-
Leter nga Taizé
Letėr nga Taizé
Pasditen e 16 gushtit, ditėn kur do tė vdiste, vėlla Rozheri thirri njė nga vėllezėrit dhe i tha: «Shėnoji me kujdes kėto fjalė!» Pasoi njė heshtje e gjatė, ndėrsa ai po kėrkonte fjalėt e duhura pėr t’u shpehur. Pastaj tha: «Deri atje ku bashkėsia jonė krijon mundėsi qė familja njerėzore tė zgjerohet..» Dhe aty u ndal, lodhja nuk e la tė mbaronte fjalinė. Kėto fjalė tregojnė dėshirėn e zjarrtė, qė vėlla Rozheri mbante brenda shpirtit, edhe tani qė ishte nė moshė tė thyer. Ē’donte tė thoshte vallė me fjalėt «tė zgjerohet»? Ndoshta donte tė thoshte qė duhet tė bėjmė gjithēka pėr t’ia bėrė sa mė tė prekshme gjithėkujt dashurinė qė Perėndia ka pėr tė gjitha qeniet njerėzore pa pėrjashtim, dashurinė pėr tė gjithė popujt. Ai donte qė bashkėsia jonė e vogėl tė rrezatonte, pėrmes jetės sė saj, kėtė mister, nė pėrkushtimin e thjeshtė pėr njėri-tjetrin. Kėshtu, ne vėllezėrit duam tė luftojmė pėr kėtė bashkė me tė gjithė ata qė kėrkojnė paqen anekėnd botės. Disa javė para se tė vdiste, ai kishte filluar tė mendonte pėr letrėn qė do tė botohej gjatė takimit tė Milanit. Na i kishte treguar disa nga temat dhe disa nga tekstet qė do tė dėshironte tė pėrzgjidhte dhe mbi tė cilat donte tė punonte. Kėshtu, ne i mblodhėm, ashtu siē ishin nė ato ēaste, pėr tė pėrpiluar «Letrėn e Papėrfunduar». Ajo ėshtė, si tė thuash, fjala e fundit e vėlla Rozherit dhe do tė na ndihmojė pėr tė ecur pėrpara atje ku Perėndia «zgjeron udhėn pėr hapat tanė» (Psalmi 18,37). Duke medituar mbi kėtė tė letėr tė papėrfunduar nė takimet qė do tė bėhen ēdo javė nė Taize, ose gjetkė nė kontinentet e ndryshme, secili nga ne mund tė kėrkojė mėnyrat pėr ta pėrfunduar atė nė jetėn e tij.
Vėlla Aloisi
-
-
ballak
une nuk pe di kushe je
mose luj me fejen muslimane se ti nuk koke ne tok te bukes ti koke ni qifute i fliqt se ase katolik nu koke nuk pi dishe adetet e fejes ishalla bon ma mir ishalla allahu te udhzon
-
-
Letra e Papėrfunduar
«Po ju lė paqen, po ju jap paqen time.»1 Ēfarė paqeje na jep Perėndia? Sė pari, na jep paqe tė brendshme, paqe tė zemrės. Kjo paqe na bėn tė aftė pėr tė parė shpresė nė kėtė botė, pavarėsisht se kjo botė shpeshherė tronditet nga dhuna dhe konfliktet. Kjo paqe e Perėndisė na ndihmon edhe pėr tė dhėnė me pėrulėsi ndihmesėn tonė nė ndėrtimin e paqes, atje ku ajo kėrcėnohet. Paqja botėrore duhet arritur pa vonesė pėr tė lehtėsuar dhimbjet tona, nė veēanti qė fėmijėt e tė sotmės dhe tė sė nesėrmes tė mos jetojnė nė ankth dhe nė pasiguri.
Nė Ungjillin e tij, Shėn Gjoni shpreh me shumė intuitė se kush ėshtė Perėndia vetėm me tri fjalė: «Perėndia ėshtė dashuri.»2 Qoftė edhe nėse mund tė kuptojmė vetėm kėto tri fjalė, do tė shkojmė larg, shumė larg. Ajo qė na mrekullon nė kėto fjalė ėshtė fakti qė ato pėrēojnė bindjen e shndritshme se Perėndia nuk e dėrgoi Krishtin nė tokė pėr tė dėnuar ndonjė, por qė ēdo qenie njerėzore tė dijė qė Perėndia e do dhe se ai ose ajo mund tė gjejė udhėn e bashkėsisė me Perėndinė.2
Por, pėrse disa njerėz mbėrthehen nga mrekullia e dashurisė dhe e dinė se i duan dhe madje mbahen gjallė prej saj, ndėrsa disa tė tjerė kanė pėrshtypjen se janė tė lėnė pas dore? Ēdonjėri prej nesh duhet tė kuptojė se Perėndia na qėndron pranė edhe nė thellėsitė e pakuptueshme tė vetmisė sonė. Perėndia i thotė ēdokujt: «Ti ke vlerė pėr mua. Unė tė kam thesar dhe tė dua.»3 Po. Perėndia nuk mund tė bėjė gjė tjetėr, pėrveēse tė japė dashurinė e tij dhe kjo pėrmbledh gjithė ungjillin.
Ajo qė Perėndia kėrkon nga ne dhe ajo qė na ofron ėshtė qė tė pranojmė mėshirėn e tij tė pamatė. Dashuria e Perėndisė pėr ne ndonjėherė ėshtė njė realitet qė e kemi tė vėshtirė ta kuptojmė. Por, kur zbulojmė se dashuria e tij ėshtė mbi tė gjitha falje, zemrat tona gjejnė paqe dhe madje shndėrrohen.
Kėshtu, tė bashkuar me Perėndinė, ne mund tė harrojmė ato gjėra qė na lėndojnė nė zemėr. Ky ėshtė njė burim nga i cili mund tė marrim freski dhe forcė tė re jetėsore.
A jemi ndėrgjegjėsuar aq sa duhet pėr faktin se Perėndia ka aq besim tek ne saqė pėr secilin prej nesh ka njė thirrje tė veēantė? Ēfarė ėshtė kjo thirrje? Perėndia na fton tė duam ashtu siē na do ai. Dhe nuk ka dashuri mė tė thellė se tė arrish deri tek dhėnia e vetes pėr Perėndinė dhe pėr tė tjerėt.
Kush bėn njė jetė tė rrėnjosur nė Perėndisė, zgjedh tė dojė. Njė zemėr e vendosur pėr tė dashur mund tė rrezatojė mirėsi pa kufi.4 Jeta ėshtė e mbushur me bukuri tė paqtė pėr kėdo qė pėrpiqet tė dojė me mirėbesim. Tė gjithė ata qė zgjedhin tė duan dhe ta tregojnė kėtė me jetėn e tyre, arrijnė ti bėjnė vetes pyetjen: Si mund tė zbusim dhimbjen dhe mundimin e tė tjerėve, qofshin ata pranė apo larg nesh? Por, ēdo tė thotė tė duash? A mund tė jetė ndarja e vuajtjes me ata qė trajtohen mė keq nga tė gjithė? Po, kjo ėshtė. A mund tė jetė pasja e njė zemėrmirėsie tė pamatė dhe harrimi tė vetes pėr hir tė tė tjerėve, nė mėnyrė vetmohuese? Po, sigurisht. Dhe pėrsėri: ēdo tė thotė tė duash? Tė duash do tė thotė tė falėsh, tė jetosh si njeri nė pajtim.5 Dhe pajtimi sjell gjithnjė pranverė nė shpirt.
Nė fshatin e vogėl malor ku kam lindur, pranė shtėpisė tonė, jetonte njė familje nė varfėri tė madhe. Nėna kishte vdekur. Njėri nga fėmijėt, pak mė i vogėl se unė, vinte shpesh nė shtėpinė tonė. Ai e donte nėnėn time si tė ishte nėna e tij. Njė ditė, ai mori vesh se i duhej tė ikte nga fshati dhe ai nuk e kishte aspak tė lehtė tė ikte. Si mund ta ngushėlloje njė fėmijė pesė a gjashtė vjeēar? Dukej sikur ai nuk shihte aspak tė ardhme dhe kjo ndarje pėr tė nuk kishte kuptim.3
Pak para se tė vdiste, Krishti i siguroi miqtė e tij se ata do tė ngushėlloheshin. Do tu dėrgonte Shpirtin e Shenjtė, qė do tė ishte mbėshtetje e ngushėllim dhe qė do tė mbetej gjithnjė me ta.6 Krishti edhe sot pėrshpėrit nė zemrėn e ēdo njeriu: «Nuk do tė tė lė kurrė vetėm. Do tė tė dėrgoj Shpirtin e Shenjtė. Edhe po tė jesh nė thellėsitė e dėshpėrimit, unė do tė jem pėrkrah teje.» Tė pranosh ngushėllimin qė jep Shpirti i Shenjtė do tė thotė tė kėrkosh, nė heshtje dhe nė paqe, ta lėsh veten nė duart e tij.
Kėshtu, edhe nėse ndonjė herė na ndodh ndonjė gjė e tmerrshme, ne mund tė shkojmė pėrtej saj. Kaq lehtė mėrzitemi, saqė kemi nevojė pėr ngushėllim? Ndonjėherė tė gjithė ne tronditemi nga ndonjė vėshtirėsitė personale ose nga vėshtirėsitė e tė tjerėve. Kjo mund tė shkojė deri nė kėrcėnimin e besimit tonė dhe nė shuarjen e shpresės. Rigjetja e mirėbesimit tė besimit dhe tė paqes sė zemrės ndonjėherė pėrfshin edhe tė qenurit tė duruar me veten. Por, ka njė lloj vuajtjeje qė lė njė pėrshtypje tė veēantė brenda nesh: vdekja e njė njeriu tė dashur, e dikujt pėr tė cilin ne kishim nevojė pėr tė ecur pėrpara kėtu mbi tokė. Por, njė provė e tillė, ndonjėherė edhe mund tė shndėrrohet dhe na bėn tė jemi tė hapur pėr tė qenė nė shoqėri me tė tjerėt.
Njeriu mund ta rifitojė gėzimin e Ungjillit edhe nė fatkeqėsinė mė tė madhe. Perėndia vjen pėr tė shpėndarė dritėn e tij mbi misterin e vuajtjes njerėzore dhe shkon deri atje, sa tė na ftojė nė njė marrėdhėnie tė afėrt me tė. Kėshtu, ne gjendemi nė udhėn e shpresės. Perėndia nuk na lė vetėm. Ai na jep fuqinė pėr tė shkuar drejt bashkėsisė me tė tjerėt, drejt bashkėsisė tė dashurisė qė 00ėshtė Kisha, qė ėshtė kaq e mistershme dhe kaq e nevojshme njėkohėsisht...
Krishti i bashkėsisė7 na jep njė dhuratė tė madhe ngushėllimi. Kisha mund tė na bėjė tė aftė pėr tė shėruar zemrat tona duke na dhėnė faljen dhe dhembshurinė, duke na e bėrė plotėsinė e bashkėsisė me Krishtin mė tė afėrt.
Kur Kisha ka si synim tė dojė dhe tė kuptojė misterin e ēdo qenieje njerėzore, kur dėgjon pa u lodhur, kur ngushėllon dhe shėron, ajo bėhet pasqyrimi i kristaltė i bashkėsisė, gjė qė ėshtė gjendja mė e lartė e saj.
Kėrkimi i pajtimit dhe paqes kėrkon pėrpjekje me veten. Kjo nuk do tė thotė tė rreshtohesh me ata qė u bėjnė pak qėndresė gjėrave. Kur gjėrat janė shumė tė lehta, ato nuk qėndrojnė. Shpirti i bashkėsisė nuk ėshtė sylesh. Ai e bėn zemrėn tė bėhet mė pėrfshirėse. Ai ėshtė mirėsi e thellė dhe nuk i dėgjon dyshimet.
Pėr tė qenė mbartės tė bashkėsisė, a do tė pėrparojmė nė jetėn tonė duke ecur udhės sė mirėbesimit dhe mirėsisė sė zemrės qė pėrtėrihet vazhdimisht?4
Gjatė udhės do tė ketė edhe dėshtime ndonjėherė. Atėherė, duhet tė kujtojmė qė burimi i paqes dhe bashkėsisė ėshtė Perėndia. Nė vend qė tė na lėshojė zemra, duhet tė thėrrasim Shpirtin e tij tė Shenjtė tė vijė mbi ne kur jemi tė dobėt.
Dhe gjatė gjithė jetės sonė, Shpirti i Shenjtė do tė na bėjė tė aftė ecim gjithnjė pėrpara e tė shkojmė nga njėri fillim tek tjetri drejt tė arshmes sė paqes.8
Deri atje ku bashkėsia jonė krijon mundėsi qė familja njerėzore tė zgjerohet...
SHĖNIME:
1 Gjoni 14:27
2 1 Gjonit 4:8
3 Isaia 43:4
4 Nė hapje tė Kėshillit tė tė Rinjve mė 1974, Vėlla Rozheri tha: «Pa dashuri, ētė mirė ka jeta? Pėrse tė jetosh mė shumė? Pėr ēfarė qėllimi? Ky ėshtė qėllimi i jetės: tė duhesh pėr gjithnjė, tė duhesh deri nė pėrjetėsi, qė edhe ti, si pėrgjigje, tė shkosh deri atje sa tė vdesėsh pėr dashuri. Po, tė lumė janė ata qė vdesin pėr dashuri.» Tė vdisje pėr dashurinė, pėr tė do tė thoshte tė doje deri nė fund.
5 «Tė jetojmė si njerėz tė pajtuar.» Nė librin e tij Perspektivė Lumturie, qė u botua dy javė para se tė vdiste, Vėlla Rozheri shpjegoi edhe njė herė se ēfarė kuptimi kishin kėto fjalė pėr tė: «A mund tė pėrmend kėtu gjyshen time nga mamaja, e cila zbuloi me intuitėn e saj njė farė ēelėsi pėr thirrjen ekumenike dhe kėshtu mė hapi udhėn, qė u pėrpoqa tė bėj realitet? Pas Luftės I Botėrore, dėshira e saj mė e madhe ishte qė askush tė mos pėrjetonte mė ato qė kishte hequr ajo. Meqenėse tė krishterėt kishin bėrė luftėra pas luftėrash kundėr njėri-tjetrit nė Europė, ajo mendoi qė tė paktėn tė pajtoheshin ata, qė tė parandaloheshin luftėra tė tjera. Ajo rridhte nga njė familje e vjetėr prostestante, por meqenėse jetonte me njė ndjenjė tė brenshme pajtimi, filloi tė shkonte nė Kishėn Katolike, pa i prerė lidhjet me njerėzit e vet. I prekur nga dėshmia e jetės sė saj, kur isha shumė i ri, e gjeta identitetin tim tė krishterė nė hapat e saj, duke pajtuar brenda vetes sime besimin tim tė origjinės me misterit e besimit katolik, pandėrprerė shoqėrinė me ndonjė.»
6 Gjoni 14:18 dhe 16:7
7 «Krishti i bashkėsisė.» Vėlla Rozheri e ka pėrdorur tashmė kėtė shprehje kur priti Papa Gjon Palin II nė Taize mė 5 tetor 1986: «Dėshira e vazhdueshme e vėllezėrve tė mi dhe e imja ėshtė qė ēdo njeri tė zbulojė Krishtin, jo Krishtin tė marrė si tė veēuar, por Krishtin e bashkėsisė, qė ėshtė i pranishėm plotėsisht nė misterin e bashkėsisė qė ėshtė trupi i tij, Kishės. Atje, shumė tė rinjė mund tė gjejnė mėnyra pėr ta pėrkushtuar jetėn e tyre deri nė fund. Atje, ata kanė gjithēka pėr tė cilėn kanė nevojė pėr tu bėrė krijues tė mirėbesimit dhe pajtimit, jo vetėm mes tyre, por me tė gjithė brezat, nga mė tė moshuarit e deri tek fėmijėt e vegjėl. Nė bashkėsinė tonė tė Taizesė, tė shkuarit pas Krishtit tė bashkėsisė ėshtė si njė zjarr qė na djeg. Ne do tė shkonim deri nė fund tė botės pėr tė kėrkuar mėnyrat, pėr tė pyetur, pėr tė bėrė thirrje, pėr tė lypur po tė qe e nevojshme, por asnjėherė nga jashtė, por gjithnjė duke mbetur brenda asaj bashkėsie tė vetme qė ėshtė Kisha.
8 Kėto katėr paragrafet e fundit u thanė nga Vėlla Rozheri nė dhjetorin e vitit 2004 nė fund tė takimit europian nė Lisbonė. Kėto janė fjalėt e fundit qė ai tha nė publik.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 22-11-2006 mė 14:44
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt