Foto te ndryshme
[ vazhdon ]
Foto te ndryshme
[ vazhdon ]
[ vazhdon ]
[ vazhdon ]
[ vazhdon ]
Menyra me e mire per t'u rikthyer.. .)
KRISHTI KA PAJTUAR CDO GJE NE VETVETE!
(shen Pali)
NoName
Njė udhėtim qė la mbresa tė paharrueshme
- bilanē pėrfundimtar i drejtorit tė Sallės sė Shtypit tė Vatikanit, atė Lombardit -
(3.12.2006)
Por pėr njė bilanē tė shtegtimit apostolik tė Beendiktit XVI nė Turqi, tė ndjekim intervistėn nga drejtori i Sallės sė Shtypit tė Vatikanit Atė Federiko Lombardi:
Pyetje: -Me sa duket, kemi tė bėjmė me njė bilanē jashtzakonisht pozitiv. Njė bilanē qė sigurisht i tejkalon parashikimet e Papės dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij.
Mė kujtohet se edhe nė tė kaluarėn, kur nisnin shtegtime posaēėrisht impenjative, mė mirė tė themi tė vėshtira pėr Gjon Palin II, vlerėsohej mė pas guximi i Papės qė i pėrballonte me zell tė madh e me fe tė madhe, duke arritur gjithnjė rezultate pėrtej parashikimeve. Mė duket se e njėjta gjė ndodhi edhe tani me Benediktin XVI. Kjo ėshtė shumė e bukur e inkurajuese, sepse do tė thotė qė feja e guximi i papėve vlerėsohet edhe nė pėrballimin e situatave qė nuk janė plotėsisht tė qarta. Mund tė flasim, pra, pėr njė bilanē pozitiv nė tė gjitha drejtimet: si nė marrėdhėniet me popullin turk e me shtetin turk, ashtu edhe nė marrėdhėniet me fenė myslimane, nė marrėdhėniet ekumenike me konfesionet e tjera tė krishtera e, sė fundi, nė inkurajimin e bashkėsisė katolike vendase.
Pyetje: - Atė, ndėrmjet kujtimeve tė shumta, qė mbeten tė paharrueshme nga shtegtimi i Papės, sigurisht njė vend tė rėndėsishėm zė vizita nė Xhaminė Blu, njė gjest qė la mbresa tė thella .
Ashtu ėshtė. Ky nė tė vėrtetė ėshtė ēasti qė u ndoq me vėmendje mė tė madhe e, nė njė farė mėnyre, qe edhe ngjarja mė e re e mė e papritur nė krahasim me ēngjau pak javė mė parė. Mė duket, duke menduar edhe pėr ngjarjet e muajve tė kaluar pėr reagimet pas keqkuptimeve tė fjalimit tė Regensburgut se vizita nė Xhami qe akti simbolik qė i vuri vulėn fjalėve e deklaratave tė bėra nga Papa dhe bashkėpunėtorėt e tij nė muajt e kaluar. Por duhej edhe ky akt, ky hap fizik, ky ēast takimi i ngrohtė, me buzė nė gaz e me zemėr tė hapur, qė tė dėshmonte se vėshtirėsitė ishin kapėrcyer e se dialogu ishte diēka reale, e thellė dhe e sinqertė. Them se jo vetėm ēasti i lutjes, por edhe pėrzemėrsia e dialogut me Myftiun e Madh e me Imamin, qė e pritėn Papėn nė Xhami, qenė ēast posaēėrisht shprehės e i mbarė.
Pyetje: - Tė kujtojmė njė ēast tjetėr prekės tė shtegtimit: atė tė pėrqafimit tė Benediktit XVI me Bartolomeun I, shenjė pėrzemėrsie e dashurie qė besoj se i dha njė shtytje tė re dialogut ekumenik
Kėtu ėshtė fjala pėr njė rrugė qė vijon. Eshtė rrugė qė Papa Benedikti XVI e shikoi qė nė fillim, qė nga dita e parė e zgjedhjes sė tij, si njė nga detyrat e dorės sė parė tė papnisė. Mendoj se pėrveē gjestit, ishin kuptimplote edhe fjalėt e shqiptuara nga Papa gjatė Liturgjisė Hyjnore, pėrmes tė cilave pėrsėriti ftesėn e guximshme, tė thellė edhe tė pėrzemėrt tė Gjon Palit II pėr tė diskutuar sė bashku, pėr ti kėrkuar sė bashku rrugėt qė ēojnė nė pėrcaktimin e misionit universal tė Shėn Pjetrit nė shėrbim tė bashkimit tė mbarė Kishės si dhe dėshirėn pėr unitet, qė u ripohua edhe gjatė homelisė nė Meshėn pėrfundimtare kremtuar nė katedralen katolike tė Stambollit. Edhe Bartolomeu I pati rastin tė prekte problemet konkrete, pėr tė cilat Kisha ortodokse kėrkon solidaritetin, miqėsinė e Kishės katolike nė situatat e veta tė vėshtira. Ėshtė fjala, prandaj, pėr njė ekumenizėm qė duhet tė vijojė, si nė kėndvėshtrimin doktrinor, teologjik e ekleziologjik, ashtu edhe nė dashurinė konkrete tė krishterė, nė afėrsinė e solidaritetin pėr misionin e ungjillėzimit dhe tė dėshmisė sė krishterė nė botėn aktuale, e cila ka aq shumė nevojė.
Dje, nė Engjėllin e Tėnzot tė sė dielės sė parė tė Kohės sė Ardhjes, Papa uroi qė shtegtimi i tij apostolik nė Turqi tė favorizojė dialogun me myslimanėt.
(4.12.2006)
Njė pėrvojė e paharrueshme, e nevojshme pėr dialogun me myslimanėt: kėshtu e sintetizoi Papa domethėnien e shtegtimit tė tij apostolik nė Turqi, gjatė lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot. Benedikti XVI falėnderoi Zotin dhe tė gjithė besimtarėt qė e shoqėruan dhe e ndihmuan me lutje. Njoftoi, pastaj, se do tė flasė mė gjatė pėr kėtė shtegtim nė audiencėn e pėrgjithshme tė sė mėrkurės:
Tė mėrkurėn e ardhshme, gjatė audiencės sė pėrgjithshme, do tė mund tė flas mė gjėrė pėr kėtė pėrvojė tė paharrueshme shpirtėrore e baritore, nga e cila shpresoj tė arrihen rezultate tė mira pėr bashkėpunimin gjithnjė mė tė sinqertė ndėrmjet gjithė nxėnėsve tė Krishtit dhe pėr njė dialog tė frytshėm me besimtarėt myslimanė.
Papa i falėnderoi pėrsėri tė gjithė ata qė organizuan shtegtimin, duke kontribuar nė mėnyra tė ndryshme pėr zhvillimin e tij paqėsor e tė suksesshėm. E mė pas falėnderoi nxehtėsisht autoritetet dhe popullin turk qė, nėnvizoi Ati i Shenjtė i bėri njė pritje tė denjė pėr frymėn e mikpritjes sė tij tradicionale.
Njė pėrshėndetje tė veēantė Ati i Shenjtė i drejtoi bashkėsisė sė vogėl katolike qė jeton nė trojet turke:
Munda ti takoj e tė kremtoj Meshėn Shenjte me kėta vėllezėr e motra, qė shpesh ndodhen nė kushte aspak tė lehta. Ėshtė vėrtetė njė grigjė e vogėl, plot larmi, e pasur me entuziazėm e me fe, qė mund tė themi se e jeton nė mėnyrė tė vazhdueshme, tė fortė e plot shpresė, pėrvojėn e Kohės sė Ardhjes.
Nė tė Dielėn e parė tė Ardhjes, Papa nėnvizoi se kjo ėshtė koha e shpresės dhe i nxiti besimtarėt tė rrijnė nė pritje vigjilente, tė ushqyer nga lutja dhe nga impenjmi i dashurisė. Liturgjia nėnvizoi Ati i Shenjtė na pėrsėrit shpesh e na siguron, si tė donte ta davariste dyshimin tonė, se Zoti vjen: vjen tė rrijė me ne nė ēdo situatė. Zoti vijoi Ati i Shenjtė vjen tė banojė mes nesh, tė jetojė me ne e nė ne; vjen ti zhdukė distancat qė na ndajnė e na veēojnė; vjen tė na pajtojė me Tė e me njėri-tjetrin:
Vjen nė historinė e njerėzimit tė trokasė nė portėn e ēdo burri e tė ēdo gruaje vullnetmirė, pėr tu sjellė individėve, familjeve e popujve dhuratėn e vėllazėrisė, tė harmonisė e tė paqes. Prandaj Koha e Ardhjes, pėr vetė natyrėn e saj, ėshtė Kohė shprese, nė tė cilėn besimtarėt nė Krishtin janė tė thirrur tė rrinė nė pritje vigjilente e veprimtare, tė ushqyer nga lutja e nga impenjimi aktiv i dashurisė. Uroj qė afrimi i lindjes sė Krishtit ti mbushė zemrat e gjithė tė krishterėve me gėzim, qetėsi e paqe!.
Pėr ta jetuar nė mėnyrė sa mė tė frytshme kėtė Kohė tė Ardhjes vijoi Papa- duhet ti sjellim sytė nga e Shenjtnueshmja Virgjėra Mari. Kur Zoti trokiti nė portėn e jetės sė saj tė re nėnvizoi Shenjtėria e Tij ajo e priti plot fe e dashuri. Pas pak ditėsh shtoi Papa do ta kundrojmė nė misterin e ndritshėm tė tė zėnit tė saj tė papėrlyer. Prej kėndej Benedikti XVI i ftoi besimtarėt tė tėrhiqen nga bukuria e saj, qė ėshtė pasqyrim i lavdisė hyjnore. Kėshtu Zoti qė vjen, tė gjejė nė kraharorin e secilit nga ne, njė zemėr tė mirė, tė hapur pėr ta pritur.
Pas Lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot, Papa pėrshėndeti me dashuri njė grup vajzash tė Lėvizjes sė Fokolarėve, ardhur nga vende tė ndryshme tė Evropės e tė Amerikės Latine pėr njė takim formimi dhe i ftoi tė mėsojnė nga Maria pėr tu bėrė nxėnėse tė vėrteta tė Krishtit.
![]()
Nė audiencėn e pėrgjithshme, Benedikti XVI kujtoi shtegtimin nė Turqi
(6.12.2006)
Sot Benedikti XVI, siē e pati paralajmėruar edhe nė lutjen e Engjėllit tė Tėnzot tė sė dielės, ia kushtoi audiencėn e pėrgjithshme ēasteve mė tė rėndėsishme tė shtegtimit tė tij apostolik nė Turqi. Para se tu fliste pėr pėrshtypjet e kėtij udhėtimi 15 mijė shtegtarėve tė mbledhur nė Sallėn e Palit VI, Papa u takua, nė bazilikėn e Vatikanit, me besimtarėt e dioqezės sė Lacios, tė kryesuar nga ipeshkvijtė e tyre, tė cilėt vijojnė vizitėn ad Limina nė Vatikan.
Ishte njė shtegtim jo i lehtė nė disa kėndvėshtrime, por Zoti e shoqėroi nga fillimi e deri nė mbarim, duke e pasuruar me ēaste tepėr tė rėndėsishme vėllazėrimi ekumenik e dialogu me Islamin. Benedikti XVI pėrdori njė figurė, pėr tė shpjeguar gjeometrinė e udhėtimit tė tij apostolik, vizitė qė siē u shpreh Papa u zhvillua sipas tre rrathėve bashkėqendror qė karakterizojnė misionin e papės e qė janė: pėrforcimi nė fe i bashkėsisė katolike, qė pėrbėn rrethin e brėndashkruar; dialogu me tė krishterėt e tjerė, rrethin e ndėrmjetėm dhe takimi me jo tė krisheterėt, rrethin e jashtėshkruar. E nga ky rreth, nga ballafaqimi me Islamin, u nis Benedikti XVI pėr tė bėrė vlerėsimet e shtegtimit tė pestė apostolik. Duke ripohuar nderimin e tij pėr autoritetet turke e duke shprehur mirėnjohjen pėr ngrohtėsinė dhe simpatinė me tė cilėn e priti popullsia, Papa preku menjėherė njė nga problemet themelore qė u pėrballuan gjatė kėtij shtegtimi atė tė lirisė sė kultit, qė u duhet siguruar nėnshtetasve dhe bashkėsive fetare e qė - pikėrisht nė Turqi, ku laiciteti i shtetit garantohet nė Kushtetutė, bie nė sy nė mėnyrė paradigmatike:
Ėshtė, prandaj njė vend emblematik pėrsa i pėrket sfidės qė luhet sot nė nivel botėror shpjegoi Papa. Nga njėra anė duhet rizbuluar realiteti i Hyjit dhe rėndėsia publike qė ka feja, e nga ana tjetėr, tė krijohet siguria qė shprehja e kėsaj feje tė jetė e lirė, pa ēoroditje fondamentaliste, e aftė pėr tiu kundėrvėnė me vendosmėri ēdo forme tė dhunės.
Ndėrmjet takimeve prekėse, tė shumta gjatė ditėve tė shtegtimit, Benedikti XVI i quajti providenciale ēastet, ndonėse tė paparashikuara qė nė fillim, qė kaloi nė Xhaminė Blu tė Stambollit, njė nga tri qėndrat mė tė njohura tė fesė myslimane:
Duke u ndaluar pak minuta nė meditim nė kėtė vend lutjesh vijoi Ati i Shenjtė - iu drejtova tė vetmit Zot tė qiellit e tė tokės, Atit tė gjithėmėshirshėm tė mbarė njerėzimit. Uroj qė tė gjithė besimtarėt ta pranojnė se janė krijesat e tij e tė japin dėshmi vėllazėrimi tė vėrtetė.
Edhe ngjarjet qė kanė tė bėjnė me rrethin e ndėrmjetėm i shėrbyen Papės pėr tė theksuar rėndėsinė e shtegtimit nė Turqi. Ati i Shenjtė kujtoi shkurtimisht takimet me kryetarėt e Kishave ortodokse, qė u vulosėn me pėrqafimin e paqes, shkėmbyer nė Stamboll me Patrikun Ekumenik Bartolomeun I nė ditėn e festės sė Shėn Andreut:
Nė gjurmėt e Palit VI, qė takoi Patrikun Atenagora, dhe tė Gjon Palit II, qė u prit nga pasardhėsi i Atenagorės, Dimitrios I, pėrsėrita me Shenjtėrinė e Tij Bartolomeun I kėtė gjest me vlerė tė madhe simbolike, duke ripohuar impenjmin reciprok pėr tė vijuar rrugėn drejt rivendojes sė bashkimit tė plotė ndėrmjet katolikėve e ortodoksėve.
Pėr ta sanksionuar kėtė vendim, nėnshkrova me Patrikun Ekumenik Deklaratėn e pėrbashkėt, qė pėrbėn njė etapė tė re tė kėsaj rruge pohoi Papa i cili, duke kujtuar praninė e patrikėve ortodoksė nė Meshėn pėrfundimtare tė shtegtimit, nė Kishėn e Shpirtit Shenjt nė Stamboll, shtoi: Jetuam pėrvojėn e Rrėshajve tė reja. Nga liturgjia eukaristike pėrfundimtare e pastaj edhe nga Mesha e kremtuar nė Efez, nė Shtėpinė e Nėnės Mari dmth nga ēastet e shtegtimit kushtuar rrethit tė brėndashkruar - Benedikti XVI kujtoi posaēėrisht thjeshtėsinė e qendrės sė vogėl, tepėr tė lashtė, tė kultit marian: Nė Shtėpinė e Marisė theksoi Ati i Shenjtė e ndejmė veten vėrtetė si nė shtėpinė tonė.
E duke u kthyer nė Vatikan, Papa ia besoi Hyjit frytet e shtegtimit tė tij apostolik dhe i lartoi njė lutje, qė ėshtė njėkohėsisht edhe urim:
Zoti i gjithėpushtetshėm e i mėshirshėm e ndihmoftė popullin turk, ata qė e qeverisin dhe pėrfaqėsuesit e feve tė ndryshme, tė ndėrtojnė sė bashku njė ardhmėri paqėsore, nė mėnyrė qė Turiqa tė jetė urė miqėsie e bashkėpunimi vėllazėror ndėrmjet Perėndimit e Lindjes. Lutemi edhe qė, me ndėrmjetėsinė e tė Shenjtnueshmes Virgjėrės Mari, Shpirti Shenjt ta bėjė frytdhėnės kėtė shtegtim apostolik e ta gjallėrojė nė mbarė botėn misionin e Kishės, tė themeluar nga Krishti pėr ti kumtuar tė gjithė popujve ungjillin e sė vėrtetės, tė paqes e tė dashurisė.
Rreth orės 10. 30, para se tu drejtohej besimtarėve nė Sallėn e Palit VI, Benedikti XVI pėrshėndeti pėr pak ēaste grupet e besimtarėve italianė, mbledhur nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, duke u dhėnė zemėr ta gjallėrojnė gjithnjė mė shumė jetėn e tyre shpirtėrore, nė pėrkim edhe me orientimet e takimit tė kohėve tė fundit tė Kishės italiane nė Veronė. Detyra kryesore e ungjillėzimit u tha Papa ėshtė ti kumtoni botės se Jezu Krishti ėshtė shėlbuesi i njerėzimit. Besojani gjithnjė vetveten atij e kumtojeni me jetėn tuaj nė familje e nė ēdo mjedis. Kėtė presin edhe sot njerėzit nga Kisha!
![]()
Krijoni Kontakt