Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Titulli i temes flet qarte per konceptin qe mbizoteron sot mbi “shqiptaret” dhe “greket”… duket sikur Shqiperia ka prodhuar gjithmone emigrante… ne drejtim te Greqise… qe ne ndryshim nga Shqiperia…. ka egzistuar gjithmone…


    PS: ne Kalabri egziston nje fshat qe quhet “shen Sofia e Epirit”, ku flitet nje shqipe shume e paster, ku ritet fetare quhen “greko-bizantine”… e di qe nuk do te thote asgje ne lidhje me temen…

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jane kaq prane njera-tjetres rrenjet e fqinjve, sa kur marrin rrugen e daljes ne siperfaqe ndodh qe te ndrojne vendin e origjines. Atehere vrapojne te ashtuquajturit baballare te kombit per te vertetuar se aty ku doli, aty eshte dhe rrenja. Rrenjet do vazhdojne perseri te tyren, pa pyetur per hapesiren dalese, sikurse baballaret e kombit do vazhdojne te genjejne veten dhe te tjeret per pronesine e tyre. E megjithate fqinjet do mbeten fqinj, me rrenje vertet me vete, por te perqafuara ne dalje me njera-tjetren. Lum kush te rroje, se vec te mire prej tyre do shikoje.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    O njerëz fejen e kemi marr sikur tani kompjuterin te jemi ne komunikim dhe te mos dallohemi nga bota, kompjuteri nuk eshte zbullimi yne por na pelqen per me mesu dhe ta perdorim per nevojat tona, shihni kompjuteri pranon edhe shkronjat shqip
    dhe flasim shqip mes nesh.

    Pra nuk ka rëndësi feja GjUHA NA BASHKON
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #64
    Citim Postuar më parë nga mal
    Titulli i temes flet qarte per konceptin qe mbizoteron sot mbi “shqiptaret” dhe “greket”… duket sikur Shqiperia ka prodhuar gjithmone emigrante… ne drejtim te Greqise… qe ne ndryshim nga Shqiperia…. ka egzistuar gjithmone…


    PS: ne Kalabri egziston nje fshat qe quhet “shen Sofia e Epirit”, ku flitet nje shqipe shume e paster, ku ritet fetare quhen “greko-bizantine”… e di qe nuk do te thote asgje ne lidhje me temen…
    Ke shume te drejte kur gjykon titullin e temes, por te jesh i bindur se tema ishte emertuar ndryshe por ishte dora e administratoreve te forumit qe ja ndryshoi ate.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    O gjuha arbërore,gjuh e vëndit tim.
    Ti që më bën ujem, e më jep guxim.
    SULI--
    ( Një histori 200 vjeçare, e vaditur me gjak Shqiptar, e mbushur me lavdi.)
    Nga Agim Delvina
    Moj priftëresh! Mos u trëmb!
    As mos e shko ndë mëndje.
    Tani do shohish luftënë,
    Dyfeqe kapedanësh, se qysh luftojnë trimatë,
    Trimat e KAKOSULIT! *(1)

    Suli një krahin e egër malore, tërë shkëmbinj "Dhëmb-dhëmbë",ngrihet si një kështjell madhështore në veri të Greqisë,ndërmjet Janinës dhe Artës.
    Emri i krahinës "SULI",përmëndet në hartë si emër i një fshati, që në shekullin e 16-të.Në vitet që pasuan, u shtuan edhe 3 fshatra të tjerë.Kështu më 1660 në krahinën e lavdishme qënë ngritur fshatrat;SULI-AVARIKOS-QAFA dhe SAMONIVA ( SAMOVINA- shqip.) Të 4 fshatrat, që në një stad tjetër të historisë, do të përbënin krahinën e SULIT, jan larg nga njëri-tjetri jo më tepër se gjysëm ore më këmbë.Fshatrat ruheshin nga një roje qëndrore që quhej KOUGGI. Në fund të shekullit të 17-të, me shtimin e popullsisë, ngrihen edhe 7 fshatra të tjera,në të njëjtin rajon, në atë të MURGANES.Të 11 fshatrat Suljotë, përbënin një lloj, një formë AUTONOMIE: "BASHKËSIN E LIRË TË SULIT", me qëndër fshatin e parë SULIN! Këtë bashkësi e njohu edhe PORTA E LARTË, duke i toleruar privilegje të veçanta.
    Por çfar qenë Suliotët? Nga e muarën këtë emër?
    Historianët e ndryshëm i vendosin banorët e Sulit në ato troje në thellësit e shekujve. Ka zëra,(Jo dhe shum të besueshme) që i lidhin Suliotët me SELLËT Homerikë.Të tjerë zëra flasin për ngjashmërin e Suliotëve me SOLLIONËT e Tukiditit!
    Petro Furiqi nga ana tjetër ngul këmbë se fjala SUL është Shqiptare (Arvanite) dhe shpjegohet me fjalën ROJE-SHTYLLE,që ngulet në tokë dhe ka kuptimin e USHËZËS, (pritës,pusisë ).
    Edhe vendosja gjeografike e krahinës,përkon tërësisht me kuptimin që jep fjala.Suli është vërtetë një kullë roje,ngritur mbi shkëmbinjtë gërxhe-gërxhe.
    Frengu Pukëvil (Pouquvill) na thotë se:"Banorët e Sulit kan qën të përhershëm në ato treva ku gjënden sotë gjatë rrjedhjes së shekujve. Ata qen pasardhës të Epiriotëve. Pas prishjes së Toskërisë (Epirit),nga Paul Emili, gjeneral Romak,banorët e Epirit u tërhoqën në male, për të shpëtuar,duke jetuar në shpella.Vetë emri Sul, trashëgim i emrit Sella, do të thotë vënd tek rrinin të parët !" *(2)
    Shkrimtar të tjerë thon se banorët e vjetër të Sulit, qenë mbeturina të luftëtarëve të Skënderbeut, të ikur pas vdekjes së tij.
    Anglezi Lik na pohon se Suliotët qenë një far e Çemerëve,një nga të katër degëve të Shqipërisë,njërës nga tri nën/ndarjeve të Toskërisë (Çamëve,Labëve,Lalëve). *(3)
    Duke qën i pa banuar,i lirë vëndi ku ngriheshin të 4 fshatrat, në gjysmën e dytë të shek.XV-të, u bë vënd strehim i shqiptarëve ortodoks nga rrethet përqark Çamërisë.Kjo koloni i dha emrin Sul, katundit të par ku u vendosën.Emrin Sul e gjejmë sot në Shqipëri, si emër fshati në krahinën e Devollit,Vlorës (Si -Sulovë) etj.dhe si emra e mbiemra njerzish si Sulioti,Suloti,Sulaj,Suli etj.Shqiptarët ortodoks u vendosën në Sul kur në të gjith Toskërinë, me forcë po kryhej procesi i Islamizimit dhe duke shfrytëzuar natyrën e egër të vëndit i bën ball rrezikut të Islamizimit (Myslimanizimit).
    PEREVOS,që është takuar dhe ka biseduar me luftëtar Suliotë, na thotë se Suli, e mori emrin, nga emri i një luftëtari "Turko-Shqiptar" (Kupto Shqiptar mysliman) Sulo ose Suli.Të paktën këtë thoshin Suliotët gjat kohës së luftës për pavarsi kur Perevos bisedonte me ta.*(4)
    Fakt ishte se Suliotët ishin BILING (DY GJUHËSH) flisnin Shqip e shkruanin Greqisht.Kjo shpjegohet me faktin se duke qënë luftëtar profesionist, kishin të bënin gjithmon me Shqiptar (Arvanitë) e Grek.Shkruhej greqisht sepse shqipja s'kishte akoma alfabetin e saj.Për të ndihmuar grekërit të merreshin vesh me shqiptarët Sulioti Marko Boçari krijoi fjalorin e famshëm Greqisht-shqip.
    Kosta Paparigopullo na thotë se Suliotët qenë një kompozim i farës (popullit) grek me arvanitët (Shqiptarët).*(5)
    Ishte një bashkim i dy popujve fqinj që prej dy shekujsh jetonin të trazuar në të njëjtin vënd.
    Në fillim të pushtimit Turk, fshatarët e Sulit bënin pjes në administratën e pashallëkut të Janinës.Më pas kur luftëtarët profesionist Suliotë sulmonin zonat përreth, pa bër dallim dhe fshatrat turke,pashai i Janinës u detyrua të njohi autonominë e federatës që funksiononte si një mini shtet.Këtë vendim e mori Pashai Turk për të parandaluar zmadhimin e sipërfaqes së federatës nga ata njerëz kreshnik që çuditën tër Evropën. Por duke marr guxim nga privilegjet që u dha Porta e Lartë, që të mos varen nga administrata Turke, Suliotët e zmadhuan territorin e tyre me 66 fshatra të rinj nga zona përreth.Kështu
    Suli u bë shtet brënda shtetit,një mini shtet në zemrën e perandoris Turke *(6)
    Gjë e rrallë kjo për ato kohë në hapsirat e perandorisë. Diçka e ngjashme sot me minishtetet Monaco-Lihtenshtejn-Andora-Sanmarino.
    Suli si bashkësi e lir që ishte vet qeverisej. Dora D'Istria e quan Republik Qytetare *(7)
    Këtu që në shekullin e 17-të ishte formuar një far "Republike Qytetare", e cila u siguronte banorëve lirin e pavarsinë, që ata ditën ta mbronin me luftra të vazhdueshme,thotë J.Irmsheri *(8)
    Në enciklopedin Greke "ELEFTHERUDHAQI" SULI QUHET NJË "FARË DEMOKRACIE VETQEVERISËSE"*(9)
    Kurse T.Pipineli e quan atë "KONFEDERATË" *(10)
    Suliotët grumbullonin nga antarët e federatës, pavarsisht nga raca dhe besimi,një detyrim (taksë).Një pjes të taksës së grumbulluar e jepnin te Sulltani, që të mos humbnin autonominë dhe pjesën tjetër e mbanin për vetqeverisjen e Federatës, sepse Republika e Sulit, nuk kishte të ardhura të tjera.Sepse nuk mbillnin e nuk prodhonin asgjë gërxhet e larta dhe më kryesorja, ata qen luftëtar profesionist.Çdo gjë e siguronin nga lufta e nëpërmjet luftës.
    Jeta shoqërore e Suliotëve mbështetej tek fara,domethënë tek afërsia e gjakut. Tek familja e gjerë gjysh e gjyshe, nën e baba,djem vajza,xhaxhallar teze e tj.Familje kjo e ngjashme me familjen patriakale në shqipërin veriore.Çdo farë kishte problemet e tyre dhe qe në antagonizëm me farat e tjera,deri në atë masë sa të mos i cënojë interesat e përbashkëta të republikës. Vetë fjala FARË është shqiptare.*(11)
    Farat më të dëgjuara qenë: Xhavellajt,Boçarajt,Dhrakajt,Fotomarat,Nikajt etj.
    Pushtetin në bashkësi ( Republikën) Suliote, e kishte në dorë këshilli i Sulit, i përbërë nga 47 krerët e fiseve më të dëgjuara të vëndit.Këshilli kishte vulën e vetë me mbishkrimin "Këshilli i atdheut".Për çështjet më të rëndësishme ( të luftës) vendoste kuvëndi, i përbër nga krye familjarët dhe të gjith meshkujt nën armë.Komandant (Kryetar) i këshillit bëhej, jo më i vjetri ose më i pasuri,por ai që ishte më trimi (Burri).Fara e Xhavellajve nxirte më të shumtët e komandantëve të këshillit.Të dytët vinin Boçarët.Dallimet që shfaqeshin midis burrave të të njëjtës farë i zgjidhnin gratë, që qen me të drejta të barabarta me burrat në të gjitha gjërat.
    Bashkësia e Sulit ishte e organizuar ushtarakisht. Ajo mbante në këmbë një ushtri me 2000-2500 luftëtarësh.Kur ushtria sulmohej nga Turqit, të gjith rrëmbenin armët e ktheheshin në luftëtarë.Armiku kryesor i Suliotëve qenë pushtuesit Turq.Ata nuk pritën Ali pashë Tepelenën që të luftonin Turqit.Luftën e kishin filluar shum herët, qysh më 1731 kur Haxhi Ahmet Pashai i Janinës, me urdhër të Sulltanit sulmon Suliotët.Trimat e Sulit dalin fitimtarë.Të till dolën edhe në luftën e dytë më 1754 kundër Mustafa Pashës; Kundër Dost Bejit të Gardhiqit më 1759-ën. Lufta e tretë më 1759. Të katërtën më 1762 kundër Mazut Agait Vojvodës të Artës.
    Të pestën më 1772 kundër Sulejman Gaparit dhe të gjashtën më 1775 kundër Kurt Pashës.
    Luftën Suliotët e vazhduan edhe më pas, kundër Ali Pashë Tepelenës, i cili kërkonte të ngrinte një shtet më vehte, të shkëputur nga Turqia, me kufijtë nga Shkumbini deri në Artë.Luftimet e para me pashan e Janinës zhvillohen më 1791, e dyta më 1792 dhe e treta më 1802. Suliotët me komandant Xhavellën, qëndruan heroikisht si gjithmon.Pas 11 vjet luftimesh, në dhjetor të 1803 suliotët detyrohen të lidhin një marrveshje me Ali Pashanë e të largohen nga vëndi i tyre.I përkuli uria e jo lufta e vdekja heroike! Vallja e Zallogut,Kungjija,Kallojeri Samuil,Kulla e Dhimulit,ku Dhespo Boçi mbyllet brënda, me vajzat e nuset dhe i vendos zjarrin kullës, për të mos rën në duart e Turqëve, e pashait të Janinës, janë dëshmi e rezistencës së lavdishme Suliote! Suliotët u shpërndan anë e mban Greqis. Kryesisht në ishujt Jonian.

    Ti more Foto Xhavella!
    Se ç'na bëre me kapella.
    Se ç'u prem, e se ç'u vramë!
    Sul'n e shkret ku e lamë?
    Ali Pashait ja dhamë.
    Nat e dit rrim e qajmë,
    Fati ndë Korfuz na hodhi!
    Zumë dor të Moskovit.
    Me moskov' lidhëm kuvëndin,
    Të vemi të marrim vëndin!
    Vem e vdesim ndë dhet tënë! *(12)

    Suliotët rikthehen përkohësisht në trojet e tyre më 1820, pas një tjetër marrveshje që lidhën me Pashan Tepelenas plak,i cili në këtë kohë ishte shpallur FERMANLLI nga Porta e Lartë.Marrveshje që parashikonte luft të pëbashkët kundër Turqisë.Pas vrasjes së Pashait të Tepelenës, Suliotët detyrohen të lën vëndin e tyre,kësaj radhe përfundimisht dhe të shpërndahen në ujdhesën Joniane. E që këndej në tërë Greqinë kontinentale.
    Bashkësia e Lirë e Sulit, pas një jete 200-vjeçare,pushoi së qëni! Në luftën e Greqisë për liri e pavarsi,më 1821-1829, Suliotët luftuan heroikisht.Biri i Sulit Kreshnik, Marko Boçari u bë simbol i trimëris,guximit, mënçurisë të pa shoq! Me rënien heroike më 1823 në Karpenis, ai u bë i pa vdekshëm, e simbol i lirisë së kuqe nga gjaku dhe e zezë nga baruti! E lirisë që shpaloset tek popujt e shtypur të Ballkanit.


    Bibliografi---
    *(1)--Visaret e kombit Shqiptar, vëllimi i I-rë.Tiranë 1937. Kënga Trimat e Sulit.
    *(2)--Libri i Ilo Mitke Qafëzezit." Ali Pashë Tepelena".Bot. 1927.
    *(3)--Revista "Dituria". Nr.3.1928 faq.84.
    *(4)--Vasilis Rafailidhis "Popujt e Ballkanit".Athinë 1994.faq.230.
    *(5)--Po aty faq.231.
    *(6)--Po aty faq.226.
    *(7)--Dh.Grillo "Arvanitët në revolucionin Grek".
    *(8)--"Konfaranca e parë e studimeve Albanologjike"1965 faq.507.
    *(9)--" Sinhroni Enkikllopedhia Eleftherudhaki" vëllimi i 11faq 644.
    *(10)--T.Pipineli "Politiki Istoria tis Elinikis Epananastasios" Paris 1928 faq.74.
    *(11)--Vasilis Rapailidhis "Popujt e Ballkanit"
    *(12)--"Visaret e Kombit" vëll. I-rë 1937. Kënga "Suliotët në Korfuz"
    Shkruar nga Danel Cana

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Exclamation E Verteta

    E verteta eshte se Arvanitasit autoktone jane vendas dhe jo te ardhur
    eshte me se e vertete qe ka pasur dhe emigrime ne kohen e pushtimit otoman ne Shqiperi.
    Por Shqiptaret pse nuk vajten ne nje shtet tjeter por vajten ne ato vende
    qe flitej e EMBLA gjuhe SHQIPE.

    Shteti jone duhet te punoje qe te kete shkembime kulturore me arvanitasit
    por shtet i thencin kur kryeministri jone mavria vete dhe takon armiqte
    me te betur te kombi Shqiptare.
    Shqiptaret e shkrete po i nxjerin edhe nga varet dhe kryeministri nuk thote
    gjysem fjale, ta dimi mire zoterinj qeveritare se historia do tu denoje
    dhe zoti do tu denoje atje ku te dhemb me shume.
    Kur kam qene per here te pare ne greqi, ne zonen reth Athines
    17 fshatra flisn gjuhen arvanitase, personalisht kam folur me nje plak
    80 vjecar dhe me te nipin 13 vjecar qe kuptoheshim shume mire
    me njeri tjetrin, por qeveria greke dhe vecanerisht kisha greke kane bere dhe bejne nje pune te pa skrupullt kundra shqiptareve dhe arvanitasve
    dhe ne vecanti kundra gjuhes SHQIPE.

    Me Respekt

    Pellazg Kanina

  7. #67
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ate perkufizim te asimilimit qe ti di, eshte perkufizim qe e degjon VETEM nga goja e nje shqiptari qe eshte lindur ne shtetin e vetem ne bote qe u veteshpall si shtet ateist duke nxjerre fene jashteligjit e duke mbyllur kisha e xhami. Keshtu ajo qe ti di gabim, eshte pjese e mbeturinave te indoktrinimit komunist ne mendjen tende.

    I bie qe me perkufizimin tend, te gjitha minoritetet ne Shqiperi jane shqiptare vetem se dine te flasin shqip. Harron qe gjuha shqipe nuk te ben shqiptar, te ben shqipfoles. Me po ate perkufizimin tend, pinjollet e Gjergj Kastriotit apo Ismail Bej Vlores ne Itali, qe edhe pse nuk mund te dine shqip ende ruajne identitetin e tyre shqiptar, duhet ti kualifikojme si te "asimiluar". Te gjithe brezat e emigranteve shqiptare ne Amerike qe kane lindur ne Amerike dhe mund te mos dine shqip, duhet ti kualifikojme si te asimiluar edhe pse kur amerikanet e tjere i pyesin se nga jeni me origjine, keta u pergjigjen "jam shqiptar".

    Ti e perkufizon gabim asimilimin pasi ti nuk vlereson sa duhet rolin e fese ne historine e njerezimit, historine e popujve, moralin e nje shoqerie, moralin e nje individi. Nese ne rastin e shqiptareve feja nuk ka sherbyer si nje burim uniteti shpirteror kjo nuk e minimizon aspak rolin e fese ne shoqerine shqiptare apo ne historine e njerezimit, perkundrazi, vetem sa deshmon arsyen se perse levizja kombetare shqiptare ishte 1 shekull me e vonuar se levizja kombetare e fqinjeve tane.

    Gjuha asnjehere nuk ka patur dhe nuk e ka forcen asimiluese qe ka feja. Ti nuk je asimiluar ne grek sepse mesove greqisht ashtu si une nuk u asimilova ne amerikan sepse mesova anglisht; ashtu si ai studiuesi i huaj qe meson shqip nuk u asimilua ne shqiptar vetem se mesoi shqip.


    Dhe pika e dyte qe duhet te kesh parasysh kur perpiqesh te perkufizosh asimilimin eshte kahu dhe drejtimi i njeanshem i tij. Femija nuk ka te drejten morale dhe llogjike per tiu drejtuar prindit me fjalet: "ti je i asimiluar" pasi sic thote populli: "Nuk mund ti tregosh babait arrat!" Babai ti tregon arrat ty, por jo ti babait! Keshtu edhe puna e arvanitasve dhe arberesheve: ata e kane te drejten per te na u drejtuar ne, shqiptareve te sotem, si femije te asimiluar qe nuk i ngjani aspak baballareve tuaj, por ne, qe pretendojme te jemi femijet e tyre legjitime, nuk mund tu drejtohemi te pareve tane me te njejtat fjale.
    Albo


    Ah te lumte goja o Albo se ngela duker kerkuar nje argumentim per te thene qe Greqia nuk ka lidhje fare me qytet shtetet apo kulture helene.

    Keta jo vetem qe nderruan gjithe zotat e u bene te krishtere... por edhe gjuhen nuk arriten ta mbajne


    Sipas ketij argumentimit tend i bie ...qe romaket kur i hodhen poshte zotat... nuk ishin me Romak. Populli bullgar kur u deklarua Ortodhox me urdher mbretnor nuk ishte me bullgar.

    Gjithashtu Rusia, vete Perandoria Bizantine ...dhe rasti me i papare fare...

    Gjermania...

    Qe me Lutherin e deri me Hitlerin. Po sa popull pa identitet per kok time.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #68
    Kenge arvanitase:





    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    po ky eshte nje sumc bukshkalur e qelbesire qe as i duhen hedhur qurrat
    me mire respektoj 1 grek pontio se sa nje te tille arvnitogrek me mburrje pordhaci e mendje djallezore.....

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    sa eshte numri i ARVaniteve
    ndonje harte dhe te dhenat per fshatrat

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Shqipëria, një kushtetutë që në Mesjetë
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 21:04
  3. Emigrimet shqiptare në mesjetë
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 17:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •