edhe drejt Tiranës

    Nga Londra Muhamed Veliu

    Autoritetet britanike të emigracionit vazhdojnë me intensitet dëbimin e emigrantëve ilegalë nga vendi. Sipas raportit më të fundit rreth çështjeve të azilkërkuesve, vërehet se në top-listën e të dëbuarve qëndrojnë shqiptarët. Kështu, për tremujorin e tretë të këtij viti janë dëbuar përmes Kosovës 405 azilantë shqiptarë, ndërsa në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë janë sjellë 140 persona. Është hera e parë që në këtë raport përfshihen edhe të dëbuarit në Tiranë, pasi tashmë funksionon Marrëveshja e Ripranimit, nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Anglisë.

    Mekanizmi i dëbimit

    Autoritetet britanike të emigracionit, kanë marrë me qira avionë, me të cilët kryejnë dëbimet e emigrantëve ilegalë nëpër vendet e tyre të origjinës. Burime të besueshme pranë "Home Office" kanë treguar për "Shqip" mekanizmin e dëbimit. "Çdo të enjte ka fluturime nga një aeroport i Londrës për në Prishtinë, ku në bordin e avionit 80-vendësh mbarten emigrantët. Tani është shtuar edhe një fluturim tjetër drejt Tiranës. Kjo linjë, posaçërisht për dëbimet, ka disa vite që funksionon", shprehet burimi. Sipas tij, në vitet e mëparshme zhvilloheshin fluturime çdo javë. "Kjo ishte e garantuar. Ndërsa tani pritet kur numri i shqiptarëve të mbledhur në Qendrat e Detencionit arrin në 80, ose avioni mund të ngrihet edhe me 60 veta. Fillimisht, që në orët e para të mëngjesit furgonë me azilantët e dështuar nisen nga të gjitha Qendrat e Detencionit për në aeroport. Pasi merret dokumentacioni shoqërues, ata, të shoqëruar nga grupi i sigurimit, futen në avion. Nëse gjatë këtij procesi dikush refuzon t‘u bindet urdhrave, merret me forcë".

    Policë për të dëbuar emigrantët

    Më shumë se 400 oficerë policie janë transferuar në Departamentin e "Immigration Service", pra Shërbimit të Emigracionit për të rritur numrin e të dëbuarve nga Anglia. Këtë iniciativë të re të qeverisë së Bler e bëri publike vetë sekretari i Brendshëm, Xhon Reid, i cili tha se nga tani e tutje 360 oficerë policie do të jenë në dispozicion të Zyrës së Emigracionit për t‘u marrë me emigrantët ilegalë. Në strukturën e re policore, që do të merret me dëbimin e emigrantëve, do të jenë 360 oficerë policie dhe 40 eprorë komandues.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    pupupupu cfar po behet .
    njesoj si ketu ne USA .
    KETU te vijne shpi ,dhe nk pyesin se ke femij ,grua ,apo vite te tera qe paguan taksa keij shteti .dhe i cojne ne burgje sikur te ishin kriminel qe kan vrare e prere
    po dhe ne angli shume keq qenka bere ,po te pakten i nisin ne direkt ne vendlindje nuk i cojne ner burgje..
    me vjen vertet keq per keta njerez pa dekumenta .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 26-11-2006 më 09:34

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    dhe ke ruga ime para 2 ditesh moren nje familje nga vlora me 3 femije
    shume shume keq, gjynaf kishin 6 vite ketu ne te zez punonin
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga alnosa
    pupupupu cfar po behet .
    njesoj si ketu ne USA .
    KETU te vijne shpi ,dhe nk pyesin se ke femij ,grua ,apo vite te tera qe paguan taksa keij shteti .dhe i cojne ne burgje sikur te ishin kriminel qe kan vrare e prere
    po dhe ne angli shume keq qenka bere ,po te pakten i nisin ne direkt ne vendlindje nuk i cojne ner burgje..
    me vjen vertet keq per keta njerez pa dekumenta .....

    Alnosa ku jeton ti goce ne Guantánamo Bay?

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    skam degjuar ne usa te ven ne shtepi te marin nje familje kot se koti

    se e para ska dal urdher ne parlament per gje te till
    jam dakortr me ket nese ata kan pat deportesion me para atehere e besoj
    ose nja ca fuksa kan mar imgration ne telfon se kot ste vin shnet
    Partizoni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Alnosa ku jeton ti goce ne Guantánamo Bay?
    nja 3 ore larg teje jetoj
    po ti si dutet ,nuk ke degjuar shume ose se vret shume mendjen se ndoshta i ke dekumentat ..
    po pyet pyet se cfar behet ne michigan ,albany ,boston ,ndoshta jane edhe fuksat qe spiunojn kete se di une .

    besoj se do me japesh te drejte per kete qe kam shkruajtur ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    alonsa ja ke fut kot, asnje njeri nuk te vjen te pyesi sa ke oren jo me te deportoj. esht pun tjeter per ata qe bejn krime, thyejn ligjin. Njof dike nga portugalia qe kishte ardhur ketu 5 vjec dhe beri nje vjedhje, ai sishte munduar te merrte pashaporten se kishte green card, po kur erdhi puna e deportuan ne portugali megjithse kishte 34 vite ketu dhe sdinte asnje fjal portuges.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Erdhen dhe trimat e Gazidedes, tamam ne orar. I dha trecerkut pashaporte dipllomatike vllai. Vrit Remzi hoxhen tak pashaporta, tak ne angli. Pergatituni te shikoni i 97 tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Life in The World is Hard
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    21
    ketu ne angli e kan ba se kush te jepin informacione te sakta
    per njerz ne te zez me u shperbly nuk e di me sa pound
    rujuni se jan ba fuksa si zalli e nanen ku ta ken
    I remember the time
    the time the we had
    I remember the things
    that used to make u mad
    and i wish i can turn back the time
    and i wish i wouldn't cry
    every night
    I remember the time ........

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    shqiptaret e shkrete vuajne, te pakten keshtu thuhet

    nga fati i tyre jo i mire
    nga te huajt
    nga nj-tj, pra vete shqiptaret

    cfare te thuash, cfare te mendosh e si te shpetosh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 27-11-2006 më 13:27
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •