Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pra megjithese takimi eshte bere ne nje vend jashtzakonisht te fshehte, aq i fshehte sa Nano dhe Selami nuk kane gjetur nje te tille ne 9 milion kilometerkatror te USA,prap se prap biseda e bere ne mes tyre tregohet sikur te jete bere sot ne ora 20:00 par gazetareve tek salla e konferencave ne "Sheraton".

    Nejse

    Po sipas burimeve te mirinformuara te Xhuxhumakut, ne lokalin ku po darkonte dyshja Nano-Selami, u fut rastesisht Bamir Topi, i cili kishte shkuar per te bere pushimet e fundjaves tek dashnorja e vet Xhamajkane.
    Bamiri sa i degjoi ata te permendnin fjalen Qeveri Teknike ju foli:

    -Akoma e mbani veten me keto perralla, o koqee kanari? Ne Korrik 2005 shpresonit tek rresultati 70:70 dhe mbushet boten me parrulla vetmobilizuese si fjala vjen Qeveria Teknike. Keni nje vit e gjysem qe vegjetoni duke pritur veren 2007 dhe krizen parlamentare.

    Harrojeni perfundimisht shpresen per tu rikthyer ne pushtet para 2017 or Xhuxh.
    Ju vet e keni nxjerr ate shprehjen "Malokun vetem me pushke e zbret nga kali"
    Meqenese fisheket i harxhuat ne 1997, ateher skeni me pike shans ta zbrisni Berishen me nga kali, pa i ardhur vdekja nga pleqeria, or Tunxh.

  2. #42
    Takimi ende i pazyrtarizuar, thuhet sipas burimeve qe nuk duan te identifikohen, eshte perqendruar ne refleksionet ndaj konfiguracionit politiko-shoqeror qe po perjeton sot Shqiperia; te dy kreret kane arritur ne te njejtin perfundim se situata e fillimt te viteve nentedhjete me dy parti eshte tejkaluar, njekohesisht eshte edhe shtremberuar me skema dushku deri xhuveliane, te cilat po e asfiksojne maksimalisht jeten politiko-shteterore, duke lene menjane detyrat kujdestaro-administruese te qeverisjes.

    Terheqja e sa me shume pjesemarresve ne qeverisje eshte pare si nje reflektim i raporteve gjithmone ne ndryshim te partive politike ashtu dhe te devijimit qe i eshte bere votes se drejtperdrejte popullore. Ne kete kuader, kane theksuar bashkebiseduesit, eshte ne interes te vendit dhe te elektoratit perhere e me pak statik Shqiptar qe qeverisja te jete me liberale ne ushtrim dhe me e kontrollueshme ne zbatim. Ne kete menyre, eshte detyre e dites qe institucionet kushtetuese te ruajne pavarsine e tyre, ashtu dhe te ushtrojne ballancimin e pushteteve qe burojne ne detyrimet e ligjit themeltar te vendit.

    Dhenia e nje fytyre te vertete europiane qeverisjes do te jete pikenisja e progresit institucional te qeverisjes, ndaj takimi Nano-Selami duket se ka ndare detyrat e perbashketa, por ende ne rivalizim platformash elektorale, te cilat pritet te behen te njohura se shpejti.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dmth frymezuesi dhe ideuesi i dushkut te vogel te 2001 dhe atij te stermadh te 2005 eshte shprehur qe dushkezimi ka shtremberuar perfaqsimin politik ne kuvend. Burre i mencem eshte zotnia e tij.

    Per aq sa ja vlen ta lodhesh gishtat me nje teme te tille, une do e vazhdoja rrefimin e Antimafias me dhenien e nenshtetsise shqiptare per dashnoren xhamajkjane ne fjale, ndryshimet perkatese te kushtetutes se vendit dhe votimin e saj si presidente te vendit.

    Ne fakt Shqiperia eshte treg jo shume i shfrytezuar per teori konspirative. Me pak imagjinate duhet te besh shume leke me histori te ngjashme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #44
    Rieux, ti i perket Ancien Régime te ... ramos, bashke me ate frymezuesin tend.

    ...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nuku ishte ndonje inteligjent i madh ki eduardua mo aman..

    ska cka i jep ai shqiperise..
    po le te vinjë e te shkonjë se nuku i prish pun askujt..
    te ish i zoti e kishin blere socialistet.. ose e kishin lutur demokratet..
    aman o selam eja se na ben derman.. do i kishin thene..

  6. #46
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    care do boj ene edi. nuk shiten maqina e lexohen gazeta nternet gjith jeten. ka nevoj ene ai per pak satisfaksion moral si tgjith
    no glove no love

  7. #47
    gazeta Metropol 12 Janar

    Intervista Eduard Selami: Takimi Nano-Berisha për zgjidhjen e situatës

    Eduart Selami ka përshëndetur dje takimin mes Berishës dhe Nanos, ndërsa është shprehur se zgjidhja do të vijë shumë shpejt në tryezën e Presidentit. Gjithsesi ai tërheq vëmendjen për mungesën e bashkëpunimit mes palëve.

    Si e vlerësoni takimin mes Kryeministrit Berisha dhe ish-kryeministrit Nano?

    Takimi mes Nanos dhe Berishës është një e drejtë që ata e kanë për të kontribuar për vendin e tyre. Aty gjërat po vendosen te tryeza e nisur nga Presidenti i Republikës, po zhvillohen negociata dhe mendoj se shumë shpejt kjo çështje do të marrë zgjidhje.

    Faktori ndërkombëtar i ka vënë si kusht Shqipërisë bashkëpunimin mes forcave politike. Si e komentoni ju këtë mungesë bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës?

    Është e vërtetë, është për të ardhur keq. Këtu shpenzohet një energji e madhe, por gjithsesi vihet re një mungesë për këtë lloj bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Natyrisht që demokracia nuk është forma më e lehtë, por është forma më e suksesshme. Në këtë aspekt, përderisa të gjithë politikanët në Shqipëri kanë shprehur angazhimin e tyre për demokracinë, duhet të respektojnë rregullat e lojës. Në demokraci nuk shkohet me luftë, me prita, me pusira dhe me diversione, por shkohet me respekt për idetë ndryshe, shkohet me bashkëpunim, shkohet me mirëbesim reciprok. Kur mungon besimi, atëherë dyshimi zë vend, dyshimi sa vjen e shtohet dhe të gjitha gjërat bëhen më të vështira, prandaj edhe arritjet janë të vogla. Unë mendoj se shqetësimi i ndërkombëtarëve është i drejtë, që duhet një frymë tjetër. Duhet vërtet një frymë e re dhe kjo vjen me një bashkëpunim dhe mirëkuptim të të gjithë palëve.

    Mendoni se niveli i politikanëve aktualë që ka Shqipëria është në nivelin e interesave që ka Shqipëria?

    Pyetje e vështirë. Kam qenë në politikë në Shqipëri dhe është shumë lehtë, sidomos në pozicionin e tanishëm ku janë politikanët, për t’i kritikuar. Dhe unë nuk dua ta përdor këtë rast për një kritikë të sipërfaqshme. Shqipëria është një vend i vështirë, por edhe politikanët duhet t’i vendosin prioritetet aty ku janë. Unë mendoj se prioritetet kanë ndërruar pak. Nuk duhet parë thjesht interesi personal apo interesi i ngushtë familjar. Por kur merr përsipër për të drejtuar punë publike, je shërbëtor i publikut, je shërbëtor i këtij procesi që beson. Dhe në këtë mënyrë duhet parë që interesi i vendit, që interesi i demokracisë dhe interesa të tjera më të rëndësishme se interesat personale. Unë mendoj se nëse shihet nga ky plan, atëherë shumë gjëra zgjidhen më mirë dhe ka mjaft politikanë në Shqipëri, që janë të arsyeshëm, që janë patriotë dhe unë mendoj që i kanë forcat për ta ndërruar këtë klimë dhe për ta kthyer Shqipërinë në rrugën më të mbarë.

    Z.Selami, analistë dhe zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë i kanë cilësuar të pakuptimta marrëveshjet mes pozitës dhe opozitës në këto kushte, a mendoni se kriza aktuale zgjedhore i ka cenuar interesat e vendit dhe sidomos aspiratat e tij për t’u integruar në Evropë?

    Varet se nga cili këndvështrim e shikon. Unë nuk mendoj që kjo krizë është një e pakuptimtë në sensin që problemi i zgjedhjeve nuk është një problem për Shqipërinë. Mbase nuk kam parasysh deklarata konkrete, por nëse shikohet që këto janë gjëra që nuk zgjidhen lehtësisht, kjo është e vërtetë. Po të ndahen gjërat politike nga ato teknike, atëherë edhe zgjidhja do të jetë më e lehtë, sepse si pozita, ashtu edhe opozita, janë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu që në këtë pikë, kërkesa e opozitës, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, është një kërkesë legjitime e saj. Po kështu, edhe kërkesa e pozitës, që këto zgjedhje të bëhen në mënyrë ligjore dhe në afatet e caktuara. Po të shikojmë palët, nuk janë edhe aq larg. Sugjerimi që do më lejohej të jepja është që të mos u japim më shumë se ç’duhet peshë gjërave teknike, por të shikohet në planin e përgjithshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që zgjedhjet e 2005-ës që ishin një hap përpara, të shkojnë akoma më përpara dhe ta afrojnë Shqipërinë drejt integrimit euroatlantik dhe jo ta pengojnë. Zhgënjimi i ndërkombëtarëve për mendimin tim është legjitim, pasi ata kanë investuar dhe kanë dhënë kaq shumë për Shqipërinë dhe nuk janë dakord që për gjërat të cilat mund t’i quash dhe jo të rëndësishme, por teknike, gjërat të shkojnë kaq larg. Por unë mendoj se klasa politike ka mësuar nga kjo gjë. Fakti që ata po ulen në bisedime, fakti që po punojnë ditë-natë për t’i dhënë një zgjidhje, ka qenë mësim dhe mendoj se kjo do të zgjidhet shumë shpejt. Pasi, kjo është në interes të qytetarëve shqiptarë, të mos harrojmë që është edhe në interes të çështjes së rëndësishme të Kosovës, i cili është pak ditë përpara zgjidhjes së një aspirate historike të saj.

    Mosmarrëveshja më e fundit mes palëve ka të bëjë me çështjen e certifikatave. Disa analistë janë shprehur se ky është thjesht një justifikim si i PD-së, ashtu edhe i PS-së. Në këto kushte, a mendoni ju që problemi i certifikatave nuk mund të zgjidhet, apo mendoni se ka një zgjidhje për këtë çështje?

    Atje ku ka një vullnet për zgjidhje, ka edhe një rrugë për zgjidhje. Unë nuk e njoh me detaje problemin e certifikatave dhe do të rezervoja gjykimin tim për të. Nuk mund ta quaj një problem të rëndësishëm apo jo, sepse nuk e njoh si problem.

    Mendoni se fshihen interesa të partive pas certifikatave, apo është një çështje teknike e certifikatave?

    Në frymën e asaj çka unë u bëj thirrje atyre të kem besim dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin, unë nuk mund të paragjykoj askënd. Nuk mund të paragjykoj shqetësimin e opozitës që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme, apo të paragjykoj detyrimin ose angazhimin që ka dhënë pozita për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu që në këtë pikë, unë sërish rezervoj mendimin tim. Përderisa është e rëndësishme për një palë, duhet trajtuar si e tillë e nuk duhet paragjykuar në këtë drejtim dhe të kalohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas me të tjera probleme. Pasi ka shumë probleme të trashëguara nga e kaluara, që qytetarët i vuajnë çdo ditë. Pikërisht për hir të durimit që kanë treguar dhe vështirësive që kanë qytetarët shqiptarë, politikanët shqiptarë duhet të bëjnë një hap më tej, duhet të shtrijnë bashkëpunimin te njëri-tjetri, me qëllim që sa më parë ta zgjidhin këtë problem.

    Kohët e fundit ju vizituat Shqipërinë dhe një ndër pyetjet e shumta që ju bënë atje ishte nëse ju do të ktheheni përsëri në jetën politike të Shqipërisë. Kjo pyetje ka ngelur ende shumë e paqartë. Si do t’i përgjigjeshit sot kësaj pyetjeje?

    Unë jam larguar fizikisht, por asnjëherë shpirtërisht nga Shqipëria. Fakti që nuk i jam përgjigjur thirrjeve të caktuara për një pozicion të caktuar, ka të bëjë me atë që unë nuk e shoh kthimin tim në Shqipëri si një kthim karriere politike. Por e shoh si një detyrim dhe përgjegjësi për të kontribuar për vendin tim. Unë e quaj fat të madh që kam dhënë një kontribut modest dhe nuk do të ketë dëshirë më të madhe për mua të kem edhe njëherë mundësinë për të kontribuar për vendin tim. Sepse shqiptarët kanë vuajtur, shqiptarët meritojnë më shumë, dhe unë mendoj se janë në rrugë të mbarë ta kapërcejnë këtë krizë dhe të futen në drejtimin e duhur, atë të integrimit euroatlantik.

    A u është bërë një ftesë konkrete nga zyrtarët shqiptarë, për t’u kthyer në politikën shqiptare?

  8. #48
    Un nji gjo s'jom kah e mor vesh - a e ka ble sala tosin apo tosi salen.

    sala osht i nershem, nuk ka pare, ka vetem nji postiqe dashi te tredh qe ja ka dhone goca se i osht dhemys i jati ne kte terr.

    kjo do me thon se tosi i ka da paret me salen, me kusht qe edhe sala ti daje neser paret me tosin; ato paret tosi i ka fitu ne monaka, po ene sala s'osht se po rri mrapa, se aina merr pjesen e vet prej kazinos qe lejoi tosi per salen kur te vite kryeminister.

    kushti themelor i sales dhe i tosit kishte qene se ne duhet te pasunojme njoni-tjetrin, me ia kalu zemunit e hunit, kurse mileti ti boj hysmet sapunit ...

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Xhuxho je i vogel ti mor lal e ca gjona nuk i sheh mire. Duhet te hypesh ne ndonje stol se nuk mberrin.......Hajt lale lenja politiken atyre qe e shohin driten e diellit pa pas nevoj te hypin ne stola......

  10. #50
    eh mer ben qe te bojn te tjetert me ec ...

    gjonat ose shifen ose nuk shifen, ti ja nga ata qe shef dot perveç hijes te atij qe te kurdis...

    kush te paska thon mer ben se u dashkan stola me pa driten e diellit - ai te ka rrejte, si gjithmone - por ne fund te fundit, vet e ke fajin.

    na lexo prej shtypit te partis,
    Por ndryshe nga herët e tjera, njeriu i cili komunikonte drejtpërsëdrejti me kryeministrin Berisha për t’i dhënë të rejat dhe ndryshimet e fundit, bëheshin jo më nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Bamir Topi, por nga kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Berisha, ndryshe nga negociatat e tre ditëve më parë nuk e kishte fikur celularin, por kishte pranuar të dëgjonte të gjitha variantet nga goja e mediut. Pikërisht kur PS ishte tërhequr në mënyrë definitive nga të gjitha kërkesat edhe për noterizimin e dokumentave, ata e firmosën draftin. Dhe ok i marrë prej tyre, u transmetua direkt në zyrat ku rrinin zyrtarët e maxhorancës. Ishin këta të fundit që po hezitonin dhe prisnin të hidhej firma mbi dokumentin përfundimtar. Berisha nuk e kishte dhënë ende OK. Për më shumë se 30 minuta zyrtarët e maxhorancës negocionin me kryeministrin Berisha nëpërmjet telefonit dhe asgjë nuk bëhej e ditur për të parë rezultatin përfundimtar. Dhe vetëm afër mesnatës, Berisha dha “ok” duke lejuar Bamir Topin të hidhte firmën mbi dokument.

    Ndoshta zyrtarët e presidencës dhe politikanët duhet të tregojnë historinë tejet të vështirë të negociatave me njëri tjetrin. Edhe ata vetë nuk e kishin imagjinuar se për të negociuar vetëm një pikë të marrëveshjes, do të duheshin të paktën katër dite negociata intesive.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •