Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Klima qe ne fillim te udhetimit eshte dukur e veshtire,
    por prania e shenjte e Benedikti XVI si Personalitet religjioz
    ka pushtuar shume shpejt zemrat e popullit turk.







  2. #32
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    NoName te lumt...!
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  3. #33
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Simbolika e vizites se Papes ne Turqi eshte shume e fuqishme.Afrimi dhe njohja e feve reciproke eshte e vetmja rruge per nje paqe te qendrueshme.Kete rruge e nisi Papa Gjon Pali,dhe me sa duket ne kete drejtim po shkon edhe Benedikti.Ne fakt katoliket gjithmone e me shume po pranojne fajet e tyre te kaluara,dhe po behen iniciatore te hapjes ndaj cifuteve dhe myslimaneve.Nuk mund te thuhet e njejta gje per ortodokset.Sidoqofte shpresojme qe tek te gjithe te dominoje llogjika e paqes dhe afrimit,dhe jo urrejtja dhe ndarja.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Simbolika e vizites se Papes ne Turqi eshte shume e fuqishme.Afrimi dhe njohja e feve reciproke eshte e vetmja rruge per nje paqe te qendrueshme.Kete rruge e nisi Papa Gjon Pali,dhe me sa duket ne kete drejtim po shkon edhe Benedikti.Ne fakt katoliket gjithmone e me shume po pranojne fajet e tyre te kaluara,dhe po behen iniciatore te hapjes ndaj cifuteve dhe myslimaneve.Nuk mund te thuhet e njejta gje per ortodokset.Sidoqofte shpresojme qe tek te gjithe te dominoje llogjika e paqes dhe afrimit,dhe jo urrejtja dhe ndarja.
    Qellimi i vizites se papes ne turqi nuk ishin takimet me politiken turke,me cifutet apo me myslymanet(ato ishin takime kortezie).....
    Qellimi i takimit ishte afrimi i Vatikanit me Patriarkanen.....

  5. #35
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Simbolika e vizites se Papes ne Turqi eshte shume e fuqishme.Afrimi dhe njohja e feve reciproke eshte e vetmja rruge per nje paqe te qendrueshme.Kete rruge e nisi Papa Gjon Pali,dhe me sa duket ne kete drejtim po shkon edhe Benedikti.Ne fakt katoliket gjithmone e me shume po pranojne fajet e tyre te kaluara,dhe po behen iniciatore te hapjes ndaj cifuteve dhe myslimaneve.Nuk mund te thuhet e njejta gje per ortodokset.Sidoqofte shpresojme qe tek te gjithe te dominoje llogjika e paqes dhe afrimit,dhe jo urrejtja dhe ndarja.
    Simbolizmi i vizites se Papes ... se qellimi origjinal ishte takimi me Patriarkun. Po s'te lene mediat, lol. Po shikoja nje interviste te nje perfaqesuesi nga Vatikani ne BBC World News dhe sado qe mundohej i shkreti te tregonte arsyet e verteta te vizites se Papes, prape ne nje vrime i binte fyellit ai i BBC. Pastaj po qe se vajti per te rregulluar marredheniet me Islamin nuk vente Papa ne nje vend laik, sekularist, i vetmi ne Europen (gjeografike) pervec Frances me ndarjen e fese nga shteti me kushtetute. Per me teper, nuk vente Papa ne Turqi ku nje nga librat me te shitur eshte "The plot against the Pope", pak a shume nje liber "gatimi" me receta per te vrare Papen.

    Papa vajti per te rregulluar marredheniet me kishes si-moter. Por per shkak te rrethanave, vizita mori ngjyra te tjera, dhe shkaku i vertete i vizites u zbeh (te pakten ne media). Megjithate, nje rruge e dy pune kur thone.

    Meqe ra fjala tek reciprociteti, u tha Papa pak a shume (apo perfaqesuesit e tij): prezantimet dhe fjalet e bukura i beri Gjon Pali II, tani ka ardhur koha tamam per reciprocitet. Xhamia eshte ndertuar ne mes te Romes (qendra e Katolicizmit.) Papa tani kerkon ndermjet te tjerash kisha ne Arabine Saudite, dhe per me teper, lirine e praktikimit te fese per shume te krishtere ne vende islamike qe po persekutohen. (Keto ka thene Papa, se mos kapeni gje me mua.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:19

  6. #36
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Pse ziheni kot, u takuan tre pale qe te merren vesh si ti ndajne pa u zene me njeri tjetrin delet (e perendise) !!!
    To look life in the face....

  7. #37
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ati Shenjt duke u lutur per bashkimin e te krishtereve ne Shtepine e Marise ne Efez:



    Takimi vellazeror i paqes dhe dashurise ndermjet
    Pasardhesit te Pjetrit (Benedikti XVI) dhe Pasardhesit te Andres (Bartolomeo I):




    Nje gjest bashkimi vellazeror pas nenshkrimit te Deklarates se Perbashket:

  8. #38
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Benedikti XVI: po le ketu nje pjese te zemres sime, dialogu eshte detyrim imi


    Thjesht sa per sqarim.. Papa nuk ishte zbathur....... .)


    Lutja e Papes Benedikti XVI ne xhamine Blu ne Stamboll ka lene pershtypje te medha ne mass-median turke. E perditshmja Milliyet, njera nga me te lexuarat ne Turqi ka titulluar ne faqet e saja keshtu: "Sikur nje mysliman". "Papa eshte lutur ne menyre te thelle", shkruan "Sabah", nje tjeter gazete e rendesishme turke. "Nje lutje historike" shkruan Hurriyet, e perditshmja me e shitur ne Turqi. Ndersa Sky turk pohon: "Papa lutet drejt Mekes". Madje NTV shkruan: ''Papa i mahnitur'' duke ju referuar bukurive te Shen Sofise.

    Por asnje gazete nuk paraqet ndonje foto me Patriarkun ekumenik Bartolomeo I. .(


  9. #39
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Benedikti XVI u largua nga Turqia duke falėnderuar Zotin qė mundi tė ndihmojė dialogun e duke theksuar se Kisha nuk imponon asgjė, por kėrkon lirinė e kumtimit


    (1.12.2006)

    Falėnderoj Zotin pėr ndihmėn qė munda t’i jap dialogut me udhėtimin tim nė Turqi, “urė ndėrmjet Azisė dhe Evropės”: me kėto fjalė Benedikti XVI u pėrshėndet me Stambollin, i pėrcjellur nga entuziazmi i bashkėsisė katolike, fryma e vėllazėrisė e Kishės ortodokse dhe vlerėsimi i pėrgjithshėm i autoriteteve myslimane - dhe u kthye nė Vatikan.

    Avioni Boeing 737-800 i Turkish Airlines, me tė cilin udhėtoi Benedikti XVI, arriti nė aeroportin romak tė Ēampinos rreth orės 14. 20. Pėr ta pritur Papėn kishin dalė Kardinali vikar, Kamilo Ruini dhe kryeministri italian, Romano Prodi. Prej aeroportit, Ati i Shenjtė u kthye me helikopter nė Vatikan, nė pėrfundim tė njė vizite qė lė pas kujtime shumė tė gjalla, tė ndryshme e domethėnėse. Etapa e fundit ishte ajo paradites sė sotme kur, pak para se tė nisej pėr Romė, Benedikti XVI u pėrshėndet me pėrzemėrsi tė dukshme, nė njė sallė tė aeroportit tė Stambollit, nga ipeshkvijtė e Turqisė, nga autoritetet lokale, nga Patriku Ekumenik Bartolomeu I dhe nga prijės tė tjerė tė kishave ortodokse. I ndjeshėm gėzimi i Papės pėr suksesin e shtegtimit edhe nė telegramet drejtuar presidentėve tė vendeve mbi tė cilat fluturonte avioni nė rrugėn e kthimit. Nė mesazhet drejtuar presidentėve tė Greqisė e tė Shqipėrisė, ndjehet mirėnjohja ndaj Zotit pėr kėtė pėrvojė tė re tė bashkimit kishtar qė pėrfundoi sot paradite, kur Benedikti XVI, i rrethuar nga pėrzemėrsia e pėrgjithshme, kryesoi Meshėn nė Kishėn e vogėl tė Shpirtit Shenjt tė Stambollit.


    Nė telegramin drejtuar Shkelqėsisė sė Tij gjeneral Alfred Moisiut gjatė fluturimit tė kthimit nga Turqia mbi trojet shqiptare, Papa e pėrshėndet pėrzemėrsisht atė dhe tė gjithė nėnshtetasve tė tij, duke e siguruar se i lutet Zotit tė gjithėpushtetshėm pėr mirėqenien e popullit shqiptar, tė cilit i jep bekimin e tij apostolik.


    Por, tė kthehemi tek ngjarjet e fundit tė paradites sė sotme, njofton gazetari Pietro Koko:

    “Zemra ime ėshtė plot mirėnjohje e njė pjesė tė saj po e lė nė Stamboll. Kėshtu i pėrmblodhi Papa katėr ditėt qė kaloi nė Turqi, duke u nisur nga aeroporti i qytetit. Nė njė bisedim informal, por shumė tė pėrzemėrt me governatorin e Stambollit, Muhamer Guler, Benedikti XVI ripohoi se pėr barinė e Kishės katolike dialogu ėshtė detyrė:

    “I jam shumė mirėnjohės Zotit qė munda tė jap njė shenjė tė kėtij dialogu e kėshtu tė ndihmoj pėr thellimin e mirėkuptimit ndėrmjet feve e kulturave e, posaēėrisht, tė kuptimit mė tė mirė tė Islamit nga ana e tė krishterėve”.

    Detyrė impenjative kjo, tė cilėn Papa ia ngarkoi pėr tė ardhmen bashkėsisė katolike, tė vogėl, por plot gjallėri, qė sot paradite u mblodh rreth tij nė katedralen e Shpirtit Shenjt nė Stamboll. Ishin tė pranishėm vetėm 1200 besimtarė, por shumė tė tjerė, qė nuk munden tė hynin pėr mungesė vendi, e ndoqėn kremtimin nga ekranet e vendosura nė Kishėn e Shėna Ndout. Benedikti XVI u kujtoi, me fjalėt e Shėn Palit, se “Shpirti Shenjt ėshtė burimi i vazhdueshėm i fesė sonė e i bashkimit tonė”. E kjo do tė thotė se nuk duhet tė jetojmė vetėm pėr vetveten, por tė bėhemi, ashtu si Jezusi, shėrbėtorė tė vėllezėrve tanė:

    “Misioni i Kishės nuk ėshtė tė mbrojė pushtete, as tė grumbullojė pasuri; misioni i saj ėshtė tė dhurojė Krishtin, tė marrė pjesė nė jetėn e Krishtit, pasuria mė e ēmuar e njeriut, qė Hyji vetė na jep pėrmes Birit tė tij”.

    Fjalėt e Papės u shqiptuan nė katedrale, fare pranė Nunciaturės Apostolike tė Stambollit me emrin “Shtėpia Ronkali”, nė kujtim tė Delegatit Apostolik, Angjelo Ronkali, qė ka lėnė mbresa tė thella nė kujtesėn e bashkėsisė sė besimtarėve katolikė tė tė gjitha riteve: armenė, kaldej, sirė, latinė. Prandaj, para se hynte nė katedrale, Papa bekoi njė shtatore tė Gjonit XXIII qė do tė vendoset nė kishėn e Shėna Ndout me rastin e njėqindvjetorit tė saj.

    Gjatė kremtimit tė paradites sė sotme krijuan emocione tė thella kėngėt nė gjuhėn armene, siriane e kaldeje qė, sė bashku me kėngėt latine, shoqėruan liturgjinė: ndėrmjet kėngėtarėve ishte edhe njė grup vajzash refugjate nga Iraku, tė strehuara, sė bashku me familjet e tyre, nga Karitasi i Turqisė.

    Pasi pėrshėndeti Patrikun Ekumenik, Bartolomeun I dhe Patrikun Armen Apostolik, Mesrobin II, tė pranishėm nė katedrale, Benedikti XVI kujtoi se perspektiva ekumenike mbetet njė nga detyrat e tij kishtare kryesore dhe e ftoi mbarė Kishėn, edhe nė Turqi, tė ecė vazhdimisht nė rrugėn qė ēon drejt bashkimit, pėr tė mirėn e tė gjithėve.

    Bashkėsisė katolike turke, por edhe autoriteteve civile e politike, tė cilat i falėnderoi pėr mikpritjen si dhe qytetarėve tė Stambollit, Papa iu drejtua me kėto fjalė:

    “Ju e dini se Kisha nuk dėshiron t’i imponojė gjė askujt e se Kisha kėrkon vetėm tė jetojė lirisht pėr tė zbuluar atė, qė nuk mund ta fshehė, Krishtin Jezus, i cili na deshi deri nė fund tė fundit mbi Kryq e na dha Shpirtin e vet, prani e gjallė e Hyjit mes nesh e nė thellėsi tė shpirtit tonė. T’ia hapni gjithnjė mė shumė zemrat Shpirtit tė Krishtit e pėr mė tepėr, tė jeni tė vėmendshėm ndaj atyre qė kanė etje pėr drejtėsi, pėr paqe, pėr dinjitet, pėr pėrfillje ndaj tyre e vėllezėrve tė tyre”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #40
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pellumbi i Paqes leshuar ne Token martire dhe te fese apostolike:


    Mesha shenjte ne Katedralen e Shpirtit Shenjt:


    Vizita ne Katedralen apostolike armene:

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Babaxhan viziton Kosovėn, pritet heqja e vizave me Turqinė
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 05:55
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 19:39
  3. 11 Korrik: Shen Benedikti Abat
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 18:49
  4. Te krishteret kurre nuk jane vetem (Benedikti XVI)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 01:24
  5. Programi i kremtimeve te Javes se Madhe - Papa Benedikti XVI
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •