Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126

    Tallja e njerezve

    Nuk i lejohet besimtarit qe njeh Zotin dhe shpreson ne boten e Ahiretit, te tallet me ndonje njeri ose me ndonje grup njerezish ngase ne kete rast ka mendjemadhesi te fshehte dhe arrogance, sarkazem, nencmim i te tjereve dhe injorance mbi menyrat se si e mat Zoti bamiresine. Ne kete kontekst. Zoti i Madheruar thote:
    "Nuk ben te tallet nje popull me nje popull tjeter, meqe te perqeshurit mund te jene me te mire nga ata te cilet perqeshin dike tjeter, e as grate me grate tjera, sepse mund te ndodh qe grate e tjera te jene me te mira se ato qe perqeshin".

    Miresia tek Zoti matet me besim, sinqeritet e lidhje te mire me Zotin e Madheruar, e jo me forma, trupa, autoritet e pasuri. Pejgamberi a.s. thote:
    "Zoti nuk i shikon format tuaja e as pasurite tuaja por i shikon zemrat tuaja dhe veprat tuaja!"
    A duhet te tallet njeriu me njeriun, qofte burre apo grua, per ndonje deformim trupor, mangesi trupore ose per shkak te varferise?
    Transmetohet se kur jane zbuluar kembet e Ibn Mes'udit, njerezit qe kane qene afer tij kane pare se jane te holla e te dobeta dhe kane filluar te qeshen.
    Ne ate rast Pejgamberi a.s. u ka thene:
    A qeshni per kembet e tij te holla! Betohem ne Ate qe e ka shpirtin tim ne doren e Tij, kembet e tij peshojne me shume se kodra e Uhudit."
    Kur'ani rrefen se si talleshin kriminelet idhujtare me eliten muslimane, posaqerisht me ata te dobetit si Bilalli e Ammari dhe si do te nderrohet situata Diten e gjykimit dhe do te ndodhe e kunderta:
    "Mekataret ishin ata te cilet perqeshen ata qe besuan. Dhe kur kalonin (besimtaret) prane tyre (idhujtareve), ata i benin me sy njeri - tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta ktheheshin te kenaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtaret),thoshin: "Ska dyshim se keta (besimtaret) jane te humbur!"
    Po Ne nuk i caktuam ata (idhujtaret) si roja te atyre(besimtareve). E sot, (ne Diten e gjykimit), ata qe besuan do te tallen me jobesimtaret."


  2. #2
    Perjashtuar Maska e havaja
    Anėtarėsuar
    05-11-2006
    Postime
    35
    Vertete cilesi shume e keqe kjo!! Me qene e mundur nga ne qe te mos tallemi me njerez tjere por ne ditet e sotme e pamundur nje gje e tille ne shoqerine ne te cilen jetojme! Por ju djem e vajza te forumit bile te mundohemi qe sa me pak te flasim keq per njerezit e mese paku te tallemi per te metat e tyre trupore!

Tema tė Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerėzve
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •