Benedikti XVI u largua nga Turqia duke falėnderuar Zotin qė mundi tė ndihmojė dialogun e duke theksuar se Kisha nuk imponon asgjė, por kėrkon lirinė e kumtimit
(1.12.2006)
Falėnderoj Zotin pėr ndihmėn qė munda ti jap dialogut me udhėtimin tim nė Turqi, urė ndėrmjet Azisė dhe Evropės: me kėto fjalė Benedikti XVI u pėrshėndet me Stambollin, i pėrcjellur nga entuziazmi i bashkėsisė katolike, fryma e vėllazėrisė e Kishės ortodokse dhe vlerėsimi i pėrgjithshėm i autoriteteve myslimane - dhe u kthye nė Vatikan.
Avioni Boeing 737-800 i Turkish Airlines, me tė cilin udhėtoi Benedikti XVI, arriti nė aeroportin romak tė Ēampinos rreth orės 14. 20. Pėr ta pritur Papėn kishin dalė Kardinali vikar, Kamilo Ruini dhe kryeministri italian, Romano Prodi. Prej aeroportit, Ati i Shenjtė u kthye me helikopter nė Vatikan, nė pėrfundim tė njė vizite qė lė pas kujtime shumė tė gjalla, tė ndryshme e domethėnėse. Etapa e fundit ishte ajo paradites sė sotme kur, pak para se tė nisej pėr Romė, Benedikti XVI u pėrshėndet me pėrzemėrsi tė dukshme, nė njė sallė tė aeroportit tė Stambollit, nga ipeshkvijtė e Turqisė, nga autoritetet lokale, nga Patriku Ekumenik Bartolomeu I dhe nga prijės tė tjerė tė kishave ortodokse. I ndjeshėm gėzimi i Papės pėr suksesin e shtegtimit edhe nė telegramet drejtuar presidentėve tė vendeve mbi tė cilat fluturonte avioni nė rrugėn e kthimit. Nė mesazhet drejtuar presidentėve tė Greqisė e tė Shqipėrisė, ndjehet mirėnjohja ndaj Zotit pėr kėtė pėrvojė tė re tė bashkimit kishtar qė pėrfundoi sot paradite, kur Benedikti XVI, i rrethuar nga pėrzemėrsia e pėrgjithshme, kryesoi Meshėn nė Kishėn e vogėl tė Shpirtit Shenjt tė Stambollit.
Nė telegramin drejtuar Shkelqėsisė sė Tij gjeneral Alfred Moisiut gjatė fluturimit tė kthimit nga Turqia mbi trojet shqiptare, Papa e pėrshėndet pėrzemėrsisht atė dhe tė gjithė nėnshtetasve tė tij, duke e siguruar se i lutet Zotit tė gjithėpushtetshėm pėr mirėqenien e popullit shqiptar, tė cilit i jep bekimin e tij apostolik.
Por, tė kthehemi tek ngjarjet e fundit tė paradites sė sotme, njofton gazetari Pietro Koko:
Zemra ime ėshtė plot mirėnjohje e njė pjesė tė saj po e lė nė Stamboll. Kėshtu i pėrmblodhi Papa katėr ditėt qė kaloi nė Turqi, duke u nisur nga aeroporti i qytetit. Nė njė bisedim informal, por shumė tė pėrzemėrt me governatorin e Stambollit, Muhamer Guler, Benedikti XVI ripohoi se pėr barinė e Kishės katolike dialogu ėshtė detyrė:
I jam shumė mirėnjohės Zotit qė munda tė jap njė shenjė tė kėtij dialogu e kėshtu tė ndihmoj pėr thellimin e mirėkuptimit ndėrmjet feve e kulturave e, posaēėrisht, tė kuptimit mė tė mirė tė Islamit nga ana e tė krishterėve.
Detyrė impenjative kjo, tė cilėn Papa ia ngarkoi pėr tė ardhmen bashkėsisė katolike, tė vogėl, por plot gjallėri, qė sot paradite u mblodh rreth tij nė katedralen e Shpirtit Shenjt nė Stamboll. Ishin tė pranishėm vetėm 1200 besimtarė, por shumė tė tjerė, qė nuk munden tė hynin pėr mungesė vendi, e ndoqėn kremtimin nga ekranet e vendosura nė Kishėn e Shėna Ndout. Benedikti XVI u kujtoi, me fjalėt e Shėn Palit, se Shpirti Shenjt ėshtė burimi i vazhdueshėm i fesė sonė e i bashkimit tonė. E kjo do tė thotė se nuk duhet tė jetojmė vetėm pėr vetveten, por tė bėhemi, ashtu si Jezusi, shėrbėtorė tė vėllezėrve tanė:
Misioni i Kishės nuk ėshtė tė mbrojė pushtete, as tė grumbullojė pasuri; misioni i saj ėshtė tė dhurojė Krishtin, tė marrė pjesė nė jetėn e Krishtit, pasuria mė e ēmuar e njeriut, qė Hyji vetė na jep pėrmes Birit tė tij.
Fjalėt e Papės u shqiptuan nė katedrale, fare pranė Nunciaturės Apostolike tė Stambollit me emrin Shtėpia Ronkali, nė kujtim tė Delegatit Apostolik, Angjelo Ronkali, qė ka lėnė mbresa tė thella nė kujtesėn e bashkėsisė sė besimtarėve katolikė tė tė gjitha riteve: armenė, kaldej, sirė, latinė. Prandaj, para se hynte nė katedrale, Papa bekoi njė shtatore tė Gjonit XXIII qė do tė vendoset nė kishėn e Shėna Ndout me rastin e njėqindvjetorit tė saj.
Gjatė kremtimit tė paradites sė sotme krijuan emocione tė thella kėngėt nė gjuhėn armene, siriane e kaldeje qė, sė bashku me kėngėt latine, shoqėruan liturgjinė: ndėrmjet kėngėtarėve ishte edhe njė grup vajzash refugjate nga Iraku, tė strehuara, sė bashku me familjet e tyre, nga Karitasi i Turqisė.
Pasi pėrshėndeti Patrikun Ekumenik, Bartolomeun I dhe Patrikun Armen Apostolik, Mesrobin II, tė pranishėm nė katedrale, Benedikti XVI kujtoi se perspektiva ekumenike mbetet njė nga detyrat e tij kishtare kryesore dhe e ftoi mbarė Kishėn, edhe nė Turqi, tė ecė vazhdimisht nė rrugėn qė ēon drejt bashkimit, pėr tė mirėn e tė gjithėve.
Bashkėsisė katolike turke, por edhe autoriteteve civile e politike, tė cilat i falėnderoi pėr mikpritjen si dhe qytetarėve tė Stambollit, Papa iu drejtua me kėto fjalė:
Ju e dini se Kisha nuk dėshiron ti imponojė gjė askujt e se Kisha kėrkon vetėm tė jetojė lirisht pėr tė zbuluar atė, qė nuk mund ta fshehė, Krishtin Jezus, i cili na deshi deri nė fund tė fundit mbi Kryq e na dha Shpirtin e vet, prani e gjallė e Hyjit mes nesh e nė thellėsi tė shpirtit tonė. Tia hapni gjithnjė mė shumė zemrat Shpirtit tė Krishtit e pėr mė tepėr, tė jeni tė vėmendshėm ndaj atyre qė kanė etje pėr drejtėsi, pėr paqe, pėr dinjitet, pėr pėrfillje ndaj tyre e vėllezėrve tė tyre.
Krijoni Kontakt