Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    3

    Krenaria e ekonomise kosovare Musa Limani

    Rezultate dhe sfidat e procesit tė privatizimit nė Kosovė
    Shkruan Prof. dr. Musa Limani, drejtor i Institutit Ekonomik tė Kosovės



    Prof. Dr. Musa Limani
    Nė kuadėr tė fazės sė tranzicionit, procesi i privatizimit paraqet hallkėn kryesore, pa tė cilėn nuk mund tė kenė sukses reformat ekonomike dhe shoqėrore. Problem nė vete nė kėtė drejtim, gjithsesi paraqet zgjidhja e modelit tė privatizimit, nga i cili varet edhe efikasiteti edhe suksesi i kėtij procesi.

    Procesi i privatizimit nė Kosovė filloi me vonesė tė madhe, diku rreth 4 vjetėsh, dhe pa infrastrukturė adekuate juridike. Qė tė dy kėto elemente ndikuan qė procesi i privatizimit tė pėrballet me probleme tė shumta pronėsore dhe tė humb hapin nė kohė. Bartėsi i vetėm i procesit tė privatizimit nė Kosovė ėshtė Agjensioni Kosovar i Mirėbesimit (AKM), i cili u themelua me Rregulloren 2000/12 nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP) tė Kombeve tė Bashkuara. AKM-ja ėshtė i vetmi organ i pavarur dhe menaxhon me tė gjitha ndėrmarrjet nė pronėsi shoqėrore dhe publike mbi tė cilat ka edhe tė drejtėn ekskluzive tė pronėsisė.

    Ai ka tė gjitha ingerencat pėr shpalljen e tenderėve dhe menaxhimin e mjeteve financiare me rastin e shitjes sė ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore dhe publike apo falimentimin e tyre. Pėr veprimtarinė e vetė AKM-ja i pėrgjigjet vetėm PSSP.

    Fillimi konkret i procesit tė privatizimit filloi me aprovimin e dokumenteve: “Politikat operuese tė AKM-sė dhe tė Rregullores pėr transformimin e sė drejtės sė pėrdorimit tė pronės tė palėvizshme shoqėrore, qė tė dyja tė nxjerra nė vitin 2003.

    AKM-ja si bartėse e vetme nė procesin e privatizimit, ka bėrė pėrpjekje tė mėdha nė zbatimin konkret tė kėtij procesi nė ekonominė e Kosovės, ndonėse dinamika e procesit tė privatizimit ka shkuar shumė ngadalė dhe e pėrcjell me shumė probleme natyrash tė ndryshme.

    Qė nga fillimi e deri mė tani janė shpallur gjithsej 8 runde nga tė cilat 6 janė kryer. Numri i ndėrmarrjeve tė shituar ėshtė 78, prej tyre janė formuar 121 ndėrmarrje e re. Tė gjitha ndėrmarrjet janė shitur pėr me shume se 74 milion, qė do tė thotė mė pak se ato janė shitur pėr mė pak se 1 milion euro pėr ndėrmarrje


    Intensiteti i procesit tė privatizimit ėshtė shtuar dhe ka sjellė njė optimizėm mė tė madh nė kėtė drejtim pas ardhjes sė shefit tė ri tė Shtyllės IV, qė njėherit ėshtė edhe kryetar i AKM-sė z. Joakim Rycker, si dhe me ndryshimet qė janė bėrė nė Rregulloren 2002/12 me Rregulloren e re nr. 2005/18.

    Me rastin e marrjes sė detyrės z. Rycker ka deklaruar se deri nė fund tė vitit 2005 do tė privatizojė 90,0% tė vlerės sė ndėrmarrjeve shoqėrore. Mirėpo, edhe pėr rreth kėsaj dėshire, dinamika e procesit tė privatizimit nuk po ecė si duhet. Nėse edhe mė tutje shkohet me kėtė dinamik, atėherė procesi i privatizimit nė Kosovė do tė zgjasė njė kohė tė gjatė. Andaj, nėse nuk ndryshohet diē nė procesin e privatizimit (forma dhe modeli) dhe nuk merren masa tė tjera, qė ky proces tė ecė me dinamikė mė tė shpejtė dhe tė jetė mė efikas, ai praktikisht ėshtė dhe do tė jetė pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik dhe e funksionimi tė ekonomisė sė tregut nė Kosovė, qė bie ndesh me intencat e procesit tė privatizimit.

    Bazuar nė rezultatet e deritanishme, mund tė thuhet se janė arritur rezultatet tė konsiderueshme nė procesin e privatizimit, por ato nuk janė tė kėnaqshme dhe nuk mund ta definojmė si proces tė suksesshėm.

    Procesi i privatizimit u pėrballė dhe po ballafaqohet me probleme dhe sfida tė shumta. Tė gjitha kėto po shprehen nė mos efikasitetin e procesit tė privatizimit dhe nė mosinteresimin e investitorėve tė huaj, tė diasporės shqiptare dhe tė investitorėve vendorė pėr blerjen e ndėrmarrjeve shoqėrore. Problemet mė tė theksuar nė procesin e privatizimit ishin:

    - ndėrprerja e shpeshtė dhe neglizhenca nė procesin e privatizimit nga AKM-ja. Nė rundin e tretė (2003) nė mėnyrė tė njėanshme nga shefi i shtyllės sė katėr tė UNMIKut, Nikalous Lamsdorff pėr 9 muaj rresht u ndėrpre procesi i privatizimit, qė pati njė efekt kontraproduktiv, sidomos pėr investitorėt e huaj, tė cilėt edhe ashtu hezitonin qė tė investojnė kapitalin e tyre nė Kosovė. Kjo ndėrprerje sipas tė gjitha gjasave ishte rezultat i presionit tė Beogradit nė procesin e privatizimit, duke potencuar se njė pjesė e konsiderueshme e ndėrmarrjeve shoqėrore janė pronė e Serbisė.

    UNMIK-u qė me kohė ėshtė dashur t’ia ndėrpresė Beogradit (Serbisė) ēdo pėrzierje nė procesin e privatizimin nė Kosovė, sepse Serbia nuk ka kurrfarė tė drejte pronėsore nė ndėrmarrjet shoqėrore, pos ndonjė reparti, edhe pse vetėm Kombinati i “Trepēės” ka pasur pėr shumė herė mė tepėr repartet tė tilla nė Serbi dhe Mal tė Zi, se sa tėrė ekonomia e Serbisė nė Kosovė.

    . Begatia e prodhuar nė Kosovė ėshtė rezultat i inputeve tė Kosovės, dhe e tėrė ajo qė ėshtė ndėrtuar nė Kosovės ėshtė mbėshtetur nė kėto burime investive:

    -kredit nga Banka Botėrore, pėr tė cilat ka garantuar ish-Jugosllavia, tė cilat Kosova i pranon pėr t’i kthyer me kusht qė t’i pranohet e drejta nė pjesėmarrje tė sukcesionit tė pasurisė sė patundshme tė RSF tė Jugosllavisė,

    -kreditė nga Fondi Federativ pėr kreditimin e republikave jo mjaft tė zhvilluara dhe tė krahinave, qė kanė qenė me kushte tė volitshme, ku Kosova kishte prioritet si vis mė i pa zhvilluar dhe si kompensim qė i merrej ekonomisė sė kėsaj treve nėpėrmjet sistemit tė ēmimeve, dhe

    -nga kreditė komerciale anuitetet e tė cilave i kanė kthyer punėtorėt e ndėrmarrjeve shoqėrore tė Kosovės.

    Problemet kryesore me tė cilat deri mė tash ėshtė ballafaquar procesi I privatizimit nė Kosovė janė
    - prolongimi i nėnshkrimit tė kontratave me blerėsit e ndėrrmarjeve tė shitura, ēmimi i ulėt i shitjes, mostransparenca, korrupsioni, bllokimi i mjeteve financiare ,

    - mospėrmbushja e obligimeve ndaj punėtorėve tė ndėrmarrjeve tė shitura prej 20% etj.

    Nė dinamikėn e ngadalshme dhe mosefikasitetin e procesit tė privatizimit ndikua shumė faktorė, por sfidat kryesore janė:

    a) Rregullativa juridike. Procesit tė privatizimit nė Kosovė i mungoi infrastruktura juridike, e cila nė vete ngėrthen njė varg ligjesh, qė duhet pėrgatitur para se tė fillojė ky proces. Nė mungesė tė ligjeve, procesi i privatizimit po has nė probleme tė mėdha rreth pronės dhe pronėsisė.

    b) Pėrcaktimi i periudhė kohore. Qė tė jetė efikas procesi i privatizimit, duhet tė pėrcaktohet periudha kohore, pra, fillimi dhe mbarimi. Pėr tė qenė efikas ai duhet tė kryhet pėr periudhė tė caktuar, sepse me kohė humb aktualiteti dhe funksionaliteti nė proceset ekonomike.

    c) Qasja ekonomike. Nga aspekti ekonomik, privatizimi paraqet reformė tė tėrė ekonomike, e jo vetėm transformimin e pronės. Procesi i privatizimit nė Kosovė u shndėrrua nė qėllim tė vetvetes, nė kuptimin tė behėt sa pėr tu bėrė dhe me ēdo kusht prona shoqėrore duhet tė kalojė nė pronė private, pa marrė parasysh efektet ekonomike. Opinioni vendor, ende nuk e ka tė qartė se ēka nė tė vėrtetė sjell privatizimi.

    ē) Ēėshtja e pronės dhe pronėsisė. Tė gjithė blerėsit e deritashėm tė ndėrmarrjeve shoqėrore po ndeshen me problemin e pronės. Nė kėtė drejtim Kosova ka specifikat e veta, sepse nė ēėshtjen e pronėsisė duhet tė pėrfshihen kohėrat qė nga mbretėria SKS e deri nė ditė e sotme.

    Gjithashtu duhet theksuar se janė tė pa pranueshme tė gjitha transformimet pronėsore nė ekonominė e Kosovės qė i ka bėrė Serbia me ligjet e saja diskriminuese pas vitit 1989, pėr tė cilat njė qėndrim tė tillė e ka deklaruar edhe UNMIK-u.

    d) Forma dhe model i privatizimit. Privatizimi nuk ka alternativė. Ne pėrherė jemi pajtuar qė privatizimi tė kryhet sa mė shpejt. Mospajtimet e ekspertėve kosovar nė kėtė drejtim kanė tė bėjnė me formėn dhe modelin e privatizimit. Modeli qė po zbaatohet nė Kosovė nuk dha rezultate nė procesin e privatizimit, dhe ne mendojmė se duhet ndryshuar dhe zbatuar njė model qė do tė sjellė rezultatet pozitive. Modeli Spin Off nuk ėshtė i pa ndryshueshėm dhe njėherė e pėrgjithmonė i dhėnė.

    dh) Formimi i fondeve dhe destinimi i mjeteve. Nga mjetet e siguruara me rastin e shitjes sė ndėrmarrjeve u formua vetėm njė fond, me to disponon dhe menaxhon vetėm Bordi i AKM-sė, pa e ditur dhe pėrcaktuar paraprakisht destinimin e tyre.

    Lidhur me kėtė duhet theksuar edhe njė element tė disfavorshėm, “ngrirjen” e mjeteve tė kėtij fondi, tė cilat janė deponuara jashtė dhe nuk gjenden nė sistemin bankar tė Kosovės. Kėto mjete do tė mund tė shėrbenin si potencial i rėndėsishėm nė politikėn stimulative kreditore, gjė qė do ti kontribuonte dhe stimulonte zhvillimin ekonomik tė Kosovės..

    e) Mos pjesėmarrja e punėtorėve dhe institucioneve vendore. Duhet kuptuar se pa pjesėmarrjen e punėtorėve dhe tė gjitha institucioneve vendore nė mėnyrė tė barabart nė kėtė proces nuk mund tė ketė privatizim tė suksesshėm.

    Duke pėrfunduar mund tė konstatojmė se, ekonomia e Kosovės ėshtė nė krizė tė thellė, popullata para kataklizmės sė pėrgjithshme, ndėrsa ngecja nė privatizim ėshtė njėra ndėr sfidat kryesore tė ngecjesė nė zhvillimit ekonomik dhe rritjes sė problemeve sociale.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    3
    Pershendetje forumca

    Kush di me shume per kete ekonomiste te njohur do te ishte mire te shkruante ketu.

    Flm. paraprakisht.

Tema tė Ngjashme

  1. Kombėtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Femra kosovare, pozicioni i saj nė jetėn shoqėrore
    Nga Adriano-10 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  3. Shkurorėzimet - Kanceri i shoqėrisė kosovare
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •