-
................
Një jetë me…këste
Nje jete me…keste
Prej dy vjetesh Shqiperia po perjeton nje bum te vertete ne sistemin e kreditimit. Cfare do te thote te jesh sot nje borxhli i lumtur. Nje sherbim qe ta lehteson jo pak jeten, por qe ta ve dhe lakun ne fyt
nga Anduela Nika
Para se t’i kerkosh te holla borxh nje miku, mblidh mendjen se per ke ke me shume nevoje, per te parat apo per te dytin. Arsyeja? Po i kerkove para, per te nuk je me mik, por borxhli. Kjo urtesi amerikane, ja qe nuk eshte domosdoshmerisht e vertete, sidomos ne rastin kur per te hollat, s’ke pse te futesh mikun ne siklet. Sepse zgjidhja eshte aty, pas dere, dhe quhet banke. Ndaj dhe sot, ne fund te vitit 2006, shqiptaret kane mberritur ne piken qe jane borxhlinj… Te lumtur madje. Pa qene nevoja te trokasin tek fqinji, tek i afermi apo tek shoku i ngushte. Te cilet edhe ne rastin me te mire, do hidhesohen ne fytyre, do rrudhin buzet, vrenjtin vetullat.
Dhe shqiptari mesatar sot ka gjetur nje tjeter dere per te trokitur: Ate te bankes. Ku pasi ploteson ca formulare, i inkurajuar nga buzeqeshja e hijshme e nepuneses po kaq te hijshme, ke shtene ne dore nje shume te mira parash, pa asnje qejfmbetje.
Te pakten per kete gje, ai eshte mese e sigurte. Banka ta jep gjithe qejf, sepse e di qe do t’ia kthesh. Cdo muaj ne nje date te caktuar, ajo do te te prese me perpikmeri.
Serish e njejta buzeqeshje dhe dashamiresi. Ndryshimi qendron tamam tek borxhliu. Sepse prekja e kartmonedhave ne momentet kur kthen kestet, nuk eshte me dhe aq e bukur sa atehere kur mori shukun e madh. Eshte e trishte, por gjithsesi thuhet se ia ka vlejtur. Keshtu eshte per nje pjese te madhe te shqiptareve, qe jane dyndur ne banka duke marre kredi. Te gjithfaresojshme; per biznese, shtepi, makine, pushime, paisje elektroshtepiake apo studime. Gjithcka qe nuk mund ta sigurosh dot me para ne dore, pasi nuk i ke sot mund ta marresh me kredi sa hap e mbyll syte. Nje sherbim qe ta lehteson jo pak jeten, por qe nga ana tjeter dhe te shtrengon per ta shlyer ne kohen e duhur. Marika, 36 vjece nga Tirana nuk do te mund ta kishte blere ndoshta dot kurre shtepine e re ne pallatin e veshur me xham, afer qendres se Tiranes nese nuk do te mund te kishte marre nje kredi. Sigurisht tani i duhet te beje dy pune, qe te paguaje kestin, por te pakten ka shtepine. “S’do t’i kisha bere kurre aq leke me nje dore nese nuk do te merrja kredi”, thote ajo. Ajo eshte nje “borxhlie e lumtur” si shume syresh ne Shqiperi. Vetem ne 8 mujorin e pare te ketij viti bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi kane dhene 159 miliarde leke kredi. Gati 60 miliarde leke me shume kredi te dhena ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Kaq te etur te jemi per te marre borxh?! Shifrat e bera publike nga Banka e Shqiperise tregojne se po. Njerezit tashme kane kerkesa me te medha per jeten, duan nje shtepi me te mire, arredim me komod, pse jo dhe nje pale pushime ne nje hotel me pese yje. Por dhe sepse vendi i punes tanime eshte me i sigurte se dhjete vjet me pare, kjo duke pare dhe faktin se njerezit ne fund arrijne t’i paguajne kredite e tyre me apo pa sforco.
Imagjinoni se cfare do te thote per nje punonjese te thjeshte te shtetit, me nje page prej 13.000 lekesh te rinj te sjelle ne shtepi njeheresh nje lavatrice, televizor dhe frigorifer. Do t’i duheshin shume vite pune dhe shume kursime, qe zor se do te beheshin ndonjehere aq shume sa per t’i blere, gjithnje nese nuk do te harxhoheshin me pare per ndonje emergjence. Tani ajo mund t’i kete te gjitha elektroshtepiaket dhe nuk do te mund te rrudhet ne te kursyer apo te mendoje: “He se i kam ca leke menjane per ta blere ate kostumin e bukur qe pashe dje tek ai butiku”. Banka do te ushqehet cdo muaj, me kestet qe i detyrohesh. Dhe aty nuk ka justifikime, se nuk i bera dot parate, se ashtu me doli nje shpenzim dhe nuk kurseva etj etj. Ajo eshte e ftohte me klientin, perpos buzeqeshjeve te embla qe japin pa para dhe norme interesi punonjeset e tyre, sikunder dhe duhet te jete. Pjesa tjeter eshte nje marredhenie e shkruar e bardhe ne te zeze. Cdo banke ve kushtet e veta, ne dokumentacionin qe duhet plotesuar dhe deri ne c’mase mund dhe duhet te jape kredi. Lehtesirat qe ato ofrojne jane nje joshje per shume njerez. Dhe ndoshta ky bum i madh ne marrjen e kredive i detyrohet dhe lehtesimit te procedurave nga ana e bankave. Sot ato te “lusin” qe t’i te marresh nje kredi, ndryshe nga cfare ndodhte 10 vjet me pare pare, ku marrja e nje kredie ishte gati nje mision i pamundur per klientin komsumator.
Por nga ana tjeter konkurrenca e ashper ne sektorin bankar ne drejtim te dhenies se kredive ka shtuar dhe sasine e kredise me probleme. Kete rrezik e ka lajmeruar vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. “Rritja e konkurrences dhe si pasoje, rritja e shpejte e nivelit te kredive po mundeson nje prirje ne rritje te aktiveve te ponderuara me rrezik dhe disa banka tashme jane prane nivelit minimum prej 12 per qind”, ka deklaruar ne shtyp guvernatori Fullani. Nderkohe qe shifrat e larta te kreditimit per vete kryeministrin Sali Berisha jane tregues te rritjes se kerkeses, pra te rritjes se ekonomise. Ai ka deklaruar gjithashtu se niveli i kreditimin pritet te rritet ne masen 120%. Por cfare do te thoshte kjo per klientet. Qe bankat do te japin me shume kredi dhe niveli i normes se interesit do te jete me i ulet? Ne fakt ato po japin me bollek dhe ne shifra relativisht te larta. Rasti me i fundit eshte ai i Raiffeisen Bank, e cila ka firmosur pak dite me pare me Bankers Petroleum International ltd kredine me te madhe te dhene ndonjehere nga bankat shqiptare, 20 milion dollare. Sa per uljen e normes se interesit do te na duhet te presim. Ne kembim bankat te joshin me gjithefaresoj sherbimesh dhe lehtesirash per te marre nje kredi. Dhe ato jane jane aq te shumta, saqe nje person i vetem te marre deri ne tre kredi nga banka te ndryshme. Sipas Guvernatorit Fullani, identifikimi i klientit, persa i perket marrjes dhe perdorimit te kreditit si dhe detyrimet e tjera qe ai ka ndaj tregut bankar eshte i vaket, jo i plote duke mos i dhene mundesi sistemit bankar te kete nje histori te aktivitetit te klienteles. Per te parandaluar ndonje rrezik te mundshem, Guvernatori ka propozuar edhe nje zgjidhje qe ka te beje edhe me mbajtjen e nje regjistri te centralizuar te kredive. Ai mendohet te jete nen administrimin e Bankes se Shqiperise dhe bankat e nivelit te dyte qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone, te cilat duhet te jene anetare ne menyre te detyruar.
Rritja e kreditimit shihet ne menyre dyshuese edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar, i cili ne nje raport qe i ka bere sistemit financiar te Shqiperis para pak muajsh, eshte shprehur se kjo rritje, po vijon me rritje shume me te shpejta nga sa kane mundesi te perballojne bankat. Rekomandimi i FMN ishte qe kredia qe jepet te jene ne standarte shume te larta. Qe e thene me shqeto. Kredine ta perfitojne vetem ata njerez qe kane mundesi ta paguajne. Dokumentacioni i plote dhe i kontrolluar, qe cdo klient normalisht duhet te plotesoje qe te perfitoje nje kredi, ne baze te nje afati te caktuar shlyerjeje. Por dhe ketu lindin nje sere pengesash te tjere, qe burojne nga titulli per token, nga problemet me regjistrin e kolateralit, me hipoteken, si dhe nga mosnjohja dhe moszbatimi korrekt i proceseve qe lidhen me titujt ekzekutive, vecanerisht ne problemet teknike per njohjen dhe ekzekutimin e kolateralit.
Megjithe plus minuset, veshtiresite apo rreziqet vendi yne, prej mese dy vjetesh po perjeton nje bum te vertete ne sistemin e kredi dhenies, ku norma vjetore e rritjes eshte luhatur ne nivelin 60-70%. Sistemi bankar vazhdon te operoje me fitim dhe te jete i kapitalizuar sipas normave nderkombetare, duke regjistruar nje zgjerim te vazhduar te aktivitetit. Nderkohe qe po zgjerohen gjithnje e me shume dhe borxhlinj. Disa jane me shifra me shifra qe i kalojne te gjashte zerot, te tjere me shume me pak. Por te gjithe ne cdo muaj do te duhet te cikin per here te fundit kartemonedhat e tyre, para punonjeses se hirshme qe dhe te buzeqeshuren duket sikur e ka te perfshire ne normen e interesit qe i detyrohesh bankes. Nje ritual, qe ne nje fare menyre gjeneron lumturi. Per faktin se me ne fund kemi blere, shtepine tone te endrrave, makinen e re, paketen e pushimeve, ate ne hotelin ne pese yje, apo per qellime studimi. Te cilat veshtire se do t’i kishim blere duke kursyer ne derrkucin prej porcelani, qe e mbajme si mjet zbukurues mbi komo, apo dhe ne kursimin klasik, poshte jastekut. Merr ate qe te duhet ne moment. Dhe per shqiptaret kjo duket se eshte shume e rendesishme. Te jesh nje borxhli i lumtur.
Klan
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt