Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 74
  1. #11
    Sa mora vesh une ne kete shkrimin me lart shqiptar i vertete eshte ai ka emigruar nga vendi i tij dhe ka humbur gjuhen e tij dhe eshte bere njesh me nje popull tjeter vetem e vetem te mos nderronte fene.

    O burra hajdeni te shkojme ti pyesim Arvanitasit si kane qene te paret tane sepse te vetmit ata kane ruajtur fene e vertete, ska rendesi pse kane humbur gjuhen e kulturen e identitetin e vet kombetare.

    Nese guxojna me shtjellu edhe pak i bie qe elementi me i rendesishem qe identifikon nje popull eshte feja, ajo nuk guxon te ndryshohet se gjuha e kultura e vendlindja skan rendesi ato munde ti marrim te popujve tjere.

    Dhe njesia matese e kultures se nje populli eshte nga sot e tutje "histori krishterimi", pra kush ka me shume histori krishterimi eshte me i kulturuar, Medet per kinezet se dine ende ceshte kultura se ende me Buden jane

    Kjo logjik larg na shpie...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mendimi_Juaj : 27-11-2006 më 05:36

  2. #12
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    o shqiptar arvanitasit nuk u emigruan ata ishin dhe jane vendas ne greqi. si mund te dush te ikesh e ti fshihesh turkut kur ne greqi sundinte turku????? mos lexoni historine se thone shume budalleqe, sidomos greket qe nxorren qe arvanitasit jane te ardhur ne greqi.

    Lyco Jay

  3. #13
    Greko (ne vend te Albo),

    Riktheje titullin e temes ashtu sic e kisha vene ne nisje te saj!

    Arvanitasit jane shqiptare qe kane frike te thone se jane te tille, sepse ata nuk jane te lire qe te shprehin perkatesine e tyre.

    Ndersa ti ketu, qe pretendon te jesh shqiptar, pershendet zgjedhjet e "lira" te shqiptareve per te leshuar me "vullnet" kombesine e tyre.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Do te ishte akoma me me interes qe te mos jepje mendim per arvanitasit qe as nuk i ke takuar ndonjehere e as nuk u ke lexuar historine e tyre.



    Eshte interesant kendveshtrimi yt krejtesisht i mbrapshte historik. Sipas mendjes tende, kombi shqiptar filloka me ne "shqiptaret e sotem" qe ne mendjen tende perfaqesokemi "kombin" dhe jo me ata shqiptaret e djeshem, pasardhesit e vertete me gjak te paprishur te te pareve tane qe emigruan sa ne Itali edhe ne Greqi per ti shpetuar asimilimit turk?

    Pra ti, pasardhesi i asaj gjysmes se kombit qe mbeti nen pushtimin turk dhe njohu asimilimin 500 vjecar, sot i tregon atij arvanitasit ne Greqi se ti je perfaqesues me i denje i kombit shqiptar se ai? Kesaj i thone, hajde o baba te te tregoj arrat!



    Pra ty te shqeteson pa mase qe ata arvanitasit ne Greqi jane "asimiluar" meqe nuk flasin shqip si ty por nje shqipe te vjeter, apo shumica e tyre mund te njohin ndonje fjale shqip. Por ti harron qe nese arvanitasit ne keto shekuj qe kane jetuar ne token greke kane humbur pjeserisht vetem gjuhen, ajo gjysma e kombit qe ti perfaqeson qe mbeti nen pushtimin turk ka ndryshuar qe nga besa e te pareve e deri tek emri dhe veshjet qe mbajne.



    Sic te thashe ne krye te ketij postimi, mos jep mendim per nje komunitet qe nuk e njeh apo nuk ke lexuar sa duhet, pasi tregon se cfare guxim prej budallai ke qe te shpalosesh paditurine tende mbi subjektin qe flet.

    Arvanitasit asnjehere nuk jane mbajtur peng nga populli grek dhe asnjehere nuk kane qene pengje te propagandes greke. Arvanitasit i jane mirenjohes popullit grek qe i pranoi ne gjirin e vet kur gjysma e kombit u largua nga trojet ametare per ti shpetuar raprezalies te pushtuesit otoman turk.

    Dhe arvanitasit kane luftuar krah per krah me popullin grek ne levizjen kombetare per clirimin e Greqise nga pushtimi turk, me shprese se me fitoren e pavaresise se Greqise, shteti grek do ti vinte ne ndihme popullit te tyre shqiptar ne veri.

    Dhe qe ta ngulesh mire ne koke njehere e pergjithmone, arsyeja perse arvanitasit zgjodhen levizjen kombetare greke perpara asaj shqiptare ishte se shqiptaret ne ate kohe ishin Turqi ne kuptimin e mirefillte te fjales Turqi: jo vetem nje tjetersim shpirteror dhe fizik ne mase, por shqiptaret e gjenin veten ne postet me kyce te administrates se Portes se Larte, bile shume prej atyre bejlereve qe mbanin nen kontroll toka te medha ne Shqiperi e Greqi ishin po shqiptare te turqizuar.

    Episodi historik i arvanitasve me shqiptaret e sotem eshte si puna e atij prindit qe shkon ne kurbet per te mbajtur me buke familjen e tij, dhe kur kthehet nga kurbeti pas nje kohe te gjate prindi nuk e njeh me femijen e tij dhe femija nuk e njeh me prindin e tij.



    Peshkopi i Beratit dhe nje prej 3 peshkopeve aktuale te Sinodit te Shenjte te Kishes Orthodhokse Autoqefale Shqiptare eshte arvanitas qe erdhi ti sherbeje KOASH me kerkese te vecante te Kryepeshkopit Anastas.

    Kurse ti qe je kaq i preokupuar per arvanitasit, i paragjykon pa i njohur ata.



    Qe te mos perdoresh fjale qe nuk u di kuptimin apo perdorimin, terma si "propagande greko-panortodokse" nuk vlejne ne raportet midis dy popujve me te lashte te Ballkanit historia e bashkejeteses se te cileve eshte 3000 vjecare. Bile nuk vlen ne aspktin kishtar pasi populli shqiptar dhe populli grek jane popuj me "tradite apostolike" qe do te thote qe kane 2000 vjet histori krishterimi. Ato terma vlejne vetem ne raportet e grekerve dhe shqiptareve me fqinjet sllave qe e trasheguan Krishterimin nga ne dhe kane vetem 1200 vjet histori krishterimi.

    Albo

    Coalition of Albanian American OrganizationsC/O 2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036

    Letter to Secretary Powell Regarding Nicholas Gage from the Coalition ofAlbanian American OrganizationsWashington, January 10, 2003:

    Through the initiative of the NationalAlbanian American Council (NAAC) and the Albanian Heritage Foundation (AHF),the overwhelming majority of the Albanian American organizationscontributed, signed and sent the following letter to the US Secretary ofState Colin Powell and the National Security Advisor to the President, Ms.Condoleeza Rice, the Chairman of the US Senate Committee on ForeignRelations, Senator Richard Lugar, the Chairman of the US House Committee onInternational Relations, Congressman Henry Hyde and the Chairman of theAlbanian Issues Caucus, Congressman Eliot Engel. Please note that anAlbanian version of this letter is also released along with this statement.The full text of the letter reads as followinganuary 9, 2003The Honorable Colin PowellUnited States Secretary of StateUS Department of State2201 C Street, NWWashington, DC 20520Dear Secretary Powell,We the undersigned, as Albanian Americans and as members of Albanian civic,religious, cultural and humanitarian organizations, are writing to protestin the strongest possible terms the United States of America Department ofState's (DOS) official endorsement and support of the recent visit toAlbania by Nicholas Gage - a.k.a. Nikos Gatzoyiannis.Nicholas Gage is a well-known opponent of Albanians' interests in theBalkans. It is a matter of public record that the Panepirotic Federation ofAmerica, Canada and Australia, the organization Mr. Gage represents, refersto Southern Albania as "Northern Epirus" and considers it to be occupied byAlbania, an obvious provocation and a direct renunciation of Albania'ssovereignty. Nicholas Gage (i) greatly, intentionally and publiclymisrepresents the population of Albania's Greek minority up to an astounding30% of Albania's population of three million, compared to the officialAlbanian government number of 58,000, approximately 2% (ii) implicitlyportrays all of the Albanians of the Orthodox faith in Albania as Greeks,thus offending the Albanian Orthodox Church and its congregation throughoutthe world, and (iii) in an effort to vilify Albanians, has aggressivelycampaigned in Washington and elsewhere with his fabrications about the lackof human rights of Albania's Greek minority. These false claims are indirect conflict with the conclusions reached by DOS, the Council of Europe,the European Commission, and other international human rights organizationsin their various positive assessments. The facts are that the Greekminority lives side by side with the Albanians, has several media outletswhich communicate and publish only in the Greek language, has athree-times-better teacher/student classroom ratio when compared withAlbanians in a system that provides education in Greek from elementaryschool to university, and has a disproportionately high representation inAlbania's government.In addition, Gage publicly opposed the US/NATO intervention in Kosova evenas innocent Kosovar civilians were being massacred by the thousands,including American citizens of Albanian descent. Furthermore, as recentlyas May 22, 2001, he stated in the Washington Post that the thousands ofGreeks in Albania should receive the same treatment as the nearly twomillion Kosovar Albanians, clearly implying that when Kosova attains itsindependence, Southern Albania should secede and follow step. Thesepositions serve only to fuel tensions and threaten the progress of improvingAlbanian-Greek relations while undermining overall stability in the Balkans,an area where the U.S. has made a significant strategic investment of itshuman, political, financial and military assets.We are outraged by the fact that during his visit to Albania, and whilebeing hosted in an official capacity by our Embassy in Tirana, Mr. Gage (i)reiterated all of the above-mentioned views, including the fabricationsabout the number of the Greek minority and the analogy of their situationwith the Albanian Kosovars, (ii) downplayed the plight of the severalhundred thousand ethnic Albanians residing in Greece, who are subjected tothe Greek form of ethnic cleansing known as Hellenization, and (iii) had theaudacity to malign all of the Albanian Chams who used to live in Greece asNazi collaborators. As highlighted in a 2001 press release of the TurkishForeign Ministry, Mr. Gage's thesis is not only a blatant fabrication but itis a political and historical crime against Albanian Chams, since, in fact,many Albanian Chams died in Greece's liberation struggle during WWII. Themalicious characterization of Albanian Chams as Nazi collaborators isparticularly appalling in light of the fact that Albanians and Albania saved100% of the Jews who sought refuge from Nazi persecution in Greece (as wellas in other Balkan countries), while, according to Harvey Sarner, the authorof "Rescue in Albania," - an account of how Albanians saved Jews - of thetotal population of approximately 72,000 Jews who lived in Greece prior tothe beginning of the war, 60,000, fully 83% of the Jewish population, becamevictims of the Holocaust. In addition, Mr. Gage conveniently "forgets"that, as described in the words of Joseph Jacobs, Head of the US Mission inAlbania in 1945-1946, only "in the fall of 1944 and during the first monthsof 1945 the [Greek] authorities in north-western Greece perpetrated savagebrutality by evicting some 25,000 [Albanian] Chams - residents of Chameria -from their homes" and by killing over 5,000 men, women and children in aclear attempt to establish an ethnically pure border region with Albania.These events marked the culmination of genocidal and ethnic cleansingefforts that Greek ultranationalists had commenced since 1913. By 1945, theGreek nationalists had cleansed the area of ethnic Albanians of Muslim faithand also stripped them of their properties, valued at well over $2.5 billionat the current market prices. The tens of thousands Albanian Chams havelived in exile ever since. Thus, we would like to remind Nicholas Gage, aswell as those who share or support his views, that, despite themanipulations, Mr.Gage cannot use history as a justification for hisdestabilizing agenda.As Americans and representatives of the Albanian American community, we aredeeply disappointed and disturbed that during his visit to Tirana, Mr. Gagewas hosted and publicly accompanied by Ambassador James Jeffrey. In ex postfacto efforts to justify this grand-scale reception, DOS representatives inthe U.S. and Tirana have stated that Mr. Gage's visit and endorsement wasnecessary in order to foster dialogue and enable Mr. Gage to have his"hearing day" before the Albanian authorities. The Albanian-Americancommunity is very supportive of dialogue regarding respect for minorityrights, friendly relations with neighboring countries, Albania's integrationin Euro-Atlantic structures, and its economic development. Indeed, dialoguewith the proper forums such as Euro-Atlantic institutions, human rightsinstitutions, and the neighboring governments, has been an important part ofAlbania's development as a democracy. However, we do not understand whatdialogue DOS is seeking to foster, and for the benefit of whom, when Mr.Gage is a private citizen who has a documented public record as one of themost fervent adversaries of Albanian interests and who, to our knowledge,does not have any standing either from the Greek government or from theAmerican government.We are certain that DOS is aware that, for historical and more recentreasons, Albanians view Americans as their truest friends. Everything thatis endorsed by the United States, in the Albanian public's perception,becomes worthy of attention and support. Therefore, by publicly hosting andendorsing Nicholas Gage, the American Embassy in Tirana and DOS willingly orunwillingly have tacitly endorsed his views, and thus they have breached thetrust of Albanians and Albanian-Americans. We believe that asAlbanian-Americans, we have the right to demand that DOS and the U.S.Embassy in Tirana serve as instruments for the furtherance of democraticprinciples and economic development in Albania, rather than becomingfacilitators of the interests of individuals with chauvinist agendas.DOS's silence that preceded Mr. Gage's trip to Albania, as well as theevents during his visit on the ground, have demonstrated that there is a gapin communication and perception between DOS representatives and the Americancitizens of Albanian descent. It has been clearly evidenced through wordsand deeds that America's truest and best friends in Europe, and possibly inthe world, are the Albanians; therefore, we believe that the time has comefor joint efforts to establish a qualitatively different relationshipbetween the Albanian-American community and DOS. We request that the firststep toward bridging this gap be for DOS to issue a full public disclosurepertaining to the nature and agenda of Gage's meetings in Albania, as wellas render a public explanation about how Albanian and U.S. interests wereserved by supporting a "dialogue" with Mr. Gage, an individual whose viewson the region serve only to stoke the fires of ethnic tension.Notwithstanding the above, DOS can and should indeed serve as a facilitatorfor true dialogue with respect to minority rights and other issues in theBalkans. As it relates to Greece, we urge DOS to pressure the Greekgovernment to recognize all ethnic minorities within its territory,including more than 40,000 remaining Albanian Chams of the Orthodox faith,and grant them the same rights that Albania provides to an approximatelyequivalent number of existing Greeks in Albania. As Greek human rightsgroups and many international human rights organizations state clearly,Greece's policy of nonrecognition of the existence of ethnic minorities isno longer permissible. In addition, dialogue is needed to address thegrievances of the hundreds of thousands of Albanian immigrants living inGreece, who are being subjected to different forms of "Hellenization" aswell as societal and institutional discrimination. Furthermore, we urge DOSto do all it can in order to, once and for all, seek a just resolution tothe proprietary and other legal claims of the Albanian Chams, includingtheir right to repatriation and Greek citizenship. Of paramount importance,and as a complementary and preliminary step to achieving the resolution ofthese issues, we ask DOS to pressure the Greek government to abolish theStatus of War Law with Albania dating back to then Italian-occupied Albaniaof 1940. By still maintaining a Status of Law of War with Albania over 60years later, while at the same time signing a Treaty of Friendship, Greecenot only has created an absurd situation, but is in clear violation of theU.N. Charter, which requires "[a]ll Members [to] refrain… from the threat oruse of force against the territorial integrity or political independence ofany state…", as well as of other provisions of International Law.Finally, a drastic improvement in communication channels and cooperativeefforts between the U.S. Government and the Albanian-American community isnecessary for a plethora of other Albanian issues in the region. Since thefall of communism, Albania has made considerable steps towards theestablishment of a democracy and market economy. However, as evidenced byseveral reports, Albania's progress, economic development, and integrationwithin the Euro-Atlantic institutions has been constantly impeded byhigh-level corruption, lack of political transparency, ineffective electionreforms, and limited results in the fight against organized crime and humantrafficking. In Kosova, while tremendous progress is clearly evident,further delays in the resolution of its final independent status areimpeding investment and economic development as well as creating a fertileenvironment for destabilization. Furthermore, despite the relativestability achieved in the Former Yugoslav Republic of Macedonia, theMacedonian authorities have a long way to go in order to fully comply withthe internationally brokered and the U.S.-endorsed Ohrid Agreement andrecognize and accept Albanians as equal and respected Macedonian citizens.Last, but not least, much more can be done for the rights of Albanians inMontenegro, as well as those of the Albanians in the Presheva Valley ofSouthern Serbia. The Albanian-American community stands ready to offer itsexpertise, knowledge, experience, and contacts in the region in order towork toward the resolution of these issues and the achievement of asustainable and real stability in the Balkans.Albanians consider the United States to be their best friend. At a timewhen our country is engaged in a global war against terrorism, at a timewhen many have tested their true feelings toward the United States, big orsmall, true friendships such as the one the Albanians offer to Americans,must not be neglected or forgotten. Let us use the most recent Gage debacleas a learning experience and a steppingstone toward the establishment of atrue partnership for the advancement of the common U.S. and Albanians'interests.A similar letter was sent to the National Security Adviser to the President,Ms. Condoleeza Rice, the Chairman of the US Senate Committee on ForeignRelations, Senator Richard Lugar, the Chairman of the US House Committee onInternational Relations, Congressman Henry Hyde and the Chairman of theAlbanian Issues Caucus, Congressman Eliot Engel.Respectfully submitted by,Albanian American Community of Illinois - Ilaz Kadriu, PresidentAlbanian American Cultural Foundation - Cafo Boga, PresidentAlbanian American Islamic Center - Imam Vehbi Ismail, Religious Leader ofAlbanian Muslims in the US and CanadaAlbanian American Society Foundation - Esad Rizai, PresidentAlbanian Center of New York - Drita Kokalari, PresidentAlbanian Heritage Foundation - Gary Kokalari, PresidentAlbanian League of Prizren - Ismet Berisha, PresidentAlbanian Media Group - Vera Mjeku, PresidentAlba Soul - Ilirjan Papa, PresidentAna e Malit - Xheladin Zeneli, PresidentAtlantic Association - Arber Muriqi, Head RepresentativeDede Gjo Luli Foundation - Prele Sinishtaj, Head RepresentativeDemocratic League of Kosova U.S.A. - Agim Rexhaj, PresidentForumi Shqiptar - Ilirjan Papa, DirectorFriends of Kosova Protection Force - Shefki Mexhuani, Head RepresentativeFrosina Network - Van Christo, Owner and DirectorHuman Rights Association "Chameria"Illyria Newspaper - Ekrem Bardha, PublisherMalesia-Humanitarian Fund - Gjon Ivezaj, PresidentNational Albanian American Council - Richard Lukaj, ChairmanPan Albanian Federation, VATRA - Agim Karagjozi, ChairmanPatriotic Association of Dibra - Lavdrim Cami, PresidentPeja Association - Agim Cavderbasha, Head RepresentativePlave and Guci Foundation - Xhevat Kukaj, PresidentSt. Paul's Albanian Catholic Church - Father Anton Kqira


    Versioni shqip


    January 9, 2003



    I Nderuari Colin Powell



    Departamenti i Shtetit Amerikan

    2201 C Street, NW

    Washington, DC 20520



    I nderuari Sekretari Powell,



    Ne të nënshkruarit, si shqiptaro-amerikanë dhe si anëtarë të organizatave qytetare, fetare, kulturore dhe humanitare shqiptare, po ju shkruajmë këtë letër për të protestuar me tonet më të forta të mundshme miratimin dhe përkrahjen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit për vizitën që bëri kohët e fundit në Shqipëri Nikolas Gejxh –i njohur gjithashtu si Nikos Gaxojanis.



    Nikolas Gejxh është një kundërshtar tepër i njohur i interesave shqiptare në Ballkan. Eshtë fakt i njohur publikisht se Federata Panepiriote e Amerikës, Kanadasë dhe Australisë, organizata që përfaqëson z. Gejxh, i referohet Shqipërisë Jugore si “Epiri Verior” dhe e konsideron atë të pushtuar nga Shqipëria. Ky është një provokim i hapur dhe një mohim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Shqipërisë. Nikolas Gejxh (i) qëllimisht dhe publikisht fallsifikon numrin e popullsisë së minoritetit grek në Shqipëri duke e ekzagjeruar atë deri në 30 për qind të popullsisë tre-milionëshe të Shqipërisë, krahasuar me numrin zyrtar prej 58.000 vetëve, perafersisht 2%; (ii) i portretizon të gjithë shqiptarët e besimit fetar ortodoks në Shqipëri si grekë, duke ofenduar kështu Kishën Ortodokse Shqiptare dhe pasuesit e saj kudo nëpër botë; dhe (iii) në përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë ka ndërmarrë fushata agresive në Washington dhe gjetkë, duke shpifur për gjoja mungesën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Këto pretendime pa bazë janë në konflikt të drejtpërdrejtë me përfundimet dhe vlerësimet pozitive që kanë nxjerrë Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Faktet tregojnë se minoriteti grek në Shqipëri bashkëjeton me shqiptarët dhe ka një sërë organesh shtypi që komunikojnë dhe publikojnë informacione vetëm në greqisht; në zonat minoritare raporti mësues/nxënës për klasë është tri herë më i lartë sesa ai i vetë shqiptarëve në një sistem arsimor që mundëson shkollimin në gjuhën greke që nga shkolla fillore deri në universitet; dhe, për më tepër, minoriteti grek në Shqipëri ka një përfaqësim të lartë dhe në përpjestim të zhdrejtë në qeverinë e Shqipërisë.



    Gejxh gjithashtu kundërshtoi publikisht ndërhyrjen e SHBA-së/ dhe NATO-s në Kosovë ndërkohë që mijëra qytetarë të pafajshëm të Kosovës po masakroheshin, duke përfshirë edhe qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare. Përveç kësaj, jo më larg se 22 maji 2001, ai deklaroi në gazetën e njohur “Washington Post” se mijëra grekë në Shqipëri duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si rreth 2 milionë shqiptarët e Kosovës, duke nënkuptuar qartë se kur Kosova të fitojë pavarësinë, edhe Shqipëria Jugore duhet të shkëputet dhe të ndjekë të njëjtën rrugë. Këto qëndrime i shërbejnë vetëm rritjes së tensionit dhe kërcënojnë progresin e bërë në përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, ndërkohë që pengojnë edhe stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan, një zonë ku SHBA-ja ka bërë investime strategjike të mëdha, përfshirë këtu burimet e tyre njerëzore, politike, financiare dhe ushtarake.



    Ne jemi thellësisht të zemëruar që gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ndërsa pritej në nivel zyrtar nga Ambasada amerikane në Tiranë, z. Gejxh (i) ripërsëriti të gjitha pikëpamjet e mësipërme, duke përfshirë fabrikimet në lidhje me numrin e minoritetit grek dhe analogjinë e situatës së tyre me atë të shqiptarëve të Kosovës; (ii) zhvleftësoi kërkesat dhe gjendjen e vështirë të qindra-mijëra shqiptarëve me qëndrim në Greqi, të cilët i nënshtrohen mënyrës greke të spastrimit etnik të njohur si Helenizim dhe, për më tepër (iii) pati guximin t’i cilësonte të gjithë shqiptarët e Çamërisë që jetonin në Greqi si bashkëpunëtorë të nazistëve. Sikurse nënvizohej në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 2001, teza e z. Gejxh jo vetëm që është një fabrikim krejt i hapur por është gjithashtu një krim politik dhe historik kundër çamëve; është fakt se shumë shqiptarë të Çamërisë dhanë jetën gjatë përpjekjeve për çlirimin e Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Karakterizimi dashakeq i çamëve si bashkëpunëtorë të nazistëve është veçanërisht tronditës kur merr parasysh faktin se shqiptarët dhe Shqipëria shpëtoi 100 për qind të hebrenjve që kërkuan shpëtim nga persekutimi nazist në Greqi (ose në vende të tjera të Ballkanit), ndërkohë që, sipas Harvey Sarner-it, autor i “Shpëtim në Shqipëri”, një libër që tregon se si shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë, nga rreth 72.000 hebrenj që jetonin në Greqi para fillimit të luftës, 60.000, plot 83 për qind e komunitetit hebre u bë viktimë e Holokaustit. Gjithashtu, z. Gejxh lehtësisht “harron” se, sikurse është përshkruar në fjalët e Xhozef Xhejkobs-it, kryetar i Misionit të SHBA-së në Shqipëri gjatë viteve 1945-1946, vetëm “në vjeshtën e vitit 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945 autoritetet [greke] në Greqinë Veriperëndimore kryen masakra çnjerëzore duke dëbuar rreth 25.000 çamë [shqiptarë] – rezidentë të Çamërisë – nga shtëpitë e tyre” dhe duke vrarë më shumë se 5.000 burra, gra dhe fëmijë në një perpjekje të dukshme për të krijuar një zonë kufitare me Shqipërinë krejtësisht të pastër etnikisht. Këto ngjarje shënuan kulmin e përpjekjeve për gjenocid dhe spastrim etnik të ultranacionalistëve greke të nisura qysh më 1913. Deri në vitin 1945, nacionalistët grekë spastruan nga kjo zonë shqiptarët etnikë të fesë myslimane dhe ua morrën atyre të gjitha pronat, vlefta e të cilave me çmimet aktuale të tregut shkon në më shumë se 2.5 miliardë dollarë amerikanë. Dhjetëra-mijëra çamë shqiptarë kanë jetuar në mërgim qysh atëherë. Ndaj, ne dëshirojmë t’i kujtojmë z. Gejxh, sikurse dhe atyre që e përkrahin apo kanë të njëjtat pikëpamje me të, se me gjithë manipulimet, Gejxh nuk mund ta përdorë historinë si një justifikim për planet e tij destabilizuese.



    Si amerikanë dhe si përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, ne jemi tepër të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga fakti që gjatë vizitës së tij në Tiranë z.. Gejxh u prit dhe u shoqërua publikisht nga ambasadori Xhejms Xhefri. Në përpjekje për të justifikuar pritjen madhështore për Gejxh, pas vizitësë tij , përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit në SHBA dhe Tiranë kanë deklaruar se vizita e z. Gejxh dhe mbështetja e saj ishte e domosdoshme në mënyrë që të nxitej dialogu dhe të bëhej e mundur që z. Gejxh të kishte “ditën e takimit” me autoriteteve shqiptare. Komuniteti shqiptaro-amerikan përkrah fuqimisht dialogun për respektimin e të drejtat të minoritetit, të marëdhënieve miqësore me vendet fqinje, si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin ekonomik të saj. Në fakt, dialogu me forumet e duhura si institucionet Euro-Atlantike, institucionet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë fqinje ka qenë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Sidoqoftë, ne nuk e kuptojmë se çfarë lloj dialogu po përpiqet të nxisë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe në përfitim të kujt është ky dialog kur dihet se z. Gejxh është një qytetar privat me një qëndrim të dokumentuar si një prej armiqve më të flaktë të interesave shqiptare, dhe, për më tepër, me sa dimë nuk përfaqëson as qeverinë greke dhe as atë amerikane.



    Ne jemi të sigurtë se Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni se, për arsye historike të vjetra dhe të reja, shqiptarët i shohin amerikanët si miqtë e tyre të besuar. Cdo gjë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, perceptohet nga publiku shqiptar si diçka e vlefshme për t’i kushtuar vëmendje dhe për ta përkrahur. Ndaj, duke e pritur dhe shoqëruar publikisht Nikolas Gejxhin Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me qëllim apo pa qëllim, kanë mbështetur heshturazi pikëpamjet e tij dhe në këtë mënyrë kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Ne besojmë se si shqiptaro-amerikanë kemi të drejtë të kërkojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë të punojnë për të çuar përpara principet demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në vend që të bëhen ndërmjetësues të interesave të individëve me plane shoviniste.



    Heshtja e Departamentit Amerikan të Shtetit para vizitës së z. Gejxh, sikurse dhe ngjarjet gjatë vizitës së tij kanë demonstruar se ka një hendek në komunikim dhe perceptim ndërmjet përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare. Është evidentuar qartë përmes fjalësh dhe veprash se miqtë më të mirë dhe të vërtetë të Amerikës në Evropë, dhe ndoshta në botë, janë shqiptarët. Prandaj, ne besojmë se ka ardhur koha për të bërë përpjekje të përbashkëta për të ndërtuar një marrëdhënie cilësisht të ndryshme mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ne kërkojmë që hapi i parë në drejtim të kapërcimit të këtij hendeku është bërja publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit e natyrës dhe agjendës së takimeve të z. Gejxh në Shqipëri, si dhe një shpjegim publik se si kanë përparuar interesat shqiptare dhe amerikane nga përkrahja e një “dialogu” me z. Gejxh, një individ pikëpamjet e të cilit mbi rajonin nxisin vetëm zjarre dhe tensione etnike.



    Pavarësisht nga më lart, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të shërbejë si ndërmjetësues për një dialog të vërtetë mbi të drejtat e minoriteteve dhe çështjeve të tjera në Ballkan. Përsa i përket Greqisë, ne e nxisim Departamentin Amerikan të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke në mënyre që ajo të njohë të gjitha minoritetet etnike brenda territorit të saj, duke përfshirë më shumë se 40.000 çamë shqiptarë të besimit fetar ortodoks dhe t’u japë atyre të njëjtat të drejta, që ka numri përafërsisht i njëjtë i minoritetit grek në Shqipëri. Sikurse dëshmohet qartë nga organizatat greke dhe shumë organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, politika e mosnjohjes së minoriteteve që ndiqet nga Greqia nuk mund të lejohet më tej. Gjithashtu, më shumë dialog nevojitet për të adresuar ankesat e qindra mijëra mërgimtarëve shqiptarë me banim në Greqi, të cilët po i nënshtrohen mënyrave të ndryshme të “Helenizimit” sikurse dhe diskriminimit social dhe institucional. Për më tepër, ne nxisim Departamentin Amerikan të Shtetit, që të bëjë ç’është e mundur për t’u dhënë njëherë e mirë një zgjidhje të drejtë të çështjeve të pronësisë dhe atyre ligjore të çamëve shqiptarë, duke përfshire dhe të drejtën e riatdhesimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke. Së fundmi, e një rëndësie të veçantë dhe si një hap plotësues dhe paraprak për të arritur zgjidhjen e këtyre çështjeve, ne i kërkojmë Departamentit të Shtetit Amerikan që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke që të abrogojë Statusin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë që daton që në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në vitin 1940. Përmes mbajtjes në fuqi të Statusit të Ligjit të Luftës me Shqipërinë mëse 60 vjet më vonë, ndërkohë kur në të njëjtën kohë ka firmosur një Marrëveshje Miqësie me të, Greqia jo vetëm që ka krijuar një situatë absurde, por po shkel haptazi Deklaratën e OKB-së, e cila u kërkon “të gjithë anëtarëve që të përmbahen ....nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësinë politikë të çdo shteti…”, si edhe dhe norma të tjera të së Drejtës Ndërkombëtare.



    Së fundi, një përmirësim themelor në kanalet e komunikimit dhe përpjekjeve të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan është i domosdoshëm për një varg çështjesh të tjera shqiptare në rajon. Qysh prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm drejtë themelimit të një demokracie dhe ekonomisë së tregut. Mirëpo, siç evidentohet nga një sërë raportesh, progresi i Shqipërisë, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i saj në institucionet Euro-Atlantike është penguar nga korrupsioni i nivelit të lartë, nga mungesa e transparencës politike, nga reforma elektorale joefikase si dhe rezultate të ulëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të njerëzve. Në Kosovë, ndërkohë që është i dukshëm një zhvillim i madh, vonesat në zgjidhjen e statusit të pavarur përfundimtar të saj po pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik sikurse dhe po krijojnë një mjedis pjellor për destabilizim. Për më tepër, me gjithë stabilitetin relativ në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, autoritetet maqedonase duhet të bëjnë shumë më tepër që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe ka mbështetjen e SHBA-së, si edhe për të njohur e pranuar shqiptarët si qytetarë të barabartë e të respektuar maqedonas . Në përfundim, shumë më tepër mund të bëhet për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe atyre në Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore. Komuniteti shqiptaro-amerikan është i gatshëm të ofrojë ekspertizën, njohuritë, eksperiencën dhe kontaktet e tij në rajon në mënyrë që të punohet drejt zgjidhjes së këtyre çështjeve dhe arritjes së një stabiliteti të qëndrueshëm e të vërtetë në Ballkan.



    Shqiptarët e konsiderojnë ShBA-në si miken e tyre më të mirë. Në një kohë kur vendi ynë është i angazhuar në luftën kundër terrorizmit global, në një kohë kur shumë vënde kanë shfaqur ndjenjat e tyre të sinqerta ose të shtirura ndaj Shteteve të Bashkuara, miqësitë e vërteta si ajo që shqiptarët u ofrojnë amerikanëve, nuk duhet të neglizhohen apo harrohen. Le të nxjerrim mësime nga situata e keqe e krijuar nga vizita z. Gejxh kohët e fundit dhe le të na shërbejnë mësimet e nxjerra prej saj si një gur themeli për ndërtimin e një partneriteti të vërtetë për përparimin e interesave të përbashkëta amerikane dhe shqiptare.



    Një letër e ngjashme i është dërguar edhe Këshilltares së Presidentit Amerikan për Sigurimin Kombëtar, znj. Condoleeza Rice, Kryetarit të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorit Richard Lugar, Kryetarit të Komitetit mbi Marrëdheniet Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe Kryetarit të Komitetit për Çështjet Shqiptare, Kongresmenit Eliot Engel.



    Me respekt e neshkruar nga,





    Ana e Malit - Xheladin Zeneli, President

    Federata Pan-Shqiptare “VATRA” – Agim Karagjozi, Kryetar

    Fondacioni i Dedë Gjo Lulit – Prelë Sinishtaj, Kryetar

    Fondacioni i Plavës dhe Gucisë – Xhevat Kukaj, President

    Fondacioni i Shoqërise Shqiptaro-Amerikane – Esad Rizai, President

    Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare – Geri Kokalari, President

    Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan – Cafo Boga, President

    Fondi Humanitar Malësia – Gjon Ivezaj, President

    Forumi Shqiptar – Ilirjan Papa, Drejtor

    Gazeta Illyria – Ekrem Bardha, Publicist

    Grupi i Mediave Shqiptare – Vera Mjeku, President

    Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan – Richard Lukaj, Kryetar

    Kisha Shqiptare Katolike e Shën Palit – At Anton Kqira

    Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois – Ilaz Kadriu, President

    Lidhja Demokratike e Kosovës në SHBA – Agim Rexhaj, President

    Lidhja e Prizrenit - Ismet Berisha, President

    Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosoves – Shefki Mexhuani, Kryetar

    Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane - Imam Vehbi Ismail, Udhëheqes Fetar i Myslimanëve Shqiptarë në SHBA dhe Kanada

    Qendra Shqiptare e Nju Jorkut – Drita Kokalari, Presidente

    Rrjeti i Informacionit Frosina – Van Christo, Pronar dhe Drejtor

    Shoqata Atlantiku – Arbër Muriqi, Përfaqësuesi Kryesor

    Shoqata e Pejës – Agim Cavdërbasha, Kryetar

    Shoqata e të Drejtave të Njeriut "Çamëria"

    Shoqata Patriotike e Dibres – Lavdrim Cami, President

    Shpirti i Shqiptarit – Ilirjan Papa, Pronar dhe Drejtor



    P.S. Lexoje Albo edhe njehere kete leter ku ke nenshkruar tri vite me pare dhe krahasoje me qendrimet e tua ketu ne forum.
    Ose ke nenshkruar ne menyre te pasinqerte ose je nje karakter i tille qe vertitesh andej e kendej pa asnje lloj koordinate vetem e vetem qe te jesh nje protagonist.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-11-2006 më 10:29

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga J-X
    o shqiptar arvanitasit nuk u emigruan ata ishin dhe jane vendas ne greqi. si mund te dush te ikesh e ti fshihesh turkut kur ne greqi sundinte turku????? mos lexoni historine se thone shume budalleqe, sidomos greket qe nxorren qe arvanitasit jane te ardhur ne greqi.

    Po te kishe marre ne dore librat e historise se Akademise se Shkencave te Shqiperise, apo monografine e fundit te Gjergj Kastriotit nga historiani Kristo Frasheri, do te kishe mesuar qe mergimi i shqiptareve drejt Italise, Dalmacise dhe Greqise u be ne mase kur rezistences shqiptare po i vinte fundi.

    Arvanitasit emigruan ne Greqi sepse sulltani inatin nuk e kish me greket, e kish me "arnavudet" qe bene me turp nje perandori te tere dhe i rezustuan ushtrive turke per nje cerek shekulli si asnje popull tjeter.

    Keshtu qe hap me pare librat e historise shqiptare e pastaj hajde te me tregosh mua se cfare thone e shkruajne historianet greke.

    Greko (ne vend te Albo),
    Une e kam per nder te quhem "greko" nga nje Qazim Rudi qe edhe emrin edhe mbiemrin e ka turqisht. Keshtu i quante edhe sulltani te paret e mi qe jetonin maleve per te ruajtur fene e traditen e tyre, keshtu me quan edhe ti sot mua.

    Si pa dashur, ti deshmon "brumin" nga ke dale.

    P.S. Lexoje Albo edhe njehere kete leter ku ke nenshkruar tri vite me pare dhe krahasoje me qendrimet e tua ketu ne forum.
    Ose ke nenshkruar ne menyre te pasinqerte ose je nje karakter i tille qe vertitesh andej e kendej pa asnje lloj koordinate vetem e vetem qe te jesh nje protagonist.
    Ajo leter eshte shkruajtur nga djali i kusheririt te pare te Enver Hoxhes, Gary Kokalari dhe per te mos qene i vetem si firmetar ai kerkoi edhe mbeshtetjen e cdo organizate shqiptare qe mund te gjente. Emri im nen ate leter eshte nje rastesi me shume se sa nje kontribut konkret. Ne retrospektive ajo leter nuk ka asnje vlere per ceshtjen tone kombetare pasi eshte turp te mendosh qe ne shqiptaret e shohim gogolin tek nje pensionist ne Amerike si Nicholas Gage.

    Dhe sa per dijeni, 3 vjet me pare kur Gage beri viziten e famshme per ti shtrenguar doren Berishes, ajo vizite u ndermjetesua nga Departamenti i Shtetit me anen e ambasdorit amerikan ne Tirane.

    O burra hajdeni te shkojme ti pyesim Arvanitasit si kane qene te paret tane sepse te vetmit ata kane ruajtur fene e vertete, ska rendesi pse kane humbur gjuhen e kulturen e identitetin e vet kombetare.
    Genjeshtra me e madhe eshte se arvanitasit kane humbur identitetin e tyre kombetar kur kollose arvanitas si Theofan Popa bene te mundur qe me punen e tyre vetemohuese gati individuale te shpetojne edhe trashegimine me te pacmuar kombetare te shqiptareve: kishat shekullore, kodiket e shenjte, artin kishtar qe sot e vlereson nje bote e tere.

    Ju keni nevoje te njiheni me arvanitasit dhe kontributin e tyre te jashtezakonshem ne ruajtjen e identitetit tone kombetar. Ne pranine e nje arbereshi apo arvanitasi ju nuk duhet te flisni, duhet vetem te degjoni e mesoni pasi ju genjen mendja nese kujtoni se jeni shqiptare me te mire se ta.

    Ai flamuri yne kombetar qe u ngrit ne 28 nentor 1912 nga Ismail Bej Vlora doli nga gjiri i komunitetit arberesh dhe arvanitas, pasi gjysma tjeter e popullit shqiptar nuk ishte mesuar me flamurin e Gjergj Kastriotit, ishin mesuar me flamurin me gjysem hene te sulltanit qe u valevit mbi trojet shqiptare per 500 vjet. Dhe duke qene se neser eshte 28 nentor, ashtu si ne cdo 28 nentor, ju duhet te ndiheni borxhllinj dhe mirenjohes ne perjetesi atyre arberesheve dhe arvanitasve qe mbajten te gjalle identitetin shqiptar kur pjesa tjeter e kombit iu nenshtrua nje asimilimi te papare ndonjehere ne histori.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-11-2006 më 13:30

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Temen rreth Arvanitasve e kam studiuar me kujdes fale qendrimit tim ne Greqi, edhe arvanitas kam takuar edhe materiale historike rreth tyre neper bibloteka kam lexuar.

    Edhe hapesi i temes gabon ne kendveshtrimin e tij rreth arvanitasve edhe Albo gabon kur ia dedikon pushtimit turk emigrimin e arvanitasve drejt Greqise. Sigurisht qe pati nje vale te re emigrimi te arberve pas pushtimit turk por emigrimi i arberve kishte filluar 2 - 3 shekuj me pare.
    Per kete arsye qe te mos shtremberojme historine e ndryshova temen duke i dhene nje titull me real.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Dhe duke qene se neser eshte 28 nentor, ashtu si ne cdo 28 nentor, ju duhet te ndiheni borxhllinj dhe mirenjohes ne perjetesi atyre arberesheve dhe arvanitasve qe mbajten te gjalle identitetin shqiptar kur pjesa tjeter e kombit iu nenshtrua nje asimilimi te papare ndonjehere ne histori.

    Albo
    Ja mbaje pak me bute ti se si shume vrull paske marre. Per cfare asimilimi e ke fjalen?
    Une di se fjala asimilim do te thote te humbasesh gjuhen amtare dhe identitetin kombetar e jo fene.
    Shqiptaret nderruan fene por nuk u asimiluan.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #18
    Do ju lutesha shume te gjithe atyre qe kane me teper informacion lidhur me kete teme, qe te jipnin te gjithe kontributin e tyre permes shkrimeve, materialeve, informacioneve, kengeve etj dhe te benin te mundur qe te gjithe anetaret te njihen dhe te informohen me mire.
    Mos t'ja leme cdo gje rastesise apo njerezve pa informacion apo me informacion te shtremberuar per kete ceshtje
    Tani26,

    Qe ne shkrimin e pare kam kerkuar qe ne teme te ndihmojne te gjitha ata qe kane informacione, studime etj dhe se trajtimi i saj nuk ben t'i lihet njerezve pa informacion apo me informacion te shtremberuar.
    Une e pranoj qe kam njohuri te mangeta per kete teme, por nga ana tjeter i quaj teresisht te papranueshme shkrimet e sjellura nga Albo, i cili ne vend se te merret me seriozitet me temen dhe te sjelle nje ndihmese pozitive ne te, nuk ben asgje tjeter vecse shpreh dhe mbron disa dogma te neveritshme te nje propagande te vjeteruar.

    Do te isha shume kurioz te lexoja gjera konkrete!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Tani26,

    Qe ne shkrimin e pare kam kerkuar qe ne teme te ndihmojne te gjitha ata qe kane informacione, studime etj dhe se trajtimi i saj nuk ben t'i lihet njerezve pa informacion apo me informacion te shtremberuar.
    Une e pranoj qe kam njohuri te mangeta per kete teme, por nga ana tjeter i quaj teresisht te papranueshme shkrimet e sjellura nga Albo, i cili ne vend se te merret me seriozitet me temen dhe te sjelle nje ndihmese pozitive ne te, nuk ben asgje tjeter vecse shpreh dhe mbron disa dogma te neveritshme te nje propagande te vjeteruar.

    Do te isha shume kurioz te lexoja gjera konkrete!
    Ne Demokraci ka vend per te gjithe dhe per te gjitha mendimet, secili thote mendimin e tij te tjeret lexojne dhe nxjerrin perfundimet e tyre.

    Sic te thashe me siper per arvanitasit kam lexuar mjaft material por perderisa eshte ne greqisht nuk kam aq kohe tani prandaj dhe nuk e postova. Do ta bej menjehere sa te gjej kohe.

    Arvanitasit sot eshte fakt qe jane asimiluar. Persa i perket identitetit kombetar ose me sakte ndergjegjes kombetare ndihen greke thjesht mbajne te paharruar kujtesen se kane prejardhje arberore. Them arberore sepse termi shqiptar eshte i panjohur per ta pasi ky term lindi pas emigrimit te tyre nga trojet shqiptare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #20
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po te kishe marre ne dore librat e historise se Akademise se Shkencave te Shqiperise, apo monografine e fundit te Gjergj Kastriotit nga historiani Kristo Frasheri, do te kishe mesuar qe mergimi i shqiptareve drejt Italise, Dalmacise dhe Greqise u be ne mase kur rezistences shqiptare po i vinte fundi.

    Arvanitasit emigruan ne Greqi sepse sulltani inatin nuk e kish me greket, e kish me "arnavudet" qe bene me turp nje perandori te tere dhe i rezustuan ushtrive turke per nje cerek shekulli si asnje popull tjeter.
    o albo po ne turqi qe gjendeshin kaq shume shqiptar, si sinani, si ata bejt shqiptar qe ekzistonin ne pallatet e sulltanit, si ata arkitekt qe qyheshin kaur, dhe ata ne turqi per tju shpetuar turkut vajten?

    kur sulltani e kishte me arberit ne greqi nuk mund ti gjente dot?? ata e dinin qe ne more ekzistonin shqiptar, pse nuk i bente gje por pas haracit dhe lutjeve te feudalve greke i asgjesoj arvanitasit, edhe keshtjellen ja prishi. keta qe jetonin ne more nuk ishin shqiptar? turkut po i iknin keta? shqiptaret ne turqi turkut i iknin?

    Lyco Jay

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Shqipëria, një kushtetutë që në Mesjetë
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 21:04
  3. Emigrimet shqiptare në mesjetë
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 17:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •