A eshte e vertete historia e Adamit dhe Eves?
A kane ekzistuar vertet Eva dhe Adami?
Jeta e Adamit dhe Eves
Se pari, Zanafilla 1-2 i paraqet ata si persona te vertete dhe madje tregon edhe ngjarjet e rendesishme te jetes se tyre. Se dyti, ata linden femije te vertete qe linden femije te vertete (Zanafilla 4-5). Se treti, fraza "kjo eshte prejardhja e" qe Moisiu e perdori per te treguar historite e mevonshme (p.sh. Zan.6,9; 10,1; 11,10, 27; 25,12, 19) gjendet edhe ne historine e krijimit (2,4) dhe te Adamit, Eves dhe pasardhesve te tyre.
Se katerti, kronologjite e mevonshme e vendosin Adamin ne krye te listes (Zan. 5,1; 1 Kron. 1,1). Se pesti, Beselidhja e Re e vendos Adamin ne krye te paraardhesve te vertete te Jezusit (Luka 2,38). Se gjashti, Jezusi iu referua jetes se Adamit dhe Eves si te paret "mashkull dhe femer", duke e bere bashkimin e tyre fizik baze per martesen (Mat. 19,4).
Historia e Adamit dhe Eves
Se shtati, libri i Romakeve deklaron se vdekja erdhi ne bote prej "nje njeriu te vetem" te vertete - Adamit (Rom. 5,12). Se teti, krahasimi i Adamit ("Adamit te pare") me Krishtin ("Adamit te fundit") tek 1 Korintasve 15,45 tregon qe Adami shihej si person i vertete historik.
Se nenti, deklarata e Palit se "se pari u formua Adami pastaj Eva" (1 Tim. 2,13-14) tregon se ai e ka fjalen per persona te vertete. Se dhjeti, logjikisht, duhej te kishte patur nje ēift njerezish ne fillim, mashkull e femer, ndryshe s'kishte si te vazhdonte raca. Bibla i quan keta Adam dhe Eve, dhe ne s'kemi arsye pse te dyshojme ne ekzistencen reale te tyre.
Ajo qe tregohet ne Zanafille eshte ne kundershtim me idene e makroevolucionit. Zanafilla thote qe Adami u krijua nga pluhuri i tokes, dhe jo qe ai evoluoi nga kafshet (Zan. 2,7). Ajo tregon per nje krijim te menjehershem, me urdhrin e Perendise, jo per nje proces te gjate natyror (krahaso Zan. 1,1, 3, 6, 9, 21, 27). Hyji krijoi Even nga Adami; ajo nuk evoluoi ne menyre te pavarur. Adami ishte qenie inteligjente qe mund te fliste nje gjuhe, te studionte dhe emertonte kafshet, dhe te perfshihej ne veprimtari te ndryshme per te jetuar. Ai nuk ishte nje gjysme-majmun i paditur.
Krijoni Kontakt