Jeta e Apostullit Varnava


Apostulli Varnava ishte ēifut nga origjina, nga fisi Levi, d.m.th. prej fisit nga i cili merreshin priftėrinjtė dhe shėrbyesit e Tempullit. Ungjillor Llukai pėrmend te "Veprat e Apostujve" qė ishte qipriot nga origjina. I ati ishte nga Qipro, ka tė ngjarė qė dhe vetė tė ketė lindur nė Qipro, ku dhe u martirizua.

Ishte vėlla i Marisė, nėnės sė Ungjillor Markut dhe emri i tij para se tė quhej Varnava, ishte Josif. Emrin Varnava e mori mė vonė, qė do tė thotė nė ebraishte "Bir i ngushėllimit". Duket qė kishte hirin dhe mėnyrėn tė ngushėllonte dhe tė sillej me mirėsi dhe dashuri me tė gjithė.

I takonte rrethit tė 70 Apostujve dhe konsiderohej si i pari i vendit. Njohu nga afėr Jisuin dhe u lidh me tė, ndoshta pėr shkak tė lidhjes familjare me Marinė, qė i takonte rrethit tė grave qė shoqėronin gjithnjė Zotin dhe kujdeseshin pėr Tė. Shtėpia e Marisė u pėrdor si vend grumbullimi i Kishės sė parė (dhe veēanėrisht ky ishte vendi ku dorėzoi Zoti, Misterin e Dhuratave tė Shenjta gjatė Darkės Mistike).

Nė Kishėn e parė, Varnava kishte natyrisht njė vend tė veēantė dhe pėrmendet veēanėrisht se shiti njė arė qė e kishte pronė tė tij dhe tė hollat i solli nė Kishė pėr nevojat e tė varfėrve. Veēanėrisht tė varfėrit ndjenin mbrojtjen e tij, sepse ishte ngushėlluesi i tyre simpatik, ai qė i nxiste tė mbeteshin tė bashkuar dhe tė dhėnė te Zoti, "se ishte njeri i mirė , dhe plot me Shpirt tė Shenjtė e me besim" (Vepr. e Ap. 11:24).


Lidhja e Apostull Pavlit me tė Dymbėdhjetė Apostujt

Kur Apostull Pavli u kthye nė besimin e Krishtit, pas vegimit dhe pagėzimit tė tij, shkoi nė Jerusalem dhe u pėrpoq tė ngjitej nė vendin e Apostujve tė Zotit. Por mė kot, sepse Apostujt duke njohur sjelljen e tij tė mėparshme dhe maninė kundėr tė krishterėve, nguronin ta pranonin midis tyre dhe i largoheshin. Pavli iu drejtua Varnavės qė ta ndihmonte tė bashkohej me Apostujt e tjerė, sepse Varnava ishte i mirė, gojėmbėl dhe sigurisht me mendime tė gjera dhe tė shėndosha.
Vėrtet, Varnava e shoqėroi nė vendin e Dymbėdhjetė Apostujve dhe qė atėherė, zyrtarisht, Pavli ndėrmori veprėn e tij apostolike.


Bashkėpunimi Varnava-Pavli

Kur njė herė Apostujt mėsuan se disa qipriotė kishin pėrhapur besimin e ri tė Krishtit nė Antiohi dhe filloi tė krijohej bėrthama e parė e Kishės nė Antiohi, vendosėn tė dėrgonin atje Varnavėn, qė t'i ushtronte tė grumbulloheshin nė besimin e Krishtit dhe tė organizonin kėtė Kishė.

Varnava, duke parė nė personalitetin e Pavlit luftėtarin e zjarrtė, shkon nė Tars, vendlindjen e Pavlit, qė ta gjente dhe ta merrte me vete nė veprėn e tij. E drejton nė Antiohi dhe fillojnė qė aty pėrpjekjen duke bashkėpunuar pėr njė vit nė grumbullimin e besimtarėve. Atje, nė Antiohi, besimtarėt e Krishtit u quajtėn pėr herė tė parė tė krishterė. Kur nė kohėn e Klaud Qesarit ra njė sėmundje, Varnava dhe Pavli morėn pėrsipėr tė transportonin ndihmėn e tė krishterėve tė Antiohisė nė Jerusalem pėr tė varfėrit e krishterė nga Judeja. Duke u kthyer nga Jerusalemi nė Antiohi, mori me vete dhe Joanin, nipin e Varnavės, qė mė vonė u quajt Mark dhe shkroi Ungjillin e dytė tė Dhiatės sė Re.

Apostulli Varnava kishte dhe dhunti profetike, njė fenomen i zakonshėm nė vitet e para tė krijimit tė Kishave.


Mision apostolik. Magjistari Elitna

Sipas ndėrhyrjes sė Shpirtit tė Shenjtė, Varnava dhe Pavli u dėrguan nė rrugė tė gjata dhe tė lodhshme. Qėllimi i tyre ishte Qipro. Shkojnė nė Selevki dhe qė aty, me anije, shkojnė nė Qipro. Stacioni i parė ishte Salamina, qė atė kohė ishte porti mė i rėndėsishėm i Qipros. Nė Salamina shkojnė nė sinagogat e hebrenjve dhe predikojnė Ungjillin e shpėtimit tek judenjtė. Me ta ėshtė dhe Marku. Pas Salaminės vizitojnė Pafėn, qė ishte edhe kjo njė qendėr e rėndėsishme. Atje takojnė njė magjistar, profet tė rremė, judeas, Barisun, qė ndryshe quhej dhe Elimas dhe ishte pasues i nėnoficerit Sergj Pavli. Sergj Pavli ishte njeri i logjikshėm dhe duke dėgjuar pėr dy tė huajt qė sollėn njė mesazh tė ri shpėtimi, i ftoi qė t'i dėgjonte.

Varnava dhe Pavli me Markun, gjithnjė pasues tė tyre, pranuan ftesėn e nėnoficerit, por Elimasi, magjistari, duke parė qė nėnoficeri i pranoi me hir, filloi t'i kritikonte dhe tė shtrembėronte tė vėrtetėn qė tė largonte Sergj Pavlin.
Atėherė Apostull Pavli, i mbushur me Shpirtin e Shenjtė, u kthye nga Elimasi dhe i thotė me forcė: "0 i mbushur me ēdo mashtrim e me ēdo dinakėri, bir i djallit, armik i ēdo drejtėsie, a nuk do tė pushosh sė prishuri rrugėt e drejta tė Zotit? Dhe tani, ja, dora e Zotit ėshtė mbi ty, e do tė jesh i verbėr, e nuk do ta shohėsh diellin, pėr njė farė kohe. Dhe nė ēast, mjegull dhe errėsirė ranė mbi tė; e duke shkuar andej-kėtej kėrkonte kush ta ēonte pėrdore. Atėherė prokonsulli, kur pa atė qė ndodhi, besoi, duke u mahnitur me mėsimin e Zotit." (Vepr. e Ap. 8:12).


Nė Perg, nė Antiohi dhe nė Ikoni

Nga Pafė shkuan nė Perg tė Panfilisė. Marku, pėr shkaqe tė panjohura, ndoshta sepse u lodh nga rrugėt dhe vėshtirėsitė e udhėtimit, i la nė Perg dhe u nis pėr nė Jerusalem.

Tė dy Apostujt vizitojnė pas Pergut Antiohinė e Pisidisė. Atje, ditėn e shtunė, shkuan nė sinagogėn e judenjve dhe pas leximit tė Ligjit dhe tė profetėve dhe me nxitjen e krerėve tė sinagogės, Pavli u ngrit dhe filloi tė predikonte Ungjillin e Krishtit. Shumė nga judenjtė dhe prej paganėve, besuan tek Ungjilli dhe iu lutėn qė t'u flisnin edhe tė shtunėn e ardhshme.

Dhe vėrtet, tė shtunėn e ardhshme u grumbulluan qė t'i dėgjonte thuajse i gjithė qyteti. Kur e panė kėtė gjė, disa fanatikė judenj filluan tė kundėrshtonin sa thoshte Varnava dhe Pavli. Madje ngritėn judenjtė me fanatizėm kundėr Pavlit dhe Varnavės dhe i detyruan tė largoheshin nga kufiri i qytetit tė tyre. Tė dy Apostujt, tė zemėruar dhe pėr t'u treguar se presin ēdo marrėdhėnie me ta, u larguan duke fshirė pluhurin nga kėmbėt e tyre.

Nga Antiohia shkuan nė Ikoni. Atje folėn nė sinagogė dhe predikimi i tyre shėnoi suksese. Shumė judenj dhe shumė prej kombeve besuan te Krishti. Por kishte dhe shumė judenj qė ngritėn popullin kundėr tė dy Apostujve dhe turma u nda mė dysh: nė pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt. Apostujt, duke parė se po ndizej puna dhe po bėheshin gati t'i gjuanin me gurė, u larguan nga Ikonia dhe shkuan nė qytetet e Likaonisė, Listėr dhe Dervė dhe nė rrethet e tyre ku predikuan Krishtin.


Nė Listėr hyjnizohen

Nė Listėr takuan njė ēalaman qė kishte kėmbė tė dobėta qė nė lindje dhe nuk kishte ecur kurrė. Pavli, duke e parė, kuptoi se ishte njeri me besim dhe i tha: "Ngrihu drejt nė kėmbė." Dhe vėrtet u ngrit me njė tė kėrcyer dhe filloi tė ecte.

Kur turma pa ēudinė, filloi tė bėrtiste: "Perėnditė kanė marrė trajtė njerėzore dhe kanė zbritur tek ne". E quajtėn Varnavėn Zeus, se ishte madhėshtor nga trupi dhe hijerėndė, ndėrsa Pavlin e quajtėn Hermes, sepse zakonisht ai fliste mė me lehtėsi. Prifti i Zeusit solli dema qė t'i flijonte tek Apostujt, qė i konsideronin tė gjithė pėr perėndi, si dhe kurora qė u vinin kafshėve para se tė flijoheshin. Sapo i dėgjuan kėto gjėra, tė dy Apostujt, qė tė tregonin zemėrimin e tyre dhe kundėrshtimin e tyre pėr hyjnizimin, grisėn rrobat e veta dhe kėrcyen nė mes tė njerėzve, duke bėrtitur: "O njerėz, pėrse i bėni kėto? Edhe ne jemi njerėz, ashtu si edhe ju." Pėrfundimisht arritėn t'i bindnin pėr tė mos flijuar pėr ta. Por erdhėn disa judenj nga Antiohia dhe nga Ikonia dhe bindėn njerėzit qė tė qėllonin me gurė Pavlin. Pasi e qėlluan me gurė, e zvarritėn jashtė qytetit, sepse menduan qė kishte vdekur. E rrethuan disa nxėnės dhe pasi u ngrit hyri nė qytet.


Vazhdimi i misionit. Sinodhi Apostolik (viti 45 pas Krishtit)

Ditėn tjetėr tė dy Apostujt, Varnava dhe Pavli, u nisėn pėr nė Dervė, ku dhe predikuan Ungjillin dhe pasi besuan shumė dhe u krijua njė bėrthamė besimtarėsh u rikthyen nė Listėr, nė Ikoni dhe nė Antiohi duke mbėshtetur besimtarėt qė tė mbeteshin tė vendosur nė besimin e tyre, nė dėshpėrimet dhe nė provat e jetės. Nė kishat e kėtyre qyteteve hirotonisėn priftėrinj dhe pastaj u kthyen nėpėrmjet Pisidisė nė Pamfili, ku pasi predikuan pėrsėri nė Perg, shkuan nė Atali.
Nga Atali shkuan nė Antiohi dhe atje ndenjėn mjaft kohė bashkė me nxėnėsit duke predikuar dhe mbėshtetur besimtarėt nė besimin e Krishtit. Nė Antiohi erdhėn atėherė disa judenj nga Judeja dhe predikuan se pėr tė shpėtuar, tė krishterėt duhet tė silleshin sipas ligjit tė Moisiut, d.m.th. tė rrethpriteshin. Pavli dhe Varnava biseduan midis tyre dhe u munduan t'i bindnin se nuk ėshtė e nevojshme kjo, por meqenėse nuk i bindėn dot, vendosėn ta rrihnin ēėshtjen me Apostujt e tjerė. Sinodhi Apostolik e quajti tė drejtė pikėpamjen e dy Apostujve dhe kėta u kthyen nė Antiohi duke sjellė me vete edhe letėr tė Sinodbit me vendimin e tij. Nė udhėtimin e tyre shoqėroheshin edhe nga Silla dhe Juda.


Ndarja e dy Apostujve

Pas disa ditėsh qėndrimi nė Antiohi, vendosėn tė ktheheshin dhe tė kalonin nga vendet ku kishin predikuar qė tė shikonin si ecnin Kishat. Nė kėto rrethana del njė mosmarrėveshje midis Pavlit e Varnavės, sepse Varnava donte tė merrnin me vete edhe Markun, nipin e tij, ndėrsa Pavli ngulmonte se nuk ishte e drejtė ta merrnin me vete, sepse nė udhėtimin e mėparshėm i braktisi nė mes tė rrugės. Ndahen tė dy Apostujt dhe Pavli duke marrė me vete Sillėn, shkon nė Siri dhe nė Kiliki pėr tė vazhduar udhėtimin e tij, kurse Varnava merr Markun dhe lundrojnė sė bashku pėr nė Qipro.


Organizimi i Kishės nė Qipro

Atje organizon Kishėn dhe bėhet i pari episkop i saj, sipas gojėdhėnave. Nė vazhdim hirotonisi edhe episkopė tė tjerė, Shėn Iraklidhin, Epafrain dhe Tihikun.

Gjatė udhėtimit tė tij tė dytė nė Qipro, vizitoi me Markun kishat e Qipros dhe Iraklidhin. E nxiti tė ndėrtonte tempujt dhe nė krahina tė ndryshme tė hirotoniste priftėrinj pėr nevojat e Kishės. Nė Qipro kishte shumė bashkėpunėtorė qė punuan pėr forcimin e krishtėrimit atje. Apostulli Varnava gjatė kohės sė udhėtimeve tė tij dhe tė punės apostolike tė tij, kurrė nuk rėndoi njeri pėr pėrkujdesje dhe pėr nevojat e tij personale. Vetė punonte pėr veten e tij, por dhe pėr shoqėruesit e tij.

Nė Qipro hirotonisi gjithashtu episkopin e parė Tamasu. Nė kėtė qytet antik ruhet deri sot ky manastir i shenjtė.
Gjithashtu gojėdhėnat thonė se Llazari, miku i Krishtit qė u ngjall, shkoi nė Qipro dhe u hirotonis episkop nga Varnavai. Nė emrin e tij ruhet njė tempull i vjetėr dhe madhėshtor. Pėr Apostullin Varnava thonė legjendat se pėrveē Qipros ka predikuar nė Aleksandri, nė Romė dhe nė Mediolanė (Milano), nė Italinė e Veriut. Dhe vėrtet, nė kėto krahina ekzistojnė shumė kisha tė vjetra qė nderohen me emrin e tij. Duket se nuk ndenji pėr shumė kohė nė Qipro, por shkoi dhe nė vende tė tjera duke predikuar dhe organizuar Kishat.


Vdekja dhe varrimi i Shėn Varnavės

Ditėt e tij tė fundit i kaloi nė Salamina tė Qipros. Judenjtė e krahinės duke mos mundur tė shikonin fenė e krishterė tė pėrhapej dhe tė forcohej nė rrethet e judenjve, tek kombet dhe tė rekrutuarit, e arrestuan dhe pasi e lidhėn me litar nga qafa, e tėrhoqėn jashtė qytetit ku dhe e qėlluan me gurė mė 11 korrik. Viti i vdekjes sė tij vendoset midis viteve 57 dhe 60 pas Krishtit. Trupin e tij e hodhėn nė zjarr qė ta digjnin, por mbeti i paprekur nga flakėt. E morėn Marku dhe bashkėpunėtorėt dhe e varrosėn brenda nė njė shpellė.

Nga shkaku i pėrndjekjeve qė vazhdonin kundėr Kishave, mbeti i panjohur vendi ku ishte varri i tė Shenjtit apostolik Varnava. Por nė vendin ku ishte varrosur trupi, bėheshin shpesh mrekullira dhe shėrime, pa njohur tė krishterėt pėr ē'shkak bėheshin kėto lloj ēudirash.


Gjetja e lipsanit

Gjatė perandorit Zenoni mė 485 pas Krishtit, u gjet lipsani i Shenjtit nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Apostulli Varnava u paraqit nė vegim tek episkop Anthemi dhe i tregoi vendin ku ishte varrosur lipsani i tij. Vėrtet, te shpella ku gjendej buronte njė aromė e mrekullueshme. Shpella ishte e mbyllur me gurė dhe pėr kėtė mbeti kaq kohė i panjohur vendi qė bėnte ēudira. Nė gjoksin e tij Shenjti mbante Ungjillin e Mattheut, tė shkruar, ka tė ngjarė, me duart e tij, qė ishte varrosur bashkė me tė.

Apostulli kėshilloi Anthemin tė shkonte nė Konstandinopojė te perandori dhe t'i kėrkonte qė Kisha e Qipros tė bėhej autoqefale.

Zinon thirri Sinodhin qė kishte punė ato ditė dhe ishte i mbledhur nė Konstandinapojė. Sinodhi vendosi tė shpallte Kishėn e Qipros, qė mė parė i takonte Kishės sė Antiokisė, sipas porosisė sė Apostullit Varnava, autoqefale dhe tė pavarur.

Lipsanėt e Apostullit tė shenjtė Varnava, pas disa transferimesh, pėrfunduan pėrsėri nė Qipro nė manastirin e shenjtė tė Apostullit Varnava, afėr Salaminės. Apostullit Varnava iu dha privilegji "Apostull", qė ishte privilegj vetėm i tė 12 Apostujve dhe i Apostull Pavlit.

Kisha jonė feston kujtimin e tij mė 11 korrik, ditėn e vdekjes sė tij.