Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    22 Nentor: Shen Çeçilja

    Duke shfletuar kalendarin e 22 nëntorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Çeçilen


    Historia e martirizimit të saj, ndonëse jo pa mangësi, është nga më të plotat në historinë e martirëve.

    Çeçilja, e nderuar si martire e si pajtore e muzikantëve, është një nga shtatë vashat që kujtohen nga Kanuni Romak. Asaj iu kushtua bazilika në Trastevere të Romës, një nga më të lashtat e krishterimit, ngritur rreth vitit 313, në epokën e Kostandinit. E edhe festa e martires është ndër më të lashtat: nisi të kremtohej në bazilikën e saj, që në vitin 545.

    Një rrethanë tjetër domethënëse është ajo e varrosjes së martires në katakombet e Shën Kalisitit, fare pranë vendvarrimit që njihej me emrin “Kripta e papëve”. Ishte papa Pasquali I ai që e mbarti trupin e Shenjtores-martire nga katakombet në bazilikën trasteverine.

    Shenjtja romake njihet edhe si pajtore e muzikantëve, sepse në rrëfimin mbi martirizimin e saj shkruhet, ndërmjet tjerash, se kur luante në organo, martirja këndonte vetëm për Zotin.

    Në vitin 1500 sarkofagu i saj u hap e trupi i Shenjtores u gjet krejtësisht i paprishur, i mbështjellë me një petk mëndafshi qindisur me ar. Atëherë skulptori i njohur Shtjefën Maderno skaliti në mermer shtatoren e saj të famshme, duke riprodhuar besnikërisht pozicionin e trupit të martires.

    Tekste të shumta letrare, pak të besueshme, rrëfejnë një sërë ngjarjesh dramatike nga jeta e Shën Çeçiles. Flasin për tortura të tmerrshme, tregojnë se deshën t’ia presin kokën, por nuk munden, ndonëse i ranë tri herë me shpatë, derisa ajo vetë u lut të merrnin fund torturat.

    Kulti i shenjtores u përhap menjëherë në shumë vende, për shkak se me martirizimin e saj tronditës, preku thellë zemrat e njerëzve e u bë model për të gjitha virgjërat e krishtera, shumë nga të cilat u pagëzuan e pagëzohen me emrin Çeçile.

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Festa e shën Ceçilies, martire është kremtuar solemnisht nga Bashkësia Kishtare e shën Ndout në Prishtinë


    Figura e Ceiçlies martire romake e cila nderohet si martire e si pajtore qiellore e muzikanëve, ende sot vijon të frymëzojë jetën e besimtarëve për dëshmimin e fesë në Krishtit e Gjallë në jetën e përditshme para vështirësive të çfarëdo natyre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •