Në radhët e zyrtarëve më të lartë të Serbisë shprehen dallime të theksuara lidhur me rezultatin përfundimtar të procesit për caktimin e statusit përfundimtarë të Kosovës. Kryetari i Serbisë, Boris Tadic, është shprehur pesimist, duke konsideruar se gjasat janë shumë më të mëdha që Kosova do të jetë e pavarur, kryeministri Koshtunica pothuaj shprehet i bindur se nuk do të ketë shtet të ri të Kosovës. Përderisa Tadic thotë se tashmë këtë e di gjithkush në Serbi dhe se ai nuk ka të drejtë t’i mashtrojë qytetarët, Koshtunica thekson se Rusia nuk do të lejojë shkeljen e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Kryetari i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë se është me rëndësi që të ruhet politika unike shtetërore kur kemi të bëjmë me integritetin territorial të vendit, nga se “ asnjë shtet normal nuk heq dorë nga territori i vet”.
Mirëpo, ka shtuar Tadic, këtë e kam thënë shumë herë, gjasat janë shumë më të mëdha që Kosova të jetë e pavarur. Këtë e di secili nga qytetarët tanë, dhe, unë nuk kam të drejtë që t’i mashtroj qytetarët, nuk kam të drejtë ta shkel të drejtën e qytetarëve për të ditur çfarë është situata, mirëpo do të luftoj deri në momentin e fundit që ajo mos të ndosh, ka thënë Tadic.
Mirëpo, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se “Rusia ka qëndrim parimor dhe se ajo, nuk do të lejojë që KS ta shkelë Kartën e KB dhe ta mundësojë shkatërrimin e shteteve ekzistuese dhe luajtjen e kufijve të pranuar ndërkombëtar.
Koshtunica ka shtuar se çështja e statusit të Kosovës, sipas tij, është zgjidhur me referendumin dhe me miratimin e Kushtetutës, sipas së cilës Kosova definohet si pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, thuhet mes tjerash në një raport të transmetuar nga B92.
Postuar më: sb blue sky & radio kosova staff me Dec 11, 06 | 10:53 am
Krijoni Kontakt