Në kongresin e X-të të partisë Balli Kombëtar
Shpëtim Roqi arrin të zgjidhet kryetar i kësaj
partie me 103 vota duke lënë pas kandidatët e
tjerë: Alfred Cako, Mentor Quku, Uran Metko
dhe më në fund ish-kryetarin Abas Ermenji me
25 vota.
Abas Ermenji ka drejtuar Ballin Kombëtar të
rikrijuar në Tiranë qysh prej vitit 1992 duke
qene zgjedhur dy herë si kryetar i tij në
vitin 1994 dhe 1998. Në kongresin e X-të, që
u mbajt në Tiranë më datën 27/10/2002, Abas
Ermenji nuk mori pjesë, për arësye shëndetësore.
Me largimin e Abas Ermenjit nga kryesia, Balli
Kombëtar në Tiranë pret çdo lidhje me Ballin
Kombëtar historik të krijuar gjatë Luftës.
Krijoni Kontakt