Duke shfletuar kalendarin e 23 nėntorit, pėrkujtojmė papėt Shėn Klementi I romak dhe Klementi XI shqiptar
Bazilika e Shėn Klementit ėshtė njė nga vendet mė tė vizituara nė Romė. E ngritur nė shekullin IV nė Ēelio, mbi rrėnojat e njė ndėrtese mė tė lashtė dhe e rindėrtuar disa herė, Kisha ka tri navata, nė njėrėn nga tė cilat qenė varrosur reliket e Shėn Klementit I, tė mbartura nė Romė nga Krimeja nė vitin 868 nga shenjtorėt Qirilli e Metodi. Sipas gojėdhėnės, Klementi I u mbyt nė Krime, vend ku ishte internuar nga Nerva, me njė spirancė tė varur nė qafė.
Nė Bazilikėn e Shenjtit mund tė shijohen akoma afresket e realizuara nė vitin 1084, kushtuar jetės sė Papės, tė pajisura me shpjegime, qė janė dokumentet e para tė gjuhės vulgare italiane. Pėr Papėn Klementi I romak, por me origjinė hebraike, flasin shumė autorė tė lashtė. Prej tyre mėsojmė se pasi themeloi e pėrforcoi Kishėn e Romės, Shėn Pjetri u martirizua e vendin e tij e zuri Lini. Pas Linit u zgjodh papė Anakleti. Pas tij, episkopati i Romės iu besua Klementit, i cili u bė kėshtu ipeshkvi i katėrt i Qytetit tė Amshuar, pas Shėn Pjetrit. Ai kishte njohur apostujt, kishte kumtuar sė bashku me ta Ungjillin e e kishte ende ndėr veshė jehonėn e predikimeve tė tyre, tė cilėn ia pėrcolli pasardhėsve qė u ulėn pas tij nė fronin e Shėn Pjetrit.
Njė nga kėta pasardhės qe Gjon Franēesk Albani, papa me origjinė shqiptare Klementi XI, qė do ulej nė fronin e Shėn Pjetrit mė 23 nėntor, 306 vjet mė parė.
Gjon Franēesk Albani, siē u thirr nė Pagėzim, lindi mė 23 korrik 1649 nė Urbino tė Italisė, kreu shkollimin e plotė nė Romė e, falė aftėsive tė tija, ngjiti shumė shpejt shkallėt e karrierės kishtare: sė pari si sekretar i kanonikėve (1687), mė pas si kardinal (1690) e sė fundi si i 261-ti pasardhės i Shėn Pjetrit (23 nėntor 1700). Pati njė papni tė trazuar nga konflikti i vazhdueshėm ndėrmjet Francės e Perandorisė spanjolle, qė krijoi rrezikun e njė sulmi tė armatosur kundėr papatit. Pėrballoi me urtėsi kėtė konflikt e tė tjerė, qė u krjiuan pas Traktateve tė Utrehtit, tė Ratsadit e tė Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat pėr ndarjen e Evropės. Mė pas iu desh tė pėrballonte njė rrezik tjetėr: atė tė pushtimit turk.
Dha njė kontribut tė shquar nė fushėn teologjike, duke luftuar herezitė e kohės; nė fushėn kanonike e liturgjike, duke kontribuar pėr pėrkryerjen e riteve lindore tė kinezėve e malabaritėve; nė fushėn e misionit, duke dendėsuar veprimtarinė misionare nė Mesdheun Pėrendimor, Persi, Indi e Kinė. Nė fushėn e ndihmesės pėr atdheun e tė parėve, krenar pėr prejardhjen shqiptare, u interesua nga afėr pėr fatet e vendit, organizoi 14 janar 1703 Kuvendin e Arbėnit nė Mėrēi tė Lezhės dhe botoi Aktet e tij nė shqip e latinisht, kontribut i madh pėr pėrhapjen e gjuhės e tė kulturės nė trojet shqiptare, hap i parė drejt rilindjes shpirtėrore e kombėtare tė njė populli qė rėnkonte nė errėsirėn e thellė tė pushtimit, duke pritur padurueshėm, njė rreze drite, qė t'ia ndriēonte shtegun drejt lirisė.
Krijoni Kontakt