Kalendari Kishtar i 24 nėntorit pėrkujton Shėn Andreun Dung-Lak dhe martirėt e Vietnamit
Andreu Dung-Lak lindi nė Vietnam, nė vitin 1795, nga prindėr paganė. Duke qenė tepėr e varfėr, familja ia shiti njė kateksiti tė krishterė, qė e mbajti pranė nė misionin e Vinh-Tri, ku e pagėzoi dhe e shkolloi. Si u bė edhe ai katekist, vendosi tė fillojė studimet teologjike dhe, mė 15 mars tė vitit 1823 u shuguruar meshtar.
U caktua famullitar nė zona tė ndryshme. Ndonėse nė vend kishte shpėrthyer persekutimi mė i egėr antikristian, ai e vijoi misionin e vet, duke vėnė nė rrezik edhe jetėn. Gjatė sundimit tė mbretit Minh-Mahn, u burgos disa herė pėr shkak tė fesė. Por sa herė burgosej, tė krishterėt e lironin nga burgu, duke paguar shumėn e caktuar pėr kėtė qellim. E kjo nuk ishte aspak e lehtė, nė njė kohė kur ai qė fshihte njė tė krishterė, dėnohej me vdekje.
Mė 10 nėntor 1839 Andreu u arrestua nė Ké-Song e mė vonė u lirua, pas pagesės sė zakonshme. Ndėrsa kapėrcente lumin me varkė, u arrestua nga sekretari i prefektit, i cili e njohu. Mė 16 nėntor 1839 u mbyll nė qelitė e tmerrshme tė burgut nė Hanoi, ku iu nėnshtrua njė hetuesie tė gjatė e tė mundimshme. I ftuar tė mohojė fenė e tė shkelė Kryqin, u pėrgjigj se ishte gati tė vdiste, por jo tė mohonte. E dėnuan me prerjen e kokės. Dėnimi u zbatua mė 21 nėntor 1839.
Sė bashku me Andreun kujtohen edhe 116 martirė tė tjerė vietnamezė, qė e dėshmuan besnikėrinė e tyre ndaj Krishtit gjatė historisė sė ungjillėzimit tė vendit. Fara e hedhur nė vitin 1617 nė Tonkin nga Atė Aleksandėr de Rodes, dha fryte tė begata. Andreu u shpall i Lum nga papa Leoni XIII.
Krijoni Kontakt