ne kete postim nga Hektor H. Munro

Taktika shokuese

Vonė njė pasdite pranvere Ella Mekkarti, u ul nė njė ndenjėse tė lyer me tė gjelbėr nė Kopshtet e Kensingtonit, duke vėshtruar plogėt nė njė zgjatim jotėrheqės tė pamjes sė parkut i cili lulėzoi papritur nė njė rrezatim tropikal ndėrsa gjithė trajtat e pritėshme shfaqeshin nė gjysėm largėsie.
“Njatjeta, Berti!” thirri ajo e pėrmbajtur, kur trajta arriti nė ndenjėsen e lyer qė ishte fqinja mė e afėrt me tė sajėn dhe u lėshua nė tė paduruar, por me njė lloj kujdesi tė duhur pėr qėndrimin e pantallonave; “a s’ėshtė njė pasdite e pėrkorė pranvere?”
Thėnia ishte njė e pavėrtetė e qartė pėr sa ju pėrket ndjenjave tė vetė Ellas; deri nė mbritjen e Bertit pasditja kishte qėnė gjithēka pėrveēse e pėrkorė. Berti dha njė pėrgjigje tė pėrshtatshme, nė tė cilėn njė ton pyetės dukej tė rrinte pezull.
“Ju faleminderit pambarimisht shumė pėr ato shami dore tė mrekullueshme,” tha Ella, duke ju pėrgjigjur pyetjes sė papyetur; “ato ishin pikėrisht ēka prisja. Por vetėm njė gjė zvetėnoi kėnaqsinė time nė dhuratėn tuaj,” shtoi ajo buzėvarur.
“Ē’ishte ajo?” pyeti Berti nė ankth, i trembur se mbase ai kishte zgjedhur njė masė pėr shamitė e dorės qė nuk ishte brenda caqeve tė rregullta femėrore.
“Unė do tė kisha dashur t’ju shkruaja dhe falenderoja pėr to menjėherė sapo i morra,” tha Ella, dhe qielli i Bertit u vrenjt menjėherė.
“Ju e dini ē’mama ėshtė,” kundėrshtoi ai, “ajo hap gjithė letrat e mia, dhe nėse e gjen se unė po i jap dhurata cilitdo pėr kėtė do tė kishte diēka pėr tė folur pėr dy javė rresht.”
“Sigurish, nė moshėn njėzet vjet ...” nisi Ella.
“Unė nuk jam njėzet deri nė Shtator,” ndėrhyri Berti.
“Nė moshėn nėntėmbėdhjetė vjet e tetė muaj,” kėmbėnguli Ella , “ju mund tė lejoheni tė mbani letėrkėmbimin tuaj privat vetė.”
“Unė duhet ta mbaja, por gjėrat s’janė gjithmonė ashtu si duhet tė jenė. Mamaja hap ēdo letėr qė vjen nė shtėpi, e kujtdo qoftė. Motrat e mia dhe unė kemi bėrė potere pėr kėtė kohė mbas kohe, por ajo vazhdon ta bėjė.”
“Unė do tė gjeja ndonjė mėnyrė ta ndalja nėse do tė isha nė vendin tėnd,” tha Ella trimėrisht, dhe Berti e ndjeu qė magjepsja e dhuratės sė tij paramenduar ankthshėm ishte zhdukur tej nė kufizimin e papėlqyeshėm qė gardhonte qark njohurinė e tij.
“Ndonjė gjė me rėndėsi?” e pyeti Klovisi, miku i Bertit kur u takuan atė mbrėmje nė pishinė.
“Pėrse pyet?” i tha Berti.
“Kur vesh njė pamje terri tragjik nė njė pishinė”, i tha Klovis, “ėshtė veēanėrisht e dukshme nga fakti se ti vesh pak gjė tjetėr. Nuk i pėlqeu ajo shamitė e dorės?”
Berti i shpjegoi gjendjen.



Seksi qė nuk ble

Hapja e njė qendre tė re tė madhe pėr blerjet e Uest Endit, veēanėrisht blerje femėrore, sugjeroi reflektimin, A blejnė gratė ndonjėherė vėrtet? Sigurish, ėshtė njė fakt i mirėdėshmuar qė ato shkojnė drejt blerjeve aq tė palodhura sa njė bletė shkon viziton lulet, por a blejnė ato nė kuptimin praktik tė fjalės? Tė dhėna paratė, koha dhe energjia, njė kurs i vendosur i transaksioneve tė shitblerjes natyrisht do tė pėrfundojė nė pajisjen e pėrhershme tė njėrit me kėrkesat e zakonėshme shtėpiake. Ndėrsa ėshtė me nam tė keq qė gratė shėrbėtore (dhe shtėpiaket e tė gjitha klasave) e bėjnė thuajse njė pikė nderi tė mos pajisen me nevojat e pėrditėshme. “Do mbetemi pa niseshte tė Enjten,” thonė ato me parashikim fatal dhe tė Enjten janė pa niseshte. Ato kanė parathėnė pothuaj me njė minutė ēastin kur gjendjet e tyre do tė mbarojnė, dhe nėse e Enjtja rastis tė jetė njė ditė mbylljeje herėt ngadhnjimi i tyre ėshtė i plotė. Njė dyqan ku niseshteja mbahet pėr shitje me pakicė ndoshta ndodhet nė vetė derėn e tyre, por mendja femėrore ka flakur njė burim kaq tė dukshėm pėr rimbushjen e njė stoku tė firuar. “Ne s’blejmė atje” e vendos atė menjėherė pėrtej caqeve tė sė vajturės njerėzore. Dhe ėshtė pėr tu shėnuar se porsi njė qen qė ruan dhentė rrallė ngacmon tufat afėr lagjes sė tij, ashtu njė grua rrallė ble nė dyqane fare pranė saj. Mė i largėt burimi i furnizimit mė i paracaktuar duket tė jetė si pėrfundim mbarimi i artikullit. Arka* ndoshta nuk i liroi litarėt e saj tė fundit pesė minuta para se ndonjė zė femėror regjistroi galdueshėm njė mungesė farash pėr zogjtė. Para pak ditėsh dy zonja tė njohurat e mia rrėfenin njė lloj shqetėsimi mendor sepse njė mike ishte shfaqur pikėrisht para kohės sė drekės, dhe ato s’kishin mundur ti kėrkonin tė ndalej dhe tė ndante bukėn me to, se (me njė dorė krenarie tė ligjshme) “nuk kishte asgjė nė shtėpi.” Unė ju dėfteva se ato banonin nė njė rrugė qė kreshpėrohej me dyqane ushqimore dhe do tė kishte qėnė e lehtė tė shtroje njė drekė shumė tė qėnė nė mė pak se pesė minuta. “Ajo,” thanė ato, plot dinjitet, “nuk na ra ndėrmend,” dhe unė ndjeva se kisha sugjeruar diēka nė kufi me tė pahijshmen.
Por ėshtė pajisja qė vjen nga kėrkesat e saj letrare ku kapaciteti blerės i njė gruaje mposhtet tėrėsisht. Nėse ju rastėsisht keni bėrė njė libėr i cili ka arritur njėfarė suksesi, ju padyshim do tė merrni njė letėr prej ndonjė zonje tė cilėn zor se e njihni ta pėrshėndesni, qė ju pyet “se si mund tė gjendet ai.” Ajo e di titullin e librit, autorin e tij dhe kush e ka botuar, por si ti bjerė nė dorė ai ėshtė njė problem i pazgjidhur pėr tė. Ti i shkruan mbrapsh duke i dėftyer qė po tė kėrkojė ndihmė tek njė shitės hekurishtesh apo njė tregtar misri vetėm do tė pasojnė vonesa dhe zhgėnjimi, dhe i sugjeron ti lutet njė librashitėsi si gjėja mė shpresėdhėnėse qė mendon. Mbas njė apo dy ditėsh ajo shkruan sėrish: “U rregullua; e morra hua nga tetua tuaj.” Kėtu, sigurish, ne kemi njė shembull Pėrtej Blerėsit, njė qė ka mėsuar rrugėn mė tė mirė, por padobia ekziston edhe kur tė tilla anashkalime lehtėsimi janė mbyllur. Njė zonjė qė banon nė Uest End me shprehte mua njė ditė tjetėr interesin e saj nė konet e Uest Hajlandit, dhe dėshirėn e saj pėr tė ditur mė shumė mbi racėn, dhe kur, mbas disa ditėsh, unė i shkova njė artikulli shterues me atė subjekt nė numrin e radhės sė njė prej tė pėrjavėshmeve tona mė tė njohura pėr kopshtet, ja pėrmenda hollėsitė nė njė letėr, duke i dhėnė datėn dhe numrin. “Nuk mund ta gjej gazetėn,” ishte pėrgjigjia e saj telefonike. Dhe ajo s’mundej. Ajo jetonte nė njė qytet ku gazetashitėsit numėrohen, le tė themi, me mijra, dhe ajo do tė ketė kaluar dyzina dyqanesh tė tillė nė ekskursionet e saj ditore tė blerjes, por aq larg sa shqetėsimi se ai artikull mbi konet e Uest Hajalandit po aq mirė mund tė ishte shkruar nė njė meshar tė ruajtur tutje nė ndonjė manastir budist nė Tibetin jugor.
Vrazhdėsia e drejtpėrpdrejtė e njė blerėsi mashkull ngjall njė lloj pėrqeshjeje luftarake nė vėzhguesen femėrore. Njė mace qė ja zgjat njė miu grindavec nė pjesėn mė tė madhe tė njė mbasdite vere tė gjatė, dhe atėhere mundėsisht e humb atė, pa dyshim ndien tė njėjtėn pėrbuzje pėr konen qė e pėrmbledh miun e tij brenda dhjetė sekondave tė jetės sė mundimshme. Unė po mbaroja njė listė tė shkurtėr tė blerjeve disa mbasdite mė parė kur mė gjeti njė zonjė prej tė njohurave tė mia tė cilėn, duke bėrė mėnjanė prej drejtimit qė na u dha nga prindėrit e saj tė mirė tridhjet vjet mė parė, ne do ta quajmė Agatha.
“Ju sigurisht nuk po blini letėrthithėse kėtu?” thirri ajo me njė pėshpėritje bezdisėse, dhe dukej aq ēiltėrsisht e shqetėsuar sa unė e mbajta dorėn.
“Lermė tė tė ēoj nė Shndritje dhe Stolisje,” tha ajo porsa ne ishim jashtė ndėrtesės: “ata kanė tė tilla nuanca tė mrekullueshme letėrthithėse margaritari dhe lulesore dhe mami dhe tė ngjeshur...”
“Por unė dua letėrthithėse tė zakonshme tė bardhė,” i thashė.

Shpjegim: * Arka e Noes


Rrėfimtarja

Ishte njė pasdite e nxehtė dhe vagoni hekurudhor ishte ngjashmėrisht mbytės kur ndalesa tjetėr ishte nė Tempėlkomb, afėrsisht njė orė larg. Zėnėsit e kabinės ishin njė vajzė e vogėl me njė vajzė edhe me tė vogėl dhe njė djalė i vogėl. Njė teto qė ju pėrkiste fėmijėve zinte njė ndėnjėse tė qoshes dhe ndėnjėsja mė tutje nė krahun e kundėrt zihej nga njė beqar qė ishte i huaj nė grupin e tyre, por vajza e vogėl dhe djali i vogėl e zinin kupenė me shprehje. Edhe tetoja edhe fėmijėt ishin tė folur nė njė mėnyrė tė kufizuar, pėrsėritėse, qė tė kujton pėrkujdesjet e njė mize qė s’pranon tė shkurajohet.
Shumica e vėrejtjeve tė tetos dukej se nisin me “Mos,” dhe pothuaj tė gjitha vėrejtjet e fėmijėve nisnin me “Pse?” Beqari nuk tha asgjė me tė lartė.
“Mos Ciril, mos,” thirri tetoja, ndėrsa djali i vogėl filloi tė pėrplasė jastėkėt e ndenjėses, duke ngritur njė re pluhuri nė ēdo shfrim.
“Eja dhe vėshtro nga dritarja,” shtoi ajo.
Fėmija lėvizi pa dėshirė nė dritare. “Pse po i nxjerrin ato delet jashtė asaj fushės?” pyeti ai.
“Unė them se ato po ēohen nė fushėn tjetėr ku ka mė shumė bar,” tha tetoja ulėt.
“Po nė atė fushė ka gjithė atė bar,” kundėrshtoi djali; “atje s’ka gjė tjetėr veē barit. Teta, nė atė fushė ka gjithė atė bar.”
“Mbase bari nė fushėn tjetėr ėshtė mė i mirė,” sugjeroi tetoja trashė.
“Pse ėshtė mė i mirė?” erdhi pyetja e paevitueshme e shpejtė.
“Oh, shikoi ato lopė!” thirri tetua. Pothuaj ēdo fushė pėrgjatė linjės mbante lopė ose qe, por ajo foli sikur ja kishte tėrhequr vėmendjen ndonjė lloj i rrallė.
“Pse ėshtė bari nė fushėn tjetėr mė i mirė?” kėmbėnguli Cirili.
Rrudhja nė fytyrėn e beqarit po thellohej nė njė vrenjėsi. Ai ishte njė burrė i rėndė, jodashamirės, vendosi tetoja me mendjen e saj. Ajo ishte plotėsisht e pazonja tė dilte nė ndonjė pėrfundim tė pėlqyeshėm rreth barit nė fushėn tjetėr.
Vajza mė e vogėl krijoi njė shmangie duke filluar tė recitojė “Nė rrugėn pėr Mandalai.” Ajo dinte vetėm rreshtin e parė, por vuri njohuritė e saj tė kufizuara nė pėrdorimin mė tė plotė tė mundshėm. Ajo pėrsėriste rreshtin pėrsėri dhe pėrsėri nga e para me njė zė ėndėrrimtar por tė vendosur dhe shumė tė lartė; beqarit i dukej sikur dikush kishte vėnė bast me atė se ajo nuk mund tė pėrsėriste rreshtin me zė tė lartė dymijė herė pa ndaluar. Kushdo tė ishte ai qė vuri bastin kish tė ngjarė ta humbiste.
“Ejani kėtu dhe dėgjoni njė rrėfenjė,” tha tetoja, kur beqari kishte parė dy herė nė tė dhe njė herė nė kordėn e komunikimit.
Fėmijėt lėvizėn me plogėshti drejt fundit tė kabinės nga ana e tetos. Dukej qartė se reputacioni i saj si rrėfimtare nuk ishte i rangut tė lartė nė vlerėsimin e tyre.
Me njė zė tė ulėt, tė sigurt, ndėrprerė nė intervale tė shpeshta nga pyetje tė zhurmėshme padurimi prej dėgjuesve tė saj, ajo filloi njė rrėfenjė pa interes, pa veprim dhe tė mjerė mbi njė vajzė tė vogėl e cila ishte e mirė dhe bėnte miq ēdonjėrin nė sajė tė mirėsisė tė saj, dhe mė nė fund e shpėtuan nga njė dem i ēmendur njė numur shpėtimtarėsh qė admironin karakterin e saj moral.
“S’mund ta shpėtonin ata nėse ajo s’do kishte qėnė e mirė?” kėrkoi mė e madhja nga vajzat e vogla. Ishte pikėrisht pyetja qė beqari kishte dashur ta pyeste.



Romancierėt

Ishte vjeshtė nė Londėr, kjo stinė e bekuar midis ashpėrsisė tė dimrit dhe shtirjes sė verės; njė stinė besimplotė kur njėri ble zhardhokė dhe sheh regjistrimin e votės sė vet, duke besuar pėrjetėsisht nė pranverėn dhe nė njė ndryshim tė qeverisė. Morton Krosbi u ul nė njė stol nė njė qoshe tė veēuar tė Parkut Hajd, duke shijuar me pėrtesė njė cigare dhe duke parė livadhisjen e ngadaltė nė kullotė tė njė ēifti patash, mashkulli dukej mė shumė si njė botim i zbardhėllyer i femrės ngjyer me tė kuqerremtė. Jashtė kėndit tė shikimit Krosbi dalloi gjithashtu disi me interes vėrdallosjen hezituese tė njė figure njeriu, i cili kishte kaluar e rikaluar ndenjėsen e tij dy apo tre here nė intervale tė shkurtra, porsi njė sorrė e kujdesėshme gati pėr tu ulur pranė ndonjė kafshate mundėsisht tė ngrėnėshme. Pa u shmangur figura u ankorua nė stol, brenda njė largėsie lehtėsisht tė folshme me zėnėsin e saj tė parė. I pakujdesur pėr veshje, mjekra e thinjur, agresive, dhe sytė dredharakė dhe vjedharakė tė tė sapoardhurit paratregonin lypėsin profesionist, bredharakun i cili preferon ti nėnshtrohet orėve poshtėruese duke tjerrė historira dhe zbimeve nė vend qė tė provojė punė tė pėrshtatshme njė gjysėm dite.
Pėr njė kohė i sapoardhuri i nguli sytė drejt e pėrballė tij me njė vėshtrim tė pashoq kapitės; pastaj zėri i tij shpėrtheu me epjen tinzare tė atij qė ka njė histori qė ja vlen t’ja shesėsh ēdo tė ngeshmi derisa ai tė dėgjon.
“Ėshtė njė botė e panjohur,” tha ai.
Ndėrsa thėnia nuk takoi pėrgjigje ai e ndryshoi nė formėn e njė pyetje.
“Guxoj tė them se ju e dini qė ėshtė njė botė e panjohur, zotėri?”
“Me sa e di unė,” tha Krosbi, “tė panjohurės i ka dalė boja pėrgjatė tridhjet e gjashtė vjetėve.”
“Ah,” tha mjekėrgriu, “Unė mund t’ju them gjėra qė vėshtirė ti besoni. Gjėra tė mrekullueshme qė vėrtet me kanė ngjarė mua.”
“Kėtyre ditėve nuk ka kėrkesė pėr gjėra tė mrekullueshme qė vėrtet kanė ngjarė,” tha Krosbi shkurajues; “shkrimtarėt profesionistė tė trillimeve i nxjerrin kėto gjėra shumė mė mirė. Pėr shembull, fqinjėt e mi mė tregojnė gjėra tė mrekullueshme, tė pabesueshme qė Aberdinasit* dhe qentė e tyre leshtorė dhe rudė kanė bėrė; unė kurrė nuk i dėgjoj. Nga ana tjetėr, unė kam lexuar Gjuetia e Baskervillės tre herė.”
Mjekėrgriu lėvizi i shqetėsuar nė vendin e tij; atėhere ai hapi tokė tė re.
“E kuptoj se ju jeni njė Kristian i shpallur,” vuri re ai.
“Unė jam i shquar dhe mendoj se mund ta them jam njė anėtar me ndikim i bashkėsisė Muslimane tė Persisė Jugore,” tha Krosbi, duke bėrė vetė njė ekskursion nė sferat e trillimit.
Mjekėrgriu u hutua dukshėm nė kėtė ndalesė tė re tė bisedės hyrėse, por humbja ishte vetėm e pėrkohėshme.
“Persia. Unė kurrė nuk duhet t’ju merrja pėr njė Persian,” vėrejti ai, me njė pamje disi tė brengosur.
“Nuk jam,” tha Krosbi; “babai im ishte njė Afganas.”
“Njė Afganas!” tha tjetri, shpartalluar nė qetėsi trullosėse pėr njė ēast. Pastaj e mblodhi veten dhe rindėrmorri sulmin.
“Afganistani. Ah! Ne kemi pasur disa luftra me atė vend, tani, guxoj tė them, nė vend ta luftonim ne mund tė kishim mėsuar diēka prej tij. Njė vend shumė i pasur, besoj. S’ka varfėri tė vėrtetė atje.”
Ai e ngriti zėrin nė fjalėn varfėri me njė sugjerim ndjenje tė fortė.
Krosbi e pa hapjen dhe e shmangu atė.

Shpjegim: *Aberdinas – gjedhė me origjinė Aberdinin


Delja

Kundėrshtari deklaroi “s’kam lule.” Ruperti luajti asin dhe plakun e tij spathi dhe e qėroi kundėrshtarin nga ai lloj, pastaj Delja, me tė cilin Fatet* e kanė ndėshkuar ta ketė partner, morri dorėn e tretė me ēupėn spathi, dhe, duke mos pasur tjetėr spathi ta hidhte, hapi lule tjetėr. Kundėrshtari fitoi duart e mbetura dhe katin.
“Unė kisha katėr spathi tė tjera tė luaja; na duhej vetėm njė dorė mė shumė tė merrnim katin,” tha Ruperti.
“Por unė s’kisha tjetėr spathi tė ta hapja,” thirri Delja, me buzėqeshjen e tij tė gatėshme mbrojtėse.
“Nuk tė ra ndėrmend tė hidhje ēupėn kur unė hodha plakun dhe tė ma lije mua dorėn,” tha Ruperti, me zemėrim tė pėrmbajtur.
“Them se duhet tė me ketė rėnė, por nuk isha i qartė ēfarė tė bėja. Mė vjen jashtėzakonisht keq,” tha Delja.
Tė qėnit i brengosur jashtėzakonisht dhe mė kot formonte njė pjesė tė madhe tė punės sė tij nė jetė. Nėse njė situatė e ngjashme do tė ishte ngritur nė njė dorė pasuese ai mund tė qorollisej po aq natyrisht, dhe mund tė kishte qėnė po aq shfajsues deri nė acarim.
Ruperti e kryqėzoi vėngėr me shikim ndėrsa ai u ul duke qeshur dhe marrė ngathėt letrat e tij. Shumė burra qė kanė tru tė mirė pėr biznes nuk zotėrojnė fillesat e njė truri letrash, dhe Ruperti nuk do ta gjykonte dhe dėnonte kunatin e tij tė ardhshėm vetėm me dėshminė se si ai luante brixhin. Pjesa tragjike e kėsaj ishte se ai qeshte dhe ngathtėsohej nė jetė aq trashė dhe shfajsues sa ē’bėri nė tavolinėn e letrave. Dhe pas buzėqeshjes mbrojtėse dhe shprehjes tė pėrmbajtur tė keqardhjes shkėlqente zor pėr tu besuar por krejt e dukshme vetėkėnaqsia. Secila dele e kullotave ndoshta imagjinon se nė njė emergjensi tė bėhet e tmerrėshme si njė ushtri me flamurė - mjafton tė shohėsh se si ato pėrplasin kėmbėt dhe ngurtėsojnė qafat e tyre kur njė objekt i vogėl dyshimi del nė pamje dhe sillet urtė e butė. Dhe ndoshta shumica e deleve njerėzore e shohin veten nė imagjinatė tė marrė pjesė tė rėndėsishme nė dramat mė mbresėlėnėse tė botės, japin vendime tė shpejta dhe tė pagabueshme nė ēaste krizash, terrin turbullirat, qetėsojnė paniqet, trima, tė fortė, tė thjeshtė, por, pa pyetur pėr modestinė e tyre natyrale, gjithmonė paksa spektakularė.
“Nė emėr tė kujt pėr gjithė kėto kotėsi dhe ēoroditje duhet qė Kathlina tė zgjedhė kėtė njeri pėr burrin e saj tė ardhshėm?” ishte pyetja qė Ruperti pyeste veten buzėplasur. Ja ku ishte djaloshi Malkolm Athling, aq i paraqitshėm, i denjė, njė djalė i matur qė ēdokush dėshiron ta takojė, padyshim admiruesi i saj mė i devotshėm, dhe prapė sė prapi ajo duhet ta hedhė vetveten tek ky mishėrim syzbehtė e i pagojė torollaksie vetėmiratuese. Tė kishte qėnė vetėm punė e Kathlinės Ruperti do tė kishte mbledhur supet dhe shpresonte filozofikisht se ajo mund tė nxirrte mė tė mirėn nga njė pazar i keq i pamohueshėm. Por Ruperti nuk kishte trashėgimtar; djali i tij prehej nėntokė diku nė kufirin Indian, nė shoqėri tė mjaftė. Dhe prona do tė kalojė me kohė tek Kathlina dhe burri i Kathlinės. Delja do tė jetojė kėtu nė shtėpinė e vjetėr tė dashur, duke rritur Dele tė tjerė tė vegjėl, trashaluqė me turi lepuri dhe tė vetėkėnaqur si ai, qė do rrojnė nė tokė dhe zotėrojnė atė. Nuk ishte njė perspektivė qetėsuese.
Nėpėr muzgun e pasditės qė vijoi pėrvojėn e brixhit Ruperti dhe Delja e bėnė rrugėn drejt shtėpisė mbas njė dite tė pėrzierė gjuetie. Kollani i kallamidheve tė Deles ishte pothuaj bosh, por ēanta e gjahut nuk tregonte shėnja mbushjeje. Zogjtė qė ai qėlloi dukeshin mė tepėr tė tillė qė nuk mund ti shmangeshin vdekjes apo dėmtimit njėlloj si heroi i melodramės. Dhe nė ēdo dėshtim tė rrėzonte zogun ai kishte ndonjė shpjegim apo shfajsim nė majė tė gjuhės. Tani ai po ēapitej pėrpara nė krye tė mikpritėsit tė tij, duke llomotitur qė sipėr supit, por qartė duke vėzhguar pėr ndonjė lepur tė vonuar apo pėllumb pyllishte qė rastėsisht mund tė gjendej si njė shtesė e orės sė fundit nė ēantėn e tij. Ndėrsa ata kaluan skajin e njė zabeli tė vogėl njė zog i madh u ngrit nga toka dhe fluturoi ngadalė drejt pemėve, duke ofruar njė shėnjestėr tė lehtė pėr sportistėt nė afrim. Delja e shkrepi drejt e me tė dyja tytat, dhe ja dha njė britme ngazėlluese.