Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrtej njė “sqarimi” diplomatik

    Agron Alibali

    Shqipėria ėshtė mė evropiane se sa ndonjė vend tjetėr, anėtar i BE-sė”, mė thoshte para disa vitesh ambasadori i njė vendi perėndimor nė Tiranė, duke mos e fshehur nėnkuptimin ndaj Greqisė. M’u kujtua kjo thėnie, sidomos pas njoftimit tė Zyrės sė Shtypit tė Presidencės shqiptare qė pėrmendte “falenderimin historik...

    ... tė Greqisė ndaj popullit shqiptar pėr qėndrimin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore”, me gojėn e vetė ministrit tė Mbrojtjes Kombėtare. Pas hyrjes nė Eurozonė, dhe pas kryesimit tė suksesshėm tė BE-sė nga Greqia mė 2003, kjo deklaratė dukej si njė tjetėr shembull pozitiv i evropianizimit tė Greqisė, sidomos nė marrėdhėniet dypalėshe me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ku pėr fat tė keq, deri mė sot ka mbizotėruar hegjemonizmi, ndėrhyrja nė punėt e brendshme, pabarazia, fryma e shovinizmit arkaik dhe tė rrezikshėm grek, si dhe racizmi i pafre kundėr shqiptarėve. Por, gėzimi i sinqertė i shumė shqiptarėve u ndėrpre, papritmas, nga deklarata e thatė “sqaruese” e ambasadės greke nė Tiranė. Duke luajtur me pėrkthimin, teksti e shndėrroi “falenderimin historik” nė njė mirėnjohje, thjesht “personale”, ndaj gjeneral Spiro Moisiut. Nėnteksti i deklaratės ishte i qartė: shqiptarėve nuk u kemi gjė borxh nė Luftėn Italo-Greke. Ky qėndrim, jo vetėm qė ėshtė nė kundėrshtim me realitetin objektiv, por tregon edhe njėherė se pėrtej thėnieve publike pėr “marrėdhėnie tė ngrohta” e “mbėshtetje nė integrimin euro-atlantik”, qėndrimet zyrtare greke ndaj Shqipėrisė, pak kanė ndryshuar nga ato tė viteve 1913 apo 1944.

    Tundimet e shovinizmi grek
    Doktrina shoviniste greke – e gjallė sot e gjithė ditėn nė Greqi – propagandon se shqiptarėt e vėrtetė janė diku nė veri tė Shkumbinit, se Skėnderbeu ishte grek, se toskėt apo epirotasit nuk janė tjetėr, veēse grekė “tė albanizuar”, se ėshtė detyrimi historik i kishės e shtetit grek qė t’i sjellė kėta “grekė”, pėrkohėsisht “tė ndyer”, nė prehrin e dlirtė tė helenizmit dhe ortodoksisė etj., etj. Doktrina e ashtuquajtur “vorio-epirote”, me karakterin e saj agresiv dhe regresiv, ėshtė njė shfaqje tjetėr e intolerances, antisemitizmit, racizmit dhe frymės kundėrperėndimore e kundėramerikane qė mbizotėron sot nė Greqi. Mbajtja gjallė e kėsaj doktrine shėrben, nga ana tjetėr, edhe si njė mjet pėr tė larguar vėmendjen nga problemi i mprehtė i pakicės shqiptare nė Greqi, tė pėrbėrė nga arbėrorėt, ēamėt dhe emigrantėt, si dhe pėr tė mohuar kontributin e tė parėve nė historinė dhe nė krijimin e shtetit grek. Pėr shembull, historiografia greke dhe propaganda e kishės dhe e shtetit, janė pėrpjekur pėr ta mohuar karakterin e vėrtetė tė kryengritjes arbėrore tė Peloponezit nė vitin 1453. Sipas historianit amerikan, Xhon Fajn, “duke qenė se sulltani kishte mjaft telashe nga shqiptarėt e Skėnderbeut, nuk dėshironte tė shihte njė shtet tė ri shqiptar nė Peloponez, dhe pra, dėrgoi njė ushtri tė madhe atje nė dhjetor 1453”, e cila shtypi me gjak e hekur kryengritjen e arbėrorit Pjetėr Bova. [John V. A. Fine, Jr., Ballkani nė Mesjetėn e Vonė, njė Vėzhgim Kritik prej Fundit tė Shek. XII e Dderi nė Pushtimin Osman, University of Michigan Press, Ann Arbor, 1994, fq. 564.]

    Njė qėndrim, thuajse i njėjtė mohues, mbahet edhe ndaj ndihmesės thelbėsore tė arbėrorėve nė revolucionin e vitit 1821, aq sa sot, pikėpamja mbizotėruese ėshtė se “arbėrorėt janė grekėt mė tė mirė dhe do tė ishte fyerje e madhe pėr ta, po qe se do tė quheshin tė lidhur me shqiptarėt...”

    Pėrgjegjėsia e BE-sė dhe e shtetit shqiptar
    Nė kėtė drejtim, njė pjesė e pėrgjegjėsisė i mbetet edhe BE-sė, si dhe shtetit shqiptar. BE-ja ka ndėrmarrė hapa tė lavdėrueshme pėr mbrojtjen e tė drejtave tė romėve nė Evropė e nė Greqi, por organizmat e Brukselit e kanė injoruar, deri mė sot, problemin e minoriteteve atje. Pėr fat tė keq, Brukseli kufizohet vetėm me kritika kozmetike ndaj Greqisė, ndėrsa nuk ushtron kurrfarė trysnie qė Greqia tė ratifikojė Konventėn Kuadėr pėr Pakicat Kombėtare tė KE-sė.

    I tillė, pėr shembull, ishte raporti i tretė i dhjetorit 2003 i Komisionit Evropian kundėr Racizmit dhe Intolerancės [KEKRI], qė vė nė dukje se “media, politikanėt, nėpunėsit publikė, udhėheqėsit fetarė, pėrfshirė ata tė fesė mbizotėruese, si dhe opinioni publik [nė Greqi], ende shpeshherė bėjnė komente raciste kundrejt emigrantėve dhe strehimkėrkuesve, romėve, hebrenjve, dhe kujtdo tjetėr, qė nuk ka prejardhje greke ose qė nuk e ushtron fenė mbizotėruese nė Greqi. Shqiptarėt, - vazhdon mė tej raporti, - qė pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė popullsisė sė emigrantėve, i nėnshtrohen mė shumė se tė tjerėt paragjykimeve dhe stereotipeve, edhe pse gjendja ėshtė pėrmirėsuar disi [kohėt e fundit].” Sikundėr shihet, KEKRI e anashkalon problemin e mprehtė tė pakicave nė Greqi, njohja dhe mbrojtja e tė cilėve do tė ishte njė ndihmesė thelbėsore nė paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe do tė ndikonte nė rritjen e autoritetit, peshės dhe respektit tė Greqisė nė Ballkan e Evropė.

    Po ashtu, qeveria shqiptare ka bėrė fare pak, ose aspak, pėr tė vendosur dhe forcuar lidhjet e gjakut me pjesėn arbėrore tė kombit. Ende pritet qė nė vizitat e zyrtarėve shqiptarė nė Greqi, tė ndėrmerret hapi pėr vendosjen e njė kurore me lule nė varret e heronjve arbėrorė si Boēari apo Bubulina etj.; tė kujtohet figura e Anastas Kulluriotit apo tė vizitohen bashkėsitė e fshatrat arbėrore, ku ende sot flitet rrjedhshėm dhe pastėr arbėrishtja.

    Edhe njė herė pėr Luftėn Italo-Greke
    Duke u kthyer sėrish te deklarata “sqaruese” e ambasadės greke, tė bėn pėrshtypje se sa absurd dhe kokėfortė ka mbetur qėndrimi zyrtar grek ndaj ngjarjeve tė vitit 1940-“41. Dihet se Shqipėria u pushtua nga Italia mė 7 prill 1939, dhe kėsisoj, e humbi pavarėsinė dhe sovranitetin e saj. Shkurt, ajo nuk ishte mė subjekt i pavarur i sė drejtės ndėrkombėtare. Por pozicioni grek mbetet se Shqipėria ishte vend armik, pjesė e Boshtit, dhe si e tillė, edhe qėndrimet e mėpasme pėr sekuestrimin e pasurive tė paluajtshme tė shtetit dhe shtetasve shqiptarė nė Greqi, janė tė mbėshtetura. Ndryshe, nuk mund tė shpjegohet edhe gafa diplomatike e presidentit grek, Stefanopullos, i cili e quajti Luftėn Italo-Greke si “Luftėn Greko-Shqiptare”, nė fjalėn zyrtare me rastin e vizitės sė presidentit Klinton nė Athinė nė vitin 1999. Po ashtu, ėshtė pėr tė ardhur keq mungesa e gatishmėrisė sė palės greke pėr kthimin nė atdhe tė refugjatėve ēamė dhe familjeve tė tyre tė strehuara, pėrkohėsisht, nė Shqipėri nė vitet 1944-1945. A duhen vendosur marrėdhėniet dypalėshe nė njė bazė tė re? A ka ardhur koha pėr njė rishikim tėrėsor tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke qė tė synohet rivendosja e dinjitetit shtetėror e kombėtar tė Shqipėrisė, nė raport me fqinjin? A duhen kėto marrėdhėnie, tė vendosen ngushtėsisht mbi bazėn e bashkekzistencės paqėsore, barazisė dhe respektit tė ndėrsjelltė, mosndėrhyrjes nė punėt e brendshme, kultivimit tė ndjenjave tė mirėfillta tė miqėsisė, njohjes dhe mbrojtjes sė ndėrsjelltė tė minoriteteve etj.? Duke pranuar se dy shtetet dhe popujt kanė interesa tė pėrbashkėta e njė histori tė tėrė paqeje dhe bashkėjetese, prapėseprapė diplomacia shqiptare mund tė jetė mė e guximshme nė mbrojtjen e interesave tė veta, duke shmangur ndrojtjen apo tulatjen ndaj diplomacisė greke. Hapi i parė, i domosdoshėm, ėshtė heqja pėrfundimisht dhe e menjėhershme e tė gjitha pasojave juridike civile ndaj shtetit dhe shtetasve shqiptarė qė rrjedhin nga Ligji i Gjendje sė Luftės, i vitit 1940. Edhe pse mbetet pėr t’u verifikuar, njė e pėrditshme e Tiranės raportonte para disa kohėsh se, madje, edhe ndėrtesa e legatės shqiptare nė Athinė, e kohės sė Mbretit Zog, gjendet e sekuestruar dhe pėrdoret si muzeum nė Athinė!? Pa bėrė fjalė pėr interesat pasurore tė shtetasve shqiptarė dhe pasardhėsve tė tyre, qė rrjedhin nga Traktati i Athinės i nėntorit 1913, apo ato qė lidhen me pasuritė e e shqiptarėve tė pasur, e tė depozituara nė bankat greke etj. Shteti shqiptar nuk duhet tė ngurrojė qė me ndihmėn e partnerėve perėndimorė, tė sigurojė njohjen zyrtare dhe mbrojtjen e tė drejtave tė ligjshme tė pakicės shqiptare nė Greqi, si dhe kthimin e refugjatėve ēamė. Pakicės shqiptare nė Greqi, t’u sigurohen tė njėjtat tė drejta, sikurse gėzon pakica greke nė Shqipėri, nė mos mė shumė. Po ashtu, ka lindur nevoja qė veprimtaria e konsullatave greke nė Korēė dhe Gjirokastėr, tė vėzhgohet me vėmendje, nė mėnyrė qė ato kurrsesi tė mos e tejkalojnė rolin dhe kompetencat e sanksionuara nga Konventa e Vjenės pėr Marrėdhėniet Konsullore. Ndofta, ka ardhur koha qė tė rishihen edhe marrėdhėniet ekonomike dypalėshe, tė cilat, sipas kritikėve, e kanė kthyer Shqipėrinė gati nė njė koloni tė Greqisė. Nė njė shembull interesant, FBI-ja amerikane, qysh mė 2000-shin e kundėrshtoi kontrollin e njė kompanie tė telefonisė amerikane, nga ana e biznesit japonez. Pėr hir tė interesave tė ligjshme kombėtare, u arrit qė gati e gjithė struktura e drejtimit dhe administrimit tė kompanisė, tė mbetej amerikane, pavarėsisht nga kontrolli financiar japonez. Interesa themelore kombėtare, ndofta kėrkojnė rivendosjen e kontrollit shtetėror nė administrim dhe rishikimin rrėnjėsor tė aktivitetit dhe strukturės sė pronėsisė sė gjigandėve tė telefonisė celulare nė Shqipėri, si AMC-ja dhe Vodafon-Panafon. Kėto kompani pėrbėjnė problem, jo vetėm pėr monopolizimin e tregut dhe fiksimin e ēmimeve, dukuri kėto tė paligjshme, si nė BE ashtu edhe nė ēfarėdo shteti serioz, por edhe nė dobėsinė (vulnerabilitetin) qė krijojnė pėr interesat e sigurisė kombėtare tė shtetit shqiptar. Shteti shqiptar nuk mund ta lejojė kontrollin e njė sektori strategjik, nga struktura tė njė shteti qė ende vepron me mendėsitė e Ligjit tė Gjendjes sė Luftės tė vitit 1940. Nė kėtė drejtim, do tė ishte i nevojshėm edhe rishqyrtimi i marrėveshjes sė fundit midis qarqeve tė Gjirokastrės dhe Janinės dhe, nėse kjo ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn kushtetuese shqiptare, ku sanksionohet roli ekskluziv i qeverisė dhe i Ministrisė sė Jashtme, nė pėrpunimin dhe zbatimin e politikės sė jashtme dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Shqipėria dhe shqiptarėt, qė tė dyja palė e spektrit politik tė Luftės II Botėrore, ishin njė pjesė e vogėl, por e rėndėsishme e Koalicionit Antifashist Ndėrkombėtar, fakt ky, i njohur botėrisht nga qeveritė aleate dhe Konferenca e Paqes e Parisit. Edhe pse nėn pushtim, shqiptarėt, jo vetėm qė refuzuan tė luftojnė kundėr grekėve, por mė vonė ndihmuan shumė syresh gjatė zisė sė bukės, si dhe hebrenjtė qė arritėn t’i shpėtojnė holokaustit nė Greqi. Eshtė pėr tė ardhur keq qė “sqarimet” e ambasadės greke dhe tė ministrit tė tyre tė Mbrojtjes, ende e vėnė nė dyshim kėtė realitet historik.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Me sa di une ligji i luftes nuk eshte hequr sepse mendohet sepse u anullua automatikisht nga traktati i miqesise firmosur nga Serreqi. Qe atehere nuk ka pasur asnje hap te metejshem per te.

  3. #23
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ende sot ai ligj eshte aktiv, per vete faktin se parlamenti grek nuk e ka miratuar dicka te tille pasi asnje qeveri greke deri me sot nuk i'a ka kerkuar parlamentit grek kete ceshtje.

    Ligji i luftes mund te hiqet vetem me nje kerkese te qeverise greke drejtuar parlamentit grek sepse vendimi mbi ligjin e luftes mban firmen e mbretit grek dhe eshte nje ceshtje te cilen nuk e zgjidh qeveria ne menyre te njeanshme pasi konsiderohet problem kombetar dhe do vendimin e perfaqesuesve te kombit, perderisa mbreteria nuk egziston me si regjim, atehere i mbetet parlamentit grek ta cfuqizoje ate vendim.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Ligji i plote i luftes i 1940 konfiskimi i pronave came

    Ligji i plotė i luftės 1940, si i konfiskoi Greqia pronat e ēamėve

    Pėr shkaqe tashmė tė njohura, mė 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftė Greqisė dhe sulmoi territorin e saj nėpėrmjet territorit tė aneksuar shqiptar.

    Nė kėtė moment filloi edhelufta e quajtur si italo-greke. Menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė. Me anė tė njė dekreti mbretėror tė datės 10 nėntor 1940, Greqia bllokoi jo vetėm pasuritė e ēamėve por edhe tė shqiptarėve.

    Nė bazė tė kėtij ligji tė gjitha pasuritė e shqiptarėve nė Greqi u vunė nėn sekuestrimin konservativ dhe filluan tė administrohen nga shteti grek. Ligji nė fjalė u botua dje i plotė nė gazetėn "Kombėtare".

    Pjesa e Parė/ Numėr botimi 379
    PĖRMBAJTJA
    Ligje detyruese
    Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotėsimeve tė dispozitave tė organizimit sigurues tė rreziqeve tė luftės dhe ligjeve detyruese.
    DEKRETE
    Rreth pėrcaktimit tė shteteve armike sipas kuptimit tė ligjit detyrues nr. 1636/1940 tė Italisė dhe Shqipėrisė dhe zbatimit nė lidhje me kėto shtete, tė dispozitave tė kėtyre ligjeve.

    LIGJE DETYRUESE
    RAPORT MOTIVUES
    Rreth planit tė ligjit Detyrues, "rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike".
    Drejtuar Lartmadhėrisė sė tij, mbretit
    Lartmadhėri
    Rėndėsi qė kanė tė gjitha burimet ekonomike tė shtetasve tė palėve ndėrluftuese, gjatė zhvillimit tė luftės bashkėkohore, u duk nga lufta e fundit botėrore, ku tė gjitha shtetet ndėrluftuese dekretuan ligje me tė cilat bėhet e pamundur shfrytėzimi i burimeve tė shtetasve tė armikut, tė prejardhura nga pasuri qė ndodhen nė territorin kombėtar dhe ndalohet ēdo lloj akti juridik nė favor tė shteteve armike ose tė shtetasve tė tyre. Kjo masė u mor edhe gjatė luftės sė tanishme, pavarėsisht nga shtetet qė morėn pjesė nė tė. Me paraqitjen e kėtij plani "Pėr ligjin detyrues", dekretohet njė gjė e tillė edhe pėr ne.

    http://th08.deviantart.net/fs71/PRE/...bo-d3cdc71.jpg

    Dispozita e planit nė njė pjesė tė madhe janė pėrsėritje e ligjit 1073 tė vitit 1917, por tė plotėsuara me rrjedhimet qė kanė ardhur si rezultat i zbatimit tė kėtij ligji, me qėllim qė tė pėrjashtohet ēdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike nė shtetin tonė gjatė kohės sė luftės. Gjatė hartimit tė kėtij plani u morėn gjithashtu parasysh edhe ligjet qė miratuan palėt e tjera ndėrluftuese. Dispozitat e ligjit bėhen dispozita definitive dhe ēdonjėra prej tyre vihet nė zbatim me dekretet mbretėrore tė botuara mbi bazėn e propozimit tė kryetarit tė qeverisė dhe tė ministrit tė Financave. Plani i paraqitur synon nė realizimin e qėllimeve tė lartpėrmendura, prandaj lutemi tė keni mirėsinė qė ai tė gėzojė miratimin tuaj.
    Athinė, mė 08 nėntor, 1940
    Shtetas tė devotshėm tė Lartmadhėrisė Suaj

    Ministrat
    i Drejtėsisė
    i Financave
    Ajis Tabakopullos
    Andhr. Apostolidhis
    Ligji i Forcės Nr. 2636/1940
    Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurisė armike
    Jeorjios B'
    Mbret i Grekėve
    Mbi bazėn e propozimit tė Kėshillit tonė tė Ministrave, vendosėm dhe urdhėrojmė:
    Kapitulli A'

    NENI 1
    ARMIQ
    1. Armiq sipas kuptimit tė kėtij neni, konsiderohen:
    a. Shtetet, kryetarėt e kėtyre shteteve dhe personat juridike tė juridiksionit shtetėror tė tyre, tė cilat pėrcaktohen secili nė veēanti si armik nėpėrmjet Dekreteve Mbretėrore tė botuara me propozim tė Kryetarit tė Qeverisė, tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme, Ministrit tė Financave, sipas kuptimit tė kėtij Ligji.
    b. Persona fizikė, tė cilat kanė shtetėsinė e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata qė kanė banesė, ose banim tė pėrhershėm nė to.
    c. Personat juridikė tė juridiksionit privat dhe ēdo bashkim personash, ose pasurish, pėrderisa kanė qendrėn drejtuese tė tyre nė shtetet armike, sipas rastit, ose janė nėn influencėn ligjore, ose ekonomike tė armiqve, sipas kėtij neni.
    2. Nuk janė armiq, sipas kuptimit tė kėtij ligji, personat fizikė, tė cilat kanė fituar nėnshtetėsinė e shtetit armik, por janė me kombėsi greke dhe banojnė nė shtete tė huaja, ose shtet aleat.
    3. Nė rast se ekzistojnė dyshime nė lidhje me karakterizimin si armik tė cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit tė komitetit, sipas nenit 19, tė Ministrave tė Financave dhe tė Ekonomisė Kombėtare, me vendim tė pėrbashkėt tė tyre.

    NENI 2
    NDALIMI I SHKĖMBIMEVE
    1. Ndalohet dhe ėshtė i pavlefshėm ēdo shkėmbim tregtar dhe ēdo marrėveshje midis personave, pavarėsisht nga shtetėsia, qė banojnė nė Greqi, dhe armiqve, si dhe ēdo akt i administratės, ose akt i njėanshėm i personave qė banojnė nė Greqi, pėrderisa pėr tė nėpėrmjet saj, fitojnė tė drejta, ose pėrfitojnė armiqtė.
    2. Aktet qė lidhen njė gjashtėmujor para vėnies nė zbatim tė kėtij ligji, mund tė shpallen tė pavlefshme me rrugė gjyqėsore, pas padisė sė ushtruar, nga shteti, pas mendimit tė komitetit sipas numrit 19.

    NENI 3
    NDALIMI I KRYERJES SĖ VEPRIMEVE LIGJORE
    Pėrmbushja nė Greqi e ēdo veprimi ligjor dhe pėrmbushja e ēdo detyrimi kundrejt armiqve, pėr cilindo arsye, ose pėrderisa nga pėrmbushja e tyre pėrfitojnė armiqtė bėhet me gjobė pavlefshmėrie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe nė qoftė se ai nuk ekziston nė Arkėn e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mėnyrė direkte te huadhėnėsit e armiqve.

    NENI 4
    PERSONA TĖ FAMILJES
    Ndalimet nė nenet 2 dhe 3 kanė fuqi edhe pėr personat e familjes

    NENI 5
    PĖRJASHTIME
    Me vendim tė Ministrit tė Financave dhe pas mendimit tė Komitetit, sipas nenit 19, pėr raste tė veēanta, mund tė bėhen pėrjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, pėrderisa njė gjė tė tillė e imponojnė arsye tė veēanta dhe vetė nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
    Kapitulli B'
    Pasuritė armike

    NENI 6
    SEKUESTRIMI
    Pasuritė armike nė Greqi me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji ndalohen dhe ėshtė i pavlefshėm disponimi i kėtyre pasurive tek armiqtė, ose nė shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji.

    NENI 7
    PASURI ARMIKE NĖ GREQI
    1. Si pasuri armike nė Greqi konsiderohen elementet pasurore tė mėposhtme, pėrderisa u takojnė ligjėrisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit tė nenit 1:
    - Elemente tė patundshme dhe tė tundshme tė ndodhura nė Greqi.
    - Letra me vlerė dhe tituj tė tjerė tė ēdo lloji tė ndodhura nė Greqi, obligacione tė shtetit grek, tė firmave, tė organizmave me selinė administrative tė tyre, ose qendrėn e tyre nė Greqi, akoma edhe titujt pėrkatės tė ndodhura jashtė shtetit.
    - Para dhe lloje tė tjera pagese tė ndodhura nė Greqi.
    - Aksione tė firmave, tė cilat kanė selinė administrative tė tyre ose qendrėn e shfrytėzimit nė Greqi, pavarėsisht nga fakti nėse kėto aksione janė tė mishėruara nė letra me vlerė, ose jo, dhe nė qoftė se kėto mishėrime ndodhen nė Greqi, ose jashtė shtetit.
    - Kėrkesa ndaj debitorit me banesė, ose me banim tė pėrhershėm nė Greqi, ose kėrkesa tė prejardhura nga shkėmbimet tė firmės tregtare nė Greqi.
    - Tė drejta tė pasurisė industriale dhe intelektuale, tė cilat mbrohen nė Greqi.
    - Tė drejta mbi elementet pasurore tė pėrshkruara nė pikat a-f.
    - Tė drejta nga marrėveshjet rreth elementeve pasurore tė pikave a-f.
    - Ēdo element tjetėr pasuror i ndodhur nė Greqi.
    2. Pėrjashtohen nga dispozita e paragrafit tė mėsipėrm elementet pasurore, tė cilat u pėrkasin shtetasve grekė me banesė, ose banim nė shtete armike.

    NENI 8
    SEKUESTRIMI I PĖRKOHSHĖM
    Me ligj, konsiderohen nėn sekuestrim tė pėrkohshėm, tė gjithė ata qė gjatė zbatimit tė kėtij ligji janė pronarė me cilėndo arsye tė pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, kėshilltarėt ose cilitdo kujdestarė ose debitorė tė elementeve pasurore tė tyre, pėrderisa kėta zotėrues tė pasurive armike janė pronarė tė kėtyre elementėve pasurore.

    NENI 9
    MARRĖDHĖNIET RRETH PASURIVE PĖRKOHĖSISHT TĖ SEKUESTRUARA
    Nė lidhje me marrėdhėniet rreth pasurive pėrkohėsisht tė sekuestruara zbatohen pėrkatėsisht, me rezervimet e dispozitave tė kėtij ligji, dispozitat e procedurės civile pėr konfiskimin konservator, nė emėr tė debitorit sipas nenit 8 tė sekuestrimit tė pėrkohshėm qė ka vendin e tretė dhe tė administratorit sipas nenit 12, qė ka vendin e kreditorit.

    NENI 10
    TĖ DREJTAT E TĖ TRETĖVE JO ARMIQ
    1. Sekuestrimi nuk pengon tė tretė jo armiq, tė ushtrojnė tė drejtat e tyre kundėr pronarit, pasuria e tė cilit ėshtė nė sekuestrim dhe tė kėrkojnė plotėsimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitės sė paragrafit 2 tė nenit
    2. Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, tjetėrsimet, regjistrimet nė librat e Hipotekės ose nė regjistrat themeltarė tė anijeve, ose te parashėnimet kanė fuqi vetėm pėr sa kohė qė bėhen mbi bazėn e njė titulli me vendim gjyqėsor, ose me dėshirėn personale tė mėparshme nga zbatimi i kėtij ligji dhe bazuar nė dokumente shtetėrore ose private me datė tė DEKLARATAT E PASURIVE ARMIKE
    1. Tė detyruar pėr deklaratė tė pasurive armike nė sekuestrim janė:
    Pronari i pasurisė armike. Cilido qoftė sipas nenit 8 ėshtė sekuestrues provizor i pasurisė armike.
    2. Ata qė sipas paragrafit 1 janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, duhet qė brenda njė muaji nga hyrja nė zbatim e kėtij ligji, tė paraqesin te nėpunėsi i Shėrbimit Ekonomik Shtetėror deklaratė tė hollėsishme nė dy kopje, pėr tė gjitha elementėt pasurore armike, ose tė debitorėve tė tyre. Pėr kėtė deklaratė, nuk paguhet asnjė lloj takse.
    3. Afati i paraqitjes sė deklaratės mund tė shtyhet me njė akt tė Ministrit tė Financave tė botuar nė Gazetėn Qeveritare.
    4. Ata qė paraqesin elementet e pasurisė armike pas pėrfundimit tė afatit, pėrderisa nuk janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, sipas dispozitave tė kėtij neni kanė tė drejtėn e pagesės deri nė tre pėr qind tė vlerės sė tyre tė pėrcaktuar kundrejt kėtyre elementėve me vendim tė Ministrit tė Financave.

    NENI 12
    ADMINISTRUESIT
    1. Administruesit e pasurive armike nėn sekuestrim janė nėpunėsit e Shėrbimit Ekonomik Shtetėror tė vendit ku ndodhet ēdo element pasuror.
    2. Aty ku janė shumė nėpunės tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, administrator emėrohet njėri prej tyre, me vendim tė Ministrit tė Financave.
    3. Me vendim tė tė njėjtit ministėr, lejohet tė emėrohen administratorė nė vend tė nėpunėsit tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, nėpunės tė tjerė shtetėrorė ose privatė nė qoftė se ushtrimi i administrimit nga nėpunėsi Ekonomik Shtetėror, nuk ėshtė ai qė duhet.

    NENI 13
    DETYRAT DHE PUSHTETI I ADMINISTRATORĖVE
    1. Administratorėt kanė pėr detyrė gjetjen, regjistrimin, mirėmbajtjen dhe sipas destinacionit tė zakonshėm, shfrytėzimin e pasurive tė sekuestruara, duke marrė pėr kėtė qėllim gjithmonė masat e duhura, kanė pėr detyrė tė synojnė nė kėnaqjen e kėrkesave tė sekuestruara, si edhe kėnaqjen e tė drejtave tė tė tretėve, kundėr pronarit tė pasurisė sė sekuestruar. Administratorėt fillojnė nga puna, me hyrjen nė zbatimi tė kėtij ligji, ose me pėrcaktimin e pronėsisė tė pasurisė armike tė sekuestruar.
    2. Administratorėt pėrfaqėsojnė nė mėnyrė tė plotė, nė rrugė gjyqėsore dhe jashtėgjyqėsore, pronarin e pasurisė sė sekuestruar brenda kufijve tė detyrave, tė pėrshkruara nė paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetėm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjė dokumentet gjyqėsore ose jashtėgjyqėsore tė ēdo natyre, qė kanė tė bėjnė me pasurinė e pronarit.
    3. Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me administrimin e pasurive nėn sekuestrim, mendime tė Ministrit tė Financave, tė botuara nė Gazetėn Qeveritare. Me tė njėjtat vendime rregullohen ēėshtjet e funksionimit tė Shėrbimit Qendror, nė zbatimin e kėtij ligji.
    4. Pagesa e administratorėve pėrcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhėnies sė mendimit tė komitetit tė pėrshkruar nga neni 19. (Gazeta Shqiptare/INA)

    20/12/2012 11:15:00

    Ligji i plotė i luftės 1940, si i konfiskoi Greqia pronat e ēamėve
    Emri:  CAMERIA.jpg

Shikime: 1123

Madhėsia:  74.6 KB
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  5. #25
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Greqi - Shqiperi. Ligji i Luftes akoma ne fuqi

    SKANDALI/Greqia zapton Ambasadėn Shqiptare nė Athinė


    Ish – Legata Shqiptare e kohės sė Mbretėrisė, pronė e patundshme e shtetit shqiptar, e blerė me flori nė rrugėn “Vasilissis”, ėshtė pėrvetėsuar me dhunė dhe mbahet peng prej 70 vjetėsh nga shteti grek, me Ligjin absurd tė Luftės. Miliona euro tė taksapaguesve shqiptarė tė shpenzuara kot pėr qeratė e godinės diplomatike dhe strehimin e personelit diplomatik.
    Buxheti i shtetit shqiptar, ka vite qė paguan shuma kolosale financiare pėr tė pėrballuar qeranė e godinės sė Ambasadės Shqiptare nė Athinė dhe 8 apartamente banimi tė familjeve rezidente tė saj. Kjo ndodh nė njė kohė, kur prej 70 vjetėsh, nė qendėr tė Athinės, nė rrugėn “Vasilissis Sofias”, ndodhet godina e ish-Legatės Shqiptare tė kohės sė Mbretėrisė shqiptare, godinė kjo, qė ėshtė pronė historike e shtetit shqiptar. Qė prej vitit 1940, kjo ndėrtesė ish-seli diplomatike, ka kaluar nė “sekuestro konservative” dhe ėshtė kthyer nė “muze”. Natyrisht, nė krahasim me atė qė kanė humbur dhe po humbin shqiptarėt nė Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur ėshtė shumė pak, por qė duhet kėrkuar e rikthyer, jo vetėm si pronė fizike, por sė pari, si vlerė historike.

    Ligji i Luftės qė Greqia i shpalli Shqipėrisė, mė datėn 10.11.1940 , i cili ende nuk ėshtė shfuqizuar, vazhdon t’i ruajė efektet e tij mbi ndėshkimin ndaj shqiptarėve edhe pse “miqėsia” mes dy vendeve vazhdon.

    Nė kėtė ligj pėrshkruhen me hollėsi sasia e pronave dhe pasurive, qė bllokohen si efekt dėmshpėrblimi. Ndėrkohė nėpėrmjet neneve tė tij, pasqyrohet rruga gati e pamundur pėr t’i rikthyer ato prona me komisione shtetėrore, qė do tė duhet tė mblidhen pėr secilėn prej tyre, me praninė e ministrave dhe ekspertėve tė zyrave tė shumta, tė cilėt ėshtė krejt e pamundur pėr t’i ulur nė njė tavolinė sa kohė tė ekzistojė “gjendja e luftės”.

    Ēėshtja e pronave tė bllokuara tė shqiptarėve vazhdon tė mbetet njė proces i ngrirė, si vetė procedura me kėtė ligj. Pėr mė tepėr qė ky ligj ėshtė bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve tė tjera juridike e normative qė ka marrė Athina pėr ēėshtjen e pronave tė shtetėzuara dhunshėm tė shqiptarėve qė nė fillimin e viteve ‘40’.

    Ligji i Luftės nuk mund tė jetė kurrė njė “mbetje e sė kaluarės”, pėrderisa ėshtė njė faktor i madh grabitės pėr grekėt dhe qė i shėrben strategjisė sė rrėnimit ekonomik tė shqiptarėve.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ligji i plote i luftes i 1940 konfiskimi i pronave came

    Shume mire keni bere qe keni sjelle ligjin "famekeq" te luftes qe e zene ne goje shumica e nacionalisteve te rruges shqiptare, pa njohur brendine dhe kontekstin e vete historik. Eshte mire qe shqiptaret te njihen me keto dokumenta historike pasi duke u njohur me to, spekulantet dhe lufte-nxitesit nuk do te kene me mundesi per te manipuluar opinionin publik shqiptar me "ligje" te tilla famekeqe. Eshte edhe nje dokument tjeter ne Greqi qe duhet bere publik dhe ai eshte dokumenti i gjykates greke per denimin e atyre 2000+ (nuk e di numrin e sakte) shtetasve greke me origjine came per "tradheti kombetare" si bashkepuntore te pushtuesit italian. Dokumenti duhet te behet publik ashtu sic duhet te behen publik edhe emrat e atyre qe jane denuar ne mungese ne Greqi. Eshte edhe nje dokument i trete historik, deklarata e luftes se Kuvendit te Shqiperise drejtuar Greqise ne tetor 1940, mos gaboj. Shqiptaret duhet ta lexojne edhe ate pasi ky "ligj lufte i Greqise" ishte nje kunderpergjigje e asaj deklarate lufte.

    Tani qe te kuptoni kontekstin historik te "ligjit te luftes".

    Italia fashiste pushtoi Shqiperine ne 7 prill 1939. Instaloi ne Shqiperi nje qeveri me shqiptare te gatshem per te bashkepunuar me italianet dhe vuri nen kontroll gjithe institucionet demokratike te vendit, me shqiptare te besuar e bashkepuntore te ngushte te fashisteve. Nje vit me vone, ne tetor 1940, Italia fashiste i shpalli lufte fqinjit tone jugor, Greqise, nga Kuvendi i Shqiperise. Kjo ishte menyra se si Musolini perpiqej te justifikonte goditjen ndaj Greqise ne arenen nderkombetare. Motivi i luftes ishte "Bashkimi Camerise me Shqiperine!" Dhe propaganda fashiste italiane qe kish me shume se 1 vit qe pergatiste opinionin publik shqiptar per lufte, bente thirrje qe te krijoheshin grupe te armatosura camesh ne te dy anet e kufirit, si ne Shqiperine e jugut edhe ne Greqine e Veriut. Jo te gjithe camet qe jetonin ne Greqi iu pergjigjen kesaj thirrje te italianeve, por nje pjese e mire e tyre iu bashkua luftes ne krahun e italianeve, kunder shtetit grek, shtetas te te cilit ata ishin.

    Leksionet e luftes italo-greke jane dy:

    - Demi i jashtezakonshem qe nderhyrja e italianeve shkaktori ne maredheniet mes dy fqinjeve: Shqiperise e Greqise qe u deshen 70 vjet per t'u riparuar.
    - Implikimi i cameve qe jetonin ne Greqi ne kete lufte ne krahun e italianeve, dhe sa shtrenjte i kushtoi atyre dhe interesave te shtetit shqiptar.

    Lufta italo-greke eshte nje nga kapitujt me te erret ne historine e popullit shqiptar. Eshte nder te paket raste ne histori, ku shqiptaret jane shfaqur si agresore ndaj fqinjeve te tyre.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-12-2012 mė 15:33

  7. #27

    Pėr: Ligji i plote i luftes i 1940 konfiskimi i pronave came

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shume mire keni bere qe keni sjelle ligjin "famekeq" te luftes qe e zene ne goje shumica e nacionalisteve te rruges shqiptare, pa njohur brendine dhe kontekstin e vete historik. Eshte mire qe shqiptaret te njihen me keto dokumenta historike pasi duke u njohur me to, spekulantet dhe lufte-nxitesit nuk do te kene me mundesi per te manipuluar opinionin publik shqiptar me "ligje" te tilla famekeqe. Eshte edhe nje dokument tjeter ne Greqi qe duhet bere publik dhe ai eshte dokumenti i gjykates greke per denimin e atyre 2000+ (nuk e di numrin e sakte) shtetasve greke me origjine came per "tradheti kombetare" si bashkepuntore te pushtuesit italian. Dokumenti duhet te behet publik ashtu sic duhet te behen publik edhe emrat e atyre qe jane denuar ne mungese ne Greqi. Eshte edhe nje dokument i trete historik, deklarata e luftes se Kuvendit te Shqiperise drejtuar Greqise ne tetor 1940, mos gaboj. Shqiptaret duhet ta lexojne edhe ate pasi ky "ligj lufte i Greqise" ishte nje kunderpergjigje e asaj deklarate lufte.

    Tani qe te kuptoni kontekstin historik te "ligjit te luftes".

    Italia fashiste pushtoi Shqiperine ne 7 prill 1939. Instaloi ne Shqiperi nje qeveri me shqiptare te gatshem per te bashkepunuar me italianet dhe vuri nen kontroll gjithe institucionet demokratike te vendit, me shqiptare te besuar e bashkepuntore te ngushte te fashisteve. Nje vit me vone, ne tetor 1940, Italia fashiste i shpalli lufte fqinjit tone jugor, Greqise, nga Kuvendi i Shqiperise. Kjo ishte menyra se si Musolini perpiqej te justifikonte goditjen ndaj Greqise ne arenen nderkombetare. Motivi i luftes ishte "Bashkimi Camerise me Shqiperine!" Dhe propaganda fashiste italiane qe kish me shume se 1 vit qe pergatiste opinionin publik shqiptar per lufte, bente thirrje qe te krijoheshin grupe te armatosura camesh ne te dy anet e kufirit, si ne Shqiperine e jugut edhe ne Greqine e Veriut. Jo te gjithe camet qe jetonin ne Greqi iu pergjigjen kesaj thirrje te italianeve, por nje pjese e mire e tyre iu bashkua luftes ne krahun e italianeve, kunder shtetit grek, shtetas te te cilit ata ishin.

    Leksionet e luftes italo-greke jane dy:

    - Demi i jashtezakonshem qe nderhyrja e italianeve shkaktori ne maredheniet mes dy fqinjeve: Shqiperise e Greqise qe u deshen 70 vjet per t'u riparuar.
    - Implikimi i cameve qe jetonin ne Greqi ne kete lufte ne krahun e italianeve, dhe sa shtrenjte i kushtoi atyre dhe interesave te shtetit shqiptar.

    Lufta italo-greke eshte nje nga kapitujt me te erret ne historine e popullit shqiptar. Eshte nder te paket raste ne histori, ku shqiptaret jane shfaqur si agresore ndaj fqinjeve te tyre.

    Albo
    Albo ke marre krejtesisht nje pozicion te pafavorshem, per te mbrojtur nje ēeshtje te cilen nuk mund ta trajtojme dhe ta zgjidhim ne ketu. Mirepo ne kemi ne dore qe ti paraqesim faktet astu siē jane dhe jo ashtu siē duam.

    Kryefakti eshte fakti se shqiptaret nen Greqi, qe nga shpallja e pavaresise se ketij shteti fqinj, nuk jane trajtuar si qytetare te barabarte dhe nuk u eshte respektuar asnje e drejte, perkundrazi ndaj tyre eshte perdorur ēdo mjet per ti shkombetarizuar, shpopulluar dhe shpronesuar. Per te shkuar dhe me tej, po ky shtet fqinj me ne, nuk ka lene akt pa kryer kunder integritetit te shtetit te ri shqiptar te dale nga 28 Nentori 1912, sa duke nderhyre me te gjitha mjetet nga jashte po aq duke perdorur elementet filohelene dhe antishqiptare te brendshem.

    Fakti qe Greqia as nuk i ka respektuar te drejtat e shqiptar dhe as denjon qe ti respektoje keto te drejta, ka shtyre shume shqiptare qe te bien pre e propagandes se shteteve qe kane patur qellime ekspansioniste ne Ballkan, siē ishte Italia fashiste.

    Pra qe Greqia ti ike njehere e pergjithmone kesaj ēeshtje te mbartur nga e kaluara, do te duhej qe ajo ti trajtonte problemet e pazgjidhura me shqiptaret me shume urgjence dhe perparesi, sepse kjo do te ēonte ne rritjen e mirebesimit dhe krijimit te nje paqe te perhershme ndermjet dy popujve tane fqinje dhe per me teper qe per nje kohe te afert ne do te jemi edhe dy popuj perberes te Bashkimit Europian.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-12-2012 mė 16:12

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Greqi-Shqiperi: Lufta italo-greke dhe ligji i luftes ndaj Shqiperise

    Per te akuzuar eshte e lehte,sikurse reagimi i admin ne lidhje me postimin e mesiperm.
    Sinqerisht ate te shprehur qe ai postuar me lart e kam degjuar ne qindra debate te bera me grekerit!

    Sinqerisht me le pershtypjen qe admin ka bere historine e tyre,duke nxjerre keto hipoteza sikurse ne i shpallem lufte greqise kur 8 muaj me pare nga ardhja e Italise s'kish e nje pushke per te qelluar pasi kalane mbreti Zog e kish marre nga brenda me ardhjen e tyre!
    Pervec armes se Mujo Ulqinakut!
    Si ky postimi i mesiperm i tij,ashtu e ajo e ardhjen e malajzezve,e grekerve per te perzene turqine.

    Fatmiresisht bla bla shkronjash!!

  9. #29
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Greqi-Shqiperi: Lufta italo-greke dhe ligji i luftes ndaj Shqiperise

    Ato qe kam lexuar une po i paraqes perseri ketu, ekziston nje dokument i tille edhe ne MJ. kush mund ta sjelle le ta hedhi ketu.

    “...Atėherė vazhdojmė pra me qe jemi ne rrugėn e udhėzuar!.
    Pozicioni juaj i deri tanishėm ėshtė se ju ēamet i konsideroni kriminel lufte dhe bashkėpunėtor te okupatorit dhe i keni dėnuar pėr krime lufte. Nese na lejoni po ju bėjmė tre pyetje, pastaj po vazhdojmė diskutimin.
    1.Pyetja e pare: me c`ligj konkret ju i keni dėnuar ata.
    2.Sa persona janė te dėnuar nga ligji grek?
    3.dhe se treti: a ėshtė ne fuqi ai ligj qe ka dėnuar ne atė kohe pėr krime qe pretendoni se i kane bere.?
    ” E zėne si ne befasi kryetarja e eksperteve grek deklaron se:
    “Janė dėnuar dhe janė marre 1100 vendime ne gjyqin e kolaboracionisteve
    organizuar ne atė kohe ndaj tyre. 1100 persona janė dėnuar sipas ligjit grek pėr krimet e luftės dhe ai ligj ėshtė ne fuqi akoma....
    Pėrsėriteni edhe njėherė i kėrkuam sepse nuk e dėgjuam mire shifrėn e te dėnuarve, kemi te bėjmė me 1100 persona? (E bere me qellim qe te evidentohej qarte deklarata greke )”.
    Po !- deklaroi ajo.Mbasi kishim kohe qe e prisnim ketė moment vijuam:
    “ E konsiderojmė deklaratėn me te qarte greke te bere ne adrese te ēameve me ane tė sė cilės dėshmohet pafajėsia e tyre, pėr tė cilėn shteti shqiptar ka qėnė i sigurtė qė nga momenti i tragjedisė sė tyre.
    Po leme mėnjan pėr njė moment 1100 personat qe ju i keni dėnuar ne atė kohe. Ne po ju pyesim se ēfarė do te behet me pasuritė e mbi 30 mijė ēameve qė rezultojnė ligjėrisht pa asnjė dėnim dhe faj?. Pala shqiptare i kėrkon palės greke tė rinjohė te drejtėn e pasurive laike dhe fetare tė kėsaj popullate. Pėr kėtė presim zgjidhjen.
    Pėr sa i pėrket te ashtuquajturve te 1100 te dėnuarve, na gėzon fakti qe ju e keni ne fuqi ligjin, se pse po kėto ligje dhe po ajo gjykatė qe ka akuzuar dhe dėnuar ata i ka deklaruar me vone te pafajshėm.
    Pala shqiptare disponon njė dokument te Gjykatės Diktimit te Janinės qe mban datėn e 29 shtatorit 1976 me Nr.Prot.1837, ku kėrkohet anullimi i tyre si te pa komunikuar dhe aspak ne fuqi sipas Nenit 549 te se drejtės Penale greke.
    Kur ligji grek e ka thėne me kohe fjalėn e vet pėr pafajėsi shtrojmė pyetjen, perse politika zyrtare greke e mbanė kėtė fakt ne fuqi?


    http://www.forumishqiptar.com/thread...-ēeshtjen-ēame
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Greqi-Shqiperi: Lufta italo-greke dhe ligji i luftes ndaj Shqiperise

    Albo dashamiresi,
    e ke te kote ate rolin e 'ndermjetesuesit pa perfitim personal' te marredhenieve "pothuajse" te shkelqyera Shqiperi - Greqi!

    Dihet, qe Italia fashiste e kohes se qyshlargut(LIIB) ishte ushtarakisht e paperballueshme per helenet e asaj kohe, qe ishin 'te denuar' te numeronin ditet(por edhe te luanin ndonje bastore) se kur do 'zhvirgjerohej' toka e tyre prej forcave te bllokut Rome-Tokio-Berlin. Fati 'i buzeqeshi' pepinsve per te shfryre edhe nje here(njesoj si te paret e lashtesise) dufet e nje perbindeshi ushtarak ndaj nje Greqie, e cila nese kish vendosur te mbrohej deri ne vetflijim, e pakta do te perfundonte si Hiroshima(por jo ne kontekstin berthamor) e ballkanit. Do ti qe 'udha e lavdise' kalonte mes permes Shqiperise dhe Roma(e armatosur deri ne dhembe) as qe do t'ja dinte per "ndjenjat e perziera" te Shqiperise ne kete pengmarrje ushtarake. Tani, qe te mendosh(aq me teper, besosh) se Italia kishte thurrur nje plan te tille duke e vendosur Shqiperine ne rolin e nje komplotisti, se ciles(albanise) i mbetej vecse te shfrytezonte mundesine 'e florinjte'(ndonese e gjunezuar ndaj furise italo-asgjesuese-ushtarako-kapitulluese) per 'te likujduar llogarite' me helenet ne lidhje me "Ceshtjen Came" kjo eshte nje e genjeshtert shume e shemtuar!! Per me teper, te mendosh(besosh, edhe nje here) se Greket i druheshin vershimit te nje Shqiperie te sakatosur, tashme nen urdherin Musolinian, eshte goxha 'ofenduese' edhe per intelektin e nje pastruesi te thjeshte!
    Tani, politika e Athines, ne lidhje me 'famkeqin'(sic preferohet te etiketohet koheve te fundit) "Ligj i Luftes" me Shqiperine prej mbi 70vitesh, eshte e ndertuar dhe e destinuar t'i sherbeje synimeve "shenjtore" qe ka Athina kundrejt pales tjeter, Shqiperise pra! Greqia e ka patur, por edhe e ka te qarte(krejt e vetdijshme) se ne territorin e saj egzistojne disa 'nen-territore' te sekuestruara me dhune ose jo(diplomaci helene) sic eshte edhe "Ceshtja Cameria" e shumeperfolur, apo jo?! Greqia eshte e vendosur, njesoj si ish-jugosllavet 'e famshem' te mbroje 'sovranitetin' e saj territorial me cdo kusht, aq me teper kur behet fjale per toka(vijezime territoriale) te paprekshme sic eshte edhe "Ceshtja Cameria" Jo vetem kaq, por tani 'epiri verior' eshte bastioni me i fundit i projektuar si nje komardare shpetuese(lifeline) per interesat madhore territoriale te fqinjit tone...

    Eshte lehtesisht e evidentueshme se "Ligji i Luftes" do te mbetet ne fuqi per aq kohe, sa Shqiperia te vetdeklarohet(ne nje forme, ose nje tjeter) se nuk ka asnje lloj lidhje, apo edhe pretendime territoriale(me e pakta kjo) ndaj fqinjit, kjo gjithmone sipas 'gjykimit te vetem te shendoshe' nga ana e qarqeve helene!!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •