-
i/e regjistruar
SunRiser dhe Blue sky flm per pergjigjet !
Personi qe ka kete deformim i ka te gjitha analizat dhe e di saktesisht shkallen e deformitetit, po meqe une smund te sjell gjithe pershkrimet qe mjeket zvicerane i kane bere fotografive te mitres se saj, deshiroj te di se nese ne Shqiperi behen keto lloj operacionesh, pasi qe une jam i zene dhe spo kam mundesi qe vet te kontaktoj me ndonje mjek ne Shqioeri, po pa e ditur personi ne fjale, ngase ajo nuk e di qe une jam interesuar qe ajo ta bej nje zgjidhje, ngase ajo tashme ka hequr dore nga shtatzenia, por ne te afermit e saj kemi bere nje fond parash dhe duam te gjejme nje gjinekolog te zotin ketu diku afer, ngase ne perendim duhet vize e gjera tjera te nderlikuara. Edhe dicka te theksoj se ajo ishte gjate luftes ne Zvicer, por sapo perfundoi lufta nuk iu vazhdua lejeqendrimi, po edhe sic tregon ajo mjeket zvicerane punen e pasjes se femijeve e konsiderojne nje lloj luksi dhe punen e ketij operacioni e trajtojne si nje operacion plastik, pune qejfi e luksi. Eshte ceshtja se ne duam qe personin ne fjale ta shohim te lumtur, jo ngase duhet patjeter me pase femije, po ne e dime se edhe pse ajo e mohon me goje, me zemer e do po aq shume. Nuk di se po me kuptoni, ngase edhe u bera ngapak konfuz, e kam frike edhe i merzitshem.
Flm. nese me jepni nje pergjigje me konkrete, pa predikim, nese vertet e kuptoni hallin im
-
-
Nqs moderatoret nuk e konsiderojne si reklame, une do rekomandoja ta kontaktonit dr.sc. Selami Sylejmanin (www.ginekos.com, aty e gjen dhe emailin) per ta shqyrtuar problemin e cekur. Eshte gjinekolog me pervoje dhe eksperti me i njohur ne fushen e diagnostikes ultrasonografike. Njekohesisht eshte dhe kryetar i Shoqates se Kosoves per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi (www.kosovaultrasound.com).
Meqe eshte ne pyetje nje anomali kongjenitale e mitres, une jam skeptik sa i perket rezultateve te ndonje intervenimi kirurgjik, se paku ketu tek ne.
-
-
i/e regjistruar
Pershendetje Shiu dhe flm per kujdesin dhe seriozitetin me te cilin ke marre ceshtjen qe shtroj ketu
Flm gjithashtu edhe per adresen e ketij gjinekologu, edhe pse me duhet ta them me keqardhje, ka humbur besimi tek mjeket tane ketu ne Kosove.
Vdesin pacientet sikur me ngordhe mizat pa u marre kush ne pergjegjesi
Megjithate do te shikojme kete mundesi
Shiu, te pershendes dhe njehere
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt