Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    me sa lexova, tema nuk eshte per sa raciste jane greket , keto jane shkruar e shkruhen ne vend tjeter, te gjithe i dime, ca me pak e ca me shume.

    sa per mendimen tend, eshte i shenjte e ke cdo te drejte ta shkruash. por derisa e shkruan, pikerisht sepse e lexojne shume njerez te moshave te ndryshme, duhet te jesh gati te argumentosh per mendimin qe shpreve e te mos fshihesh pas lirise se mendimit. sa per redaktime, s'eshte puna ime, eshte pune e moderatoreve, une thjesht kommentoj mendimin tend te pelqen ty apo jo sic edhe kushdo mund te komentoje te miat, me pelqen mua komenti apo jo.

    sa per ekstremizmin, anet, kambanat e te tjerat me ngjan pak me ate shprehjen : beni si them une, po mos beni si bej une. se kush hedh tym, e pame me lart i nderuar, filosofira te tilla : "fytyra", "raca", "feja" sna lene te ecim perpara, justifikojne ato qe jane bera edhe ushqejne ato qe do te behen.

    anyway, qe te mos ta lodh me temen, se pastaj do perfundojme te diskutojme budallalleqe superficiale: ke te drejte, kam gabim. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Arsyeja e debatit tim eshte se ne shqiptaret po kerkuam nje te drejte e nje gje elementare psh ne kete rast e drejta e prones per camet apo te mbash qendrim nga politika greke e ligji i luftes qe ata kane akoma ne fuqi menjehere na indetifikojn si nacionalist ekstremist kurse per greket e thone me mburrje ne jemi pak nacionalista.
    Kjo tendenc dukej e ne shkrimin tend ku argumenteve te mia i viheshin epitete pa i analizuar apo dhene versionin tend.
    Te abuzosh me lirin e fjales eshte ajo kur mendimeve te tjetrit nuk i ballafaqohesh me argumenta po perpiqesh te vesh epitete e cilesime te pa baza duke cenuar lirin e tjetrit per te shprehur mendimin .
    Kur une i ktheva pergjigje njerit qe me ironi pyeste kush jane camet e nga i moren tokat e pergjigjia ime qe e thjeshte ata jane evropian qe kane gjithe historine qe jetojn ne evrope ne keto vende e ato jane tokat e tyre.
    Ti thuash tjetrit qe shikom ne fytyre si te dukem a jam evropian apo jo nuk eshte racizem.
    Ne shqiptaret nuk kemi shume gjera matriale tani po kemi ate qe ne mburemi fytyren tone gjenetiken tone evropiane.
    E ky eshte nje argument i forte e nuk eshte racist e eshte kjo qe na mban se sa per greket ata na kane cilesuar kush eshte shqiptar eshte turke.
    Per ironi kryetari partise greke ekstremiste ka nje mbiemer turk.
    Me sa duket nga shkrimi ti je me i ri se une e jeten ne greqi ku kuptohet ambienti ka ndikimin e tij.
    Ti quan racist permendjen e emrit ARIAN.
    Raketat evropiane e programi qe leshojne satelita ne kozmos quhet ARIANA a mos dhe ata jane racista?
    Po nuk ke faj kur jeton ne greqi do degjosh sufllaqe paillaqe e korollaqe nuk ke si degjon ARIAN e emra te tille.

    Kur nuk bien kembanat ka mijera arsye po ndonje here arsyeja eshte shume e thjeshte, nuk ka kembana.

  3. #13
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    e o mire, ajde ti biem me top tani e tja futim. (kerkoj te falur qe po dal nga tema)

    shkrimin tend per te drejtat/historine e cameve une nuk e dyshoj fare. se nuk di e di mire, dua te lexoj me shume , parase te paraqis mendim per kete ceshtje ( me rrezik qe te me quajne te grekezuar ) po me te vertete dua dhe do lexoj me shume. nga te gjitha anet. keshtu qe mendimin tendin e marr de-facto te drejte. te falenderoj per kontributin por me lejo te krijoj mendimint tim duke lexuar/mesuar nga te munden. dakord jemi qe cdo genocid eshte i denuar nga cdo ane, gjithmone.

    problemi tim nuk eshte me shkrimit tend te cameve, eshte me shkrimi tend te fytyrave e pastertine e races, qe e kam shpjeguar/argumentuar (me sa di/kam lexuar nga historia) tek postimi im i pare ne kete teme. tani ti po te duash, mbaj tendin, cte te them une. historikish shume lehte vertetohet qe SKA pasterti race ne ballkan, me disa perjashtime te vogla, kryesisht neper zonat malore te gadishullit. po dhe atje zar hedhim prape, s'eshte e sigurt. kete po na e thua edhe vete me duke sjelle si shembull ate fashistin tjeter, karaxhaferin, si e ka mbiemrin. dhe pastaj kembengul per pastertine gjenetik e te tjera. paradox me duket. prandaj leri epitetet, e lirite e mendimit, e tendencat,e guinene e re, e kambanat me suvllaqe , se as ti trazoi njeri fare mendimet e tua jane e jane te respektueshme por perfundimisht vendos me mire se cdo te thuash e per se po argumentojme dhe prano gjerat qe jane te vertetuara. megjithese jam i ri, sic the dhe ti, behen shume gabime. nga te gjithe.


    po te mos jete te racizem te shikosh njeri ne fytyre e ti thuash se nga eshte e cfare njeriu eshte , e atehere, sorry, por mesa duket une jetoj ne bote tjeter. sa per nacionalistet, jane te gjithe njesoj, pa dallim kombi, besoj. gomere te trashe, qe kane ngelur akoma ne kohen e babaqenit.
    peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    real peace

    Clauss nuk e kuptoj lexoi dhe nje here shkrimin tim qe e ke perifrazuar e une nuk them gje qe ne jemi 100% te paster se dihet popujt perzihen njerezit levizin po them ne pergjithesi shqiptaret kam pamje evropiani gje qe verteton egzistencen e tyre ne tokat e tyre dhe ne evrope.
    Ajo qe thashe une per greket e them eshte se ata nuk jane ata helenet e lashte 100% te paster e sic trumbetojne e atyre u takon gjithe ballkani se c'do gje eshte greke.Argumentat tuaja perforcojne ate timen e ne qofte se greket thone sic the ti qe popujt perzien levizin do qe shume mire e do ulte egersine e tyre psedonacionale e do pranonin se kane plot minoritete ne greqi e shume njerez qe vijne nga ana te tjera te botes e kjo do ti bente ata me paqesor e me te pranushem ndaj te huajve sesa jane tani.
    Kjo qe esenca e shkrimit tim e nuk e di ne eshte e keqe.
    Tonet e mia te forta ne ate shkrim vinin pasi nje parafoles jo ti jepte si zgjithje e po qe ktheu e lexoi qe keta cam te mjere qe ngrijne nje problem kush jane e nga e kane token [se ne si pas grekerve nuk duhet te kemi toka] e si zgjithje jepte ate qe bene regjimi komunist ne shqiper qe vrau kundershtaret e tyre politik ne 44 ne te njejten kohe pakashume kur u zbuan dhe camet.
    Reagimi im qe per kete i forte por idrejte pa genjyer e nuk qe per te zbuar greket se jane te zinj por per te mbojtur shqiptaret e persekutuar nga politika greke antishqiptare.
    Me thuaj nje gje a ka racizem ndaj shqiptareve ne greqi e kjo e ushquer nga media e nga nje sistem i gjere atje?
    REAGIMI IM QE NJE PERGJIGJE NDAJ RACIZMIT REAL TE GREKERVE NDAJ SHQIPTAREVE E DUKE U TREGUAR GREKERVE SE PO QE PER RACIZEM KUSH JENI JU E KUSH JEMI NE.
    Duke treguar absurditetin e ketij racizmi e ne kete kuptim SHKRIMI IM QE KUNDER RACIZMIT.
    RACIZMI NDAJ SHQIPTAREVE ne greqi eshte dicka reale e qe ka prodhuar viktima qe nga camet e deri ne ditet tona shqiptaret qe punojn ne greqi qe ti i di shume mire.
    Ajo qe une jam kundra eshte racizmi e ekstremizmi ndaj nje populli qe tani eshte ai shqiptar e per kete arsye nuk pranoj ato epitete qe me ve ti.

    E ne nje fare menyre ti duke me vene mua ne nje kategori me ekstremistet grek,duke veme mbrojtjen time ndaj cameve e racizmit grek ne nje kategori me ekstremistet grek ne nje menyre perpiqesh ta ndash fajin midis viktimes e fajtorit, gje qe dihet behet gjithne per te mbrojtur e shfajesuar fajtorin[e kjo mund te behet me qellim e ndoshta pa kuptuar].
    Jane keto linja qe pseudonacionalsistet grek mbrohen e shfajesohen e kjo ndoshta me shtyn mua per te bere kete debat me ty.

    Sa per ate gomarin me sa di une gomar quhet ai qe mban gjerat e te tjereve ne kurriz e une nuk e bej kete, po kujdes o mik se do me vije keq qe nje shqiptar te mbaj ne tru e ne kurriz pallavrat e grekerve.

    Megjithate te vleresoj qe e futem kete komunikim ne kufite e nje bisede e debati.

  5. #15
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    i nderuar bledi_gjokaj, sic te kam thene edhe me lart , eshte shkruar ketu ne forum, e eshte thene e pranuar nga koka shume me te medhaja se une, ka racizem ne greqi per shqiptaret, por edhe per gjithe te tjeret. s'eshte nevoja te riperseritemi edhe une edhe ti. racizem KA, dhe eshte i padrejte , se per te gjitha ato qe na fajtojne (krime,vrasje, etc ) statistikish asgje s'eshte e vertete. po kur te del nami, eshte vone te sakrifikosh syrin. do te te them nje rast??? 2 punetore te lojrave olimpike para ca ditesh ulen flamurin e i vune flake. e, te veme une e ti tani ne vendit e botes, te kerkojme pune se duam te hanme buke e te dergojme ca lek neper shtepira e tju djegim dhe flamurin ??? edhe vuu kanalet e tv. gomere te trashe. ste kane paguar? ste sillen pire bossi te puna?? ste ste ste??? e vir nje corape ne koke e kape gjekundi. po mos bej budallalleqe te tilla se pasojat si paguan vetem ti qe kaq te pret, po gjithe te tjeret. ata ia vene flaken dhe vete mund te themi : e mire i bejne , se i tyrei eshte, le ta bejne edhe pershesh po te duan, secili te tijin. megjithese ketu s'jemi per te justifikuar racizmin e tyre ose tonin. racizmi nuk luftohet me racizem. se pastaj behet rreth qe vjen rrotull gjithmone e zmbyllet kurre. une nuk them te harrojme ato qe na kane bere e ato qe u kemi bere por te ecim perpara duke mesuar nga e kaluara. forgiven not forgoten. e pastaj une nuk mbroj asnjeri , thjesht them qe para se te bertasim e te therrasim le te shikojme edhe pak veten tone, se dicka kemi bere edhe neve, pak a shume, ne te kaluaren ose sot, se qengja te zinj sjemi lindur as ne as ata. mire eshte te shikojme shtepine tone e pastaj te fqinjit.

    sa per gomeret, qe e shkruar pa dallim e sqe personale. sic c'shkruan ne shkrimet e fundit, ti s'ben pjese ne kete kategori, keshtu qe nuk kuptoj, pse offendohesh. nacionalistet greke jane gomere te gjithe, sic ne cdo vend tjeter (une kembenguk ne kete e as kam per ta ndryshuar fare) vetem qe keta kane edhe mjekra te gjata, shumica. njerez te "vegjel" qe kane ne kurriz histori te ndritur e epe te medhaja e tani jane b@tha e europes e u duket sikur se meritojne. prandaj , si gjithmone ketej nga anet tona, asnjehere nuk e kemi fajin ne gjithmone e ka tjeteri : shqiptari, greku, turku, rumuni etc.
    perseris qe per mendimin tim racizmi nuk luftohen me racizem, por me bashkepunin, integrim shoqeror, respect te dyanshem etc. keto behen avash -avash, le te therrasin sa te duan xristodulos e fashistet e kombeve te tjera. rinia ndryshon. bota ndryshon. edhe gjykata europiane atje eshte ne fund te fundit, ata s'pj..dhin as per kombesi as per lobby, mollet molle e kumbullat kumbulla.

    anyway, nuk besoj te shkruaj ne lidhje me kete, se dal gjithmone e me shume jashte teme ose keshtu me duket. therefore, take care. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55

    Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise

    E Premte, 09 Korrik 2004
    Ministri helen i Mbrojtjes, Spilios Spiliotopullos, eshte bere dje zyrtari i pare i Athines, qe ka pershendetur qendrimin e popullit shqiptar, gjate Luftes se II Boterore. Kohe kur lindi edhe Ligji i Luftes

    Elton METAJ

    Greqia falenderoi Presidentin Alfred Moisiu per qendrimin qe populli shqiptar ka mbajtur gjate Luftes se Dyte Boterore. Ministri i Mbrojtjes se Greqise, Spilios Spiliotopullos, i ndodhur dje ne Tirane, eshte bere ne kete menyre zyrtari i pare grek qe jep vleresime pozitive per rolin e shqiptareve gjate Luftes se II-te Boterore. Vleresime pozitive, qe jane nje ndjese indirekte per veprimet e Athines zyrtare ndaj Shqiperise dhe pronave te shqiptareve ne Greqi. Pikerisht, ne kete periudhe, me 28 tetor 1940, Greqia ka miratuar edhe Ligjin e Luftes, duke i cilesuar Shqiperine dhe Italine si shtete armike. Pasoja kryesore e ketij vendimi ishte bllokimi i te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek.

    Ndersa, qendrimet mes Tiranes dhe Athines jane zbutur gradualisht per kete ceshtje, deri ne deklarimet e perbashketa se Ligji i Luftes nuk ekziston me, falenderimet e djeshme te Ministrit grek te Mbrojtjes duket te kene sjelle nje tjeter atmosfere. Pikerisht, kjo klime me pozitive mund te ndikoje edhe ne zgjidhjen e problemit te pronave te shqiptareve ne Greqi, te quajtur dendur si "problemi cam". "Ai (Spiliotopullos) vuri ne dukje se niveli aktual i marredhenieve dypaleshe e ka bazen ne miqesine e vjeter mes dy popujve, duke nenvizuar me mirenjohje faktin e njohur historik te qendrimit te popullit shqiptar ndaj atij grek, gjate Luftes II Boterore", thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences per takimin Moisiu-Spiliotopullos. "Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore", citohet te jete shprehur Ministri grek i Mbrojtjes.

    Nderkohe, ne nje material, qe mban daten 19 mars 2004 dhe eshte depozituar ne faqen zyrtare ne internet te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Athina ka konfirmuar shfuqizimin e ligjit, qe vendoste te dy vendet ne "gjendje lufte". "Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, vleresohet se eshte nje baze e rendesishme mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares. Traktati eshte ratifikuar nga te dy Parlamentet", thuhet ne kete dokument. Me tej, ai vijon se me 28 gusht 1987, qeveria helene votoi unanimisht per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine, ne baze te kerkeses se ministrit te Jashtem, Papulias, bere kabinetit. Nderkohe, Shqiperia dhe Greqia kane firmosur ne mars te vitit 1996 edhe nje Traktat Miqesie mes tyre.

    Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore"

    Historia e "Gjendjes se Luftes"

    Me 28 tetor 1940, kur Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar, i organizuar ne reparte e njesi te armatosura ishte rreshtuar perkrah Koalicionit Antifashist dhe po luftonte per clirimin e vendit. I ashtuquajturi "ligj i luftes", ne menyre te vecante u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek, qe nga 28 tetori i vitit 1940. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise". Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione. Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numer i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.

    Pas 7 majit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare dhe u nenshkruan marreveshje te ndryshme, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.

    Me vendim te kabinetit qeveritar, me 28 gusht 1987, Greqia u shpreh per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Rreth nente vjet me pas, firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua si nje baze e rendesishme e marredhenieve Greqi dhe Shqiperi.

    [Marre nga Korrieri]

    He, ē'mendoni per kete akt?
    A nuk u pelqen akoma?!
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Postuar me par nga->
    Citim Postuar mė parė nga militanti1980

    He, ē'mendoni per kete akt?
    A nuk u pelqen akoma?!
    Ne per kete mendojm se Greku-> Grek mbetet e gjith Bota e din se grku esht i pabes,dinak,rracist dmth; nje popull i prishur. Ta dish ti vllacko se kur greku nuk ka ndryshuar 2000 vitet e fundit kurr nuk do te ndryshoj dhe ai mbetet armiku numer 1 i betuar i shqipetareve dhe duhet ti ruhemi me vigjilens te madhe cdo veprimi grek. RROFT SHQIPERIA RROFT CAMERIA MOS SHIKONI KISHA E GJAMIA SE FEJA E SHQIPTARIT ESHT SHQIPTARIA

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Korrieri

    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqiperi-Greqi, perplasje per Luften
    E Shtune, 10 Korrik 2004
    Ambasada Greke ne Tirane pergenjeshtron njoftimet e Presidences Shqiptare se Athina ka vleresuar qendrimin e popullit shqiptar ndaj atij helen, gjate Luftes II Boterore. Greqia: "Deklarata e Ministrit te Mbrojtjes lidhej me trajtimin personal te babait te Presidentit ndaj sulmit fashist. Spiro Moisiu nuk pranoi te luftonte"

    Elton METAJ

    Athina pergenjeshtroi Presidencen Shqiptare, duke deklaruar se nuk ka nderruar mendje per qendrimin ndaj Luftes se Dyte Boterore. Ne nje deklarate te Ambasades Greke ne Tirane, jepet nje variant i ndryshem per theniet e Ministrit Helen te Mbrojtjes, gjate takimit me Kreun e Shtetit shqiptar, dy dite me pare. Greqia pretendon se shprehjet e Ministrit Spitiliotopoulos kane lidhje vetem me rolin personal te babait te Presidentit Moisiu, gjeneral Spiro Moisiut, ne fillimin e luftes italo-greke.

    "Une do te deshiroja t'ju beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin e babait tuaj, si ushtarak shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore", citohet te jete shprehur Ministri grek i Mbrojtjes, ne variantin e bisedes te shperndare nga Ambasada. Athina zyrtare e justifikon kete deklarate te zyrtarit te saj te larte me "trajtimin personal qe babai i Presidentit Moisiu i beri sulmit te forcave te Boshtit (Fashist) kunder Greqise brenda territorit shqiptar dhe jo qendrimit te popullit shqiptar gjate Luftes se II Boterore". "Sikurse eshte e ditur, - vijon me tej deklarata e Ambasades Greke, - babai i Presidentit te Republikes nuk kishte pranuar qe te luftonte kunder forcave greke".

    Ndersa, sipas Presidences shqiptare, Spitiliotopoulos ka thene: "Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore". Per Presidencen Shqiptare, Ministri grek i Mbrojtjes ka vene ne dukje, se "niveli aktual i marredhenieve dypaleshe e ka bazen ne miqesine e vjeter mes dy popujve, duke nenvizuar me mirenjohje faktin e njohur historik te qendrimit te popullit shqiptar ndaj atij grek gjate Luftes II Boterore".

    Ne kete menyre, Athina dhe Tirana duket se u jane rikthyer llogoreve te vjetra per qendrimin ndaj Luftes se Dyte Boterore dhe Ligjit te shumediskutuar te Luftes mes dy vendeve. Me 28 tetor 1940, Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise". Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione.

    Marredheniet diplomatike mes dy vendeve u rivendosen me 7 majit 1971, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua gjithashtu se eshte nje baze e rendesishme mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ca deklarat skandaloze e qesharake e kjo e bere dhe ne menyre zyratare.
    Te fajesosh popullin dhe ne nje moment kur jep nje shembull te Spiro Moisiut e batalionit te tij qe refuzuan te luftojne.
    Nuk kam pare ndonje shtet te fajesoj popullin e ne kete rast nje popull te pushtuar e kjo padyshim eshte qesharake e mizore.
    Kjo deklarat nga cdo drejtim duket qesharake e po ta mendosh e ben nje ambasade e nje vendi te BE.
    Po kuptohet se shteti grek me kete do te mbroj ato akuzat fallce qe justifikoi GJENOCIDIN CAM dhe ndeshkimin kolektiv te popullsise came dicka qe asnje e drejte nderkombetare nuk e njeh.
    Populli shqiptar sipas atyre eshte fajtor!
    Po kuptohet ata nuk fajesojne qeverine kolaboracioniste e italiane por popullin se ata ne vazhden e qellimeve te tyre shoviniste e kane me popullin shqiptare te cilin e zhvendoson nga tokat qe pushtuan dhe e detyruan te nderonte gjuhen dhe fene per te krijuar nje shtet si ai i Greqise.
    E dihet shteti grek eshte i bere nga nje amalgam popujsh turq, sllav,velleh rumune,evgjit,arabe,shqiptare etj e gjithe keta jane mare pagezuar jane detyruar te nderojne fene te te ckombtarizohen te nderojne gjuhen qe te ndertonin shtetin grek te sotem.
    Pasi dihet hapur qe greket e sotem nuk jane trashegimtaret e gekerve te lashte kjo nga ana shkencore dhe nga ADN-ja.

    Kjo deklarate e shume te tjera na rikujtojne ne shqiptareve me ke kemi te bejme .
    Na rikujtojne kete shtet fallco i nderturar me grabitje tokash nga pupujt e tjere e me grabitje e ckombtarizim te popullsive te tjera e kjo eshte ne themel te ketij shteti qe quhet greqi per gjeografine e tij.
    Ketu rrjedh dhe politika e sotme e gjasme e hapjes se shkollave e rritje te minoritetit ne shqiperine e jugut qe me ane te parave te vjedhin njerez per ti ckombetarizuar e per ti paraqitur neser si greke e pretendim territorial pasneser.

    E ne kete periudhe ku shqiperia ne kuader te luftes kunder terrorizmit po jep nje kontribut te madh e kjo duke e pare dhe ne kontributin tone ne sigurine e Lojrave Olimpike.
    Pa permedur ketu ata mijera shqiptare qe nuk punojne per te ndertuar vendin e tyre po ndertojne objektet Olimpike qe pe faj te burrokracise e mungeses se aftesise te shtetit greke po vonohen e jane bere gazi i botes me ate.
    Asnje vend nuk ka qene kaq keq e kaq vone per lojrat olimpike.
    E shto ketu dhe ata shqiptare qe kane marre e do marrin medalie per greqine.
    E me gjithe kete kontribut greqia prape nuk vjen te pozita e nje fqinje te mire qe te vleresoj fqinjin tjeter e per ironi akoma na nxjerr fantazmat e shovinizmit.

    Po shqiptaret duhet te kuptojne me ne fund se nuk duhet ta lene veten te dora e tjetrit per tu vleresuar apo jo.
    Ne duhet te ndertojme nje vend te forte e te pasur se vetem kur je i forte e i pasur te tjerret do detyrohen te te respektojne.
    Dhe me bindje te forte e them kete e besoj qe ne kemi 100% mundesi per ta bere vendin tone te tille.
    Faleminderit

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    GAZETA SHEKULLI


    Shakaja cinike greke


    MENTOR NAZARKO

    Sqarimi i fundit qė ambasada greke i bėri deklarimit falenderues tė ministrit Spiliotopulos, „se vlerėsonte vetėm babain e presidentit Moisiu dhe jo shqiptarėt nė pėrgjithėsi pėr qėndrimin ndaj grekėve nė Luftėn e Dytė“, ishte njė shaka me tė vėrtetė cinike. Autori i hartimit tė njė teksti si ai qė nė dukje mbante pamjen e njė saktėsimi tė thjeshtė, duhet t‘ia ketė futur tė qeshurit me mospėrputhjen hileqare midis formės dhe pėrmbajtjes sė sqarimit qė kish sajuar dhe efektet e saj. Cinike pasi shkeljen e etiketės diplomatike-njė ambasadė pėrgėnjeshtron presidentin e vendit ku ėshtė akredituar,- qė mbartte sqarimi pėrpiqej ta kompensonte me njė kompliment tashmė publik pėr babain e presidentit, kompliment qė Presidenca sipas shakasė e paskėsh fshehur pėr modesti dhe nuk e kishte hedhur nė publik. Cinizmi shkon edhe mė tej kur kupton qė saktėsimi grek fsheh me tė vėrtetė atė qė ėshtė qėndrimi i pandryshueshėm zyrtar dhe antihistorik ndaj rolit tė shqiptarėve nė luftėn italo-greke: vetėm njė individ paskėsh refuzuar tė luftojė kundėr tyre, dhe jo batalioni i tij, jo tėrė populli shqiptar. Cinizmi mund tė shtyhet edhe mė tej po tė mendosh se komplimenti qė pėrmbante deklarata sqaruese mund tė ketė krijuar xhelozira tek zyrtarėt e tjerė tė lartė, p.sh tek kryeministri, babai i tė cilit me siguri nuk ka qenė nė batalionin shqiptar qė refuzoi tė luftonte ndaj grekėve. Xhelozira qė duken realiste si pasojė e reagimit ndaj njė pjese tė promovimeve dualiste, tripolare apo disapolėshe qė shpesh tė huajt i kanė bėrė me politikanėt tanė.
    Pėrtej ngjarjes sė thjeshtė, shakasė sė vockėl greke, ka tre elementė qė duhen konsideruar nė marrėdhėniet aktuale midis dy vendeve pėr tė kuptuar mė mirė pėrmasat e shakasė. E para, grekėt e bėnė pėrgėnjeshtrimin pėr tė evituar atė frazėn e vėnė nga Presidenca shqiptare nė gojėn e Spiliotopulosit –„Greqia falenderon shqiptarėt pėr qėndrimin qė mbajtėn gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ndaj fqinjėve tė vet“-mund tė tingėllonte si njė lloj ndjese publike pėr ruajtjen ende nė fuqi tė gjendjes sė luftės me Shqipėrinė. Autoritetet greke nėpėrmjet pėrgėnjeshtrimit qė nė fakt ėshtė edhe arrogant, pasi shkel etikėn diplomatike, donin tė shmangnin edhe reagimin e shtypit shqiptar apo dhe grek qė do tė vlerėsonte ndjesėn si kthesė nė qėndrimin ndaj Shqipėrisė, gjė qė nė fakt shtypi ynė nuk e bėri fare. Elementi i dytė ėshtė se megjithė premtimet e fundit tė kumtuara nga takimi Nano-Karamanlis, nuk duket se ka asnjė pėrparim nė zgjidhjen e ēėshtjes sė ligjit tė luftės dhe pasojės sė tij mė tė rėndėsishme-bllokimi i pasurive tė shqiptarėve. Asnjė lloj alibie nuk ėshtė dhėnė pėr kėtė, madje as dhe se p.sh. tani grekėt janė tė zėnė vetėm e vetėm me Olimpiadėn. Deklarimi i vėrtetė i Spiliotopulosit sikur ishte njėlloj sqarimi sepse nuk ka pėrparim nė kėtė ēėshtje.
    Dhe mė nė fund ka njė element mjaft tė rėndėsishėm qė tregon shumė pėr mungesėn e respektit dhe mosmirėnjohjen e Greqisė ndaj Shqipėrisė. Lidhja midis kėtij incidenti diplomatik dhe kontekstit aktual tė marrėdhėnieve midis dy vendeve, pjesė e tė cilit ishte dhe vizita, tregojnė se pėrkundrejt njė angazhimi bujar, naiv, nė favor tė sigurisė sė Olimpiadės, jo proporcional me rrezikun, vetėfshikullues pėr imazhin e Shqipėrisė, Greqia vazhdon tė fyejė Shqipėrinė me shakara si kjo. Pse ėshtė naiv, jo proporcional me rrezikun dhe vetėfshikullues pėr imazhin tonė, ky angazhim i autoriteteve tona, me dhjetėra mijė policė nė kufirin jugor, me takime tė shpeshta ministrash Rendi, Mbrojtjeje, me medalje tė arta akorduar nė posta policie greke, etj. etj.?
    Nuk ka asnjė ngjarje nė tė gjithė historinė e marrėdhėnieve tona, madje as dhe Lufta e Dytė Botėrore, as dhe nė vitet e tranzicionit qė tė tregojė se Greqisė i kanė ardhur rreziqe sigurie nga Shqipėria. Ndoshta me pėrjashtim tė periudhės sė luftės civile greke, pėrplasje e cila nė fakt ishte midis dy blloqeve tė mėdha politike ku Shqipėria dhe Greqia ishin nė krahė tė kundėrt. Nė vitet e tranzicionit nuk ka asnjė akt terrorizmi politik qė tė ketė ardhur nga shqiptarė drejt dhe brenda territorit grek, madje ka ndodhur e kundėrta, siē ishte sulmi ndaj kazermės shqiptare tė Peshkėpisė nė 1994. Nuk ka asnjė lėvizje terroristėsh islamikė nga Shqipėria drejt Greqisė, madje edhe kėtu duket se mė shumė gjasa ka tė ketė ndodhur e kundėrta: me flukset e mėdha tė kurdėve apo aziatikėve qė vinin nga Greqia nė territorin shqiptar me drejtim Perėndimin. Pėr mė shumė qė nuk ka mė klandestinė tė huaj qė na pėrdorin pėr tranzit dhe ne kemi da lė nga vendet qė nuk luftojnė sa duhet trafikun e njerėzve, kurse Greqia ka ende probleme sipas raporteve tė dy viteve tė fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit. Madje dihet se Greqia ka patur marrėdhėnie shumė tė mira me Ocalanin, drejtuesin e lėvizjes terroriste kurde, dhe nė pėrgjithėsi me vendet arabe pėrkundėr ftohtėsisė ndaj Izraelit. Pra rreziku i parė, mė i rėndėsishėm edhe nė shkallė globale, ai i terrorizmit me ngjyrim fetar, Greqisė nuk mund t‘i vijė nga Shqipėria, por nga vetė territori i saj ku ka tė vendosur shumė arabė, ndėrsa Shqipėria i ka pėrzėnė me kohė shumicėn e tyre. Siē ka bėrė tė ditur nė mėnyrė elokuente, ndaē jodiplomatike, njėri nga ish -ambasadorėt amerikanė nė Greqi, rrezik pėr sigurinė e Olimpiadės mund tė jetė edhe terrorrizmi i majtė grek i organizatės “17 Nėntori“, i cili megjithė goditjen e rėndė prej qeverisjes socialiste tė PASOK, prapė dha ca shenja jete me bombat pranė komisariateve tė policisė nė Athinė.
    Mjaftojnė vetėm kėto dy rreziqe tė vlerėsuar botėrisht pėr tė kuptuar se ē‘shaka ėshtė angazhimi butaforik i autoriteteve tona pėr ruajtjen e kufijve veriorė tė Greqisė dhe qė me nxitjen e fqinjit tonė ka edhe pompė tė madhe mediatike duke cėnuar me duart tona imazhin e Shqipėrisė. Gjithė ky angazhim i paprecedent i ministrave tanė dhe i paradave tė tyre me homologėt grekė, qė nuk e shohim tek maqedonasit, apo tek bullgarėt, megjithėse bomba mė e fundit u gjet nė njė tren qė vinte nga Bullgaria, ėshtė paraprirė nga njė fushatė e pandershme kundėr shqiptarėve. Nė nė shtypin ndėrkombėtar ka shkrime tė pafundme se Greqisė i vijnė rreziqet nga kufijtė shumė porozė me Shqipėrinė e njohur si vend mysliman, me njė vend trafiku narkotikėsh, fėmijėsh, etj. ndėrkohė kur problemet e mėdha tė sigurisė Greqisė nuk i kanė ardhur asnjėherė nga Shqipėria.
    Komplimenti publik vetėm pėr babain e presidentit tonė, ushtarakun patriot Spiro Moisiu ėshtė siē duket vetėm njė pjesė e shakasė mė tė madhe cinike pėrkundėr kėtij angazhimi bujar tė Shqipėrisė sė varfėr pėr tė siguruar kufijtė me Greqinė nga invazioni i nuk dihet se kujt. Kthimi i refugjatėve qė vazhdon ende, lojėrat me dokumentet e tyre qė rinovohen pėr aq muaj sa zgjat procedura e marrjes sė tyre si nė njė mit sizifian, shtyrja apo moshapja asnjėherė e historisė sė pronave shqiptare nė Greqi, bllokimi i vizave, listat e tė padėshirueshmėve, kundėrshtimi i zgjidhjes reale tė ēėshtjes sė Kosovės nga ana e autoriteteve tė sotme greke qė „janė kundėr ndryshimit tė kufijve“ ndryshe nga administrata e PASOK, janė pjesė tė tjera tė shakasė. Qė nga ana jonė gjen pėrgjigjen mė tė papėrshtatshme. Mė naiven, mė disproporcionalen, dhe mė vetėfshikulluesen. Nuk e kam pėr luajalitetin tonė me pranimin e kompanive greke shtetėrore qė kontrollojnė sektorėt strategjikė tė ekonomisė, pėr pasojė shtetin tonė; as dhe pėr hapjen e njė qendre tė ēuditshme farmaceutike nė Himarė nga kreu i diasporės greke nė Amerikė, Athens dhe kryepeshkopi Janullatos, qė pėrgėzohen nga kryeministri. E kam fjalėn pėr policėt dhe ushtarėt tanė tė shkretė qė me paratė e buxhetit tonė tė varfėr do tė duhet tė ruajnė malet tona nė kufi me Greqinė nga njė rrezik imagjinar qė vika nga Shqipėria. Pėrpara njė lodhjeje tė tillė qė i provon botės nė mėnyrė autokritike se sa tė rrezikshėm jemi ne, shakaja me babain e presidentit ėshtė thjesht njė shaka e vockėl.



    11/07/2004

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •