Forumi shqiptar eshte e vetmia hapesire ne opinionin publik shqiptar qe ka rrezuar e do te vazhdoje te rrezoje shume tabu historike. Menyra se si e kemi bere ka qene duke publikuar materiale historike nga burime nga me te ndryshmet, te cilat historianet shqiptare kane zgjedhur qe ti injorojne e lene ne erresire, ne menyre qe te ngrejne "mite" te paqena ne historine tone si popull. Mitizimi i historise eshte fshehja e te vertetes historike per motive propagandistike te kohes ne te cilen ne jetojme. Dhe pasi keto tabu rrezohen ne forum qe ofron nje informacion e mendime te hapura publike, perqafohen edhe nga historiane te caktuar qe i hedhin keto neper libra historie.Albo ke marre krejtesisht nje pozicion te pafavorshem, per te mbrojtur nje ēeshtje te cilen nuk mund ta trajtojme dhe ta zgjidhim ne ketu. Mirepo ne kemi ne dore qe ti paraqesim faktet astu siē jane dhe jo ashtu siē duam.
Nese te gjitha faktet historike te kesaj periudhe do te beheshin publike, nga arkivat e shtetit shqiptar, italian e grek, do te formohej nje tablo e qarte historike ku do te dilnin ne pah jo vetem synimet e pushtuesit italian, por edhe bashkepunimin e ngushte te inteligjences shqiptare ne qeveri e Kuvend ne Tirane, edhe bashkepunimin e shqiptareve te thjeshte ne te dy anet e kufirit, si ne Shqiperi edhe ne Greqi. Dhe kur flas per "fakte historike", nuk flas vetem per dokumenta e dekrete shteterore, por edhe per emra te pervecem te inteligjences shqiptare dhe komunitetit cam. E jo vetem komunitetit cam, por edhe nje pjese e mire e muslimaneve shqiptare ne Shqiperine e Jugut.
Aspekti tjeter i "mitizuar" i historise shqiptare eshte lufta civile ne Shqiperi gjate Luftes se II Boterore dhe ndarja e shqiptareve ne dy grupe, duke mbajtur anen e boshtit nazi-fashist, edhe krahun e aleateve. Na pelqen qe te leme ne erresire implikimin e shqiptareve ne kampin nazi-fashist, ne te cilin benin pjese pjesa derrmuese e shqiptareve ne Veri e Kosove. Na pelqen edhe te mbyllim syte para "platformes kombetare" qe disa shqiptare prej inteligjences se kohes krijuan. Ideja ishte "bashkimi i Shqiperise nen flamurin e nazi-fashisteve". Ne kembim te bashkepunimit me nazi-fashistet, ne do te arrinim "Shqiperine Etnike".
Problemi me i madh qe une shoh me kete mitizim te historise dhe fshehje te se vertetes historike, eshte se edhe sot pas 70 vjetesh nga ajo epoke, shqiptaret jane gati te perseritin te njejtat gabime historike, pasi ata asnjehere nuk e njohen te verteten historike, e asnjehere nuk nxorren mesimet e tyre prej saj. Dhe jane te njejtet njerez qe vazhdojne te bejne thirrje per "shqiperi etnike", duke bere nje propagande qe nuk ka per qellim bashkimin e shqiptareve, por ka per qellim shkaterrimin e gjithe atyre arritjeve qe shqiptaret kane arritur ne 100 vjetet e fundit.
Kur Albo shkruan, ti lexo e meso se jane burra me te mire ata qe futen ne kete forum per te lexuar mendimin tim mbi shume ceshtje. Dhe po te me kesh lexuar ne vite, mendimi im u paraprin ndryshimeve historike qe behen realitet me kohen, ashtu sic jane bere. Interesi im nuk eshte as interesi i Greqise e as interesi i fqinjeve te tjere, interesi im eshte interesi i shtetit shqiptar. E kuptoj qe ti nuk e ke idene se cfare do te thote "interes kombetar", por ta shpjegoj une:Albo dashamiresi,
e ke te kote ate rolin e 'ndermjetesuesit pa perfitim personal' te marredhenieve "pothuajse" te shkelqyera Shqiperi - Greqi!
- Shqiperia eshte anetar i NATO me voten e Greqise!
- Shqiperia fitoi te drejten e liberalizimit te vizave dhe shqiptaret hyjne e dalin tani ne Greqi pa viza, me voten e Greqise!
- Shqiperia eshte nje hap larg pranimit me te drejta te plota ne BE dhe Athina e ka shprehur mbeshtetjen e saj publikisht!
Jo me larg se 1 dekade me pare, kur Albo shkruante ne kete forum se cfare hapash duhet te merrte shteti shqiptar, per shume nga ju keto ishin "enderra ne diell" qe shikonte Albo. Sot jane realitet dhe arritjet me te medha te Shqiperise ne 100 vitet e fundit. Kuptohet, kokegdhete nuk i kuptonin fjalet e mia 1 dekade me pare, nuk i kuptojne as sot qe jane duke vjelur frutet e ketyre arritjeve historike, dhe ne injorancen tuaj jeni gati tu bini me shkelm ketyre arritje historike.
Albo
Krijoni Kontakt