Close
Faqja 20 prej 30 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 296
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Në Kosovë vetëm të vdekurit janë të lirë


    Shkruan:Sabit Rrustemi

    Asnjëherë në trevat shqipare nuk ka ndodhur një vrasje e këtillë e cila aq shumë i ka përgjasuar romanit të Markezit "Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar".

    Ky shkrimtar kolumbian "lexuesit" më fanatikë të veprës së tij si duket i paska pasur pikërisht vrasësit e të ndjerit kolonel Tahir Zemës.

    Dhe,krejt ngjashëm,njësoj siç nuk mundi të parandalohej krimi makabër në romanin e cituar tashmë të Markezit,njejtë nuk mundi të shpëtohej nga vrasja e paralajmëruar edhe Tahir Zema. Atentatorët e ndiqnin këmba-këmbës thuaja qe katër vite.
    Vetëm nuk dihej momenti kur do të ndodhë,vendi dhe shoqëruesit që do ta pësonin.

    Tashmë edhe kjo u bë e qartë, njësoj siç u bë e qartë edhe pamundësia jonë në mbrojtjen e veprimtarëve të rezistencës kombëtare,në mbrojtjen e lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit,në mbrojtjen e asaj që është e drejtë themelore e njeriut - jeta.
    Në rastin e kolonel Tahir Zemës, u bë e qartë edhe prova e rëndë e njeriut në mbrojtjen e vlerës institucionale të luftës dhe lirisë për Kosovën,në mbrojtjen e të vërtetës për një luftë sa të drejtë, sublime po edhe për anën e saj tejet të ndytë, e cila siç po shihet, ende nuk ka përfunduar.

    Shqiptarët duket se janë të dënuar që nga antikiteti e këndej,që asnjëherë mos ta shijojnë atë për të cilën kanë luftuar e gjakuar me afsh.Vetëm që ende nuk po dihet kush i ka dënuar dhe për ç'faj.

    Mbase për krimin që prore e kanë bërë dhe vazhdojnë për ta bërë kundër vetvetes. Kundër njëri-tjetrit, shkaku i një ambicje të sëmurë. Shkaku i një uni të pakuptimtë.Të qenit i pari dhe mbi të gjithë. I mosdurimit të tjetrit që përherë ka qëlluar i gjakut tend.Gjakues si ti,si ai tjetri.

    Njëri ndër këta gjakues, sakrifikues dhe tash i flijuar për lirinë,pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, është edhe Tahir Zema,ai që tashmë është i lire vetëm si i vdekur.

    Nxitësit si dhe ata që qëlluan mbi të vetëm sa ia vërtetuan epitetin e një heroi të ri për një Kosovë të lire, pa dhunë dhe mbi të gjitha për një Kosovë të pavarur.

    Dhe, ajo që është më tragjikja,për mua dhe për shumëkend sot në Kosovë, se, edhe me gjithë këto trupa ushtarake, policore si dhe shërbime të ndryshme inteligjente, nuk po arrijmë ta parandalojmë, dënojmë,denoncojmë,dënojmë dhe gjykojmë një krim mafioz politik i cili po ndodhë në vazhdimësi. E, kjo flet më së miri se sa jemi të paaftë,sa jemi të papërgatitur dhe të pazotë, në arritjen e asaj për të cilën jemi përcaktuar, pavarësinë e Kosovës.

    Kjo,ndodhë për faktin se përherë kërkohen vetëm ekzekutorët e asnjëherë inspiratorët po dhe ideatorët e këtij krimi mafioz politik në Kosovë.

    Përderisa nuk izolohen këta inspiratorë dhe ideatorë, nuk do të izolohet e as parandalohet ky krim i cili po i hanë në rend të parë gjakuesit, vepruesit dhe ideatorët e pavarësisë së Kosovës.
    Vrasja makabre e Tahir Zemës si dhe e birit të tij Enisit si dhe veprimtarit të dalluar të LDK-së Hasan Zemës, jo vetëm që është vrasje e vijës institucionale dhe pavarsiste të Kosovës, por, edhe vrasje e dinjitetit të shqiptarëve në përgjithësi.

    Në veçanti, kjo është vrasje e krahut profesionist të luftës së Kosovës që filloi me të ndjerin kolonel Ahmet Krasniqin dhe që ishalla e ka fundin me kolonel Tahir Zemën.

    Tahir Zema edhe do të pranonte të ishte kurban i parandalimit të mëtejmë të vrasjeve të këtilla në Kosovë,sikur kjo të kërkohej prej tij, njësoj që do të pranonte të ishte kurban i përmbylljes së kësaj të keqeje që po e godet Kosovën, akëcili shqiptar që bie dhe zgjohet me një mendim të ndërgjegjshëm po për Kosovën.
    Fatmirësisht që Markezi nuk jeton në Kosovë, sepse edhe ai do të denoncohej dhe vritej për leximin paraprak të mbrapshtive njerëzore, projekteve vrasëse për gjithë ata që dijnë dhe kanë guxim të ëndërrojnë bukur.

    [QIK-u]
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #192
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kufiri mes krimit dhe politikës

    Fillimi i shekullit

    VETON SURROI


    1. Ekziston një kufi mes krimit dhe politikës, që çdo shoqëri përpiqet ta ruajë. Fjala është për shoqëritë normale, siç quhen në Perëndim, ndonëse po ta shikosh historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, shoqëria italiane kaloi gati gjysmë shekulli duke u përpjekur të ndajë politikën prej krimit, dhe që prej kohësh quhet demokratike. Në fakt, pothuaj pesëdhjetë vjet kishin kaluar në një lloj kohabitacioni, bashkëjetese, mes krimit dhe politikës. Në Kosovë kemi presupozuar se ekziston një kufi i tillë, se çlirimi i Kosovës është në fakt edhe vendosja e demokracisë, pra edhe e sundimit të ligjit. Nuk ndodh kështu qe tre vjet, sikundër edhe në asnjë vend të ish- Jugosllavisë që kaloi luftën, dhe për këtë na përkujtojnë të ashtuquajturat incidente. Brenda disa javësh kemi dy atentate: një bombë që nuk vrau atë që kishte ndërmend, por plagosi gati dyzet kalimtarë rasti dhe një breshëri plumbash që vrau cakun së bashku me dy persona të tjerë që ishin aty pothuajse me rastësi. Bomba në Prishtinë dhe vrasja e Tahir Zemajt në Pejë paralajmërojnë një eskalim të qërimit të hesapeve. Ajo që është e qartë, se vetë përdorimi i dhunës është krim, megjithatë nuk ndihmon shumë në sqarimin e natyrës së qërimit të hesapeve. Në rastin e Prishtinës ende nuk dihet se a janë viktimat e supozuara të atentatit njerëz të involvuar në krime, apo dëshmitarë eventualë në proceset që do të zhvillohen për krimet e bëra në luftë. Në rastin e Pejës, asociacioni i menjëhershëm për lidhmërinë e këtij atentati me procesin e sapopërfunduar të “Grupit të Dukagjinit” mund të konfrontohet me shënime të së kaluarës, ku ravijëzohen edhe dënimet për kontrabandë droge. E qartë mbetet vetëm e paqarta. Përkatësisht, se përfundi sipërfaqes së ngjarjeve ekziston edhe një e kaluar e, siç po shohim, edhe një e tashme, e turbullt, e dhunshme me një përzierje të politikës së krimit.

    2. Ka dy rrugë me të cilat mund të vazhdojmë më tutje me këto historira. Në njërën, pala e cila viktimizohet akuzon një tjetër, për të cilën supozon se ka kryer dhunën, për krim. Nëse historia politike nuk mjafton, ajo kombëtare mund të dëshmojë për qindra vjet hakmarrjesh të ndërsjella, ku çdo palë ka të drejtë: në vend të viktimizuesit, në çdo çast tjetër mund të dalësh si viktimë. Kjo rrugë do të sjellë së paku dy rrafshe të ndërtimit të shoqërisë. Në njërin, liderët politikë do të recitojnë formula demokratike, në tjetrin do të veprojnë grupe që do të marrin në duart e veta atë që ata konsiderojnë si drejtësi. Prapa fjalëve të ëmbla të demokracisë liberale do të fshehen pushkët e kalibrit të madh dhe bombat me kurdisje. Përfundimisht, krimi mund të jetë argumenti më i fortë politik, përkatësisht aftësia për të përdorur dhunën. Rruga tjetër është ajo e ndarjes së krimit prej politikës. Në të, vend kyç zë lufta për çlirimin e Kosovës. Çfarëdo që të ketë ndodhur në Kosovë, ka të bëjë sot me dy instanca të një shoqërie demokratike: arkivin e historisë dhe po të duhen, gjyqet. Qytetarët e Kosovës nuk mund të shndërrohen në pengj të interpretimit se kush çka bëri në Kosovë gjatë luftës, me cilin fond u paguan pushkët e as me cilat njësite u dëbuan okupatorët. Për aq më pak mund të bëhen pengj të “drejtësisë historike”, të asaj se kush ishte tradhtar e kush patriot. Për këtë mund të vendosin qoftë historianët, e në mënyrë të drejtpërdejtë, votuesit. Assesi jo plumbat.

    3. Por, nuk mjafton vëtëm mënjanimi i interpretimit të historisë. Eshtë lehtë të thuash, prej perspektivës së ndërkombëtarëve, se e tërë kjo që po ndodh me dhunën në Kosovë sot është pasojë e luftës. Në fakt, prej kësaj perspektive është po ashtu fryt i mungesës së ndërtimit të shtetit kosovar dhe mungesë e ndërlidhjes dinamike të kosovarëve në të. Si është e mundur që për asnjërën prej vrasjeve të figurave të njohura kosovare ende të mos jenë zbuluar kryesit e veprës? Dhe, a është e mundur që kjo të bëhet pa e vënë, konceptualisht, sistemin e sigurisë në duar të kosovarëve, që ata vetë ta zbulojnë të keqen brenda tyre? Krimi, në fakt, dëshmon të kundërtën, duke eskaluar metodat e veprimit të vet. Para dy vjetësh njerëzit si Xhemajl Mustafa e Rexhep Luci vriteshin nga atentatorë me revole. Sot, prita bëhet o me kalibër të gjatë o me bomba të kurdisura.

    4. Pas gjysmë shekulli konfrontimi me krim të organizuar, Italia kuptoi një leksion. Nuk është me rëndësi ai që ngre këmbëzën e revoles. Eshtë tërë sistemi, me burim në strukturat politike, që krijoi mekanizëm me të cilin krimi dhe politika mund të bashkëjetonin, duke pasuruar njëri-tjetrin.

    www.koha.net

  3. #193
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Z Arb, me vjen keq por duhet tju kundershtoj.
    Vizita e Rrugoves tek Milloshevici nuk eshte dosje e mbyllur, pasi i akuzuari (milloshevici) nuk ka therritur ende deshmitaret e tij.
    Tashi ju mund te besoni si dhe cfare te doni, une besoj qe Ibro shkoj e ju lut ne gjunje Milloshevicit ti shpetonte jeten atij dhe familjes sepse trembej nga UCk.
    Ky eshte opinioni im, dhe besoj (shpresoj qe jo) se do vertetohet dhe nga gjyqi dhe ne menyra te tjera, gjalle do jemi, e do e mesojme te verteten.
    Tashi ju mund te me quani mua c'fare tu doje qejfi juve, po ky eshte mendimi im.
    Per Zotin Zemaj, nuk e kam ditur se kush eshte, hera e pare qe ja degjova emrin ishte kur e paskan vrare.
    Midis jush dhe Llapit, te them te drejten nuk di se c'te mendoj, njeri shkon ne ekstreme ku te justifikoje vrasjen e tjetrit se kishte grua serbe (ai kujtohet kujt nje fare DR Sali Berisha?) tjetri shkon ne ekstremin tjeter duke ja vene fajin Enverit e Stalinit!?
    Un po rezervoj gjykim per kete ceshtje per me vone kur te kete me shume fakte e te dhena, mbi identitetin e vrasesve por dhe mbi personin e Z Zemaj.
    Nderkohe, Zoti qofte me familjen e tij, dhe ndjeste pase rafmetlliu Zemaj.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Vetem te vdekurit jane te lire (ne kuptimin e LIRISE) ne Kosove" thote SABIT RUSTEMI.

    Nuk eshte ashtu.
    Jane te lire dhe organizatoret dhe te lire (ne cmim, ne pagese ) jane dhe vrasesit.


    Veton Surroi ne shkrimin e tije nuk shpreh as keq ardhje e as e denon Dhunen e cila nuk eshte Dhune pa adres por te gjithe e dine se kjo Dhune ka nji shtab dhe kte Shtab Vetoni e di.
    Vetoni me kte qendrim as mish as peshk tregon se ai si NJERI ka mbaruar.
    Ai Eshte thjesht nji rrufjan miliarder.


    Manciste !

    Rugova ne Hage u tregua i matur i sakte dhe mbrojti bukur popullin dhe ceshtjen e Kosoves.

    Sa per "at fare Sali Berishen" e di se ne Gjermani ku je ti , jeni strehuar gjithe dinastia e Gjinushve, kapobandes se Stalinizmit Shqiptar.

    Ne Vrasjen e Tahir Zemes dhe atyre qindra te tjereve ka gisht mafia staliniste drogiste e Gjinush-Xhavit-Ibrahim-Kloseve te Gjermanise.

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Manciste,

    Ju kisha preferuar te analizoni edhe nje here titullin e Temes, sepse kjo do t'ju ndihmonte per te perfunduar pjesemarrjen tuaj ketu.

    Gjithe te mirat!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Manciste,

    Aresyeja qe mendoj ashtu eshte fare e thjeshte, tingellon qarte se viktimat e aktit terrorist ne Peje jane plotesisht te panjohura per juve.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #197
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Eshte e drejte e pashmangshme per te miren e kosovs te regullohen punet e brendshme, edhe ne menyre joortodokse sic jane vrasjet politike. Tradhetia ka shume fytyra, nuk eshte ne kompetencat tona te deffinojm ne nje prej fytyrave te saj, por duhet realitetin politik ne kosoven aktuale ta marim si te tille, si te turbullt, si te tensionuar, si labil, natyrisht nga pikepamja jone, si vezhgues nga jasht.

    Mbi cdo gje qendron caku final i lojes me kosoven, qe eshte pamvaresia, nga e cila mvaret edhe fati i mbare shqiptareve mbi rruzull. Mendoj se shume shqiptareve nuk u eshte e qarte kjo domethenje, sidomos tek fqinjet tane ekzistojn "domosdoshmeri" absolute, te paluhatshme, vec te shqiptaret nuk mbreteron nje cilesi e tille. Per serbin eshte e "natyrshme" qe kosova eshte pjese e tij, pasiqe eshte DJEP i kultures se tij. Per sllavomaqedonin eshte e "natyrshme" qe jane pasardhes te Aleksander Makedonskit (Lekes se madh). Shih, edhe abzurditete arrijn te vendohen si domosdoshmeri.
    Por, per ne as pamvaresia nuk do te arrij statusin e "domosdoshmerise", nese filozofohet mbi te edhe me tej.

    Pata mundesi te ndjeki mbreme ne RTK nje diskutim nga perfaqesuesit e partive politike, te policise e UNMIKUT. Pershtypje me la pyetja, se, a cilesohet kjo vrasje e Tahirit si vrasje me motive POLITIKE?

    Ngaqe edhe kosovaret me kane aftesi diplomatike, pa mare parasysh, pergjigjet ishin me shume turbulluese se qartesuese (natyrisht se LDK-ja e sheh te tille).
    Keshtu qe sipas fjales popullore "i din meta, pun't e veta", kjo ngjarje do te mbetet ne erresire deri ate dite, kur do te jet nevoja, qe te mbetet ne erresire.

    Dhe Pol Potista, Stalina, e figura tjera perverze me ideja shkaterimtare (asgje tjeter nuk sollen keta) hane buk ndoshta ne tere boten, e me se fundi nder shqiptaret. Kur nuk arriti pseudosllavia e enveri te na MBARESOJN, edhe ate duke shfrytezuar ne te madhe avantazhet qe solli koha (arsim i dobet, manipulim nepermjet te mediave), perse nje Hashim e XHemal?, jo bre burra, se ne do te jemi te paret qe do ti luftojm, dhe kete e dijne shume mire po te DY.

    Jam i bindet absolutikisht, se ketu punohet per te mirren e kosoves. Me serbin nuk ka diskutime dhe pik. AS PER TE MIRRE, AS PER TE KEQE. Barra per te diskutuar me ta qendron absolutikisht, ne krejt sferat diplomatike, humaniste, a ekonomike mbi shpinen e serbeve. Ne, ne kete drejtim nuk duhet as gishtin e vogel te levizim. Ata qe kane nje affinitet me serbin (cfaredoqoft), duhet se shpejti ta vleresojn ate, dhe te heqin masat e duhura, per shendetin e tyre.

    Flm
    albanish by nature

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuh Musa, nuk te kuptova.
    A ban me qen ma i qarte ne mendime.



    Ja Vetoni sot nxiton te deklarohet se nuk i bindet vendimit te presidentit per dite Zije ne Kosove.

    Perse valle nuk bindet Vetoni??

    Sepse eshte me Komode jeta e biznesi ne Kosove ne se solidarizohesh me vrasesit se me viktimat.

    Te lumte Veton !

    Ja keshtu pehlivane si ty "i duhen" Kosoves.

    Ja cfar thote Vetoni ne "Korrieri" :

    ----------------

    Korrieri

    Kosova dhe politika e arkivolit

    A percaktohen ditet e zise sipas hesapeve te palara ne lufte?

    Nga Veton SURROI

    1.

    Sot ne gazetat kosovare nuk u vendos shiriti i zi, i cili do te ishte i detyrueshem ne nje dite zie zyrtare. Dr.Rugova, ne kaosin administrativ kosovar, e shpalli diten e zise dje, dhe dha shpjegime perse e bente kete, me rastin e vrasjes se kolonelit Zemaj dhe te afermve te tij. Shpjegimi, vec faktit se se shpejti do ta emertonte keshilltar per sigurine kolonelin Zemaj, permbahej ne kete formulim:

    "Gjate luftes, ne vitin 1998, Zemaj ... si ushtar profesionist dhe patriot (...) punoi ne kuader te institucioneve me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Ai deshironte te kryente pjesen e vet te detyres si ushtarak ne mbrojtje te vendit. E njihte Komandantin Suprem sipas Kushtetutes se Republikes dhe strukturat e tjera shteterore".

    Me kete shpjegim, dr.Rugova vendosi dy kategori ushtarakesh te vrare: ne ata qe e respektonin dr.Rugoven si komandant suprem dhe ne ata qe nuk e respektonin si te tille.

    Vrasja e Zemajt, keshtu, sherben per qerim hesapesh te palara nga lufta, dhe une besoj se redaksia e "Kohes Ditore", e cila ka qendruar ne kembe gjate luftes dhe pas saj, nuk ka nevoje te jete pjese e ketij qerimit te hesapeve.

    Por, per me teper kemi te drejte t'ia terheqim verejtjen dr.Rugoves, qe mos ta perdor tragjedine e vrasjes se cilitdo kosovari per qellim politik. Ne Kosoven e pasluftes jane vrare disa luftetare te lirise, dhe nuk mund te behet diferencimi ideopolitik ne ata qe ishin pro-Rugove dhe ata qe nuk ishin me te. Nese angazhimi i tyre ishte per Kosoven, perse nuk mund te kene trajtim te njejte?

    2.

    Spiralja qe shtrohet me kete pyetje nuk ka fund, dhe me duhet te pranoj, eshte e peshtirshme. Ndertimi i pozicioneve politike mbi arkivole e trupa te ngrire nga vdekja e ben politiken tone makabre. A do ta masim njeri-tjetrin me menyren se si i trajtojme te vraret kosovare? A jemi te keqinj sot, pse nuk e vume shiritin e zi per kolonelin Zemaj e ishim te mire pse e vume me rastin e vrasjes se Uke Bytycit (per te cilin, si bartes te institucionit te dale nga vota e lire, as qe pritem shpalljen e dites se zise)?

    A nuk eshte vete vrasja e nje kosovari, per motive qe mund te jene politike, te mjaftueshme qe te gjithe ta ndajme kete ndjenje zie? Dhe, vene ne nje kontekst tjeter, a do te kete dite zie edhe per ndonje serb a mysliman te vrare, gjithashtu per motive politike, apo seleksionimi i ndjenjes se pikellimit eshte vec aleances politike edhe perkatesia etnike?

    3.

    Momenti yne eshte kritik sa per politiken, ashtu edhe per historine. Politikanet, si dr.Rugova duhet ta lene te kaluaren e jo te ndertojme mbi te. Posacerisht, jo ta rishkruajne historine me ndarje te reja brenda Kosoves: ne momentet kritike te Kosoves, me 1998 e 1999 pak rendesi kishte cfare thoshin "institucionet e Republikes se Kosoves". Kjo varre, qe e bartim te gjithe ne qe perjetuam luften, duhet t'ia leme historianeve.

    Dr. Rugova, dhe politikanet tjere, duhet te ndertojne politike qe do te hyje ne histori, e jo histori qe do te zbatohet ne politike. Politika qe do te hyje ne histori eshte ajo politike qe do t'i bashkoje qytetaret e Kosoves, e jo ajo qe do t'i ndaje, posacerisht jo me lojen e ndjenjave qe sjell morti.


    --------------------------------












    ---------

    Gjate shkrimit Vetoni kurre nuk thote "Presidenti Rugova".

    Ai ka frike ta njohi Rugoven si president.
    Kjo tregon shume bukur se Vetoni e di pse u vra UKA e Tahiri me shoke.
    Ata u vrane sepse njohin institucionin e Presidentit te Kosoves...sepse ata njohiin te drejten e popullit te Kosoves qe te kete President..sepse ata njohin te drejten e Popullit te Kosoven per te jetuar ne nji KOSOVE te Pamvarur.

    Vrasesit jane veglat e atyre qarqeve qe duan nji Kosove "province"..nji Kosove pa president e Parlament..nji Kosove as mish as peshk..mjaft qe te kete te drejten enverizmi e stalinizmi te kryeje misionet e pakryera kanibaliste.

    Mbrapa teorive te Vetonit dhe Shtabit vrases me te cilet Vetoni solidarizohet qendron..Kupola e Mafies qe pergatit Nji Kosove ne baze te formulave te erreta te Tiran-Krete-Beograd-Moskes.

    Nuk eshte rastesi dhe Liria qe UNMIKU i jep shtabit vrases per te zhdukur cdo baze per Rezistence ndaj planeve te zeza per te lene Kosoven nen SERBI.

    Rugova dhe njerzit e tije jane Pengesa e pakalushme e ketyre planeve ogur zeza.

    Futja e Kosoves dhe de facto nen Serbi fillon me asgjesimin e figures se Presidentit..me asgjesimin e te drejtes se Popullit te Kosoves qe me voten e tije te vendose te ardhmen e tije..

    Prandaj kane dore te lire Kriminelet ne Kosove..
    Prandaj para cdo takimi e mbas takimi te Ilir Metave e Hashimave me Ivanovet e Moskes e Beogradit kemi vrasje ne Kosove.




    Bravo Veton legeni !

    Veton o frikacak !

    Si ty dhe Bukoshit ju a ka ba Hashimi 8 me 2.
    Marre nuk ju vjen.

    Megjithate edhe se e dine se Shiku i Xhavitit mban shenim cdo person qe ndjek Rugoven dhe se mbas ketyre shenimeve futet emri ne listen e zeze te likujdimeve, Njerzit Trima e te ndershem ne Kosove do vazhdojne te nderojne viktimat e te denojne vrasesit.

    Keta njerez nuk kane nevoje Per Vetona me 7 fytyra.


    Poshte shtabi kriminal i Xhavit -Hashim e Nasim Haradinajt !

    Rrofte Kosova e lire e e Pamvarur !


    Rrofte presidenti i Kosoves!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-01-2003 më 08:45

  9. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Pergjigj Arbrit & CO. Pres me kenaqsi emncipimin tuaj, apo ju paguajne dhe si besoni dhe ato qe thoni vet. Ok ja ku i ke ca xhevahire:
    1. Ne Vrasjen e Tahir Zemes dhe atyre qindra te tjereve ka gisht mafia staliniste drogiste e Gjinush-Xhavit-Ibrahim-Kloseve te Gjermanise, (mos e ke mare ket shprehjen nga libri Berisha mes Kasandrave).
    2. Sa per "at fare Sali Berishen" e di se ne Gjermani ku je ti , jeni strehuar gjithe dinastia e Gjinushve, kapobandes se Stalinizmit Shqiptar.
    3. Vetoni me kte qendrim as mish as peshk tregon se ai si NJERI ka mbaruar.
    Ai Eshte thjesht nji rrufjan miliarder.
    4. "Gjysma e atyre qe ne shkruajme eshte e demshme, gjysma tjeter eshte e pavlefshme" -- Becque
    5. E shoh qe nuk ja vlejka per te pershkruar me teper, gjithcka eshte e shtypur nga nje mendje vertete ideologjike, qe eshte shume i bindur qe ajo qe postohet nga ai edhe aprovohet nga lexuesit. Duket se ju duhet edhe me shume zell ne kete drejtim! ( ku i ke gjet kto llafe mor jau, apo te jane ngul ne koke msimet e PS dhe ste shqiten dot)
    6. Edhe per flamurin ke dhene fakte te nevojshme, nuk na duhet me teper te besojme ne opinionin tend.
    7. Pastaj me vone tingelloni "vertete i afte" ne cilesimin "aq te aresyeshem" qe i beni mospjesemarrjes se Presidentit ne Vlore.
    Le te shpresojme qe nje dite ju te mbani me paster kalendarin e Presidentit( Idhulli njeshit) dhe te mos te lesh ate te bej gabime kaq te medha.
    8. Por ju gjithsesi, perderisa atij(millosheviqit) nuk i lejohet ju mund te zevendesoni ate, se paku ketu ne forum. ect
    se ulodha, besoj se keto te mjaftojne si feed-back. Sa per Llapin, lexoje ate qe shkruan per lidhjet e te ndjerit me ish-armaten jugosllave ect.
    Dhe te te them nje gje tjeter, nuk eshte se kame apo dua te humb kohe duke debatuar me ty ne ket forum, por shpresoj se ne nje dite jo te larget dinosaur si puna jote dhe Co do emancipohen dhe ne te tjeret te kemi mundesi te kthehemi ne shqiperi pa pasur frike se o shikojme a degjojme mostra nga e kaluara qe na jane qep si balta mas kepuce e sna lene me ece para. Keshtu, shpresoj te ikesh sa me shpejt nga turma dhe te kthehesh ne individ, te mos ngresh doren sa here te urherojne po te mundohesh te shikosh pak me tutje dhe do kuptosh qe ajo(politizimi) qe po ben eshte vetvrasje.
    Shyqyr zotit qe sje ne Angli se po te kishe pa emisionin e BBC2 do kishe sulmu dhe angline si staliniste, sic sulmovi komandanti jot ameriken jo shume kohe me perpara, apo e ke harru.
    Keshtu, dua ta mbyll me nje thirrje lavdi per UCK dhe heronjte e vertete te Kosoves, ata qe e dinin se i priste vdekja ( A JAshari) prap nuk u tuten nga istikami.
    Lavdi

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2002
    Vendndodhja
    Suedi, Malmo
    Postime
    6
    Postuar më parë nga iliria e para
    UÇK, intersante kjo qe e shkruan.Po ku i merr ti keto te gjithat?!
    Tahir Zemaj se kam njohur fare, por ketu nje heri takova nje oficer
    shqiptar qe pershkruante nje jete te ngjajshme me kete, por ky kishte dezertuar nga "frika" se do ta likvidonin serbet.
    Emrin nuk ja di, sic duket i kishte disa emra.Me vone mora vesh se kishte hikur per Shqiperi. Ma nuk kam degjue per te.

Faqja 20 prej 30 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •