
Postuar më parë nga
Neritan Hyso
Per sa i perkte emrit "Livingsoft" dhe fjalorit (me kete emer) kam rene ne kontakt me te vetem pak muaj me pare (nderkohe qe databeizi i fjaleve me eshte dhene qe ne 2001 - rreth 5 vjet me pare). Megjithate, disa muaj mbasi kisha nisur punen per versionin e pare te fjalorit, dikush pati "miresine" te me thote "kot po lodhesh, mbasi eskziston nje fjalor kompjuterik per Shqipen" (Ectaco) (viti 2002).
Natyrisht qe nje gje e tille nuk me lumturoi, jo per faktin se ekzistonte nje program tjeter (jetojme ne kohe alternativash), por per faktin qe programi tjeter (Ectaco) ishte i kopjushem, dhe kush mund te konkuroje dot me dicka qe kushton 0 Leke?
Megjithate, (mbas 2 javesh braktisje te punes) me erdhi keq per punen e bere tashme dhe vendosa te krijoj dicka me te sofistikuar dhe te dobishme se programi "pa para". Mund te them se plot Shqiptare e kane blere programin tim mbasi e kishin siguruar me pare "Ectacon" pa para, pra ata nuk kane blere databeizin, por sherbimet ekstra mbi Ectacon qe ofronte programi im (pra kane blere punen time).
A duhet t'i kerkoj leje apo t'i bleje te drejtat nga Livingsoft? - Pike se pari databeizin qe sigurova une e kishte se paku edhe dikush tjeter (ai qe ma dha), dhe duke e njohur ate, jam i sigurte qe edhe ne se behet fjale per crackim te nje programi tjeter, kete nuk e ka bere i njohuri im (s'do ishte ne gjendje), pra databeizin e zoterojne edhe te tjere pervec nesh (madje qytetare te vendeve me standarte te tjera). E them kete, sepse une jetoj ne Shqiperi, ku c'do kompjuter, qe nga instucionet me te larta te shtetit, mediat, e keshtu me radhe kane te instaluar programe pirate. Pra mik i dashur, pirateria ketu eshte NORME (madje e vetmja ankese prej klienteve te mi ka qene "une e bleva, pse s'mund ta instaloj dot ne sa kompjutera te dua?").
Duke jetuar dhe punuar ne keto kushte (ku shteti jo vetem qe nuk ofron asnje mbrojtje per te drejtat e autorit, por piraton njelloj si kushdo tjeter), a duhet te "mbroj une te drejtat e dikujt tjeter?", aq me teper qe nuk e kam crack-uar une? (nuk jam ne gjendje) dhe pse ta mohoja nje gje te tille, ne nje kohe kur shume shqiptare te tjere pretendojne se jane "hackera"/"crackera" (edhe pse s'kane crackuar gje prej gjeje) dhe nje gje e tille konsiderohet nder.
Krijoni Kontakt