Pėrkujtojmė sot imzot Pjetėr Budin nė 440- vjetorin e lindjes



I lindur nė Gurin e Bardhė tė Matit nė vitin 1566, Budi qėndroi nė vendlinjde deri nė moshėn 21 vjeēare. Mė pas u shugurua meshtar dhe kreu pėr 29 vjet misionin baritor nė Kosovė e nė Maqedoni. Duke ndjerė nevojėn e librave liturgjikė nė gjuhėn shqipe, u nis pėr nė Romė, ku me kujdes prej bariu e kėmbėngulje prej studiuesi, arriti tė botonte katėr libra, tė domosdoshėm pėr vijimin e punės baritore nė njė vend qė vijonte tė kėrcėnohej nga islamizimi. Janė veprat, gur themeli pėr historinė e shqipes sė shkuar: “Doktrina e Kėrshtenė”; “Pasqyra e tė rrėfyemit” dhe “Rituali Romak”. Pas botimit tė librave, prifti u rikthye menjėherė nė atdhe, ku u emėrua ipeshkėv i Zadrimės. Me librat e sapo botuar nė dorė, nisi kremtimet e sakramenteve nė gjuhėn shqipe. Mė 1622 u mbyt nė lumin Drin, vdekje qė pa dyshim lidhet ngusht me veprimtarinė e tij tė gjithanshme fetare e atdhetare.

Budi mbetet poeti i parė i letrave shqipe. Figura e tij madhore, pak e njohur nga lexuesi shqiptar, u pėrkujtua sot nė njė sesion shkencor mbajtur nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė.