Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 296
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Disa mendime për"Bota Sot"

    KUSH KA TË DREJTË TË FLASIN?!

    Kurrë mos shlyeni nga memorja kombëtare
     Numurin e të përzënëve prej kohës së Tito – Rankoviçit rreth 500.000 shqiptarë në vitin 1956!
     Të zhdukur e të eliminuar nga Beogradi intelektualë e personalitetet kombëtare si: (Isuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Ukshin Hoti, Ali Ajeti, Nasemi Helshani, Elfet Homolli, Hamz dhe Adem Jashari Zahir Pajazit, Edmond Hoxha, Fehmi Agani, Agim Ramadani, Sali çeku, Fehmi e Xhevë Lladroci, Xhemajl Mustafa, komandant DRINI, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Ali Ukaj, Shefki Popova etj.etj)
     Të flasin ata të Demonstratave të viteve ‚‘60-të, viteve ‚‘70-të, viteve ‚’81,
     Të përndjekurit politikë!
     Minatorët e Stari Tërgut! Ku janë ata sot?!
     Të burgosurit e Goli Otokut, Nishit (dhe ata që janë endé në burgje sot e kësaj dite)
     Heronjtë dhe dëshmorët e uçk-së!
     Zëri dhe shpirti i Jasharajve!
     Zëri i fëmijve jetimë!
     Zëri i invalidëve të luftës!
     Varret masive që janë „drithi millosheviçian“ mbjellur në truallin tonë!
    Dhe pastaj të flasin komunistë si Bakalli, Surroj, Qosja, Krasniqi, se ku po shkon Kosova?!
    Të nderuar forumas, lexues dhe përgjues!
    Rreshtova 11 pikat e mësipërme, si dëshmi historike, të cekura vazhdimisht nga Gazeta Kombëtare “Bota Sot”. Presionet që i bëhen kësaj gazete nga forcat e majta në Kosovë, janë frut i Tiranës dhe i segmentëve antishqiptar që udhqehen në grazhdet e Partisë Socialiste. Në mjediset e Prishtinës sorrollaten me shërbim afro 200 oficerë të SHIK-ut të Nanos e të Klosit! Ndërkombëtarët e dijnë këtë dhe përzunë shumëprej tyre si persona të padëshirueshëm. Duke qenë një gazetë e Djathtë, ku shkruajnë, analizojnë, reflektojnë dhe informojnë personalitete të shquara kombëtare dhe të Letrave Tona, “Bota Sot” nuk para “kapërdihet” nga Europa e majtë!
    Kam dëshirë të merrni vesht se unë jam një ndër themeluesit e saj me detyrën e DREJTORIT në Lowenstr. 69 Zürich!! Bashkangjitur me këtë shkrim po nis dhe kart – vizitën time të asaj kohe. Tani jam një ndër bashkëpuntorët më të afërt të gazetës së nderuar "Bota Sot" dhe e kam për nderë!
    Fatkeqsisht në Kosovë janë mbjellur forcat e majta dhe po rriten si “grami në grunë”. Gjynah! Vërtetë gjynah! Atje duhet të ketë dy lloje partishë:
    Parti shqiptare ose Parti Antishqiptare! Strategjia e partive të majta politike në Kosovë endè ka mbetur tek enverizmi ndërsa i partive të djathta apo të qendrës nacionalizmi! Interesant, shumë interesant! Kam pandehur se me shporrjen e sërbit nuk do të ketë të majtë në Kosovë!
    Vëllezrit tanë të Kosovës, përse 50 vite rresht të "atij shteti” të Bac Enverit nuk i lejoi të vinin, të hynin e të delni lirisht shqiptarët e dy anëve të kufinit???? Por ndrroheshin si bagëtitë në ishpazarin e Milotit: - “na tre kosovarë, po të jap katër shqiptarë!”….Këto pazarllëqe i bënte në bashkëpunim UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit (bile çuditërisht ndërkohë Tito me Enverin ishin armiq të betuar të njëri tjetrit).
    Ka një problem! Kini kujdes ju të Shqipërisë! Duke mos patur informacion, duke qenë të gënjyer e të mashtruar nga PROPOGANDA komuniste për 50 vite, shqiptarët e Kosovës duke u trajtuar keq e mos më keq, duke hangër burg e keqtrajtim nga UDB.-ja (unutrashnija dërzhavna bezbednosti) dhe SUP-i (sekretariat unutrashnije probllema) vetëm sepse bërtitnin EHO(enver hoxha) nëpër stadiume, BËNIN EDHE 60 DITË BURG E HANI DRU DERI NË..GJU(!), TË SPIUNUAR DHE NGA VETË KOSOVARËT, që i dijnë edhe vetë se kush janë! Sot ata që kanë vuajtur për Shqipërinë dhe për Enverin, nuk mund të kthehen në ANTIENVERISTË tak fak! Sepse me Enverin ata personifikonin Shqipërinë! Fakt dhe fatkeqësi!
    “Ai që shan Enverin, e ka marrë malli për Titon!” – asht thanija ma e mençur e nji plaku Drenicak që i ka dhanë djemt e tij për lirinë e Kosovës, në një bisedë me mua!
    Unë iu përgjigja:
    - Tito dhe Enveri nji shkollë kanë pas more Bacë! Të dy ishnxansa të Stalinit, por Titoja u tregua "kuçki sin" - bir kurve! Ndërsa Enveri - klysh kurve! (nuk i erdhi mirë, por ngaqë i kisha bërë këngë djemve të tij më tha:- allahile me kë je zotriu Agim!
    Unë iu përgjigja:- Nuk e di me kë jam! E di me kë nuk jam! Me "ata" komunistat nuk kam qenë, nuk jam dhe kurrë mos ua pafsha bojën!......küështu u ndamë vllaznisht me atë plak të urtë!
    Pra të nderuar bashkëforumas, me kujdes!
    Përsa kohë partitë e majta në Kosovë do të frekuentojnë Maternitetin e Krimit – Partinë Socialiste, do të ketë edhe vrasje, kërcënime, pasiguri në Kosovë! Kjo bëhet edhe për të mirën e Beogradit! A nuk e merrni vesht ju?!
    Për këtë temë, nuk ka rëndësi a din të flasë apo jo S. Buçpapaj (me cilësinë e autokontrollit), e njoh shumë mirë, porse më shumë se Berishën ai respekton Dritero Agollin(!) Bile edhe ndaj Ismail Kadaresë ka mbajtur qëndrim të dyshimtë! Megjithatë Buçpapajn nuk e ndrroj as me 127 mijë socialistë! Ai asht njohësi ma i madh i Veprës Fishteane! Për këtë i lumtë! Asht “10 herë” ma nacionalist ekstremist sesa Baleta, për këtë asnjiherë mos i lumtë! Ka qenë në të gjitha regjimet një drejtor, një kryetar, një kryeredaktor apo një Konsull! Buçpapaj nuk duhet të përzihet fort në punët e Kosovës, ai le të zgjidhë me gjithë Elidën problemet e Shqipërisë! E teprojnë të dy burrë e grua me ndërkombëtarët, me Unmikasit, me Kforasit etj. etj. Kjo është e tepërt, por hajt se “tash u kalon” thonë shkodranët!
    Aty shkruan profesionisti i gazetarisë shqiptare Mero Baze dhe një tjetër inteletual exellente Arbër Ahmetaj, ka në gjirin e vet personalitete të shtypit shqiptar si Teki Dervishi dhe gazetarë trima si Bardhyl Ajeti! Shkruan dhe nacionalisti Abdi Baleta, që ban sherr edhe me vetëvehten(!!!!!)
    Megjithatë i ka shumë mundësi që ai staf të ketë kujdes vetëm me një problem: Të mos bjerë për asnjë çast nga qëndresa kundër rracës së komunistave! Se “ata” të vrasin mbas shpine, të përgojojnë, dhe për këtë i ndihmon dhe i dyshimti Veton Surroj!
    Përsa i përket gazetave të tjera në Kosovë, gjykoni vetëm nga një fakt: kush i sponsorizon!?
    Atje endè është në aktivitet mafia politike shqiptare, gazetarët personalë të Ramiz Alisë, atje “makina e palodhëshme e propogandës komuniste” punon, shpif, kërcënon, vret, plaçkitë, vjell vnerë kundër vlerave kombëtare që janë Akademik Mark Krasniqi, Dr. Prof. Rugova, Gjergj Dedaj, etj.etj.
    “Bota Sot” festoi küeto ditë 7 vjetorin e vet! Kishin harruar të ftonin themeluesit dhe bashkëpunuesit e vlefshëm, sepse mesaduket kanë harruar që “buka e mirë bahet me miell të vjetër!”.
    Agim Doçi

    Nuk e di me kë jam! E di me kë nuk jam! Me komunistat nuk jam dhe pikë!....qeshëm të dy dhe ja kështu u ndamë vllaznisht!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ¨po ju dërgoj një bejte për gazetat e majta!


    KRISI PORDHA BREGUT TË DRINIT!…

    Na u mblodhën gazetarët
    Na krijuan një gazetë.
    T’a lexonin gjith’ shqiptarët
    Rresht për rresht e fletë për fletë!

    Do botonin për kulturën
    Për muzikën, historinë.
    Si e hedh Saliu shurrën.
    Si e pi Tosi rakinë.

    Si voton elektorati
    Çfarë koncerti u dhà mbrëmë!
    Çfarë tha Mjekrra dhe Shalgjati
    Si t’ja bëmë pop’llit të tëmë!….

    Mirpo ish problem si emër
    Si t’a quajmë vallë Organin
    Do jetë “mashkull” apo “femër”
    Mos t’a turpërojmë vatanin!

    Njëri tha t’a quajm “Troç”
    Merrni miratim Agimit!
    Ky ia gjeti se është Doç (!)
    “Krisi pordha Bregut të Drinit!”

    Agimi

  3. #23
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per Agimin,
    Ben shume mire qe e sqaron se kush je ne kete forum dhe do te doja te te pergezoja per inisiativen per te hapour nje gazete informuese. Mesa di une para shtate vitesh dhe pse nuk e njoh mire ka patur nje qellim te caktuar, perveç informimit dhe mobilizimin e shqiptareve te kosoves per çeshtjen shqiptare dhe denoncimin e shkeljes se te drejtave te njeriut ne Jugosllavi, dhe veçanerisht te shqiptareve qe jetojne atje. Dhe pse shpesh here kjo gazete ne shkrimet e saja eshte kritikuar ne raportet e autoriteteve federale zvicerjane per nacionalizem e nxitje urrejtje, kushdo perj nesh mund ta kuptoj qellimin se fundi fundi kemi nevoje dhe ne shqiptaret qe dikush te mbaje anen tone ne media. Megjithate mendoj se kohet dhe sibla ka ndryshuar pasi nuk kemi te bejme me me serbet dhe te drejtat e njeriut ne Kosove sa vijne dhe permiresohen (dhe per kete jemi te gjithe te gezuar dhe pse mund te behet dhe me mire e me shpejt).
    Per mendimin tim Kosova mundohet te krijoje nje sistem demokratik me ndihmen e organizmave te ndryshme nderkombetare dhe per kete duhet shume pune. Per krijimin e nje shteti demokratik e te pavarur duhet te krijohen institucione demokratike qe udhehiqen nga parti ne fuqi dhe te tjera ne opozite per te kontrolluar partite ne fuqi ( si ne çdo sistem demokratik neper bote). Atehere kur lexoj me siper Agim mendimin tuaj qe thoni qe ne Kosove nuk duhet te kete parti te majta por vetem parti shqiptare dhe antishqiptare me duket pak e çuditeshme pasi ne kete menyre Kosova do te gjendej ne nje sistem monist. Po shpjegohem me mire, po te kishte parti shqiptare do te ishte ne fuqi se eshte mese e llogjikeshme ne nje vend ku me teper se 90% e popullsise jane shqiptare. Opozita do te ishte antishqiptare sipas llogjikes tuaj Agim, atehere çfare presioni mund te bente opozita dhe çfare kontrolli mund te ushtronte mbi partine shqiptare ne fuqi?! Dhe ne qofte se opozita do te kishte planin me te mire dhe programin me te perparuar zhvillimin e Kosoves asnjehere nuk do te fitonte zgjedhjet pasi ajo ishte opozite antishqiptare!! Atehere ketu kthehemi ne nje sistem me nje parti me nje fjale ne KOMUNIZEM ne ate sistem qe dhe ti e kritikon aq shume dhe fton te gjithe te jene kundra!! Problemi eshte se si ka mundesi qe dikush qe eshte drejtues i nje gazete si Bota sot ne Kosove te kete kaq miopi politike dhe kaq pak dituri ne ato qe thote mbi nje sistem dhe mbi menyren se si oreienton opinionin publik te Kosoves!! Kjo me duket e rrezikeshme per demokracine ne Kosove, aq me teper kur nje drejtues jep deklarata dhe quan gazeten e tij te nderuar (opinioni duhet dhene nga lexuesit dhe jo te imponohet nga drejtuesit pasi nuk eshte obiektiv). E dyta per te mbrojtur idene time qe ne ato qe thua ke mungese diturie i nderuar Agim, kur flet me lart thua qe "Bota sot" nuk para kaperdihet nga Evropa e majte...problemi eshte se ne Evrope jane qeverite ato qe vendosin jane ato qe e ndihmojne apo jane kundra proçesit te zhvillimit ne Kosove ( te pakten mesa di une Evropa perendimore keshtu funksionon pasi partite ne fuqi i votojne buxhetet dhe ndihmat e jo opozita) . Evropa sot eshte e djathe Agim dhe jo e majte dhe po i numeroj qeverite e djatha:
    Ne Itali e djathta e Berlusconit ne koalicion me ekstremin e djathe,
    Ne Spanje eshte e djathta e Jose Maria Aznar
    Ne France e djathta e Chiraque me Raffarin,
    Ne portugali E djathta ne koalicion me ekstremin e djathte,
    Ne Danimarke e djathta me ekstremin e djathte,
    Ne Hollande identik,
    Ne angli jane Tony Blair social kapitalistet e Evropes
    Per cilen Evrope behet fjale ne ate qe thua qe nuk e duron dot gazeten "Bota sot" qe ti drejtoke?!!
    Nqs te gjithe gazetaret e gazetes "Bota sot" shkruajne ne kete menyre si shkruani ju Agim atehere nuk jeni me lart se Rilindja Demokratike dhe Gazeta Shqiptare ne Shqiperi.
    Te jesh gazetar dhe te informosh opinionin publik eshte profesion nobel, do te thote qe te sakrifikosh çdo gje per hir te te vertetes dhe te thuash gjithmone te verteten , e te lesh lexuesin qe te nxjerri nje opinin mbi lajmet e dhena. Kur shoh qe shume gazetare qe pretendojne te jene te tille dhe perdorin mundesine qe u jep profesioni i tyre mediatik qe ne vend te informojne mundohen te manipulojne lexuesin e thjeshte dhe e orientojne per interesa te ndryshme politike ose ekonomike ne nje drejtim te caktuar qe nuk ka lidhje me te verteten, me vjen keq, me vjen shume keq, biles per keta gazetare me vjen gjunah se jane per meshire, pasi duhet te jene ne gjendje shume te keqe finaciare qe jane te detyruar qe te deformojne te verteten per te fituar buken e gojes. Megjithetate do te doja qe te informoja te gjithe lexuesit e ketij forumi qe te jene vigjilente pasi nuk jeni te detyruar te besoni te gjitha budallalliqet qe thuhen ketu, e aq me teper nga te vetquajturit te nderuar e kompetente.
    Rrofshin shiptaret
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #24
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Une nuk po marr me vesh gje,

    e kishim fjalen per kercenimet e vrasjet ne Kosove.

    Anton

    Sa per socialistet eshte e kote te diskutohet ,

    rrofte Luiza Hoxha deputete, qe ne fakt eshte nje fyeje qe ne si Komb i kemi bere njerezimit.

    Mendoni ne Berlin nje DEPUTET qe ka pi gjak njeriu ne vitin 1997
    ( jo ne vitin 101)!

    Kur ja tregoj kolegeve psiakiater me shohim me dyshim!!!!
    ( mendojne se po halucinoj dhe une)

    Shqiptare thirrini mendjes.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Winny T!
    Unë nuk i heq asnjë presje asaj që ke shkruar! Por mendoj që hë për hë, Kosova në pluralizmin e saj nuk ka nevojëpër "parti të majta" në subesencë siç janë tonat në Tiranë, por për programe të një rilindje kombëtare! A nuk mjafton si opozitë "Povrataku" që Europa e ka mbjellur në Kosovë?! Po ato partiçkat e turqve, romëve apo të pakicave të tjera multietnike a nuk mund të jenë opozitë???! Unë kam respekt për politikanët e Prishtinës, sepse janë shumë tolerantë sesa tanët në tiranë, por kur them që idetë kombëtare na bashkojnë, nuk them që idetë politike të na Përçajnë dhe të Vrasim njëri tjetrin! Apo jo or m ik!
    me respekt edhe një herë!
    Agim doçi

  6. #26
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nuk kam thene ne asnje vend qe ne duhet te vrasim njeri tjetrin, pasi perveç krimineleve dhe atyre qe jane kundra shqiptareve nuk ka njeri tjeter ta kerkoje kete, Per partite e vola qe thua duhen pasi çdo pjese e popullsise duhet te perfaqsohet ne parlament dhe eshte mese demokratike, por mos e kthejme qesharake pasi nje parti qe perfaqson 2% te popullsise dhe ka 2% te votave ne parlament smund te jete opozite pasi partite ne fuqi dhe gabim ti kene te tera nuk do ndryshojne asgje po ta kerkoje kjo lloj opozite. Qe te kesh parti ne opozite do te thote qe kjo parti (ose grupim partish) te jene nje alternative per vendin ne rast se partia ne fuqi nuk udheheq si duhet vendin.
    Me duket se eshte me e qarte kesaj rradhe.

    Me respekt


    P.s Ato qe them me siper jane komplet e kunderta e asaj qe thua ti Agim keshtu qe nuk mund te jesh plaotesisht dakort me mendimin tend
    Just God Can Judge Me

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashur Vinny T
    Më ke keqkuptuar! "Bota Sot" nuk drejtohet nga unë! Prej 18 janarit 1996 nuk jam unë Drejtori i saj. Por jam një ndër themeluesit, dhe bashkëpuntor i afërt i saj!
    Tani të dalim atje ku "nuk puqemi"!
    Kosovës nuk i ljeohet të ketë në Parlament enveristë!
    SHIKU i Nanosit dhe Klosit, nuk kanë pse të përzihen në punët e brendëshme të Prishtinës!
    Partitë e majta dhe të Djathta le të lulzojnë në Kosovë, por për çështjen kombëtare ka "dy lloje partishë":
    ose kundërshqiptare!
    ose shqiptare!
    Më informo të lutem për më gjatë, sepse kur shkruaj që asaj që shkruan ti nuk i heq një presje, e them sepse nuk ke ASNJË GABIM!! Unë kështu e pashë shkrimin tënd! Por për më gjatë. le të diskutojmë sheshazi në Forum! Përse ndodhin këto vrasje dhe këto kërcënime??? Nëse ti nuk e di "rrolin" e së majtës në Kosovë të informoj me kënaqësi! Por fillimisht kërko tek Lista Emrore e US States Departaments, se kush janë personat me "hije". Ndiq edhe gjyqin që po bëhet për vrasjen e "DRINIT" dhe besoj se nuk është vështirë të nxirret një konkluzion! Duhet të jemi syçelët se ka shumë shërbime antishqiptare që duan të hedhin baltë edhe mbi Ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe komandantëve të saj të shquar! KUJDES!
    Unë të përshëndes për sot
    Agimi

  8. #28
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    i dashur Agim,
    Nuk jam ndonje specialist persa i perket zhvillimeve te ndryshme ne Kosovo keshtu qe kur hyjme ne detaje as nuk mund te aprovoj dhas nuk mund te kritikoj nje ngjarje, thjesht e lexoj si informacion pasi jam la
    Just God Can Judge Me

  9. #29
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    i dashur Agim,
    Nuk jam ndonje specialist persa i perket zhvillimeve te ndryshme ne Kosovo keshtu qe kur hyjme ne detaje as nuk mund te aprovoj dhas nuk mund te kritikoj nje ngjarje, thjesht e lexoj si informacion pasi jam la
    Just God Can Judge Me

  10. #30
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    i dashur Agim,
    Nuk jam ndonje specialist persa i perket zhvillimeve te ndryshme ne Kosovo keshtu qe kur hyjme ne detaje as nuk mund te aprovoj dhe as nuk mund te kritikoj nje ngjarje, thjesht e lexoj si informacion pasi jam larg dhe kur hyme ne detaje aq me teper mendimi im behet pothuajse i pavlefshem se ka persona te tjere me te mireinformuar se une e me te kualifikuar se une.
    Mendimin qe dhashe me lart ishte ne lidhje me ato qe shprehe ti me pare.
    Mendoj qe jam shume me i qarte tani me ato qe thua me poshte dhe jam plotesisht me ty qe Nano e Meta skane pune te fusin hundet ne punet e Kosovos pasi po te ishin aq te zotet do kishin rregulluar problemet e shqiperise ( per te cilat jane zgjedhur dhe paguhen per ti ndrequr). Thjesht une jam per pluralizem idesh dhe me pelqen diversiteti e aq me teper kur ata qe e praktikojne jane tolerante.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    ari

    Eh! Sa kohe do te kaloje para se te mbushemi mend? Une them se shume kohe do te kaloj.

    Perderisa e kishim nje armik te njejte(serbin), pothuajse i gjithe spektri politik i Kosoves ishte per nje qellim, pavaresine e Kosoves. Mirepo, menyra se si ata donin te arrinin kete qellim ndryshonte prej Ibrahimit, Surroit, dhe krahut te UCK's. A e mbani ne mend Rambouillet? I'u deshte Sekretares se Shtetit Amerikan, zonjes Madeliine Albright te vije ne Kasollen e Rambouilet's e t'ju tregoj Shqiptareve se koha e percarjes ka kaluar. I'u desht asaj gati se dy jave per ti bindur politkanet tane.

    Turp i madh ishte ky per neve Kosovaret. Perderisa popullsia e pafajshme vuante neper kampet e Maqedonise, Malit Zi dhe Shqiperise, dhe perderisa njerezit vriseshin, politkanet tane percaheshin per formen e Tavolines dhe rregullitjen e ulseve. Ata nuk donin te uleshin perpara njeri-tjetrit. Turp!!

    I lutem Zotit qe e njejta gje mos te ndodh ne Kosove sikurse po ndodh ne Shqiperi.

    Kosoves dhe Shqiperise i dueht nje gjenerate e re e politkaneve. Nje gjenerate e edukuar ne mentalitetin demokratik te influencuar nga sistemi me demokratik ne Bote--SHBA.


    Ariani

    KB prishtina

  12. #32
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Prishtinë, 24 korrik - Bordi i Mediave për Shqyrtim, i kryesuar nga Sylvain Roy, bashkë me anëtarët Astrit Salihu dhe Selim Dushi, shqyrtuan të martën në zyrat e Qendrës Juridike të Kosovës, ankesat e Xhavit Halitit, deputet në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë, si dhe Sali Lajçit nga brigada 136 "Rugova" drejtuar të përditshmes "Bota sot".

    Në artikujt e botuar nga kjo gazetë më 8 dhe 11 qershor Haliti dhe Lajçi akuzohen për vrasje të bëra pas përfundimit të luftës në Kosovë, për çka të lartpërmendurit janë ankuar dhe në fund të senacës BMSH-ja përfundoi që "Bota sot" ka shkelur rreguloren e UNMIK-ur 2037 përkatësisht nenet 4.1, 2.1, 3.1, 6.1 dhe 6,2 të Kodit të përkohshëm të mirësjelljes për mediat në Kosovë. "Krimin duhet ta përcaktojë gjyqi, ndërsa ne e kemi për detyrë të determinojmë a është bërë shkelje e rregullave apo jo, që në këtë rast 'Bota sot' ka shkelur këtë rregullore", tha Roy. Artikujt e shkruar nga ana e Artur Seitit - i cili sipas fjalëve të redaktorit përgjegjës Abdullah Bytyqi dhe redaktorit të kolumneve Bardhyl Ajeti është përjashtuar nga puna - kanë shqetësuar mjaft Halitin dhe Lajçin. "Po të merreshin të gjitha vrasjet parasysh dhe po të ishin këto që 'Bota sot' i thotë të vërteta, atëherë unë do të duhej të gjendem në një ishull të Kubës së bashku me ushtarët e Bin Ladenit", tha Haliti. "Ideja e krijuar nga kjo gazetë, e cila për mua është fashiste, ka rrezikuar disa herë jetën time dhe sigurinë e familjes sime", shtoi ai. Haliti akuzoi botuesin e "Botës sot" se është vetëm një gjysmanalfabet i cili "di vetëm t'i grah skijat dhe të shkojë nëpër lokalet e natës". Sali Lajçi gjithashtu denoncoi të gjitha akuzat lidhur me të dhe lidhur me vrasjet për të cilat ai akuzohej t'i ketë kryer me urdhër nga Xhavit Haliti, ndërsa me mbështetjen e Ekrem Llukës, drejtor i kompanisë "Dukagjini" nga Peja. "Këto informata të cilat përfaqësuesit e 'Botës sot' ua kanë ofruar janë krejtësisht të triluara", tha Lajçi duke ofruar kryesuesve të Bordit argumente të cilt dëshmonin të kundërtën. Edhe përkrah përpjekjeve të dy përfaqësuesve të "Botës sot" që të dëshmojnë pafajësinë e tyre tentimet shkuan huç dhe disa herë u vërejtën diskutime të "nxehta" mes Halitit dhe Ajetit. "Artikujt janë shkruar nga Zvicra ku e kemi edhe selinë, ndërsa ne në Prishtinë kemi pasë shumë pak kompetenca. Mua më vjen shumë keq që mbroj një gazetar, të cilin nuk e njoh...", arsyetohej Ajeti. "Nuk është detyra e 'Botës sot' e as e ndonjërës prej gazetave apo mediumeve që ta marrin ligjin në duart e veta", tha avokati i TMC-së Ewald Orf. Pas një senace pesorëshe kryesuesi i Bordit të Mediave për Shqyrtim, Sylvain Roy, solli vendimin oral jozyrtar, pa praninë e dy përfaqësuesve të gazetës "Bota sot". "Shkeljet janë shumë serioze në këtë rast, sikurse edhe janë ankesat e Xhavit Halitit dhe Sali Lajçit", tha Roy. "Dy ankesat e sjellura dhe të shqyrtuara nga ana e BMSH-së, kanë dëshmuar që "Bota sot" është shkelëse e rregullores së UNMIK-ut 2037, përkatësisht pikave 4.1, 2.1, 3.1, 6.1 dhe 6.2 në të dy rastet", shtoi Roy. Ai i hodhi poshtë të gjitha argumentet e përfaqësuesve të "Botës sot" dhe i quajti ato "çështje për të cilat nuk duhet të diskutohen dhe janë irlevante", duke shtuar se shqiptimi i sanksionit do të bëhet në mujin gusht.

    12.500 euro gjobë për gazetën "Bota sot"

    Dymbëdhjetë mijë e pesëqind euro i është shqiptuar dënimi të përditshmes "Bota sot" për publikimin e artikujve kundër Baton Haxiut dhe Blerim Shalës, "Sindromi Baton Haxhiu" dhe "Mjeranët e gazetarisë - patriotë të së sotmes". Ky vendim është marrë më 22 korrik përkatësisht të hënën nga ana e zyrës së Komisares së Përkohshme për Media (TMC) në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 200036, rregullore e cila është shkelur nga ana e "Bota sot".
    ------------------------------------
    ------------------------------------

    Ka shume gjera per diskutuare rreth kesaj teme por duhet qe te jemi realista dhe paparagjykime. E verteta eshte mbi te gjitha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILovePejaa : 28-07-2002 më 23:38
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sado i egër të jetë armiku ai mundet me lluks! Vendimet që merren nga Bordi i Mediave në dëm të gazetave shqiptare nuk janë vendime për t'i festuar, por për të mësuar diçka! Edhe nëse janë dënuar gazeta të tjera si "Koha Ditore" apo "Zëri" apo "Epoka" unë personalisht nuk gëzohem! Fjala e lirë nu shpërdorohet dhe nuk dërgohet në INFLACION!
    Karta 1244 ndoshta duhet rishikuar, sepse në të ka shumë gjëra që duhen ndryshuar me evoluimin e situatave në Kosovë. Me ato kartëra, nuk janë fort dakord liderët kryesorë të Prishtinës dhe bëjnë mirë! Por dinjiteti i personit mbrohet me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare. Pa fakte dhe pa dokumenta gazetarët bëjnë mirë të mos shkruajnë duke u bazuar në tifozllëqe ideologjishë dhe partishë!
    Ne po kemi qindra e mijra fakte që vërtetojnë se kush e shkatërroi Shqipërinë, kush i themeloi piramidat, kush po i vjedh dhe po i plaçkit shqiptarët (në të gjithë treguesit ndërkombëtarë Shqipëria rezulton si shteti më i korruptuar në Europë) dhe askush nuk ka gjobitur "Zerin e Popullit" apo "RD"-në(!) Ndaj nuk është aq i lehtë pozicioni objektiv i mediave! Sepse gazeta, gazetarë dhe redaktore apo k/redaktorë janë peng i ideollogjive! Por "Bota Sot" është gazeta me tirazhin më të madh që shitet dhe kërkohet nga lexuesit në Kosovë! Gishti për të keq vihet kollaj, gjoba pritet kollaj, e vështirë është të menazhohet liria e fituar! Kosova është e çliruar për të gjithë, vrasjet turpërojnë të gjithë, Drejtësia le të bëjë detyrën! janë bërë shumë vrasje. Por Kur vritet gazetari - vritet fjala e lirë!
    Kur vritet politikani bëhet fjalë për krim politik!
    Kur gjobitet një organ shtypi bëhet fjalë për parregullsi dhe pavërtetësi!
    Është e lehtë të akuzosh, është e turpëshme të shpifësh, është detyrë dhe nder të mbrosh të vërtetën!
    O Zot sa halle kemi ne shqiptarët, megjithse unë jam që "nè të Shqipërisë" kryesisht të shqetsohemi për hallet brenda nesh dhe pastaj le të "bajmë gajlet e UNMIK-ut".
    Agim Doçi

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E verteta eshte se Xhavit Haliti vrasjet nuk i ben me deshmitar te OKB-s por naten e ne pa besi.
    Denoncimi i vrasjeve behet nga Gazetat te cilat nuk jane gjykata te faktojne juridikisht dhe ketu Mjeshtri HALITI i udhezuar nga TIRANA shfytezon "ligjet nderkombetare".
    Megjithse Haliti e di se asnji ligj nderkombetar nuk i jepte te drejte Xhavit Halitit e Ibrahim Kelmendit te mereshin me organizimin e Rebelizmit te 97-es ne Shqiperi por ata e ben kete nen hundet e berishes per llogari te Gramoz Rucit e ramiz Alise e asfalise.
    Asnji ligj nderkombetar nuk i jep te drejte Xhavitit e ibrahim kelmendit te vrasin Ahmet krasniqin, Ilir Konushevcin e Komandant Drinin por ata e bejne kete dhe Mbrohen nga Denoncuesit e Botes RE e cila eshte e pa blinduar me karten juridike.
    Edhe ketu Xhaviti shfrytezon Liggjet nderkombetare te cila kurre nuk i ka zbatuar ai dhe spiunazhi tije dhe qe kurre skane per ti zbatuar..
    Bravo u qofte se dine te mbrohen bukur..
    Ashtu si Stalini qe vriste e te bente ceremoni varrimi e te jepte dokurat.

    Ashtu si PS qe e vrau Azemin dhe Mban ne burg veglen vrasese Jaho Salihin.

    XHAVITI do fitoj edhe tani natyrisht por populli nuk e harron qe ai eshte vrases dhe as 10000 euro e as milona euro nuk e lajne fytyren e tije te djallezuar.


    Kot e ka.

    Me kujtohet koha e Berishes president..

    Ai rryp beri gjyq kafesh ndaj nji partie kriminelesh e cila kur i erdh rasti te gjykohet vete pat fatin te kete AVOKAT, GAZETAR e dhjetra ARBEN PUTO ne sherbim. E viktimat e asaj partie nuk paten vecse bubrrecat e qelive aleat ..shum me keq se ai burri trim te filmi PAPILON.

    IRONI eshte kjo bote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-07-2002 më 06:32

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    BRARI nuk eluan topi, por kush i mbron ata!? A e din se vampirët e parlamentit në Tiranë duhet të kenë sivëllezërit dhe simotrat e tyre edhe në Prishtinë!
    çka lypin Klosisast dhe Nanoistat në Prishtinë!?.....
    Bubrrecat, horrat dhe morrat na çuan në këtë derexhe!
    Unë të përqafoj me mall dhe dhimbje!
    Agimi

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mendoj se kombi shqiptar ne pergjithesi po ka probleme orientimi. Shqiperia ka nje potencial veteshkaterruese, ky potencial nuk i mungon as Kosoves dhe as shqiptareve ne Maqedoni.
    Ne nuk kemi akoma vetedije te formuar mbi shtetin tone. Kjo e mete na eshte ngulitur si prej prej serbeve, poashtu edhe prej pushtetareve tane. Ne sillemi ndaj shtetit tone si ndaj njerke, ne ne fakt e urrejme shtetin, e vjedhim, veprojme kunder ligjit, apo sillemi me mosperfillje etj.etj.
    Ne akoma nuk e perjetojme shtetin si e mire e pergjithshme, por ne psiken tone eshte e ngulitur thelle se shteti eshte shtypes dhe "aparate dhune" dhe eshte kunder popullit!

    -Shteti ku shtetasit nuk paguajne sinqerisht tatimet, eshte shtet pa kurriz.
    -Shteti ku policia vepron sipas deshires e jo sipas ligjit, eshte shtet vetem me emer dhe ngrehine gjysmemafioze.
    -Shteti ku nepunesit e vet korruptohen nuk eshte shtet, por nje klub nokturn.
    -Shteti ku politikanet pasurohen dhe mirren me korrupcion dhe mafia, nuk eshte shtet, por pazar maxhupesh.

    -Populli qe te gjitha keto i din dhe i duron eshte popull i papjekur politikisht.
    -Populli i cili nuk denoncon kriminelin, hajnin dhe te korruptuarin do ta kete veshtire ne shtepine e vete!!!

    Popujt i ndertojne shtetet e jo politikanet. Shteti eshte aq i forte sa ka vetedije ne popull!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 14-08-2002 më 03:58

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20

    Pajtona me fjalen e Antonit

    Anton shum mirë e ke edhe une jam i mendimit tend.
    Keta idiota duhet me i likviduar deri se te pajtohen per bashkimin kombetar.
    dyli

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vrasja e Komandant DRINIT

    KOMANDANT DRINI (Ekrem REXHA 1961-2000)
    ------------

    Pak historik mbi kete vrasje.
    Veshtrim kronologjik
    ------------
    ----------------

    Kosova-press pararendese e vrasjes.

    (Skjarim..KOSOVApress eshte nji kopje -karikature e ATSH-se se Shqiperise se thanas Nanos-Enverit ne Kosove..)
    ------
    JANAR 2000

    Artikulli i Kosova press - paraprin krimin makaber..

    "Kujt i duhen titujt sensacionalë të gazetës "Bota sot""


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 24 janar 2000 (Kosovapress)

    Para disa ditësh gazeta "Bota sot", e njohur për shkrime tendencioze dhe mungesë të etikës gazetare,botoi intervistën me Ekrem Rexhën ("Drini"), me titull "sensacional", "Prizrenin e kemi çliruar pa urdhër të Shtabit të Përgjithshëm". Pse kjo gazetë "harroi" ta pyes këtë trim dai nën urdhëra të kujt ishte?
    Qëllimi është i qartë.

    "Drini" po përpiqet të tregohet si "komandant" i Zonës së Pashtrikut", i cili ka "çliruar" Prizrenin dhe është demobilizuar për "hatër" të faktorit ndërkombëtar. Ekrem Rexha është i "shqetësuar" edhe për shndërrimin e UÇK-së në TMK. Në fund të intervistës ai thotë se "po më akuzojnë shumë për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare". Kjo nuk është fare e vërtetë. "Drini" e di mirë si bashkëpunëtor i kujt akuzohet. Kjo, një ditë,do t'i bëhet e njohur edhe opinionit.

    Në këtë intervistë ai e lavdëroi shumë veten, por e vërteta është se pushka e tij nuk ka krisë asnjëherë kundër armikut. Dihet "heroizmi" i tij gjatë rrethimit të Vrrinit, kur iku në Shqipëri dhe i la të rrethuar bashkëluftëtarët.

    "Drini" i ka pri edhe një grupi luftëtarësh për të hyrë në Kosovë, 36 prej të cilëve mbetën të vrarë! Ai, që nga 22 marsi i vitit 1999, nuk ka qenë kuadër komandues. Komandant i Zonës së Pashtrikut në atë kohë ishte Tahir Sinani. Prandaj, ai s'kishte si të merrte urdhëra nga Shtabi i Përgjithshëm e le më ta çlironte Prizrenin.

    Prej 23.03.1999 -14.06.1999, Ekrem Rexha nuk ka marrë pjesë askund në luftime, vetëm është sorollatur nga një njësit në tjetrin, duke ikur nga zjarri i luftës.

    Nuk është e vërtetë se "Drini" u "demobilizua" me dëshirë. Por, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e shkarkoi atë nga të gjitha detyrat ushtarake. Arsyeja e shkarkimit të tij do të mësohet më vonë nga opinioni. Ka çka të thuhet për këtë "trim", por kësaj radhe po e lëmë me kaq.

    E sugjerojmë të mos flasë në emër të UÇK-së dhe të TMK-së, sepse ato i kishin dhe i kanë përfaqësuesit e tyre. Ndërsa "Bota sot" nuk na habit, sepse ajo edhe Ahmet Krasniqin një ditë e bëri "komandant" të UÇK-së. Zoti qoftë me të! Amen!

    ----------
    12/05/2001 - Trepça.net / DOSJA "DRINI"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Zëdhënësi i KFOR-it jep hollësi për vrasjen e Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------


    Prishtinë, 9 maj 2000 (QIK) - Zëdhënësi i KFOR-it në Prizren koloneli Gajer bëri të ditur hollësi të reja lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhës, dje në Prizren, i njohur si komandant "Drini". Sipas Gajerit para se të vritej Ekrem Rexha, atij i janë shpuar gomat e veturës dhe se ai është vrarë nga dy persona, të cilët e kanë qëlluar me revole. Kufoma e tij është dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.

    Gajeri e ka cilsuar lart figurën e Ekrem Rexhës, si një personalitet modern që ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet ndërkombëtare.

    Ndërkaq kundër vrasjes së Ekrem Rexhës janë prononcuar edhe partitë politike që veprojnë në Prizren, duke e cilsuar këtë vrasje si akt kriminel. Vrasjen e Ekrem Rexhës e kanë dënuar dega e PPDK-së ajo e LDK-së dhe shoqata e veteranëve të UÇK-së në Prizren.

    Kjo vrasje i ka tronditur edhe qytetarët e Prizrenit. Radiot lokale sot nuk po emitojnë muzikë, kurse janë mbyllur edhe disa restorante të njohura në qytet.

    --------------------
    KFOR-i dhe UNMIK-u kanë angazhuar 11 hetues të kriminalistikës për ndriçimin e vrasjes së Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------


    Prishtinë, 10 maj 2000 (QIK) - Forcat e KFOR-it dhe të UNMIK-ut në Prizren kanë angazhuar 11 hetues ndërkombëtarë të kriminalistikës për ndriçimin e vrasjes së Ekrem Rexhës, alias komandant Drinit, i cili u vra në një atentat më 8 maj në Prizren. Njoftohet se rreth këtij rasti do të kyçen edhe 20 hetues të tjerë.

    Bëhet e ditur se varrimi i Ekrem Rexhës do të bëhet nesër, më 11 maj, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

    .------------
    12/05/2001 - Trepça.net / DOSJA "DRINI"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Prizren: Policia ushtarake e KFOR-it ka arrestuar një person të dyshimtë në vrasjen e Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------


    Prishtinë, 11 maj 2000 (QIK) - Zëdhënësi i Brigadës shumëkombëshe të të jugut njoftoi sot se policia ushtarake e KFOR-it, në qendër të Prizrenit, jo fort larg kampit ushtarak gjerman, ka kapur dy vetura të tipit "opel kadet" dhe ka arrestuar njërin prej shoferëve, të dyshimtë në vrasjen e Ekrem Rexhës, komandant Drini.

    Ndërkohë, policia e UNMIK-ut po bën hetime intensive në ndriçimin e kësaj vrasjeje. Siç thuhet, tashmë janë angazhuar mbi 30 hetues profesionistë të kriminalistikës dhe se rastin e zbulimit të vrasjes së Ekrem Rexhës e kanë marrë në dorë hetuesit amerikanë të kriminlaistikës.

    Sot, në Prizren është shpallur ditë zie nga bordi administrativ i komnunës, në shenjë nderimi për Ekrem Rexhën, i cili sot do të varroset në Landovicë. Me mijëra qytetarë të Prizrenit janë tubuar në qytet dhe po i bëjnë nderimet e fundit komandant Drinit, duke bërë homazhe pranë arkivolit të tij të vendosur në shtëpinë e kulurës.

    -----------------

    KOSOVA PRESSI ne rolin e krokodilit
    -----------------------
    Prizren, 11 maj 2000 (Kosovapress)

    - Pas këndimit të himnit kombëtar, komandant "Drini" u nderua me një minutë heshtje.

    Mbledhja përkujtimore u mbajt në shtëpinë e kulturës "Xhemajli Berisha". Zahir Pajaziti, ish - ushtar i UÇK - së, në fjalën e rsatit tha: "Ekrem Rexha u lind më 1961 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fiilore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin ushatrak e kreu në Beograd. Në vitin shkollor 80-81 regjistroi akademin ushtararke në Sarajevë (drejtimin e këmbësorisë) dhe diplomoi me notën 9.33. Më vonë filloi specializimin e gjuhëve të huaja dhe arriti t'i mësoj 7 gjuhë të huaja.

    Shkallën e tretë në shkencat ushtarake politike - marrdhëniet me jashtë e kreu në Beograd.

    Gjatë viteve 1984 - 1992 ishte shef i gjimnazit ushtarak në Sarajevë. Në vitin 1993 u tërhoq nga APJ-ja.

    Më vonë punoi në një radioklub në Prizren. Më 2 maj 1998 burgoset nga forcat serbe në kufirin serbo-boshnjak derisa po shkonte në Bosnje për të kontaktuar me eprorët shqiptarë dhe për të biseduar me ta për mundësinë e angazhimit të tyre në Kosovë. Në burg mbahet deri më 5 maj dhe dënohet me 2 vjet burg, por por falë zhdërvjelltsisë së tij arriti të lirohet.

    Më 25 maj 1998 i bashkohet UÇK -së në Kabash të Prizrenit. Më 20 korrik emërohet shef i shtabit të UÇK - së për Prizren në Vërri. Më vonë Ekrem Rexha emërohet komandant i brigadës 125. Në këtë detyrë ishte deri në ofenzivën e shtatorit. Pas riorganizimit të UÇK-së komandant Ekrem Rexha - "Drini" emërohet komandant i Zonës së Pshtrikut, detyrë të cilën e kreu deri në mars, kur u emrua shef i shkollës dhe doktrinës pranë SHP të UÇK-së. Më 20 qershor të vitit 1999 shmobilizohet dhe angazhohet në jetën civile publike.

    Së fundi ishte në drejtoratin e departamentit për ambient dhe siguri. Në emër të TMK-së për jetën dhe veprimtarinë e komandant "Drinit" foli komandanti i Zonës së Dytë Oprative z. Sali Veseli. I pranishëm ishte edhe Naim Maloku, përfaqësues të KFOR-it, anëtarë të Këshillit Administrativ të Prizrenit, vëllau i komandant Drinit e të tjerë. Komandant "Drini" u varrosë në varrezat e dëshmorve në Landovicë. Për herë të fundit nga komandant "Drini" u nda Bislim Zyrapi, ish - shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. /m.b./
    -----------------------------
    PSHDK dënon vrasjen e Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------


    Prishtinë, 13 maj 2000 (QIK) - Sot nën udhëheqjen e akademik Mark Krasniqit, u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së PSHDK-së. Në këtë mbledhje u shqyrtua gjendja e sigurisë në Kosovë me theks të posaçëm rreth akteve të dhunës që këto ditë po ndodhin në disa pjesë të vendit.

    Në mbledhje njëzërit u dënua vrasja e Ekrem Rexhës (komandant Drini), pastaj sulmi i serbëve në paqeruajtësit amerikan në rajonin e Vitisë. Kryesia e PSHDK-së me këtë rast kërkon si nga faktori shqiptar po ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar që me angazhimin e tyre konkret t'i zbulojnë aktorët dhe t'i nxjerrin para drejtësisë.

    Kryesia e kësaj partie ripërsëriti kërkesën për çarmatimin e paramilitarëve serbë dhe të gjithë ata që gjatë kohës së luftës e më pas kanë bërë krime mbi shqiptarët të identifikohen dhe të mirren masa ngase kryesisht ata krijojnë situata konfliktuaze dhe shqetësojnë popullatën. Në këtë mbledhje ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë u shqyrtuan edhe një varg çështjesh si dokumentet që OSBE-ja u ka shpërndarë partive politike për zgjedhje dhe obligimet që duhet t'i realizojnë partitë politike.

    Gjithashtu u shqyrtuan edhe një varg vërejtjesh meqenëse këto kritere rreth disa çështjeve ngërthejnë në vete edhe paqartësi. Prandaj me qëllim të eliminimit të paqartësisë, Kryesia e PSHDK-së për të martën ka caktuar një takim me zyrtarët e OSBE-së nga të cilët do të kërkojë disa sqarime rreth dokumenteve në fjalë.

    Ndërsa sa i prket numrit të anëtarëve që një parti duhet të ketë për t'u regjistruar, PSHDK-ja ka përgatitur numrin e anëtarëve të kërkaur nga OSBE-ja pra 4000 dhe këto ditë do t'ia dorëzojë së shpejti zyrës së OSBE-së për regjistrimin e partive politike. Ndërsa sa i përket numrit të simpatizantëve të PSHDK-së, në këtë mbledhje u tha se ai arrin diku rreth 60 mijë anëtarë, që janë të regjistruar në listat e kësaj partie.

    --------------
    Kryesia dhe kryetarët e Degëve të LDK-së gjykuan vrasjen e Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------


    Prishtinë 13 maj 2000 (QIK) - Të shqetësuar thellë nga vrasja e Ekrem Rexhes në Prizren, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me kryetarët e 36 degëve të veta, në mbledhjen e mbajtur më 12 maj në Prishtinë, bënë këtë kumtesë për opinion:

    "LDK-ja konsideron se vrasja e Ekrem Rexhës duhet të shqetësojë thellë gjithë opinionin e Kosovës dhe është një atak mbi vlerat e shoqërisë demokratike të Kosovës, mbi institucionet demokratike e shtetërore dhe mbi një komandant të njohur të UÇK-së, i cili me përkuhstimin e një patrioti dhe profesionisti dha një kontribut shumë të rëndësishëm për çështjen e Kosovës.

    Ekrem Rexha edhe pas përfundimit të luftës iu rrek me përkushtim ndërtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, duke u dëshmuar si një intelektual dhe një profesionist edhe në fushën e politikës.

    Rasti i Ekrem Rexhës, si dhe rastet e tjera, siç janë atentatet dhe kidnapimet politike, si dhe format e tjera të dhunës, na brengosin thellë dhe i gjykojmë me vendosmëri. Metodat e dhunës politike nuk duhet të gjejnë vend në politikë. Ato e dëmtojnë rëndë frymën e dialogut, të tolerancës, proceset demokratike dhe vetë perspektivaën e Kosovës.

    Kërkojmë që sa më parë të zhvillohen hetimet përkatëse dhe sa më parë të ndiqohen të gjitha rastet e vrasjeve dhe kidnapimeve politike në Kosovë.


    ---------
    Zyra Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur arrestimin e tre eprorëve të TMK-së, të cilët dyshohet të kenë vrarë Ekrem Rexhën


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 9 maj 2001 (QIK) - Zyra Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur arrestimin e tre eprorëve të TMK-së, të cilët dyshohet të kenë vrarë Ekrem Rexhën i njohur si "komandant Drini", e cila këtë vrasje e ka vlerësuar si njërën nga vrasjet më famëkeqe të vitit të kaluar.

    Në deklaratën e Zyrës Amerikane thuhet se edhe pse të arrestuarit janë zyrtarë të lartë të TMK-së, këto arrestime nuk nuk reflektojnë negativisht në TMK dhe rolin e saj të rëndësishëm në Kosovë.
    ----------
    CEKU grin SALLAT.
    --------
    Perëndimi po i bën koncesione Beogradit, ndërsa arrestimi i eprorit Salih Veseli është cak i gabuar, thotë komandanti i TMK-së Çeku


    --------------------------------------------------------------------------------

    9 maj 2001 4:35 PM

    PRISHTINË (KosovaLive) - Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku, tha të mërkurën se Perëndimi po i bën koncesione Beogradit, duke keqtrajtuar pjesëtarët e TMK-në dhe arrestimi i gjeneral-major Sali Veseli, lidhur me vrasjen një vit më parë të Ekrem Rexhës, komandant Drinit, është cak i gabuar.

    "Rastet e shumta që po ndodhin në TMK na shtyjnë të dyshojmë se mos po ndodh fushatë kundër TMK-së, me qëllim që të zbehet imazhi dhe respekti i ynë, që gëzojmë në opinionin kosovar dhe në këtë mënyrë ndoshta do të bëhen disa koncesione dhe fatkeqësisht janë duke i bërë regjimit në Beograd dhe që të ketë ndikim në të ardhmen e Kosovës", tha Çeku. Ai shtoi se "TMK-ja e ka të ardhmen e sigurtë dhe i ka të qarta objektivat e saj".

    Sipas tij "në Kosovë ende veprojnë individë të tillë të cilët e kanë dobësinë njerëzore që gjithnjë t'i denoncojnë para pushtetit cilido qoftë ai, veprimtarë të shquar dhe në këtë mënyrë të pengojnë veprimtarinë e tyre në shërbim të zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës," Agim Çeku dhe shtoi se "kemi frikë se dyshimet për Sali Veselin, policia e UNMIK_ut, i ka bazuar në shpifje të personave të kësaj natyre".

    Gjeneral Çeku, gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me formën e arrestimit të pjesëtarëve të TMK-së, megjithatë ai tha që TMK-ja duhet të shikojë vetë dhe të përballohet me problemet që i ka. "Neve na intereson ta ruajmë të pastër imazhin e TMK-së", tha Çeku.

    "Sali Veseli nuk mund të jetë i përzier në atë rast dhe besojmë që drejtësia shumë shpejtë do ta marrë vendimin të cilin e presim, që ai të lirohet dhe t'i kthehet detyrave të veta", përfundoi komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral-lejtënant Agim Çeku. (b.bala)

    ---------------
    Ceku vazhdon grin sallat
    -------
    Çeku: "Në rastin e gjeneralmajorit Sali Veseli, caku është i gabuar"


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 9 maj 2001 (KOSOVAPRESS)



    "Menjëherë pas vrasjes së komandant Drinit, e kemi dënuar ashpër një akt të tillë, si dhe të gjitha aktet e ngjashme, që fatkeqësisht kanë ndodhur në Kosovë dhe kemi kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat, që autorët e këtyre veprave, të nxirren para ligjit", - ka thënë të mërkurën komandanti i TMK, gjenerallejtënant Agim Çeku, në takimin e jashtëzakonshëm me përfaqësues të mediave, pas arrestimit të gjeneralmajorit Sali Veseli nën akuzat e policisë së UNMIK se është i involvuar në vrasjen e Ekrem Rexhës, komandant Drinit.



    Komandanti i TMK tha se përshëndesim përpjekjet e policisë së UNMIK në drejtim të sqarimit të rasteve që ndodhën në Kosovë.



    "Me plot përgjegjësi, them se në rastin e gjeneralmajor Sali Veselit, mendojmë se caku është i gabuar, - tha gjenerallejtënant Agim Çeku dhe vazhdoi - duke e njohur Sali Veselin, si bashkëpunëtor timin të afërt, duke e ditur kontributin e tij gjatë luftës dhe pas saj, në ngritjen, ndërtimin dhe zhvillimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, duke ditur se sa shumë ai i ka çmuar dhe vazhdon t'i çmojë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në lirinë e Kosovës, nuk besojmë, që gjeneralmajori Sali Veseli është i implikuar në këtë rast".



    Sipas tij, edhe gjatë kohës së luftës, Sali Veseli dhe Ekrem Rexha, të cilët i ka pasur bashkëpunëtorë të afërt në SHP të UÇK, kanë pasur marrëdhënie reciproke shumë të mira dhe midis tyre, nuk ka pasur kurrë asnjë konflikt të çfarëdo natyre.



    "E them se në kohën e vrasjes së komandant Drinit, gjeneralmajor Sali Veseli ka qenë komandant në Zonën e Dytë Mbrojtëse të TMK dhe se më kujtohet kur nga zyra e tij më ka informuar për lajmin tragjik, për vrasjen e Ekrem Rexhës, lajm ky që na tronditi të gjithëve. Të gjithë jemi dëshmitarë, si opinioni kombëtar edhe ai ndërkombëtar se sa me pikëllim e ka pranuar TMK lajmin për vrasjen e komandant Drinit dhe kemi bërë dhe bëjmë gjithçka që ta nderojmë veprën e tij.



    Qëndrimi i TMK është i qartë, jo vetëm në rastin e komandant Drinit, por për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Andaj, duke i pasur parasysh të gjitha këto, arrestimi i gjeneralmajorit Sali Veseli është pritur me shumë shqetësim, nga të gjithë pjesëtarët e TMK dhe të gjithë ata që e njohin Sali Veselin", - ka sqaruar Çeku.



    Sipas komandantit të TMK, arrestimi i gjeneralmajor Sali Veselit, ka krijuar një situatë të rëndë brenda për brenda TMK dhe ka nxitur tensione të shumta, e në këtë kontekst edhe mosbesim te pjesëtarët e TMK ndaj organeve të drejtësisë dhe bartësit e ligjit, lidhur me këtë mënyrë të të vepruarit.



    "Shqetësimet tona ia kemi shfaqur edhe komandantit të KFOR, UNMIK dhe komisionerit të policisë së UNMIK, derisa jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë komandantët e njësive,të cilët gjithashtu e kanë një shqetësim të madh për fatin e bashkëpunëtorit tonë.



    Duke besuar se gjeneralmajor Sali Veseli nuk mund të jetë i implikuar në këtë, besojmë se drejtësia, shumë shpejt, do ta merrëvendimin qëe e presim,që Sali Veseli të lirohet dhe t'u kthehet detyrave të tij në SHP të TMK, për të cilin kemi nevojë jashtëzakonisht shumë", - ka thënë gjenerallejtënant Agim Çeku, i cili më pastaj iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve.


    -----------------------Ngjarja ndricohet--------

    Bëhet i ditur edhe identiteti i dy arrestuarve të tjerë të dyshuar për vrasjen e Ekrem Rexhës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 9 maj 2001 (QIK) - Pasi dje Zyra amerikane në Prishtinë bëri të ditur se për vrasjen e Ekrem Rexhës para një viti, dje ishte arrestuar eprori i lartë i TMK-së Sali Veseli, sot radiot lokale në Prizren kanë njoftuar edhe emrat e dy pjesëtarëve të tjerë të TMK-së, të cilët poashtu dje janë arrestuar.

    Bëhet fjalë për Halil Çadrakun nga komuna e Rahovecit dhe Xhemajl Beqirajn nga komuna e Suharekës. Ndërkohë komandanti i policisë ndërkombëtare në Prizren ka refuzuar të pronocohet për identitetin e tyre.

    Arrestimin e tre personave të dyshuar e ka dhënë gjykatësi ndërkombëtar.

    -------------------

    Për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur me nofkën "Komandant Drini" janë arrestuar tre eprorë të TMK-së në mesin e tyre është edhe Salih Veseli


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 9 maj 2001 (QIK) - Burimet e policisë ndërkombëtare kanë bërë të ditur se dje në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tre persona të dyshimtë që janë përgjegjës për vrasje e Ekrem Rexhës, i njohur me emrin "Komandant Drini" ish-oficer i lartë i ish-UÇK-së.

    Ky epror i lartë ushtarak i ish-UÇK-së ishte vrarë plotë para një viti para shtëpisë së tij në Prizren, ndërkaq pas lufte ai kishte punuar si zyrtar pranë Misionit të OKB-së në rajonin e Prizrenit. Zëdhënësi i policisë ndërkombëtare në Prizren, Tufan Demirell ka shtuar se pas hetimeve të gjata që janë bërë nga një gjyqtar hetues në këtë qytet është marrë kërkesa për arrestimin e personave në fjalë.

    Njoftohet se të tre të arrestuarit janë pjesëtarë të TMK-së, në mesin e tyre edhe një oficer i lartë me gradën e gjeneralit, Salih Veseli, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në rajonin e Mitrovicës. As avoakti i tij mbrojtës, Fazli Bala nuk ishte në gjendje të jipte më shumë hollësi rreth arrestimit dhe akuzave kundër gjeneral Veselit.
    ---------------------

    Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për implikim në atentatin mbi komandant "Drinin"


    --------------------------------------------------------------------------------


    10 maj 2001 1:55 PM

    PRIZREN (KosovaLive) - Dy persona të dyshuar për implikim në vrasjen e komandant "Drinit" janë arrestuar në mbrëmjen e të mërkurës, njoftoi të enjten policia ndërkombëtare në Prizren.

    "Për shkak të dyshimeve se janë implikuar në vrasjen e Ekrem Rexhës - komandant 'Drinit', dy persona nga rajoni i Prizrenit janë arrestuar mbrëmjen e kaluar, ndërsa ata janë dërguar në burgun e Prishtinës", tha të enjten për KosovaLive Aleksandër Miron, zëdhënësi i policisë ndërkombëtare në Prizren, që përkundër insistimeve tona nuk dha hollësi të tjera për identitetin e të arrestuarve.

    Dy ditë më parë, për të njëjtin rast policia pat arrestuar edhe tre persona të tjërë që dyshohet të jenë implikuar në atentatin që ndodhi më 8 maj të vitit të kaluar para shtëpisë së drejtorit të Drejtoratit për ambient e siguri në Prizren Ekrem Rexhës, që gjatë luftës ishte komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, ndërsa vepronte me nofkën komandant "Drini".(qm)


    ------------
    Sot vendoset nëse ndaj tre të arrestuarëve për rastin Drini do të fillojnë hetimet formale


    --------------------------------------------------------------------------------


    10 maj 2001 5:25 PM

    PRISHTINË (KosovaLive) - Tre personat e arrestuar në fillim të javës me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e Ekrem Rexhës - komandant Drinit, do të dalin sot në mbrëmje para gjyqit, thanë të enjten burimet pranë UNMIK-ut.

    "Ata do të dalin sot në mbrëmje në Prishtinë, para gjykatësit hetues dhe prokurorit, që të dy ndërkombëtarë", njoftoi Susan Manuel, zëdhënëse e UNMIK-ut.

    Sipas saj, me këtë rast "gjykatësi do të vendos nëse do të hapen hetimet formale dhe nëse atyre do t'u zgjatet paraburgimi".

    Ndër tre të arrestuarit e parë, për të cilët nga Policia e UNMIK-ut është pohuar se që të tre janë pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, është edhe gjeneral-majori Sali Veseli, shef i Departamentit Operativ në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së.

    Ndërkohë dy persona të tjerë janë arrestuar të martën, por ata nuk kanë dalur ende para gjyqit.

    Atentati kundër Ekrem Rexhës ka ndodhur më 8 maj të vitit të kaluar para shtëpisë së tij në Prizren. Rexha ishte drejtor i Drejtoratit për Ambient e Siguri në Prizren, kurse gjatë luftës ka qenë komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, i njohur si komandant Drini. (fo)

    ---------------------
    Gjyqtari danez tërheqë vendimin për lirimin e gjeneralmajor Sali Veselit, për të gjitha vendos Kolegji Penal


    --------------------------------------------------------------------------------


    PRISHTINË, 12 maj 2001 / “Zëri” (e përditshme)

    Pak para skadimit të afatit prej 72 orësh të mbajtjes në arrest, të enjten prej orës 18 deri në orën 22: 30, në lokalet e burgut të Prishtinës, gjyqtari hetues, danezi Vagn Johensen, në prezencë të prokurorit gjerman Peter Korneck dhe tre avokatëve: Fazli Balaj, Rexhep Hasani dhe Sadije Mjekiqi, janë marrë në pyetje tre të pandehur të dyshuar për rastin Drini: Sali Veseli, Halil Çardaku dhe Xhemail Beqiraj.

    I pari u mor në pyetje Xhemajl Beqiraj, mbrojtës i të cilit është Fazli Balaj, i dyti Halil Çardaku, të cilin e mbron Rexhep Hasani dhe i fundit Sali Veseli, ku prezantuan tre avokatë, dy të lartëpërmendurit dhe avokatja Sadije Mjekiqi.

    Përndryshe, këta tre të pandehur, prej ditës së arrestimit as që i kishte pyetur kush pse gjendeshin në burg, pohojnë avokatët që kontaktin e parë me klient e kishin pasur një orë para fillimit të marrjes në pyetje.

    Në bazë të kërkesës për zhvillimin e hetimeve, të datës 10 maj, të prokurorit gjerman Peter Korneck, të treve u vëhet në barrë se ata (citojmë kërkesën): “Prej fundit të shkurtit deri më 8 maj 2000 kanë planifikuar vrasjen e Ekrem Rexhës.

    Me urdhërin e të dyshuarit Sali Veseli, të dyshuarit Çardaku dhe Beqiraj kanë zgjedhur një qëllues me armë dhe kanë urdhëruar ta vrasë Ekrem Rexhën më 8 maj të vitit 2000. Para shtëpisë së Ekrem Rexhës ky qëllues me një përson tjetër, të paidentifikuar deri më tani, nga një vetur “Opel Kadet” ngjyrë të kuqe kanë gjuajtur 12 plumba mbi viktimën dhe kanë vrarë atë.

    Me këtë ata së bashku kanë kryer vepër penale të vrasjes nga neni 30, paragrafi 1 dhe 2 dhe pika 1 të LPK, lidhur me nenin 22 të LPJ të zbatueshme me rregulloren e UNMIK.

    Për rrjedhën e marrjes në pyetje, avokatët thonë se kur gjyqtari hetues pyeti se a është e vërtetë kjo, ato e mohuan kategorikisht, duke thënë se “as që mund të paramendonin një gjë të tillë ndaj komandant Drinit, për të cilin kemi respekt të jashtzakonshëm” , thot avokati Fazli Balaj.

    Avokatët kishin kërkuar sqarime, dëshmi, fakte. Në pyetjen e tyre se a është identifikuar “qëlluesi”, morën përgjigjen se po, është identifikuar. Në pyetjen tjetër se pse atëherë nuk përmendet emri i tij dhe a është ai njeri në burg apo jo, prokurori ishte përgjigjur se për këtë do të vendoset më vonë dhe do të informoheshin se kush është ai qëllues, por nuk u sqarua fakti se a është ai në paraburgim apo jo,thotë Balaj.

    “Jo, jo, nuk u ofruan kurrfarë provash. Vetëm fjalë. Përmendeshin vetëm emrat e 6-7 dëshmitarëve, prej të cilëve njëri nga të pandehurit njihte emrin e baxhanakut e të të ndjerit, komandant Drinit. Ne dhe të pandehurit nuk i kishim në disponim deklaratat që ata i kanë dhënë në polici”, thot avokati Balaj, lidhur me supozimin se dëshmitë akuzuese mbase mund t'i kenë ardhur nga dëshmitarët.

    Balaj rrëfen se të tre klientet mbrojtjet i kanë identike. Ata u mbrojtën duke shprehur habi për veprën që iu vëhet në barrë, sepse ata as nuk kanë organizuar, as që kanë urdhëruar vrasjen e tij.

    Sali Veseli, për shembull, thot se "Drini ka qenë shok i tij i luftës, një nga oficerët më të shkolluar shqiptar dhe shpreh mendimin e tij se këtë vrasje e ka bërë shërbimi sekret serb”.

    Edhe Halil Çardaku e Xhemail Beqiraj mohojnë kategorikisht, në të njëjtën mënyrë veprën që u vëhet në barrë. Ky i fundit ka qenë truproje e Sali Veselit, por që për shkak të rrogës së vogël, e ka lëshuar punën në TMK dhe iu ka kthyer ndërtimtarisë për të mbajtur familjen, thot avokati.

    Këto janë konstatuar në procesverbal dhe kah ora 22:30 ka përfunduar marrja në pyetje.

    Pasi në shkresat e lëndës nuk u prezantuan provat se, tre të paidentifikuarit e kanë kryer veprën, avokatët kërkuan nga gjyqtari hetues, që jo vetëm të ndërpritet mbajtja në arrest, por edhe të moscaktojë zhvillmin e hetimeve.

    Rreth orës 23 gjyqtari dhe prokurori u tërhoqën për të vendosur.

    Pas ofro gjysmë ore, gjyqtari komunikojë vendimin, sipas të cilit të pandehurit lirohen nga burgu. Ai kundërshtoi kërkesën e prokurorit edhe për zhvillimin e hetimeve, por për këtë do të vendoste Kolegji Penal.

    Prokurori megjithatë, mbeti edhe më tej pranë kërkesës së vet për zhvillimin e hetimeve, mirpo në bazë të asaj që u kumunikua, del se prokurori është pajtuar që të ndërpritet paraburgimi, thot avokati Balaj.

    Vendimi i gjyqatrit edhe në formë të shkruar, ndonëse pa vulë, (pasi në ato orë të vona nuk mund të sigurohej vula), iu dha drejtorisë së burgut për lirim të mënjëhershëm.

    “Si duket, drejoria e burgut ishte e informuar se nuk duhet t’i lëshojë dhe ashtu vepruan. Në ndërkohë erdh një oficer, mbikqyrës i burgjeve, dhe thanë se megjithatë nuk do të lëshohen atë natë. Por të nesërmën pikërisht dje në mëngjes”, thonë avokatët.

    Kur dje pritnim lirimin dolën probleme të pasqaruara. Gjyqtari hetues që duhej të verifikonte vendimin e vet të një nate më parë, dje gjatë ditës ishte i pakapshëm për avokatët. Më në fund, në orët e pasdrekës gjyqtari hetues ishte takuar me tre avokatët dhe me keqardhje u kishte thënë se në ndërkohë kanë ndodhur disa gjëra që nuk do të ndodhin në vendin prej nga ai vjen, në Danimarkë.

    Për vendimin që kishte marrë një natë më parë ai, sipas avokatëve, kishte deklaruar: “Më kanë thënë se nuk është dashur të vendos ashtu, sepse ashtu nuk vendoset në Kosovë. Nuk e kam ditur se në këtë rastë edhe për arrestimin, edhe për vazhdimin e hetimeve duhet të vendos Kolegji Penal i Gjykatës”. Andaj, po i njëjti gjykatës, ndryshe nga vendimi i një nate më parë, dje kishte vendosur që edhe për ndërprerjen e masës së arrestit të vendos Kolegji.

    Dhe avokatët, kur pritnin që të mblidhet Kolegji Penal Ndërkombëtar prej tre anëtarësh, për të vendosur për çështjen, kah ora 18 në gjykatë hyri një gjyqtare ndërkombëtare, e cila pas pak doli nga ndërtesa me dy fascikla (ku avokatët vetëm mund të supozojnë se mund të jenë dosjet e të pandehurve) dhe komunikojë se kolegji nuk ka mundur të tubohet, por kur të tubohet do të vendosë dhe do t’ua komunikojë vendimin, pa caktuar kohën.

    Rreth asaj se kush do t’i marrë këto vendime, Balaj thot se kolegjin do të duhej ta caktonte kryetari i gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Ramadan Berisha. Por edhe Berisha edhe prokurori i Gjykatës së Qarkut Pjetër Rrapi, “më kanë thënë se nuk dinë asgjë, nuk kanë asnjë shënim”, thot Fazli Balaj.

    Ai shpreh bindjen se “në një moment ndërkombëtarët do të shkojnë në gjykatë për ta regjistrua lëndën, do të marrin numrin e protokollit dhe do të dalin nga zyrat pa i përfillur fare përgjegjësit kosovarë të gjykatës. Këshu është sot realiteti. Politika është para drejtësisë, pavarësisht se ndërkombëtarët kanë gojën plotë standarde ndërkombëtare”, shpreh mllefin Balaj, derisa prisnin në rrugë për të mësuar diçka për rrjedhën e mëtejshme.

    “Nuk kemi pritur që ndërkombëtarët do të veprojnë kështu. Megjithatë, tanimë po shihet se, edhe po t’i lëshonte gjyqi, ata nuk do të liroheshin, sepse Hakerup, më në fund do të merrte një vendim administrativ që të mbahen në burg”, thonë avokatët, që pas krejt atyre që ndodhën një natë më parë e deri dje në orët e mbrëmjes, janë skeptikë se Kolegji Penal do të mblidhet do të marrë vendim konform vendimit që një natë më parë mori “gabimisht” gjyqtari hetues.

    ----------------------
    NGA NJOFTIMI I ASOCIACIONIT TË VETERANËVE TË ISH UCK-së NË PRIZREN

    MOMENTE TË JETËS SË KOMANDANT DRINIT PËRJETSOHEN NË SHIRITIN FILMIK


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 19 qershor 2001 / BOTA SOT - fq.5 / M. SHASIVARI

    PRIZREN, 18 qershor 2001 - Në kuadër të funksioneve dhe veprimtarive të veta permanente, Asociacioni i Veteranëve të ish-UCK-së në Prizren, këto ditë publikoi një video-kasetë, e cila përmban një dokumentar filmik nga jeta dhe veprimtaria e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini.

    Për këtë shkak, ky subjekt i luftëtarëve të rajonit të Prizrenit, me mjetet e informacionit publik, sot ka distribuar një njoftim përmes të të cilit bëhet e ditur se shpërndarja e kësaj video-kasete është bërë në tërë Kosovën, kurse aty, pos të tjerash janë publikuar edhe pikat e shitjes, ku qytetarët e interesuar do të mund të pajisen me këtë video-kasetë.

    Po ashtu, thuhet në atë njoftim, të gjitha mjetet, të cilat do të grumbullohen nga shitja e saj, do t'i destinohen buxhetit të Asociacionit të Veteranëve të ish-UCK-së, e të cilat do të shërbejnë për t'i ndihmuar familjet e dëshëmorëve, ndërkaq një pjesë e atyre mjeteve do të derdhen në fondin e solidaritetit.

    Andaj, duke e pasur parasysh veprën madhore të Komandant Drinit, qytetarëve të Kosovës, e veçmas atyre të Prizrenit, u hapen shtigjet për lërimin e solidaritetit dhe humanitetit të tyre ndaj familjeve të të rënëve në altarin e lirisë, e njëkohësisht në shtëpitë e tyre të kenë një kujtim të veprës së Komandant Drinit.

    ------------------------


    Eshtë arrestuar edhe personi i katërt i dyshimtë për vrasjen e komandant Drinit


    --------------------------------------------------------------------------------

    I dyshimti i katërt për vrasjen e Ekrem Rexhës tashmë gjendet në paraburgim dhe gjatë javës pritet të dalë para gjykatësit hetues, ndërsa zëvëndëskomandanti O'Keef nuk dha hollësi rreth identitetit të të arrestuarit.

    Valbona MUSLIU

    PRIZREN, 27 qershor 2001 - KOHA DITORE - I dyshimti i katërt për vrasjen e Ekrem Rexhës - Komandant Drini, është arrestuar para pak ditësh, ka bërë të ditur zëvendëskomandanti i policisë rajonale në Prizren, Bill O'Keef.

    Personi i arrestuar, tha O'Keef, është në paraburgim dhe gjatë kësaj jave ai do të dalë para gjykatësit hetues.

    Z. O'Keef pohoi se që nga vrasja e komandant Drinit, popullata ka parashtruar pyetje të shumta rreth ndriçimit të rastit, "por ne nuk kishim përgjigje... komenti i vetëm i policisë ka qenë se hetimet janë duke vazhduar derisa të ndriçohet rasti".

    "Prandaj durimi juaj na ka ndihmuar që të mund t'i identifikojmë të dyshimtit për vrasjen e Ekrem Rexhës", iu drejtua gazetarëve zëvëndëskomandanti i policisë rajonale.

    Ai tha edhe se policia nuk do të pushojë së punuari derisa të zbardhet rasti tërësisht.

    Me këtë rast, z. O'Keef falënderoi edhe pjestarët e Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët, siç u shpreh, shumë orë, ditë apo edhe një vit të plotë, ia kanë përkushtuar dhe do t'ia përkushtojnë këtij rasti, derisa të përfundojnë të gjitha hetimet si dhe të zbulohet edhe i dyshimti i fundit rreth rastit të vrasjes së Drinit.

    Pyetjes nëse i arrestuari i katërt i dyshimtë për vrasjen e komandant Drinit është ish-ushtar i UÇK-së apo civil, dhe nëse është nga Prizreni apo ndonjë vend tjetër, z. O'Keef tha se derisa nuk përfundojnë hetimet, nuk mund t'i përgjigjet një pyetjeje të tillë, sepse "kështu mund të rrezikohet puna e policisë për zbardhjen e rastit".

    ----------------------


    PËRKIZAZI ME DYSHIMIN E IMPLIKIMIT NË VRASJEN E EKREM REXHËS DRINIT

    I ARRESTUARI TJETËR QUHET ABIT HAZIRAJ NGA LLAUSHA E SKËNDERAJT


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 30 qershor 2001 / BOTA SOT - fq.4 / M. SHASIVARI
    PRIZREN, 29 qershor 2001 - Në një komunikatë, të cilën sot ua shpërndau përfaqsuesve të mjeteve të informacionit publik z. Abdullah Al-Kuraan, zëdhënës i Shtabit Rajonal të Policisë Ndërkombëtare në Prizren, pos tjerash jepen të dhëna më të përafërta rreth të arrestuarit të katërt për dyshimin se është i implikuar në konspiracionin rreth aktit të vrasjes së Ekrem Rexhës, të njohur si Komandant Drini.

    I arrestuari është 45-vjeçari nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, i quajtur Abit Haziraj. Më tej në komunikatën e Policisë, theksohet se akti i arrestimit të tij, u krye në mesditën e 25 qershorit të këtij viti, pas hetimeve thelbësore dhe të vazhdueshme nga ana e organeve hetuese të policisë së UNMIK-ut dhe të ShPK-së, ndërkaq proceduar e arrestimit u zhvillua pa ndonjë incident.

    Po ashtu theksohet edhe e dhëna se arrestimin e ka kryer Njësiti rajonal i Policisë së UNMIK-ut me ndihmën e Stacionit Policor të Skënderajt dhe të ashtuquajturit njësitit 6, duke e zbatuar urdhërin nga fletarresti legal që të paraburgoset edhe i dyshuari i katërt (Abit Haziraj), për vrasjen e Komandant Drinit, që ndodhi me 8 maj të vitit 2000.

    Më tej në këtë komunikatë shtypi thuhet se njësitet policore të UNMIK-ut dhe të ShPK-së kanë bërë hulumtimet konstante të fakteve dhe kanë gjetur dëshmi substanciale të implikimit të të dyshuarit në aktin e sipërcituar. Ndërkaq në fund të kësaj komunikate, i bëhet appel popullatës lokale për bashkëpunim më të afërt dhe se drejtësia përkitazi me rastin në fjalë gjithsesi do të arrihet.

    ---------------
    KOMANDANT DRINI

    Prizrenin do ta bëj një nga qytetet më të bukura të botës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Korrik 2001 / Qazim Thaçi / "EKSKLUZIVE" (mujore) fq.54-56

    Në Kosovë veprojnë shumë shërbime sekrete
    Flamuri është dashur të valvitej në Leshak

    Ai, gjat ndejave të shumta, jo rrallë, na tërhiqte vëmendjen se në Kosovë vepronin intensivisht me dhjetëra shërbime sekrete. “Ato,- thoshte ai, - grumbullojnë informacione për ndryshimet e ardhshme në Kosovë, kurse shëbimi sekret serb mbisundon. Ata janë kudo, sigurisht edhe në Prizren. Por, më të përqëndruar janë nëpër enklava. Prandaj, kujdesi duhet shtuar. Sistemi i sigurië publike duhet të ketë rol e detyrë parësore, nëse dëshirojmë një Kosovë të qetë”. Sa i përket Mitrovicës, ai thoshte se atje është dashur të përdorej e njëjta metodë dhe të veprohej si në Prizren.

    “Eprorët tanë është dashur ta valvisnin Flamurin në Leshak. Them kështu, - thoshte shpesh ai,- sepse sipas të gjitha dokumenteve që figurojnë në Kombet e Bashkuara, Kosova është një tërësi teritoriale dhe asnjë pjesë e saj nuk mund të shkëputet. Eshtë dashur një syçeltësi më e madhe, e cila u ka munguar aprorëve të atjeshëm”, kështu porsiste kur bisedonte miqësisht. Kur i referohej gjendjes aktuale, vazhdimisht thoshte: “Mos u ngutni djema, se çdo primitivizmi do t’i vijë fundi”... Dhe vërtet, gradualisht primitivizmit po i vjen ai fundi i paraparë nga ky vizionar e strateg, por pa pranin e këtij njeriu të madh, Ekrem rexhës – Komandant Drinit, siç e kishte njohur mbarë Kosova dhe bota gjatë luftës.



    Jeta

    Komandant Drini u lind në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Prindërit Rexhaj ishin të dhënë pas « zejes » së uniformave, prandaj në këtë familje u shkolluan pothuaj të gjithë në këtë drejtim. Por, Ekremi ishte më i dalluari nga ata. Shkollën fillore e kreu në Prizren e më pastaj i kreu të gjitha shkollat ushtarake dhe shkallën e tretë të shkencave për politikë ndërkombëtare. Për shkak të konflikteve dhe krizës së njohur, ai në fillim të viteve ’90 u demobilizua nga armata e ish-Jugosllavosë. Që pas krismave të para për liri, Ekremi u angazhua në radhët e UÇK-së së pari si epror në Vërri, e më vonë si komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, zonës më të madhe në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe ishte ndër komandantët më të rrallë të karrierës, që kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe stabilitetin e një eprori të matur, të urtë dhe dinamik në ide dhe përpilime planesh luftarake. Në Prizren e quajnë ndryshe çlirues, sepse ai në bashkëpunim me komanantin e parë të Brigadës Shumëkombëshe të Jugut, gjeneralin Fritz Fon Korff, arriti që qyteti buzë Lumbardhit të jetë qytet i lirisë. Fliste shtatë gjihë botërore, e më së miri komunikonte në gjuhën angleze.

    Pas luftës u emrua drejtor i Drejtorisë për Ambient dhe Siguri pranë bordit administrativ të Prizrenit. Ishte një këshilltar i denjë i ndërkombëtarëve, themeloi Asociacionin e Veteranëve të UÇK-së. Ishte në përfundim të planit për të shkuar për të doktoruar në Universitetin Shtetëror të Kanadasë dhe pikërisht kur u përgatit për këtë rrugë, në orën 8 e 45 minuta të 8 majit 2000, shtatë plumba ia morën jetën e bashkë me të u ndërprenë qindra projekte për zhvillimin e komunës së Prizrenit dhe të avancimit të çështjes kombëtare. La pas djalin me emrin që mbante në luftë Drini, kurse bashkëshortja Hajrije, katër muaj më vonë, lindi edhe djalin tjetër, i cili e përtëriu emrin e babit, Ekrem.


    Lufta

    Nga biseda e fundit, natyrisht ekskluzive, që kam bërë me Komandant Drinin, kam mësuar se futja e tij për në zonat e luftës së fill në fshatin Studençan, i cili ishte zonë lufte. “Pa e ditur se si do të përfundoja, u nusa për të dhënë kontributin tim, - më pati thëtë ai. – E dija se liria do të vinte. Kënaqësia më e madhe për mua, - vazhdonte rrëfimin komandant Drini, - ishte kur atje takova Bislim Zyrapin, mik e shok dhe njiherit edhe nkëri nga strategët e luftës në Bosnjë. Ajo ishte kënaqësia ime e paharruar dhe nga ai u detyrova që të vendosesha në Vërri”. Me të ardhur këtu, ai kishte filluar hapjen e istikamve dhe reformimin e plotë të luftëtarëve të kësaj zone.

    Barbaria serbe me ofensivën e madhe të Marsit ’98 shpartalloi Shtabin Lokal.

    Ndërkohë komandant Drini dhe bashkëluftëtarët e tij morën udhën për në Shqipëri. Por pasi u kthye, ai tashmë ishte Komandant i ZOP-it. Gjatë kësaj kohe ai krijoi afërsi të madhe me bashkëluftëtarët dhe natyrisht shumëkush këtë gjest e çmonte lart. Ishte jo vetëm komandant, por edhe shok e mik e, për më të rinjtë, edhe si prind i mirë.

    Kur në shtatorin e vitit 1999, makineria serbe rrethoi Batalionin e Vërrinit me 150 tanke e me rreth 3000 forca policore paramilitare e ushtarake, ai përmes misionarëve të OSBE-së vuri kushtin se, po qe se vetëm një plumb do të kriste në drejtim të Vërrinit, atëherë Hoça e Madhe, e banuar me popullatë serbe, do të granatohej si nga Brigada 125, ashtu edhe nga ZOP-i. Pas ndërhyrjes së eprorit të OSBE-së, granatimi u ndërpre.

    Ai që dinte të përdorete mjeshtërisht të gjitha finesat luftarake, më vonë, diti të bënte edhe politikë të mirëfilltë.


    Politika

    Gjatë kohës me komandant Drinin, vetëm tri ditë përpara vrasjes, e pata pyetur se pas shkollimit në Kanada, ç’kishte ndër mend të bënte ? Me buzë në gaz, m’u pat përgjegjur: “Ju po e shihni se nuk dua të pozicionohem politikisht në asnjërin krah politik, sepse, - duke u mahitur, më tha, - e dini unë planifikoj të bëhem kryetar komune dhe Prizreni të jetë ndër qytetet më të bukura në botë”. Në fakt, hapat e parë veç i kishte bërë, sepse Prizreni u shpall qyteti më i pastër i vitit. Në këtë kontekst, ai nuk harroi ta shpjegonte edhe faktin se edhe detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Ambient e kishte pranuar, vetëm pasi ai kishte paraqitur UNMIK-ut programin e zhvillimit të kësaj komune.

    Ndërkaq, demobilizimin e kam bërë ndër të parët, pasi sipas marrëveshjes së 21 qershorit, marrëveshjes së Kumanovës, UÇK-ja duhej të shëndrrohej, të demilitarizohej dhe të integrohej për 90 ditë. Kështu pra arsyeja e uniformimit tim u shua. Vullnetarisht jam demobilizuar, por, më vonë, kam bashkëpunuar shumë ngusht me faktorin ndërkombëtar”.

    Ai mendonte se marrëveshja ndërkombëtare duhet të respektohet. Ishte brengosur më shumë gjatë fazës së nënshkrimit të marrëveshjes, ngaqë atëherë ishte koha kur duhej të luftohej për pozita më të favorshme. “Brengosesha kur ndërkombëtarët shkonin me një krah dokumenta, e shokët e mi shkonin me duar në xhepa”, - thoshte komandant Drini.


    Çlirimi

    “Çlirimi i Prizrenit ishte një nga detyrat shumë të ngutshme, sepse tashmë e kisha kuptuar se serbët mendonin që në këtë “qytet shpirtëror” të tyre të bënin masakër. Kishin përpiluar listën e shfarosjes së mbi 300 personave. Kjo na shtyu që, pa pëlqimin e ShP-së, të ndërmerrnim masa ad-hoc. Mirëpo, mendoj se efektiviteti ishte në nivelin e kërkuar. Meqë me marrëveshjen e Kumanovës obligoheshin “UJ”-ja dhe NATO-ja, ne kishim dorë të lirë deri në hyrje të KFOR-it.

    Mblodhëm forca, angazhuam ushtarët tanë nga Kabashi, Landovica, Vërrini, Petrova (sot Tharanda) dhe lagjja “Tusus”. Së pari hymë nëpër fshatrat ku kishte banorë serbë, i çarmatosëm dhe ata, të frikësuar, ikën në qytet. Kur mbërritëm atje. Ata brenda 24 orëve ikën, sepse po të kishin qëndruar 7 ditë, sipas marrëveshjes së nënshkruar, sot do të kishim gjithë nënkalanë me serbë dhe zor se do të mund të pinim kafe shlirshëm në “Shadravan”. Ata tashmë kishin krijuar përshtypjen se ne kishim me mijëra dhe ikën në panik e sipër. Kështu, Prizreni u bë qyteti i parë i çliruar në Kosovë.


    Ardhmëria

    Në ditën e 8 majit të vitit 2000, Prizrenin, që në orët e mëngjesit, e mbuloi një pikëllim i rëndë. Në shtëpinë dykatëshe, rruga “Meriman Braha”, dëgjohej vaji i nënës Qamile dhe bashkëshortes hajrije. Derdhnin lot dhe vajtonin edhe shumë gra tjera, por cfilitja e gruas dhe e nënës ta kujtonin dhimbjen dhe tmerrin që kishte shpërthyer në gjithë hapësirën.

    Në qytet kudo flitej, kudo thuhej: “Po a vritet njeriu i së ardhmes?!. Kështu e quanin Ekrem Rexhën, atë që me kompjuterin e tij kishte qenë i pranishëm kudo e sidomos afër shumë nevojtarëve. Në varimin e tij morën pjesë 100 mijë njerëz, që kishin ardhur në Prizren nga të gjitha anët e Kosovës, kurse i gjithë qyteti derdhte lot për te. Mallkohej ajo dorë tinzare, mallkoheshin ata që vrasin engjëj e atdhetarë si Drini. Mua m’u caktua detyra të udhëhiqja ceremoninë e varrimit.

    Miqësia dhe vdekja e këtij njeriu të madh krijon ndjenjën se bota po rrokullisej. Folën eprorë, funksionarë dhe shumë të tjerë. Gjeneral Çeku u nda nga ai me fjalët më të ndjeshme për një epror dhe luftëtar lirie. Kurse, i fundit që u nda nga ai ishte shoku dhe bashkëluftëtari, ish shefi i SHP-së të UÇK-së, Bislim Zyrapi, duke thënë: të betohemi se me ndjenjën dhe me frymën e dëlirësisë sate do të luftojmë për demokratizimin dhe pavarësinë e Kosovës. Amanetin tëndë do ta jetësojmë dhe amaneti Yt është amaneti i këtij dheu, i këtij kombi”. Kurse me rastin e njëvjetorit të rënies, u bë një përkujtim madhështor. E përkujtuan administratori rajonal, gjeneralë, miq e shokë, bashkëluftëtarë.

    “A thua dheu tret kaq shumë madhështi”? – dëgjova kur pyeti një mik nga Shqipëria, i cili kishte ardhur në përkujtimin e Ekrem Rexhës – Komandant Drinit.


    ---------------
    RRËFIME AUTENTIKE TË FAMILJARËVE TË EKREM REXHËS – KOMANDANT “DRINIT” PËR VRASJEN DHE PËR ARRESTIMIN E TË DYSHUARVE TË IMPLIKUAR NË VRASJEN E TIJ (3)

    PSE NJË MUAJ PAS VRASJES, SALI VESELI KA KËRKUAR PREJ FAMILJES KOMPJUTERIN E EKREM REXHËS – KOMANDANT “DRINIT” !


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 22 gusht 2001 / Rrahman Rexhaj - Bota sot / fq.8


    Ne e kemi parë veturën e tipit Kadet-16 me ngjyrë të kuqe, pa targa, kur ka hyrë në rrugën tonë “Meriman Jakupi”

    Unë, derisa pija kafenë, e kam pa atë veturë të ndalur. Prej avlisë së oborrit e shihja vetëm pjesën e sipërme të shasisë, ngjyrë të kuqe, por nuk më ka shkuar mendja se në atë veturë gjenden vrasësit. Bile, nënës i thashë, se shumë vetura po qarkullojnë në rrugën tonë. Vrasësit kanë kryer atentatin dhe kanë ikur me të shpejtë.

    Kur kanë dal në rrugën kryesore, vetura është kthyer në anën e majtë të rrugës, në drejtim të shkollës fillore “Lekë Dukagjini”. Në ato momente derisa mundohesha t’i jepja ndihmë Ekremit, e luta fqinjin tonë Feridin që të thërras policinë. Policia në vendin e ngjarjes ka ardhur pas orës 9.00, me një orë vonesë.

    Një zyrtar i UNMIK-ut, shok dhe bashkëpuntor i Ekremit, zoti Kirk Dejvid nga Kanadaja, më tha se keni gabuar pse e keni thirrur policinë për të lajmëruar vrasjen e Ekremit. Në fakt, ka qenë dashur të thirrni në polici dhe t’u thoni se në rrugën “Meriman Jakupi” Nr.30 po ndahen pica dhe gjellëra pa pagesë. Në këtë rast policia do të vinte për një minutë. Dejvidi është shprehur kështu i mllefosur pse policia nuk ka reaguar me kohë dhe se në vendin e ngjarjes ka ardhur me vonesë të madhe.

    Kam përshtypjen, thotë zoti Ruzhdi Rexha, se sikur policia dhe KFOR-i të intervenonin me kohë, sipas sugjerimeve të mia, të dhënave për veturën dhe drejtimin e ikjes, KFOR-i nga ajri ka mund ta incizojë terrenin dhe t’i kapë vrasësit, në mënyrë që me kohë ishte zbuluar misteri i vrasjes së Ekremit. Për habi, policia ka dhënë urdhër diku rreth orës 15.00 të bllokohen dhe të ndalen të gjithë kadetat me ngjyrë të kuqe, pas 6-7 orëve të kryerjes së atentatit.

    Në ditën e varrimit të Ekremit, në shenjë nderimi dhe për t’i thënë ndal dhunës, tërë qyteti i Prizrenit ka qenë i bllokuar, nuk ka punuar asnjë dyqan tregtar apo zejtar. Nuk ka mbetur kush pa ardhur për të na shprehur ngushllime. Edhe pjesëtarët e TMK-së kaqnë qenë disa herë për ngushllime.


    Shkarkimi i Ekremit prej detyrës së komandantit të Zonës Operative të ashtrikut është bërë èa qëllime të caktuara, por, me sa dimë ne, për këtë nuk ka vendosur Sali Veseli

    Zoti Ruzhdi Rexha thotë se unë konkretisht nuk kam mund të dyshoj në askënd. Kam dyshuar në çdokënd dhe në askënd. Por në bazë të rrëfimeve që na kanë treguar të tjerët, e sidomos për problemet që ka pasur dhe është ballafaquar pas luftës Ekremi, është normale që kemi dyshuar në disa prej bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Mirëpo asnjëherë nuk na ka shkuar mendja se në vrasjen e vëllait tim mund të ketë dorë Sali Veseli. Kur e them këtë bazohem në faktin se para luftës Ekremi nuk është njohur fare me Sali Veselin.

    Kurse gjatë luftës dhe pas luftës Ekremi nuk ka pasur kontakte me të e as ndonjë mosmarrëveshje. Këtë e dëshmojnë edhe bashkëpunëtorët e Ekremit. Sipas bashkëpunëtorëve të luftës, shkarkimi i Ekremit prej detyrës së komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut nuk ka qenë i rastit e pa qëllime të caktuara, për të nuk ka vendosur Sali Veseli, por disa të tjerë të cilët i dimë ne.


    Sami Lushtaku garantoi familjen e Ekremit se Sali Veseli nuk ka dorë në vrasjen e tij

    Bashkëshortja e Ekrem Rexhës, zonja Hajrie, thotë se dy apo tri ditë pas përvjetorit të vrasjes së Ekremit, pas publikimit të lajmit për arrestimin e Sali Veselit dhe dy të tjerëve, në shtëpinë tonë ka ardhur ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së zoti Sami Lushtaku, i cili na tha se nuk duhet besuar KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut se në vrasjen e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit” ka dorë Sali Veseli. Unë ju garantoj se Sali Veseli nuk është i implikuar në vrasjen e “Drinit”. Ne TMK-ja, do të ndriçojmë vrasjen e “Drinit” dhe do t’i gjejmë vrasësit.

    Sami Lushtakut iu përgjigja se “ju mund të garantoni vetëm për vetën tuaj ejo për të tjerët. Ne si familje nuk akuzojmë askënd e as Sali Veselin, por edhe nuk mund të arsyetojmë askënd e as Sali Veselin, por edhe nuk mund ta arsyetojmë askënd. Edhe djali im sikur të jet doras unë e dënoj. Për të mbetur e pastër kjo punë, TMK-ja dhe institucionet tjera duhet të angazhohen dhe ta gjejnë vrasësin.


    Pas vrasjes së Drinit familja e tij është ftuar disa herë në polici për të dhënë deklarata

    Ruzhdi Rexha, i vëllai i Ekremit të ndjerë, shton se ne si familje dëshirojmë sa më parë të përfundojë misteri i vrasjes së Ekremit. Me zbulimin e vrasësve të vërtetë, ne si familje do ta kemi një qetsim relativ. Eshtë dëshirë e miqve, e dashamirëve dhe e të gjithë qytetarëve që vrasësit e vërtet të dalin para gjyqit dhe të marin dënimin e merituar. Policia është duke punuar në këtë drejtim qe një kohë të gjatë. Po punon shumë ngadalë, por sigurt. Janë disa indikacione e variante që do të dalin në shesh. Besoj që shumë shpejt do t’i marrim ftesat për gjyq.

    Për ta ndriçuar rastin policia shumëherë na ka ftuar për të dhënë deklarata. Pothuaj për çdo muaj jemi ftuar në polici për të dëshmuar. Na ftoi ekipi i parë, i dyti, grupi i tretë, grupi i katërt, i pestë. Bile prej deklaratave të shumta e të njëpasnjëshme ato ndonjëherë nuk pëputheshin, derisa në fund u mërzitëm, duke dhënë deklaratë pas deklarate. Më në fund grupit të pestë i hetuesve të policisë iu thashë se sa herë që po na thirrni të japim deklarata ju po na i shpalosni plagët tona. Ju po garantoni se jeni të aftë për ta ndriuar rastin.

    Ne si familje më nuk do të japim kurrfarë deklaratash. Ju lutem, prej jush kërkojmë rezultate deri ku keni arritur në ndriçimin e rastit. Policia na premtoi se kanë rezultate. E tani me të vërtetë po shihet se policia ka arrituir rezultate rreth kësaj çështjeje. Në akademinë përkujtimore të njëvjetorit të vrasjes së Ekremit e kam ftuar zotin Mylbek dhe i thashë se kam dëshirë të merrni pjesë në këtë Akademi se vëllai im, Ekremi, ka qenë punëtori juaj. Në UNMIK kërkova që me rastin e Akademisë-përvjetorit të vrasjes së Ekremit, dikush prej policisë në këtë Akademi të jap një deklaratë, deri ku ka arritur policia në ndriçimin e vrasjes së Ekremit.

    Në të kundërtën, unë si vëlla i Ekremit, apo dikush tjetër, do të deklaroj kundër jush me dëshmi. Më 1.5.2001, paradite, i vizituam Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Rreth orës 10.00 më ndali zoti Kirk Dejvid e më tha: “Ruzhdi, sot e kemi lajmin se dje në mëngjes më 7.5.2001 janë arrestuar tre persona të dyshuar se janë implikuar në vrasjen e Ekremit – komandant “Drinit”.

    Sot kur është Akademia përkujtimore e njëvjetorit të vrasjes së Ekremit do të njoftohet opinioni për arrestimin e tyre”. Ky është një rezultat i trysnisë sonë të vazhdueshme në policinë dhe në administratën e UNMIK-ut. Në Akademinë përkujtimore, informatën për arrestimin e tre personave e publikoi komandanti i policisë së rajonit të Prizrenit, zoti Mark Hausen, se rasti për vrasjen e komandant “Drinit” dalëngadalë po ndriçohet.


    Një ditë në shtëpinë tonë erdhën për ngushllime Sali Veseli, Azem Syla e disa të tjerë ?

    Zoti Ruzhdi Rexha thotë se pas informatës zyrtare për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait tim Ekremit, tani kujtimet po më kthehen prapa. NJë ditë në shtëpinë tone erdhi Sali Veseli, Azem Syla dhe disa të tjerë. Sali Veseli interesohej për kompjuterin e Ekremit.

    Pyeste kush e ka kompjuterin e tij, kush e ka marrë. I tregova se kompjuterin e Ekremit e ka marrë policia e UNMIK-ut. Sali Veseli e kërkoi një autorizim për ta kërkuar kompjuterin në polici. Atij iu përgjigja se kompjuteri nuk është imi, por I Ekremit, unë nuk mund të jap kurrfarë autorizimi.

    Pa marrë parasysh ju si familje duhet të ma jepni një autorizim që unë ta marrë kompjuterin e komandant “Drinit” në polici, tha ai.

    Ne nuk i dhamë kurrëfarë autorizimi. Pse Sali Veseli interesohej për kompjuterin e Ekremit nuk e di. Kjo ka ndodhur një muaj pas vrasjes së Ekremit. Përsëri po them se unë nuk ta akuzoj derisa fajësia apo pafajësia nuk vendoset në gjyq. Nëse gjyqi e vërteton fajësinë e tij, kam frikë. Po e lus zotin që Sali Veseli mos të jetë i implikuar në vrasjen e Ekremit. Kam frikë nëse ai ka dorë në vrasjen e vëllait tim. Nuk kam frikë për mua apo për familjen, por kamë frikë për ardhmërinë tonë. Ne si familje dhe unë si vëllai i Ekrem Rexhës e lus zotin që vrasësit e e Ekremit të mos jenë shqiptarë.
    --------------------

    RRËFIME AUTENTIKE TË FAMILJARËVE TË EKREM REXHËS – KOMANDANT “DRINIT” PËR VRASJEN DHE PËR ARRESTIMIN E TË DYSHUARVE TË IMPLIKUAR NË VRASJEN E TIJ (2)

    FAMILJA E EKREM REXHËS NUK KA DYSHUAR SE NË VRASJEN E TIJ MUND TË JETË IMPLIKUAR NDONJË PJESTARË – EPRORË I TMK-së


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 20 gusht 2001 / Rrahman Rexhaj - Bota sot / fq.8

    Më kujtohet dita e varrimit të bashkëshortit tim – Ekremit, pasi i hodha tre grushta dhe në varrin e tij, m’u afrua Sali Veseli me Sadik Halitjahën dhe më shprehën ngushllime, Sali Veseli më tha: “Shoqja e komandant “Drinit”, mos u mërzit, ruaje dhe rrite Drinin e vogël. Kurse unë iu përgjigja: “Do ta ruaj dhe do ta rris, sepse një ditë ka për ta marrë hakun e babës së vet”.

    Me padurim po e pres fillimin e procesit gjyqësor. Por derisa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e tyre të fundit, ne si familje dhe unë si bashkëshorte nuk mund ta akuzojmë askënd, megjithëse disa persona mbahen në arrest si të dyshimtë për vrasjen e bashkëshortit tim –Ekremit.


    Unë si bashkëshorete e Ekrem rexhës, e lus zotin që vrasësit e Ekremit të mos jenë fare shqiptarë, por edhe nëse janë shqiptarë, të mos jenë ish-pjestarë të UÇK-së dhe të TMK-së
    Sepse, burri im Ekremi, në frontet e luftës, ka luftuar me këtë uniformë. Më vjen shumë keq nëse në vrasjen e Ekremit është implikuar një epror i lartë i TMK-së, siç është Sali Veseli ose ndonjë tjetër. Implikumi i tyre në këtë vrasje makabër do të zbehte imazhin e TMK-së. Mendoj implikuesit në vrasjen e burrit tim dhe të vrasjeve të tjera enigmatike në Kosovë. Sido që të jetë, vrasjen e bashkëshortit tim nuk e lidh me asnjë institucion e as me TMK-në. Rasti lidhet me individë të caktuar. Veprimi sado i mjerë i cilitsdo person qoftë nuk mund ta njëllosë institucionin e TMK-së. Secili individ për veprën e ndyrë e kriminale duhet të përgjigjet personalisht para organeve të drejtësisë.

    Vrasësit nuk më lanë të çmallem me vëllanë

    Më 7 maj 2000, rreth orës 15.00, një ditë para se të vritej Ekremi, prej Sarajevës arriti në Prishtinë. Në Aeroportin e Prishtinës më pritën Ekremi, vëllai tjetër Nazimi dhe djali i Axhës Vullneti. Ishte një takim përmallimi se një kohë të gjatë nuk ishim parë. Gjatë rrugës kah Malisheva e Rahoveci Ekremi m’i tregonte fshatrat, vendet dhe malet kah kishte lufuar. Tregonte si kishte depërtuar e çarë rrethimin e forcave serbe. M’u duk sikurse Ekremi nuk po shikonte rrugën kah e ngiste veturën, por malet kah kishte luftuar. Ia tërhoqa vërejtjen të kishte kujdes në vozitje.

    Në shtèepi arritëm në mbrëmje, ndërsa na priti me gëzim nëna, nusja dhe nipi i vogël Drini. Ekremi më tha: “Ruzhdi, tani kam dëshirë ta shikojmë një videokasetë të luftës. Varrimin e komandant “Petritit” – Ruzhdi Ademit”. Iu përgjigja: “Ekrem, unë kam ardhur për t’ju vizituar juve. TI je lodhur, shko pusho, kurse unë po dal pak t’i vizitoj axhët e miqtë. Nesër dhe ditëve tjera do të rrimë, do të bisedojmë dhe do t’i shikojmë kasetat, kështu që do të më tregosh për luftën dhe aktivitetin tënd gjatë asaj kohe”.

    Të nesërmen, dita e kobshme, më 8 maj 200, Ekremi ishte zgjuar më herët, pinte kafenë me nënën dhe nusen. Mua më zgjoi Drin i i Vogël. Afrohej ora 8.00. Ekremit i vinte keq që duhej të shkonte në punë. Po atë ditë ai duhej të shkonte me Naim malokun në një tubim përkujtimor në rrethinën e Pejës.

    Ekremi u përshëndet me djalin Drinin, lozi pak me të, u përshëndet edhe me ne. Prej shtëpisë doli pak pas orës 8.00. Kur doli te vetura, u kthye menjëherë. Tha se i kishin shpuar gomën e veturës. E porosita: “Prit pak se do ta ndërrojmë bashkë”. “Jo”, - tha , - “e ndërroj vetë” dhe shkoi te vetura.

    Unë u vonova pak se u takova me dhëndrin e axhës Abaz, Naserin, derisa u përshëndet me të u dëgjuan të shtëna automatiku-rafale. E pyeta Naserin se a është kjo gjë normale të shtihet me rafale në Prizren. Edhe nusja, Hajria, i kishte dëgjuar rafalet dhe më pyeti ku është Ekremi, “Sigurisht te vetura”, - iu përgjigja. Kur dola në rrugë e pashë Ekremin të shtrirë përtokë.


    Pse policia e UNMIK-ut erdhi në vendin e ngjarjes me një orë vonesë?!

    Me të shpejtë iu afrova. E pashë se ende ishte i gjallë dhe e thirra: “Eki! Eki!” Pas pak e mbuloi gjaku. E shtrëngova e përqafova, nuk kisha dëshirë ta shikojnë ashtu të tjerët, sidomos nëna dhe nusja. Ato vrapuan e unë iu thashë se është pak i lënduar. Pas pak erdhi edhe vëllai Qamili. Prej rrugës kryesore erdhi një veturë dhe e dërguam në ambulancën e KFOR-it gjerman. Gjatë rrugës u mundova t’i jap frymë artificiale dhe masazh në zemër. Ia hoqa kanatieren, e pashë se në trup kishte pasur shumë plagë.

    Në kanatiere i kishte mbetur një plumb. Policia më sqaroi se plumbi ka dal prej trupit të tij. Kur u vendosëm në ambulancën e KFOR-it e luta zotin që të shpëtojë i gjalë. Po lutja mbeti vetëm lutje. Menjëherë e luta KFOR-in gjerman që të marrin masa me policinë dhe me helikopter t’i ndjekin vrasësit, pasi që ua tregova tipin, ngjyrën e veturës dhe rrugën kah kanë ikur kriminelët.
    Kirk Dejvid, zyrtar i UNMIK-ut nga Kanadaja: “Keni gabuar pse e keni thirrur policinë e UNMIK-ut për vrasjen e Ekremit. Në fakt, ka qenë dashur ta thirrni policinë dhe t’u thoni se në rrugën “Meriman Jakupi” Nr. 30 po ndahen pica dhe gjellëra pa pagesë. Për këtë lajm ata do të vinin në vendin e ngjarjes për një minut !



    Ata nuk reaguan fare. Më pyetën a ke dëshirë që t’ia shpëtojmë jetën vëllait apo t’i kapim vrasësit. Haptas iu thashë se jetën e vëllait tim nuk mund t’ia shpëtoni. “Ju lutem, nëse keni mundësi, ndërmerrni diçka së paku të kapen kriminelët”: Pjestarët e KFOR-it ma ofruan një hartë, për t’ua treguar rrugën kah kanë ikur kriminelët.

    Pas pak minutave mjekët gjermanë më njoftuan për vdekjen e Ekremit dhe shprehën keqardhje që nuk mundën t’ia shpëtojnë jetën vëllait. Aty ishte vëllai Qamili, miku Sylë Millaku që na shprehu ngushllime. Në ndërkohë erdhi edhe administratori i qytetit të Prizrenit Mark Baskini, të cilin nuk e kam njohur më parë. Prej mjekëve dhe Baskinit kërkova që ta marr kufomën e Ekremit dhe ta dërgoj në shtëpi. Por ata më thanë se për shkak të hetimeve kufomën duhet ta dërgojmë në Prishtinë ose në Shkup.

    Pasi u kthyem në shtëpi, rreth orës 9.00, pas se kishin ardhur shumë njerëz. Të gjithë shpresonin se Ekremi është gjallë. Por me kthimin tim në shtëpi u shuan të gjitha shpresat, pasi që ua kumtova lajmin për vdekjen e Ekremit. Së pari u shpreha ngushëllime nënës dhe nuses.
    -----------------

    RRËFIME AUTENTIKE TË FAMILJARËVE TË EKREM REXHËS – KOMANDANT “DRINIT” PËR VRASJEN DHE PËR ARRESTIMIN E TË DYSHUARVE TË IMPLIKUAR NË VRASJEN E TIJ (1)

    NUK PO MUND TË BESOJMË SE EKREMIN E VRANË ATA QË SOT PO MBAHEN NË BURG SI TË DYSHIMTË, POR ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR


    --------------------------------------------------------------------------------

    PRISHTINË, 20 gusht 2001 / Rrahman Rexhaj - Bota sot / fq.8

    Pse nuk dëshirojmë që vrasësi i djalit tonë të jetë shqiptar?
    Pse komandant “Drini” kishte një parandjenjë se do të vritej ?
    Çka e këshillon bashkëshorten e komandant “Drinit” Sali Veseli ditën e varrimit të tij ?
    Çka i tha Sali Veseli nënës së komandant “Drinit” për ngushllime?
    Pse në vendin e ngjarjes policia erdhi me një orë vonesë?
    Çka thotë zyrtari i UNMIK-ut Kirk Dejvid për vonesën e policisë ?
    Pse familja e Ekrem Rexhës nuk ka dyshuar se vrasës i djalit të tyre mund të jetë ndonjë pjestar i TMK-së?
    Pse Sami Lushtaku siguron familjen familjen rexha se Sali Veseli nuk ka dorë në vrasjen e djalit të tyre?
    Pse pas vrasjes së Ekrem Rexhës, Sali Veseli dhe Azem Syla nga familjarët e Ekremit kanë kërkuar të marrin kompjuterin e tij?

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ekrem Rexha u lind më 14.8.1961 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Prizren. Më 1967 regjistrohet në gjimnazin ushtarak në Beograd. Akademinë ushtarake-gjinia këmbësorisë e mbaron më 1984 në Sarajevë. Në akademinë ushtarake ndalet si ligjërues i kadetëve ushtarakë. Më 1988 ka regjistruar studimet e magjistraturës në shkencat politike-drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare. Në Sarajevë ka vijuar disa kurse për mësimin e gjuhëve të huaja. Ekrem Rexha ka zotëruar mirë 7 gjuhë të huaja, në mesin e tyre anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten etj. Në vitin 1992 ka marrë urdhër të shkojë në frontet e luftës në Dalmaci.

    Në mars të vitit 1993 kthehet në Prizren, çmobilizohet dhe nuk kthehet më në radhët e ish-APJ-së. Në vitin 1995 punësohet në ndërmarrjen private të kontabilitetit “Standardi” në Prizren. Pas fillimit të luftës, në shkurt të vitit 1998, Ekrem Rexha niset për të shkuar në Sarajevë, për t’i rregulluar disa punë private dhe për të rënë në kontakt me oficerët shqiptarë e më pas për të ardhur në luftë në Kosovë. Në Zvirnik arrestohet nga policia serbe, gjoja se ka qenë i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Në uzhicë dënohet me dy vjet burgim, por lëshohet të mbrohet në liri. Pas dy-tri javëve kthehet në Prizren. Në muajin maj 1998 bie në kontakt me njësitin e UÇK-së së Kabashit.

    Në qershor 1998 emërohet komandant i Shtabit të Vërrinit, në të cilin bashkëpuntor të ngushtë gjatë tërë luftës e ka pasur Selim Krasniqin, kryetar aktual i Asociacionit të Veteranëve të UÇK-së në Prizren. Më 7 shtator 1998 shkon në Shqipëri, ku merr pjesë aktive në riorganizimin dhe stërvitjen e ushtarëve të UÇK-së. Më 14 dhjetor 1998 kthehet në Kosovë dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së emërohet kmandant i Zonës Operative të Pashtrikut në Kasterc e Noshor të Suharekës. Në mars të vititi 1999, po ashtu me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, shkarkohet nga detyra e Komandantit të ZOP dhe emërohet drejtor i Shkollës Ushtarake dhe i Doktrinës së UÇK-së deri në çmobilizim.

    Sipas bashkëpunëtorëve të tij, Ekrem Rexha – Komandant “Drini” nuk është aktivizuar në TMK, për faktin se nuk është pajtuar me mënyrën e çmilitarizimit të UÇK-së dhe të shëndrrimit të UÇK-së në një organizatë civile.


    “Birin tim ma vranë vetëm pse luftoi për lirnë e Kosovës”, thotë nëna Qamilja

    Në familjen e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit” ishim më 14.8.2001 në ditëlindjen e 40-të vjetorit të lindjes së tij. Së pari më dëshiroi mirëseardhje nëna e komandantit legjendar “Drinit”, lokja Qamile. “Birin tim ma vranë vetëm pse luftoi për lirinë e Kosovës dhe për ta përparuar popullin e vet. Atë ditë të kobshme për herë të fundit pimë kafe me Ekremin këtu në ballkon. Posa doli te vetura për të shkuar në punë e vranë. Shumë plumba i kishin zbrazur mbi trupin e djalit të nënës.

    Vrasja e tij e tronditi tërë Prizrenin dhe Kosovën. Nuk ka mbetur kush pa ardhur për të na lehtësuar dhembjet e për të na shprehur ngushllime. Në ngushëllime ka ardhur edhe Sali Veseli. Një ditë kur erdhi ai u ul si gjithë të tjerët në këtë vend. Ma vguri dorën mbi krahë dhe më tha: “Ti loke nuk duhet të mërzitesh. Tash vetëm “Drinin” nuk e ke, por të gjitha të tjerat do t’i kesh. Ne do të kujdesemi për ju. Nuk do t’ju mungojë asgjë”. E unë, me gjithë mërzinë që kisha, iu përgjigja: Cfarë më duhet jeta mua pa djalin tim Ekremin, të cilin ma vranë!”

    Pas pak, jo me lot në sy, nënë Qamilja edhe një herë flet me përmallim për djalin e saj. “Ekremi prej moshës 15 vjeçare është larguar nga shtëpia. Rreth 20 vjet nuk e kam pasur në shtëpi, larg syve. Kurrë nuk jam çmallur e kënaqur me të. Atë ditë që e vranë u nisë për të shkuar në punë e pastaj në Pejë. Por nuk arriti as të shkojë në punë e as në Pejë. Ia morën jetën pa i pasur askujt hak e as borxh.

    Sot në ditëlindjen e tij të 40-të, në vend të Ekremit, poçmallem me dy nipat, djemët e tij Drinin dhe Ekremin e vogël, i cili lindi dy muaj e gjysmë pas vrasjes së tij. Nuk po mund të besoj se Ekremin e vranë ata që sot po mbahen në burg si të dyshimtë. Por çdo gjë është e mundur. Si mundën ta vrasin Ekremin, ai nuk ishte vetëm imi, por i gjithë Kosovës. Mburrëm që pata një djalë të tillë, trim, fisnik dhe bujar dhe të dashur për të gjithë popullin e Kosovës.


    Me ekremin u martuam dhe bëmë kurorë në flakën e luftës

    Bashkëshortja e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit, zonja Hajrie Millaku-Rexha, tregon se me Ekremin është njohur pesë vjet para se të martoheshin. Ekremi ka qenë një njeri i formuar, inteligjent dhe shumë i afërt. U martuam dhe u kurorëzuam në flakët e luftës. Edhe në luftë jeta jonë vazhdoi, të bindur se nëse e mbijetojmë luftën, në liri do ta gëzojmë jetën me fëmijët tanë.

    Por ja fati e deshi, Ekremit ia morën jetën në moshën më të mire, kurse unë mbeta në gjysmë të rrugës, pa më të dashurin tim – shokun e jetës sime. Jam krenare që pata një njeri e bashkëshort të tillë. Edhe pse me zemër të thyer përsëri jam e kënaqur se Ekremi m’i la dy djem sokola, Drinin dhe Ekremin, të cilët do t’i ruaj, do t’i rris e edukoj ashtu siç dëshironte bashkëshorti im-Ekremi.

    Gjatë kohës së luftës më 27.7.1998 me kunatin Ruzhdiun e pata vizituar në Libiçevë, në terrenin e Vërrinit, ku ai luftonte. Kurse më 30.7.1998 jam nisur për Sarajevë. Kur mora vesh se Ekremi është kthyer nga Shqipëria, erdha në Kosovë për të pritur Vitin e Ri të parë të martesës. Jam vendosur në fshatin Hoçë të Vogël të Rahovecit, në shtëpinë e Mehmet Krasniqit.

    Mehmet Krasniqi shumë e ka ndihmuar UÇK-në, ka pritur, ka strehuar e shërbyer shumë – shumë ushtarët tanë. Më 14 janar 1999, po në shtëpinë e mixhës Mehmet, me Ekremin e kemi bërë kurorëzimin. Ofiqari i Zyrës së Vendit të Krushës së Madhe nga Celina e ka marrë librin e të kurorëzuarve dhe rreth orës 23.00 të natës ka ardhur në Hoçë të Vogël për të na kurorëzuar. Në shenjë nderimi të kurorëzimit tonë, Mehmet Krasniqi pati ftuar rreth 100 ushtarë e persona të tjerë civilë dhe pati prerë një ka të madh. Tamam u bë dasmë e vërtet. Ato momente të lumtura të jetës sime me Ekremin kurrë nuk do t’i harroj.

    Më vjen keq dhe ndjej dhembje për ofiqarin që na kurorëzoi në Hoçë të Vogël, të cilin kam dëgjuar se më pas forcat serbe e kishin vrarë.

    Dy ditë pas kurorëzimit përsëri jam kthyer në Sarajevë. Djali i madh Drini më ka lindur më 18.6.1999 në Sarajevë, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në fund të muajit qershor ’99 në Sarajevë ka ardhur edhe Ekremi dhe është kthyer më 27.7.1999, kurse unë në Prizren me djalin e vogël kam ardhur tri javë pas Ekremit. Pas ardhjes së Misionit të UNMIK-ut në Prizren, Ekremi është emëruar drejtor i Departamentit për Mbrojtje të Ambientit dhe Siguri Civile.


    “Kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do me mëplas”, tha Drini pak para se ta vrisnin

    Siç është vërtetuar, Ekremi ka qenë në përcjellje të përhershme, të vrasësve të cilët kanë pritur momentin më të përshtatshëm për të likuiduar. Katër pesë ditë pa e vrarë ia kishin shpuar gomën e veturës në qytet derisa ai ishte në zyrë. Më 7 maj 2000 Ekremi shkoi në Aeroportin e Prishtinës për të marrë vëllanë Ruzhdiun. Në shtëpi arritën rreth orës 18.00 në mbrëmje. Pasi pushuan pak hëngrën darkën.

    Ruzhdiu doli për t’i vizituar axhët e miqtë e tij, kurse Ekremi ishte i lodhur ra për të pushuar. Atë ditë, më 8 maj 2000, disi isha i shqetësuar dhe kisha një parandjenjë se do të ndodhë diçka e tmerrshme. Në mëngjes unë dola për t’i kryer punët e mëngjesit, kurse Ekremin e lashë duke lozur me Drinin. Ai orët e para të mëngjesit ia kushtonte Drinit, luante me të, sepse gjatë ditës nuk kishte kohë, ishte i zënë me punë.

    Edhe atë ditë që e vranë e mori Drinin në krah dhe duke e përqafuar doli në ballkon. Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik. Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshëmorve, si në kujtim tha: “- kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubuimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas.

    Pasi pimë kafe, u nis drejt te vetura, por u kthye menjëherë shumë i mërzitur. Tha përsëri ma kanë shpuar gomën e veturës. Posa doli nga dera e oborrit u dëgjuan rafalet, ndërkaq një veturë e kuqe iku me të shpejtë. Mua më lëshuan këmbët dhe e luta zotin të mos jetë e vërtetë ajo që po mendoj. Ruzhdiu e kishte kapur Ekremin dhe mundohej t’i jepte ndihmë. Me një veturë e dëguan në ambulancën e KFOR-it gjerman. Pas një ore erdhi kunati Ruzhdiu dhe na njoftoi e na shprehu ngushllime se Ekremi vdiq nga plagët e marra. Përfundimisht i humbëm shpresat se Ekremi do ta mbijotojë këtë atentat. Ekremin nga afërsia e kishin goditur me 17 plumba, 3 në kokë e 14 në trup.


    -----------------
    16/10/2001 - Trepça.net / Dosja "DRINI"

    --------------------------------------------------------------------------------

    EKREM REXHA - KOMANDANT DRINI MBETET NË MENDJEN E HISTORISË SONË KOMBËTARE


    --------------------------------------------------------------------------------

    Shkruan: Besim KRASNIQI

    Ekrem Rexha – i njohur me nofkën “Komandant Drini”, ish-luftëtar dhe ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Pashtrikut dhe Vërrinit, kryetar i Bordit adminstrativ për qytetin e Prizrenit, falë orientimit të tij të drejtë politik me dimensione të ndryshme për çasjen e Kosovës dhe luftës së drejtë për çlirim kombëtar, pastaj cilësia e tij prej poligloti dhe politikani të mirëfilltë, padyshim mbetet një ndër figurat qendrore që u flijua për të drejtën historike kombëtare shqiptare.

    Nisur nga ambiciet e tij që i kishte që nga rinia për të mirën e çështjes kombëtare, u dëshmua me përkushtim të madh dhe guximshmëri e dinjitet prej patrioti dhe luftëtari të paepur për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ekrem Rexha padyshim gëzonte autoritet të madh në shoqërinë shqiptare si dhe në strukturat ndërkombëtare të vendosjes, sidomos pas dislokimit të trupave të NATO-s në Kosovë.

    Pa hyrë thellë në veprimtarinë e tij ushtarake në kuadër të UÇK-së, e cila periudhë konsiderohet si një ndër më të suksesshme të tij, pa hezituar mund të themi se me vrasjen e tij nga shërbimet kuislinge Kosova dhe shqiptarët humbën njërin ndër politikologët me influencë dhe nismëtarin e një lëvizjeje moderne të politikës së mirëkuptimit dhe tolerancës, e cila bazohej në principet e unifikimit të strukturës udhëheqëse për çështjet madhore, të cilat shqiptarëve do t’iu nevojiten përherë.

    Komandant Drini me kohë e kishte kuptuar se parcializmi sidomos ndarja nga udhëheqjet institucionale, parimisht të organizuara me akte normative dhe të mbështetura në votën e lirë të popullit, janë sindrome që margjinalizojnë përpjekjet e shqiptarëve sidomos në këto dymbëdhjetë vite të fundit.

    Ndjenja prej atdhetarizmi ishte forca shtytëse që Ekrem Rexha – Drini nga një politikan dhe intelektual i shquar, u konvertua guximshëm në rradhët e UÇK-së pa pretendim privilegjesh dhe futjes në hierarkinë karrieriste! Pa ndonjë vështirësi të madhe, menjëherë pas luftës u involvua në krijimin e strukturave udhëheqëse dhe krijimit të një klime të re, që karakterizohej me zbutjen e fraksioneve, antagonizmave, ekstremizmit dhe dhunës së implikuar nga qarqe të ndryshme pansllave.

    Duke u bërë simbol i organizimit të mirëfilltë, me vizion krejtësisht kombëtar, ai nuk u kundërshtua nga asnjë subjekt politik sepse ishte i pazëvendësueshëm në konceptet dhe vizionet e tij plurale. Gjykuar realisht, komandant Drini me veprimet e tij prej një strategu, në luftën shqiptaro-serbe u bë pengesë e pakapërcyer dhe mburojë e pathyer për forcat fashizoide serbe, dhe se vrasja e tij në ditët e para të lirisë është një „argat“ i madh që iu bë antishqiptarëve respektivisht Beogradit.

    Pra, vrasja e tij, me të drejtë mund të konsiderohet si vrasje e një sensi racional, i cili i dha kahje të mbarë zhvillimeve politike dhe marëdhënieve brendashqiptare. Ai nuk bëri siq bënë disa të vetemëruar, që të lëshohej në avantura për të cilat nuk kishte prirje, të formoj parti apo grupacione tendencioze që kann për qëllim diskreditimin e të arriturave të gjertanishme dhe pengimin e integrimit të Kosovës me kohë në strukturat evropiane.

    I vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Kosova e pasluftës dhe qytetarët e saj, Ekrem Rexha – Drini në mënyrë brilante vihet në shërbim të institucionalizimit të jetës në Kosovë si dhe angazhimin e tij kombëtar e orientoi në zhvillimet e mëtejshme ekonomike, sociale e politike.

    Për dallim nga disa ushtarak të tjerë që sot pretendojnë të merren me politikë, komandant Drini me përballje dinjitoze u mundua t’a anashkalojë krimin dhe dhunën, sidomos në Prizren e rrethinë. Kjo sepse ai nuk vuante nga psikoza e mohimit të kundërshtarëve politik dhe të arriturave të të tjerëve. Por përkundrazi, ai që në fillim të aktivitetit të tij politik ishte shprehur për „fair-play“ politik si dhe për një bashkërenditje të të gjitha forcave politike, në ndërtimin e jetës institucionale e demokratike në Kosovë.

    Ekrem Rexha-Drini me kohë dinstancohet me përfillje nga vija politike e kundërshtarëve dhe mohuesve të institucioneve të dalura nga vullneti i lirë i popullit shqiptar. Zaten, ky do të jetë edhe hapi më i qëlluar dhe suksesiv i tij, në vazhdën e veprimtarisë së mëtejme si veprimtar politik i dalë nga lufta.

    Kjo ishte edhe arsyeja e pajustifikueshme e dorës kriminale dhe antishqiptare, për më tepër servile që shtiu mbi komandant Drinin dhe mbi gjakun e dëshmorëve tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Pra, në mendjen e historisë kombëtare, komandant Drini mbetet në altarin e Lirisë dhe të funksionalizimit konstruktiv të politikës kombëtare drejt pavarësisë së Kosovës.
    --------------
    Vrasësit e Ekrem Rexhës, i njohur si "Komandant Drini", së shpejti para gjyqit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 15 maj 2002 - Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur dje (të martën) aktpadinë kundër Sali Veselit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si "Komandant Drini".

    Aktpadia është ngritur edhe kundër Habib Hazirit për shkak të dyshimit se më 8 maj të vitit 2000, sipas porosisë së Sali Veselit, siç thuhet në aktpadi, ka kryer vrasjen e Ekrem Rexhës.

    Aktpadia është ngritur edhe kundër dy pjesëtarëve të TMK-së, Xhemaj 2002l Beqirit dhe Halil Çadrakut, të cilët sipas aktpadisë, kanë ndihmuar në vënien e kurthit dhe në likuidimin e "Komandant Drinit".

    Në aktpadi thuhet se Sali Veseli ka paguar 15.000 marka në llogari të Habib Hazirit si shpërblim për vrasjen e Ekrem Rexhës.

    Më 8 janar të vitit 2000, Ekrem Rexha është vrarë para derës së shtëpisë së tij në Prizren.


    -------------

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    vazhdon Gjyqi

    Në Prizren ka vazhduar seanca gjyqësore në procesin “Drini”

    Remzi Shala: “Sali Veseli më ka thënë e vramë Drinin tani e ka radhën Zyrapi”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dëshmitarët që janë cilësuar si kyç në këtë proces, Remzi Shala, Bashkim Ndrecaj dhe Kadri Shabani (boshnjak) ishin në sallë, por të hënën dëshmoi Shala, i cili në dhënien e dëshmisë ishte konfuz, për çka pati polemika midis prokurorit ndërkombëtar Hickman, gjyktëses Karpati dhe mbrojtjes së të akuzuarve. Vazhdoi gjykimi në procesin “Drini” në Prizren

    FADIL BYTYÇI

    PRIZREN, 24 QERSHOR 2002 / Koha ditore - Në Gjykatën e Qarkut në Prizren të hënën me një rë vonesë vazhdoi procesi gjyqësor që tashti njihet me emrin “Drini”, kundër të akuzuarve Habit Haziraj, për vrasjen e Komandant Drinit, Sali Veselit për organizim dhe Halil Çadrakut e Xhemajl Beqirajt për ndihmë. Një orë të akuzuarit kanë pritur fillimin me duar lidhur në bankën e të akuzuarve, ndonëse ata ndodheshin në sallën e gjyqit të rrethur me policë.

    “Mosmarrëveshjet mes avokatëve dhe administratës së gjykatës ishin rezultat i vonesës”, u shpreh avokati Fazli Balaj në vërejtjen e kryetares së trupit gjykues Karpati se vonesa sipas saj ishte “pasojë e mosardhjes me kohë e avokatëve”. “Ne kemi ardhur me kohë, por administrata e gjykatës ka thënë se të paraburgosurit arrinë në orën 10”, tha Balaj.

    Për të hënën ishte paraparë që në procesin gjyqësor të rastit “Drini” të paraqiteshin dëshmitarët të cilët janë cilësuar si kyç në këtë proces: Remzi Shala, Bashkim Ndrecaj dhe Kadri Shabani (boshnjak), të cilët ishin në sallë, por për Kadri Shabanin, gjykatësja ka bërë urdhëresë që ai të dëshmonte më 1 prill. Para së të fillonte procesi, avokati Rexhep Hasani, kërkoi nga kryetarja e trupit gjykues Karpati që të kërkonte nga mediat korrektësi për shkak se ai kishte vërejtje se nga ky gjykim dezinformojnë opinionin.

    Hasani, pyetjes së gazetarëve se për cilat media kishte fjalën, ai tha: “Për korrespondentin e gazetes “Bota sot”, e cila ka shtrembëruar dëshminë e së vesë së Ekrem Rexha, Hajrie Rexha”.


    “Për herë të parë kam kuptuar se po përgatitej vrasja e Drinit”

    “Unë i njoh 4 të akuzuarit dhe ata e njohin mirë njëri-tjetrin”, deklaron në fillim të dëshmisë së tij dëshmitari Remzi Shala, i cili ka qenë shofer i Sali Veselit, ishkomandant i Zonës II Mbrojtëse të TMK-së. Ai më pas ka thënë se “për herë të parë kam kuptuar se po përgatitej vrasja e Drinit në zyrën e Veselit kur Fatosi (nofka e Halil Çadrakut) ka hyrë në zyrë të Veselit dhe i ka thënë atij se “këqyr çka ka shkruar ky qen, (për Drinin) në gazetën “Ditët e shpresës”, ndërsa sipas Shalës, Veseli i ka thënë se “ti e di urdhrin dhe Fatosi ia ka kthyer se unë do ta gri këtë dhe do të hedh në bërllok”.

    Më pas, Shala ka rrëfyer se si pas varrimit të Drinit, kanë festuar në “Pojata” ku ishin 13 persona, ndër të cilët Sali Veseli, Halil Çadraku, Sadik Halitjahaj, Alush Shala, Xhemajl Beqiraj, duke pranuar se aty ka qenë edhe vetë. Sipas tij Veseli në atë drekë në “Pojata” ka thënë se “ne e vramë Drinin, ndërsa tani është në radhë Bislim Zyrapi dhe se unë e vras njerin dhe mirë ia lexoj referatin në varrim”, deklaroi Shala.

    Duke folur më tej, (deklaratën e tij askund nuk e ndërpreu gjyqtarja Karpati) tregon se pas kalimit të Veselit në Mitrovicë, në rrugë për atje “Veseli më ka treguar se ‘qyky gjyks vret njerëz’, duke më bërë të ditur se unë e kam ‘Nixhen’, për të cilin më vonë kam kuptuar se ai ishte Habit Haziraj dhe njëherësh Sali Veseli më ka pyet se ‘a e ka marrë vesh populli se unë e kam vra Drinin, për çka unë ia kam kthy se jo ende nuk e ka marrë vesh”, shprehet dëshmitari Shala.

    Duke vazhduar më tej, ai tregon se si shofer i Veselit, 2 javë para se të vritej Drini ka pasur një takim mes Veselit, Fatosit, Alush Shalës, Sadik Halitjahës e ku ishte edhe Xhemajl Beqiraj, në hotelin “Theranda” ku “sipas bindjes sime aty është bërë fjalë për vrasjen e Drinit”, ka thënë ai. Pyetjes së gjyqtares se si e ka ditur ai se në këtë takim është folur për organizimin e vrasjes së Drinit, ai është përgjigjur: “Kam dyshuar në bazë të asaj se në zyrën e Veselit i kam dëgjuar duke folur për këtë atë dhe Fatosin për artikullin e gazetës për të cilën fola më parë”.

    Në këto çaste gjyqtarja e ka ballafaquar me deklaratën e tij, dhënë më 2 gusht 2001, ku para gjyqtarit hetues të së njëjtën pyetje i është përgjigjur se “këtë e ka kuptuar më pas, pasi që ka dëgjuar në ‘Pojata’ çfarë është folur aty”.


    Konfuzioni i dëshmitarit dhe polemikat

    Një konfuzion të theksuar ka shprehur dëshmitari Shala kur ka filluar ta merrte në pyetje dëshmitarja Karpati, për çka ka pasuar edhe polemika mes prokurorit ndërkombëtar Hickman, i cili duke i përcjellë përgjigjet e dëshmitarit, u përpoq që këtë konfuzion të tij t’ia mveshte, siç tha ai, “pasaktësisë së gjyqtarit hetues, i cili dëshmitarit ia ka aforuar deklaratën që ta nënshkruante në gjuhën angleze dhe dëshmitari nuk ka ditur se ç’kishte nënshkruar”, është shprehur ai, për çka ndërhyn Karpati, e cila tha se kjo nuk qëndron pasi që atij fillimisht i është lexuar edhe versioni shqip i deklaratës.

    Avokatja Sadie Mjekiqi më pas ka ndërhyrë ku ka përkujtuar prokurorin Hickman, i cili përfaqëson aktakuzën kundër 4 të akuzuarve në këtë proces, se “shumë saktë gjykatësja 3 herë e ka ballafaqur me daklaratën e tij dhe këto paqartësi i ka pohuar edhe në 5 pyetjet e veta dëshmitari, prandaj nuk është e qartë se pse prokurori nuk e pranon këtë fakt”, tha ajo. Ky konfuzion ka ardhur atëherë kur Karpati ka pyetur dëshmitarin Shala se kur dhe ku ka dëgjuar për herë të parë t’i ketë thënë Veseli se “ne sot e vramë Drinin”, ndërsa ai në 5 raste ka thënë se “këtë e kam dëgjuar në ‘Pojata’ në ditën e vrasjes së Drinit”. “A këtë e ke dëgjuar në ditën e vrasjes së Drinit, ripyet disa herë dëshmitarin gjykatësja.


    “Nixha” ishte Habit Haziraj

    Karpati dhe ai ia kthen përgjigjen se në ditën e vrasjes së Drinit, ndërkohë që ajo e ballafaqon me faktin se një takim është mbajtur në ditën e funeralit, e pyet nëse ka pasur 2 dreka në “Pojata”, ai përgjigjet se “jo ka pasur vetëm një drekë”.

    Më pas gjyktësja Karpati ka pyetur dëshmitarin se si ka kuptuar se vrasësi është Haziraj, dëshmitari Shala ka thënë se “këtë ma ka thënë Veseli duke më treguar se atë e ka vrarë “Nixha”, por mbiemrin e kam kuptuar nga Xhemajl Beqiraj”, ku isha së bashku me Bashkim Ndrecajn në banesë në Mitrovicë dhe ne me të së bashku, pasi që dinim vetëm mbiemrin dhe pseudonimn “Nixha” vinim natën tinza te Sali Veseli dhe Xhemajl Beqiraj për të shkuar në Drenicë dhe për të kuptuar se kush ishte vrasësi i Drinit dhe atje nga disa shitës cigaresh kemi kuptuar se Haziraj, “Nixha” ishte Habit Haziraj”, thotë Shala për të shtuar më pas se menjëherë kam lajmëruar policinë pasi që unë shumë e kam dashur Komandant Drinin.

    Më pas kryetarja e trupit gjykues e ka ballafaquar dëshmitarin Shala me disa pasuese të deklaratës së tij dhënë para gjyqtarit hetues, të cilat nuk korrespondonin me dëshmitë e tij të së hënës në disa raste dhe pyetjes së kryetares së trupit gjykues se pse këto nuk ia ka thënë dëshmitari gjykatësit hetues, ai u shpreh: “Kam dashur që në hollësi të flas para trupit gjykues dhe t’ia them në sy Veselit”.

    Kështu kur kryetarja e trupit gjykues e pyet dëshmitarin se a ka qenë në takim para vrasjes së Drinit në hotelin “Theranda” Sadik Halitjaha dhe pas funeralit të Drinit në “Pojata” ai shprehet se “ka qenë në të dyja këto takime”, ndërsa më pas gjykatësja e ballafaqon atë me deklaratën e tij, dhënë gjykatësit hetues se më 2 gusht 2001 ku thotë se “dua ta korrigjoj veten se në takimin e dytë në ‘Pojata’ nuk ka qenë Sadik Halitjahaj”, pyetjes se pse ndodhin këto papërputhshmëri me dëshminë e tij, Shala tha vetëm këtë “se unë po them se në të dyja këto takime ka qenë edhe Halitjahaj.

    Konfuziteti i dëshmisë së dëshmitarit të sotëm në disa raste është provuar edhe gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtëst e të akuzuarëve, e kjo vërehej sidomos në papërputhsmërinë kohore parë disa nga të dhënat e tij si dëshmi. Gjykimi vahdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tjerë, Bashkim Ndrecaj dhe z.Shabani.

    ------------
    Vazhdimi i seancës gjyqësore në procesin “Drini” në Prizren, të hënën

    Dëshmitari Shala pohon që Sali Veseli të ketë pasur lidhje me Limajn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndërkohë ai ka pohuar se nga Limaj ka pasur një porosi, nëpërmjet një personi tjetër, që ta ndryshonte deklaratën dhënë policisë se UNMIK-ut pas arrestimit të Veselit, por, siç u shpreh ai, “këtë nuk e kam pranuar”


    FADIL BYTYÇI

    PRIZREN, 1 KORRIK 2002 / KOHA DITORE, fq.7 - Pas një jave,të hënën në Gjykatën e Qarkut në Prizren, vazhdoi procesi kundër 4 të akuzuarve për vrasjen e Ekrem Rexhës, Komandant Drinit më 2000. Edhe të hënën është marrë në pyetje dëshmitari që vlerësohet të jetë kyç në këtë proces, Remzi Shala, mdërkohë që në pritje ishin edhe 2 dëshmitarë të tjerë që konsiderohen shumë të rëndësishëm për këtë proces, Bashkim Ndrecaj dhe Kadri Shabani (boshnjak).

    Fillimisht Shala është pyetur nga prokurori ndërkombëtar Hickman për kontaktet e tij me të akuzuarit, posaçërisht me Veselin. Pyetjes së prokurorit Hickman se nëse di Shala që Veseli ka pasur burime financiare të tjera pos atyre të realizuara nga puna në TMK ai është përgjigjur: “Unë nuk di për të ardhurat tjera të Veselit”.

    Ndërkaq pyetjes se ç’di për punën e Halil Çadrakut si shef i ZKZ-së ai tha: “Unë e di se Çadraku ka qenë shef i G2 (ZKZ) deri në vrasjen e Drinit, ndërsa në restorantin “Pojata” Veseli më ka thënë se “do ta largoj Çadrakun nga ky post dhe do ta dërgoj në Rahovec për të humbur gjurmë dhe në vend të tij do ta vendosi Alush Shalën, “njeri pa shkollë”, rrëfen Shala. Ai ka saktësuar se në “Pojata” kanë qëndruar deri 4 orë dhe se aty nuk kanë qenë disa persona siç ka pohuar Vesli në deklaratën e tij, shprehet Shala duke mos precizuar se për cilët persona ishte fjala.


    Kontestimi i Shalës

    Ndryshe gjatë marrjes në pyetje nga ana e prokurorit, dëshmitari Shala është kontestuar disa herë nga kryetarja e trupit gjykues Karpati, e cila kërkonte sqarime të sakta për përgjigjet e dëshmitarit të cilat disa herë ishin konfuze. Kështu në një përkujtim të deklaratës së më hershme të Shalës se pyetjes se cili ka qenë roli i Xhemajl Beqirajt në vrasjen e Drinit ka thënë se nuk e di ndërsa tani thua: “Këta kanë bashkëpunuar dhe janë miq ndër veti”, Beqiraj ripërsëriti atë se “Veseli është shok me Xhemajl Beqirajn” duke mos dhënë përgjigje të saktë lidhur me pyetjen e shtruar.

    Prokurori ndërkombëtar Hickman ka përballur dëshmitarin Shala me të akuzuarin për vrasje, Habit Haziraj, për të tërhequr vërejtjen mbrojtësve se dëshmnitari e njeh atë dhe për të krijuar përshtypjen se dëshmitari flet të vërtetën. “A e njeh Hazirajn me e pa tani?”, ishte pyetja e prokurorit, kurse ai pohon se po dhe kur i kërkon që ta kthente kokën prapa për ta parë e pyetur cili është, ai u përgjigj duke bërë me dorë në drejtim të të akuzuarit Haziraj. Në këtë ndërhynë, avokati Fazli Balaj, i cili e bëri të pa vlerë përpjekjen e prokurorit për të krijuar bindjen se dëshmitari e njeh atë duke shtuar: “Dëshmitari deri tash më së paku 10 herë në sallë ka parë të akuzuarit dhe ai tani e di se për cilin bëhet fjalë”.


    Opinionet e dëshmitarit

    Faza më interesante e dëshmisë së Shalës ishte ajo kur filloi të merrej në pyetje nga avokatët. Pyetjes së avokatit se a di dëshmitari se a ka pasur marrëdhënie midis Veselit me Fatmir Limajn ai tha: “Po, ka pasur marrëdhënie dhe se Limaj e ka qenë dirigjent i TMK-së”. Ndërsa pyetjes tjetër se a e njeh dëshmitari Limajn ai i përgjigjet:“E njoh shumë mirë dhe se ai është nga Malisheva!”.

    Duke e ballafaquar me faktin se dëshmitari mban armë me leje lëshuar nga policia, avokati Hasani e pyet Shalën se a ka pasur kërcënime nga dikush, ai thotë se po ka pasur, ndërsa në këtë kontekst përmend një fakt tjetër, sipas tij, kur Limaj ia dërgon një person për të kërkuar që ta ndryshojë deklaratën e tij, dhënë policisë pas arrestimit të Veselit për çka ai ka refuzuar që ta ndryshonte atë.

    Pyetjes nëse ka pasur kërcënime nga ky person, Shala ka thënë: “Jo nuk është kërcënuar”. “Dëshira për t’i pushuar vrasjet më ka shtyrë t’i hulumtoja vrasësit e Drinit. Duke u ndërlidhur me pyetjet e avokatëve se pse ka hulumtuar vrasësit e Drinit Shala ka thënë: “Dëshira për të pushuar vrasjet në Kosovë më ka shtyrë që t’i hulumtoja vrasësit e Drinit dhe fakti se e kam dashur shumë”.

    Ndërsa i ballafaquar me disa deklarata që ia përkujton mbrojtja se “pse ka shkuar në Drenicë për të hulumtuar “Nixhen” (nofka e të akuzuarit Haziraj) pasi që keni deklaruar se për të të ka treguar Xhemajl Beqiraj, dëshmitari Shala është përgjigjur: “Këtë e kam bërë për arsye se kam dashur të siguroja dhe vërtetoja nëse ka treguar të vërtetën Beqiraj”.

    Ndryshe duke e ballafaquar me deklaratën e tij, dhënë në seancën e javës së kaluar, ku thotë se Veseli më ka thënë se “unë e vrava Drinin, tash e ka radhën Zyrapi”, mbrojtja i kabërë pyetje se a i ke treguar dikujt nga strukturat e policisë apo të TMK-së, ai përgjigjet se “pos Bashkim Ndrecajt askujt nuk i kam treguar, ndërkohë që ai ka pranuar se i ka treguar edhe Zyrapit “natën kam shkuar dhe i kam thënë të ruhet se tani ti je në radhë”.

    ------------------------

    Bashkim Ndrecaj dëshmitar i ri në rastin “Drini”

    Ndrecaj: “Alush Shala më ka thënë: dreka në restoran “Pojata” na ka zbuluar të gjithëve...”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryetarja e trupit gjykues, Anjela Karpati, ka paralajmëruar se në gjyq mund të thirren në cilësinë e dëshmitarëve edhe Sadik Halitjahaj dhe Bislim Zyrapi


    FADIL BYTYÇI

    PRIZREN, 4 QERSHOR 2002 / KOHA DITORE – fq.9 – Bashkim Ndrecaj me paraqitjen e tij të enjten është dëshmitari i radhës në rastin “Drini” që është duke vazhduar në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Ndrecaj është vlerësuar si një nga dëshmitaret e rëndësishem në këtë proces së bashku me Remzi Shalën. Ndrecaj ka rrëfyer ngjashëm me dëshmitarin paraprak, i cili gjatë tri seancave ka dëshmuar në këtë proces.

    Edhe Ndrecaj, sikurse Shala, (këta të dy janë edhe shokë mes vete që kanë qenë ushtarë të UÇK-së) ka thënë: “Në zyrën e Sali Veselit kam dëgjuar një dialog mes Qadrakut dhe Veselit që ndërlidhet me Ekrem Rexhën - Komandant Drinin”.

    Sipas tij, Halil Qadraku, i akuzuari i tretë, “ka hyrë në zyrën e Sali Veselit me një ekzemplar të gazetës së KFORit “Ditët e shpresës” ku i ka thënë: shiko çfarë ka shkruar Drini, ndërkohë që Veseli ia ka kthyer: ti e di urdhrin që ta kam dhënë dhe ai i është përgjigjur se do ta bëjë copëcopë dhe do ta hudhë në pleh”.

    Ndërkaq, duke u ndërlidhur me drekën në restorantin “Pojata”, ku siç është përfolur disa herë gjatë procesit, të akuzuarit kanë ngrënë drekë pas funeralit të Komandant Drinit, Ndrecaj ka thënë: “Unë në atë drekë nuk kam qenë, por për fjalët e thëna kam dëgjuar nga të tjerët”.


    Sali Veseli ka thënë: “Ne e vramë Drinin, tash e ka radhën Zyrapi”

    Sipas aktakuzës, të cilën e ka mbështetur edhe dëshmitari paraprak Shala, në këtë drekë “Sali Veseli ka thënë se ne e vramë Drinin, tash e ka radhën Zyrapi”. Këtë i akuzuari Sali Veseli e ka mohuar. Dëshmitari Ndrecaj, ka pohuar se një gjë të tillë, sipas tij disa herë ia ka pohuar edhe vetë Sali Veseli: “Disa herë, 4 deri në 5 herë”.

    Ndryshe në një pyetje të gjyqtarit ndihmës se çfarë raportesh ka pasur dëshmitari me Sali Veselin, Ndrecaj ka thënë: “Unë nuk kam qenë shok me Sali Veselin, pasi që këtë nuk ma lejon as mosha”. Në këtë ka ndërhyrë sërish gjykatësi ndihmës. Sipas tij, nëse Ndercaj dhe Veseli nuk kanë qenë shokë, atëherë si ka qenë e mundur që Veseli t’i thoshte atij se e ka vrarë Drinin.

    “Ne vetëm kur ishim në Mitrovicë kemi banuar bashkë dhe atje më ka thënë”, tha Ndrecaj. Ndryshe, gjatë marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ndërkombëtar, Tomas Hickman, i cili e përfaqëson edhe aktakuzën, kundër 4 të akuzuarve në këtë proces, dëshmitari Ndrecaj ka pohuar: “Pas daljes nga arresti, (ku kanë qëndruar së bashku me Shalën për dy ditë me dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e Drinit), ka thënë se “jemi thirrë në zyrën e Alush Shalës, i cili ka qenë shef i G2 (ZKZ).

    Tani ai është në arrest me dyshimin siç kanë pohuar burimet nga KFOR-i për veprimtari kriminale. Sipas Ndrecajt, ai ka thënë: “Të gjithë jemi zbuluar, dreka në restorant “Pojata” na ka zbuluar të gjithëve dhe lidhur me këtë ka thënë se dikush na ka spiunuar, duke përmendur emra konkretë”. I pyetur se a i mban mend ata emra, të cilët ia ka përmendur Alush Shala, Ndrecaj ka thënë se i mban mend, por nuk mund t’i thotë publikisht.


    Dëshmitari nuk i thotë emrat që ia ka përmendur Alush Shala

    “Thjesht nuk mund t’i them publikisht emrat”, ka thënë Ndrecaj, ndërkohë që avokati mbrojtës Ethem Rogova ka ndërhyrë duke thënë: “Emrat e tyre i di prokurori, duhet t’i dimë edhe ne”. Por gjykatësja Karpati e ka respektuar kërkesën e dëshmitarit.

    Në pyetjen se cili është roli i Xhemajl Beqirajt në vrasjen e Drinit, Ndrecaj ka pohuar: “Unë nuk e di saktësisht se cili është roli i tij, por e di se të akuzuarin Habit Haziraj e ka njoftuar me Sali Veselin për çka më ka thënë Xhema se e kam shok”, ka pohuar Ndrecaj, ndërsa në të njëjtën pyetje për Halil Qadrakun, të akuzuarin tjetër, Ndrecaj ka thënë: “Nuk e di rolin e tij në këtë vrasje”.

    Gjatë dëshmisë së tij, disa herë ka ndërhyrë i akuzuari Sali Veseli, duke e kontestuar dëshminë e Ndrecajt, por gjykatësja Karpati ia tërhoqi vërejtjen për ta respektuar procedurën e gjyqit “pasi që edhe për ju z. Veseli do të vijë koha kur mund t’i bëni komentet dhe ta pyetni çka të doni dëshmitarin”.

    Gjatë procesit gjyqësor kundër 4 të akuzuarëve për vrasjen e Komandant Drinit, disa herë janë përmendur edhe emrat e Sadik Halitjahajt dhe Bislim Zyrapit, ky i dyti ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjykatësja Karpati ka paralajmëruar se “edhe këta mund të jenë dëshmitarë dhe mendoj se duhet të thirren në cilësinë e dëshmitarit në këtë proces”.

    Seancat gjyqësore të këtij procesi po mbahen megjithatë në kushte jo edhe të mira, në një sallë që është relativisht e vogël, ndërsa për procese çfarë është ky shumë e vogël, në temperatura të larta dhe kur e tëra është e mbushur me auditorium, bëhet e padurushme dhe jo pak ka vërejtje nga të pranishmit në sallë “se si është e mundur që të gjitha zyrat e personelit ndërkombëtar kanë aeroklimatizim, ndërsa në këtë sallë nuk ka”, kanë bërë vërejtje të pranishmit.

    --------------------

    Nga seanca gjyqësore në procesin “Drini” në Prizren

    Në sallë pati tensionim gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Ndrecaj


    --------------------------------------------------------------------------------

    Veseli e ka quajtur dëshminë e Bashkim Ndrecajt një konjukturë të montuar për këtë proces nga, siç është shprehur ai, mentorët e tij, ndërkohë që dëshmitari e ka ftuar Veselin që, siç tha ai, “të jetë i drejtë, sepse komentet e tij janë fjalime politike”

    12 korrik 2002 / Koha Ditore - fq.7

    FADIL BYTYÇI

    PRIZREN, 9 KORRIK 2002 - Në Gjykatën e Qarkut në Prizren, të martën, vazhdoi seanca e radhës në procesin gjyqësor kundër 4 të akuzuarve për vrasjen e Ekrem Rexhës, Komandant Drinit.

    Fillimisht krytarja e trupit gjykues, Karpati, ka paralajmëruar si mbrojtjen, ashtu edhe përfaqësuesin e aktakuzës, prokurorin Tomsa Hickman se “kam vendosur t’i ftojë në cilësinë e dëshmitarit më 11 të këtij muaji edhe Sadik Halitjahen, Bislim Zyrapin dhe Alush Shalën, (ky i fundit është në arrest qe disa muaj)”. Ndryshe, ajo bëri të ditur se “mendoj se deri më 17 të këtij muaji do të përfundojë ky proces kur edhe do të shpallet aktgjykimi.

    Në seancë vazhdoi me dëshminë e filluar që nga seanca e kaluar dëshmitari Bashkim Ndrecaj. Ai u është përgjigur një varg pyetjesh, fillimisht të avokatëve, ndërsa më pas edhe të të akuzuarve.

    Me pyetje të veta ka filluar avokatja Sadie Mjekiqi, e cila ka ballafaquar dëshmitarin Ndecaj me një deklaratë të Remzi Shalës e që ka të bëjë me artikullin e shkruar në gazetën e KFOR-it që botohej para vrasjes së Drinit e në të cilin ishte një shkrim me autor Ekrem Rexhën ku “ka qenë shkak i bisedës mes Veselit dhe Çadrakut në zyrën e këtij të parit ku ka pasuar ai kërcënimi për Komandant Drinin, të cilin e kanë dëgjuar dëshmitarët Shala dhe Ndecaj”.

    A e ke lexuar ti atë artikull, ishte pyetja e avokates Mjekiqi, drejtuar dëshmitarit Ndrecaj. “Jo, nuk e kam lexuar, por për të me ka folur Remzi Shala”. A ka pasur përmbajtje kundër UÇK-së ai shkrim apo ka qenë pro UÇK-së, vazhdon ta pyesë dëshmitarin Ndrecaj avokatja Mjekiqi “Siç më ka thënë Remzi Shala ai shkrim nuk ka pasur përmbajtje kundër UÇK-së”, përgjigjet Ndrecaj.

    Atëherë si ka mundur të pasojë kërcënimi në zyrën e gjeneral Veselit që ke dëgjuar ti, ishte pyetja pasuese. “Për atë pyeteni të akuzuarit”. Zonja kryetare, këto pyetje ia bëra dëshmitarit për të ballafaquar me deklaratën që e kemi në procesverbal të Remzi Shalës ku ai ka thënë se “nuk e kam lexuar artikullun në fjalë”, prandaj këto i konsideroj të rëndësishme.

    Më pas, avokatja Mjekiqi e ka pyetur Ndrecajn, dëshmitar se kush për herë të parë e ka filluar bisedën në Mitrovicë sipas së cilës ju keni dëshmuar se Veseli paska rrahur gjoks se e paska vrarë Drinin, ndërkohë që Ndrecaj përgjigjet se “të parët e kanë filluar këta (të akuzuarit,v.j.) dhe se vetë Veseli mburrej me atë që ka bërë bile edhe e fyente Drinin për së vdekuri”.

    Më pas mbrojtja është interesuar të dinte se si e ka zbuluar se si Nixha për të cilin i ka folur i akuzuari tjetër Xhemajl Beqiraj është personi me emrin Habit Haziraj, për pak Ndercaj ka thënë se “këtë e kemi kuptuar në Skënderaj kur kemi pyetur njerëzit atje se kush është Nixha dhe ata na kanë treguar se është Haziraj”.


    Dialogim gjuhësor për dialekte të gjuhës

    Duke e ndërlidhur me dëshminë e Ndrecajt se “Veseli kishte kontakte me disa njerëz nga Drenica, të cilët nuk i shënoja unë në protokollin zyrtar të vizitave të tyre te Veseli”, avokatja Mjekiqi e pyti atë se “si e ka ditur se janë ata nga Drenica, kur nuk i ka njohur ndërkohë që ka pasuar përgjigjja se “i njihja në bazë të dialektit si flisnin”.

    Lidhur me këtë ka pasuar pyetja e mbrojtjes se “a mund të theksojë ndonjë fjalë dëshmitari të dialektit të Drenices”, por ndërhyn në këtë rast gjyqtaraja Karpati, e cila thotë se “dialektet mund të dallohen edhe se nuk mund të shqiptohen”.

    Ndërkohë që Ndrecaj ka pohuar se vetëm në “territorin e Suharekës ka 2 dialekte, ndërsa në Kosovë 3,...” gjë kjo që ka pasuar një polemikë të karakterit gjuhësor mes mbrojtjes në një anë dhe gjykatëses dhe dëshmitarit. Avokati tjetër Ethem Rogova ka kontestuar disa procedura që kanë të bëjnë me dëshminë e dëshmitarit ku “trupi gjykues ka hequr nga procedura dëshminë e dëshmitarit Ndrecaj, dhënë para gjykatësit hetues më 2 gusht 2001 me arsyetimin se deklarata nuk i është përkthyr dëshmitarit”.

    Kjo ka vazhduar më tej Rogova e “ka zheveshur nga përgjegjësia dëshmitarin në dhënien e dëshmisë e në të njëjtën kohë kur mbrojtjen e ka vënë në pozitë të vëshitirë, pasi që nuk ka mundësi të ballafaqojë me dëshminë e atëhershme këtë dëshmitar, i cili të martën ishte mjaft komod dhe i përgatitur mirë, mbase edhe i trajnuar për pasi që nuk kishte mundësi të ballafaqohej me fjalët e tij, dhënë më herët”. Gjykatësja Karpati, për të hequr dyshimin se ai është trajnuar nga dikush pë t’u përgjigjur ka pyetur dëshmitarin Ndrecaj nëse dikush ta ketë trajnuar atë, për ç’gjë Ndrecaj mohoi.


    Veseli protestoi te gjyqtarja ndaj një komenti të dëshmitarit

    Në seancë të akuzuarit Haziraj, Veseli dhe Çadraku e kanë marrë në pyetje dëshmitarin Ndrecaj dhe pikërisht në këto çaste ka filluar një tensionim në sallën e gjykatës. Haziraj, pasi ka komentuar rreth nofkës së tij “Nixha” duke thënë se “mua si “Nixha” më njohin të gjithë në Skënderaj dhe Mitrovicë që nga 7 deri në 70 vjet dhe se këtë e kam nga filmi ku e kam luajtur rolin e “Nixhes” e jo që kam pasur nofkë lufte.

    Pas komenteve të tija rreth nofkës “Nixha” ai ka pyetur dëshmitarin se “pasi që ti konstaton se unë kam qenë shok me Beqirajn si është e mundur që Xhema të mos thotë të kthehemi një herë te një shok në Drenicë që ta pijmë nga një kafe kur ju keni udhëtuar shpesh”. Ndrecaj përgjigjet se “nuk më ka thënë kurrë Xhema që të kthehemi te një shok në Drenicë dhe se andej nuk kemi udhëtuar shpesh pos 3 herë”. Ai më pas ka kontestuar deklaratën e Ndrecajt se diskoteka e tij ka qenë e mbylluar, kur aty ka pasur orar.

    “A e ke parë orarin dhe a ke parë 3 numra telefoni në derë të diskotekes”, pyet ai Ndrecajn, për çka pason përgjigjja “jo nuk kam parë”. “Kurrë s’ke qenë në Skënderaj”, atëherë shprehet Haziraj duke shtuar se “i qëndroj besnik deklaratës sime dhe hedh poshtë deklaratën e dëshmitarit si të pavërtetë”.

    Atëherë Veseli tha se “nuk kam pyetje për një spiun të tillë si ky dëshmitar, por kam koment. Po e filloj me një thënie të filozofit francez “forca e cila mbështetet në drejtësi s’është gjë tjetër pos tirani” duke e ndërlidhur këtë me kontestimin e dëshmisë së dëshmitarit Ndrecaj. “I ashtuquajturi dëshmitar i përgatitur mirë nga mentorët e tij për të denigruar personalitetin tim, por edhe të fytyrave eminente të UÇK-së, ka ardhur në Mitrovicë për të qenë objekt për montimin e këtij procesi në kohën kur unë këtë e kam pranuar së bashku me Remzi Shalën në punë si raste sociale”.

    Pastaj Veseli tërhoqi vërejtjen se janë disa persona si Rezak Aliaj, Mehdi Krasniqi, Ismet Hoxha... që nuk i ka përmendur dëshmitari “persona të stafit tim”, ndërsa ka pasur ndërhyrja e dëshmitarit se “Veseli nuk thotë të drejtën se Rrezak Alia dhe Ismet Hoxha nuk kanë qenë fare në Zonën IV Mbrojtëse të TMK-së dhe se kometet e Veselit i kuptoj si fjalime politike”. Në këto çaste ka protestuar Veseli duke iu drejtuar gjykatëses se “nuk lejoj që në këtë gjyq të më fyj ky person” dhe ka shtuar se “jam i lumtur se në mesin e 14 milionë shqiptarëve paska vetëm 2 spiunë që më përcillnin mua”.

    Ndërhyrje të ashpër ka pasur edhe gjyqtarja e cila ka kërkuar nga Veseli “që pa leje të mos e merrte fjalën” duke ia përkujtuar edhe masat e mundshme. Kjo krijoi një tension në sallë dhe e pati mjaft vështirë gjyqtarja që të krijojë qetësi, ndërsa kur i akuzuari tjetër Xhemajl Beqiraj filloi komentet e veta, gjendja u tensionua edhe më shumë.

    Nuk munguan as fyrjet në fjalosjet që gati dolën nga kontrolli, për çka gjykatësja me propozimin e prokurorit Hickman ndërpreu seancen për 5 minuta për të filluar me marrjen në pytej të dëshmitarit nga i akuzuari tjetër Çadraku i cili sikur se edhe të akuzuarit e tjerë e mohuan deklaratën e dëshmitarit Ndrecaj. Çadraku tha se “deklarata e tij është një shpifje e kulluar”. Gjykim vazhdon të mërkurën.


    --------------

    Refuzohet kërkesa e avokatëve për lirimin e 4 të akuzuarve në procesin "Drini"


    --------------------------------------------------------------------------------

    19 korrik 2002 / Koha Ditore

    "Në bazë të nenit 331 të LPK, lënda do t'i kthehet për hetime plotësuese gjykatësit hetues pasi që personi i përmendur nga Sali Veseli gjatë procesit, me emrin Hazir Isufi, nuk ka mundësi të sillet për t'u marrë në pyetje", tha gjykatësja Karpati.


    Fadil Bytyçi

    Prizren, 18 korrik 2002 - Procesi gjyqësor kundër 4 të akuzuarve për vrasjen e Ekrem Rxhës - Komandant Drinit është shtyrë, të enjten, deri në shtator me vendim të trupit gjykues, që kryesohet nga gjykatësja ndërkombëtare Hanjallka Karpati.

    Ndërsa refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të liruar nga paraburgimi 4 të akuzuarit deri në përfundim të hetimeve. "Gjykimi shtyhet ngase personi me emrin Hazir Isufi, të cilin e ka përmendur për herë të parë Sali Veseli në seancën e 11 korrrikut, nuk ka mundësi të sillet në gjykatë për t'u marrë në pyetje, ngase nuk i dihet vendndodhja", tha ajo.

    Sipas Karpatit, policia ka informacione se ky person me këtë emër ekziston, ndërsa është në kërkim të tij. "Kjo bëhet pasi që personi me emrin Hazir Isufi është shumë i rëndësishëm për gjyqin", tha Karpati dhe vendimin e vet e mbështet në nenin 331 të LPK ku lënda i kthehet për plotësim të hetimeve gjykatësit hetues.



    Dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja, konfirmuan alibinë e H.Hazirajt

    Seanca e së enjtes në procesin "Drini" ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse: Kemail Lushtaku, Sylejman Lushtaku dhe Beqir Zejnullahu, ndërsa nuk janë paraqitur dëshmitarët e tjerë të ftuar: Fazli Neziri dhe Hazir Isufi, për të cilët nuk ka dijeni as policia se ku janë.

    Në dëshminë e tyre, të 3 dëshmitarët kanë pohuar se e njohin të akuzuarin e parë Hazirajn, ndërsa kanë konfirmuar se gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja e Drinit, Haziraj ka qenë i angazhuar rreth disa punëve në rinovimin e shtëpisë së vet, ndërsa këta kanë punuar aty.

    Dëshmitari Fejzullahu tha se Hazirajn e ka fqi dhe i kanë ndihmuar njëri-tjetrit në punë të ndryshme. "Në fillim të majit së bashku me vëllezërit e mi kemi punuar rreth shtëpisë së Hazirajt", tha ai dhe saktësoi datën 5 maj 2000. Ndërsa për datat 6,7,8,9 maj 2000, tha se nuk i kujtohet nëse ka punuar te shtëpia e Hazirajt, por tha se gjatë asaj kohe ai ishte i zënë me punë rreth shtëpisë së vet.

    Po ashtu edhe dëshmitari Kemal Lushtaku vërtetoi fjalët e thëna në deklaratën e Hazirajt se në kohën kur është vrarë Drini kishte qenë i angazhuar rreth rinovimeve të shtëpisë dhe bartjes së plaçkave nga shtëpia të cilën e kishte shitur në Skënderaj. Lushtaku konfirmoi atë se nga Haziraj ka blerë një shtëpi në Skënderaj dhe se ia ka dorëzuar çelësat në fund të majit 2000.

    Këtë e konfirmoi edhe dëshmitari tjetër Sylejman Lushtaku, i cili tha se djali i motrës së tij e ka blerë shtëpinë nga Haziraj 20 mijë DM ku për kompensim ia ka dhënë edhe një veturë të tipit Mercedes, gjë që e konfirmuan të 3 dëshmitarët.

    Prokurori ndërkombëtar që e përfaqëson aktakuzën kundër 4 të akuzuarve Abit Haziraj, Sali Veseli, Xhemajl Beqiraj dhe Halil Çadraku, ka pyetur dëshmitarin S. Lushtaku se e kujt ka qenë shtëpia të cilën nipi i tij e ka blerë nga Haziraj, ndërsa ai është përgjigjur se ka qenë e një personi tjetër.

    Prokurori ka pyetur se a ka qenë e një serbi dhe këtë e ka pohuar dëshmitari, duke thënë se ajo ka qenë "e njëfarë Milanit". Pyetjet e tjera të prokurorit lidhur me këtë shtëpi, janë ndërprerë nga gjykatësja Karpati me arsyetimin se nuk janë në interes të çështjes.


    Avokatët kërkuan lirimin e të akuzuarve deri në përfundim të hetimeve

    Pas mbarimit me dëshmi, të dëshmitarëve dhe konstatimit se 2 dëshmitarët e tjerë Hazir Isufi dhe Fazli Neziri nuk mund të sillen në gjykatë, trupi gjykues doli me propozimin për shtyrjen e gjykimit, duke mos saktësuar për sa kohë, por vetëm siç tha Karpati derisa gjyqtari hetues t'i plotësojë hetimet shtesë për personin shumë të rëndësishëm, të cilin për herë të parë e përmend më 11 korrik i akuzuari Veseli - personin Hazir Isufi.

    Këtë e arsyetoi me dispozitën e nenit 331 të LPK, ndërsa ajo tha se policia ka vërtetuar se ky person me emrin Hazir Isufi ekziston, por nuk dihet se ku ndodhet për çka do të kërkojmë edhe ndihmën ndërkombëtare juridike. Pas vendimit të marrë nga trupi gjykues, Karpati mori opinionet edhe të palëve në këtë proces ku fillimisht prokurori ndërkombëtar Hickman tha se kjo shtyrje e shqyrtimit kryesor është në duar të Veselit, i cili mund të identifikojë këtë person.

    Ai përkujtoi më pas kolegjin se Veseli në deklaratën e tij më 3 korrik gjatë dëshmisë lidhur me drekën me Kadri Shabanin, deklaroi para trupit gjykues se ai përmendi vetëm doktorin dhe Shabanin. Hickman më pas tha se vetëm hera e parë ishte data e 11 korrik kur ai përmendi emrin e Hazir Isufit.

    Polica ka bërë disa hetime deri tashti nga indikacionet se ky person është jashtë vendit dhe kështu mund të kërkohet ndihmë ndërkombëtare juridike për të gjetur atë për të cilën gjë kërkohet një kohë më e gjatë.

    "Përshkrimi që kemi marrë nga policia nuk është në përputhshmëri me përshkrimin e Veselit. Do të doja të cilësoja përsëri se kjo është në dorë të Veselit", tha Hickman, duke mos qenë konkret se a ishte për shtyrje apo kundër saj. Avokatja Sadie Mjekiqi kundërshtoi shtyrjen e procesit dhe kërkoi lirimin e të paraburgosurve deri në përfundim të hetimeve plotësuese rreth personit Hazir Isufi.


    "Zbatimi i dispozitës ligjore 331, është i paarsyeshëm", thanë avokatët

    "Në rastin konkret zbatimi i dispozitës ligjore 331, është i paarsyeshëm. Kemi të bëjmë me privim nga liria të njerëzve për 15 muaj. Do të ishte i arsyeshëm hetimi i ardhshëm vetëm nëse ndërpritet paraburgimi. Pas përfundimit të hetimeve të thirret sërish gjyqi. Jam e bindur se të gjithë do t'i përgjigjen gjykimit", tha ajo.

    Ajo kundërshtoi edhe prokurorin duke e quajtur si të papërgatitur. "A thua prokurori e zuri asgjë identifikimin e Veselit që iu bë në hetuesi nga dëshmitari R.Shala, sepse që atëherë prokurori është dashur ta vërente se identifikimi ishte i mangët dhe kontradiktor me deklaratën e personit që ka identifikuar".

    Avokati Fazli Balaj që mbron Xhemajl Beqirajn kundërshtoi gjithashtu shtyrjen e procesit. Ai tha se nuk është e nevojshme t'i kthehet lënda gjykatësit hetues. Ai përkujtoi se çështja mund të zvarritet me muaj, prandaj trupi gjykues duhet të ketë parasysh se nuk është në rregull të përfillet mendimi i prokurorit kur thotë se "ky proces është në duar të Veselit".

    Avokati i Habit Hazirajt, Ethem Rogova, këtë procedurë e cilësoi si jo të rregullt dhe këtë e arsyetoi se këta të akuzuar janë këtu e ndër ta edhe klienti i tij Habit Haziraj, e jo ndonjë Hazir tjetër.


    "Trupi gjykues duhet ta vërtetojë se a është vrasës Habit Haziraj"

    "Trupi gjykues duhet ta vërtetojë se a është vrasës Habit Haziraj apo jo, se ne nuk na intereson tjetër Hazir. Dëshmitarët që e ngarkojnë Hazirajn mbase do të thonë ndryshe për klientin tim. Nuk pajtohem me shtyrjen e gjykimit. Nëse vrasësi është një Hazir tjetër, atëherë akuzojeni atë.

    Prokurori le ta argumentojë se klienti im Haziraj është vrasësi, nëse ka prova", tha avokati Rogova. Rexhep Hasani, që mbron të akuzuarin Çadraku, tha se është i bindur se trupi gjykues dhe prokurori janë të interesuar që të gjenden vrasësit e Drinit, sepse kjo vrasje ishte "vrasje institucionale" dhe për lirimin e tyre mund të ofrojnë edhe dorëzani. Me këtë u pajtuan edhe avokatët e tjerë.

    Sali Veseli shprehu zhgënjimin e vet lidhur me procesin që po zhvillohet dhe kërkoi 5 minuta që të flasë, pasi siç tha ai "qe 15 muaj jam në paraburgim". Atë e ndërpreu gjykatësja Karpati. "Besimin jua kam lënë më shumë ju sesa avokatëve të mi. Nuk është fajtor Sali Veseli, por prokurori dhe hetuesit", u shpreh Veseli. "Emri i Sali Veselit kurrë nuk ka me dalë në vrasjen e Drinit, sot e 700 mijë vjet.

    Unë jam i burgosur politik dhe prokurori është dashur ta ngriste një aktakuzë politike", tha ai. Çadraku iu bashkua fjalës së Veselit, duke thënë se është i zhgënjyer se "dy ditë pas përmendjes së emrit të Hazir Isufit është thënë bëhuni gati për fjalën përfundimtare dhe tash del diç tjetër. Nuk ju hidhërohem unë ju, pra bëjeni atë që ju kanë urdhëruar". Pala e dëmtuar Ruzhdi Rexha, tha se është me rëndësi të dalë në shesh e vërteta, qoftë kjo edhe pas 10 vjetëve.


    ------------------

    gjyqi vazhdon.

    Ja si i japin disa te drejte vetes te vrasin njerez te mrekullueshem.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ilir TOLAJ

    ILIR TOLAJ shkruan..

    Rruga sjell dhunë e anarki


    --------------------------------------------------------------------------------

    Është më mirë që t’i nënshtrohen procedurës hetimore 100 të dyshimtë për ta zbuluar një me faj, pavarësisht se pjesëtar i cilit grup është, sesa që një i tillë të shetisë i lirë.

    E mërkurë - 10 korrik 2002 - Koha Ditore fq.11
    Shkruan: DR. ILIR Q. TOLAJ

    I.
    Burgosjet e javës së kaluar të pjesëtarëve të TMK-së dhe të ShPK-së, ashtu si edhe ato të ngjashmet më herët janë mjaft brengosëse. Jo se këto burgosje janë sulm kundër këtyre institucioneve, siç po tentohen të paraqiten nga njerëz dhe qarqe të caktuara, por nga fakti se në këto institucione ka njerëz të atillë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë bërë krime ndaj bashkëkombasve të vet, të cilët kanë pasur bindje të tjera.

    Madje në disa raste dhuna e bërë nuk mund të arsyetohet as edhe me rregullat arkaike të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Marrja e drejtësisë në duar të veta nga individë të papërgjeshëm për qëllime të veta e në emër të interesave më të larta, jashtë institucioneve legale, është mallkimi më i madh që mund të na ngjajë.

    Shumica prej nesh e ka përjetuar ndjenjën e hidhur kur në të kaluarën ndaleshim nga policët ose ushtarët e regjimit serb dhe kur varej nga vullneti i tyre se a do të lejoheshim të kalonim, a do të rraheshim, apo edhe do të vriteshim. Nuk e besoj se ka njeri në Kosovë, i cili dëshiron që të ketë ndjenjë të ngjashme tash kur të ndalet nga pjesëtari i ShPK-së për kontrollin rutinor diku në mes të natës në ndonjë prej rrugëve të Kosovës.

    Kosova dhe ne me të jemi duke e kaluar fazën më të rëndësishme të transicionit dhe të pasluftës. Nëse tash gabojmë shans tjetër nuk do të kemi. Për këtë, për ne nuk vlen rregulli i drejtësisë që thotë se më mirë është të mos dënohen 100 të fajshëm sesa të dënohet një i pafajshëm. Te ne është më mirë që t’i nënshtrohen procedurës hetimore 100 të dyshimtë për ta zbuluar një me faj, pavarësisht se pjesëtar i cilit grup është, sesa që një i tillë të shetisë i lirë.

    Për ta ndërtuar e mbrojtur shtetin e Kosovës, duhet t’i ndërtojmë institucionet pa hipoteka të krimit të organizuar apo atij individual.


    II.
    Nuk më ka rënë të lexoj se ndokush i dyshuar për vrasje apo për vepra të tjera të krimit ka arritur të lirohet nga organet e gjyqësisë për shkak se dikush ka protestuar për këtë gjë në rrugë. Pavarësisht prej qëllimeve të mira që shumica e këtyre njerëzve pjesëmarrës në këto protesta mund t’i kenë për mbrojtjen e institucioneve tona dhe të luftës tonë, këto protesta janë duke pasur efekte të kundërta.

    Janë duke e dhënë pamjen e gabuar për ne se jemi të gatshëm ta tolerojmë krimin, vrasjet dhe anarkinë. Apo pamjen tjetër të gabuar se dëshirojmë të ndërtojmë organe dhe institucione që i lejojnë vetes të ngriten mbi ligjin.

    Besoj se e ndajë mendimin e më shumë se 90% të banorëve të Kosovës se kjo nuk është e vërtetë. Si popull që në lëkurën tonë e kemi ndjerë peshën e diskriminimit, dhunës e vrasjeve, individuale dhe kolektive, nuk do të lejojmë që kjo të përsëritet as ndaj nesh si kolektivitet, e as ndaj individëve të popullit tonë edhe kur mendojnë ndryshe, ashtu si as ndaj atyre të minoriteteve që jetojnë në Kosovë, e as ndaj fqinjëve.

    Mu për këtë është detyrë e udhëheqësve të organeve të apostrofuara ditëve të fundit dhe të partive politike me influencë që të bisedojnë me shoqata dhe individë të ndryshëm që po i organizojnë këto protesta që ato t’i ndërpresin menjëherë. E drejta nuk kërkohet e as nuk gjendet në rrugë. E drejta duhet të kërkohet përmes organeve të drejtësisë, edhe atëherë kur jemi të bindur se këto organe kanë bërë shkelje të tyre. Rruga sjellë dhunë e anarki. Jemi ngopur me këto.


    III.
    Veprimet energjike të UNMIKut dhe KFOR-it kundër krimit këtë vit e kanë shtuar edhe më shumë autoritetin e këtyre institucioneve në mesin e shumicës së banorëve të Kosovës. Mirëpo, UNMIK-ut dhe KFOR-it i duhet përkrahje më e madhe e vendasve në të gjitha sferat e veprimit, ashtu si edhe në luftën kundër krimit. Kjo përkrahje do të ishte falenderimi më i mirë që do të mund t’ua bënim për punën e bërë deri tash dhe shtytje për veprimet e shtuara në të ardhmen.

    Besoj se nuk nevojitet imagjinatë e bujshme për të paramenduar se çfarë do të bëhej sikur NATO-ja mos të intervenonte në Kosovë, ashtu si edhe skenarin tjetër sikur UNMIK-u dhe KFOR-i mos të gjendeshin këtu pas luftës. Skenari i një vendi fqinjë i vitit 1997 do të dukej shaka në krahasim më atë që do të ndodhte këtu.

    Pjekuria e jonë në procesin e marrjes së përgjegjësive për udhëheqjen e vendit duhet të shihet përmes efekteve të punës tonë, në çdo vend ku jemi, e jo përmes deklarimeve verbale të këtij apo atij udhëheqësi vendas të niveleve të ndryshme. Atë që e kemi treguar deri tash flet se ende duhet të punojmë dhe të mësojmë shumë.

    Ashtu si edhe të kemi kurajë më të madhe qytetare për t’i denoncuar gjërat e këqija dhe bartësit e tyre, pavarësisht se kush janë.

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •