Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1

    Eduart Selami - rikthehet në Tiranë pas 9 vitesh

    Nga Erjon Tase



    Shtëpia Selami, një apartament i vogël por i mobiluar këndshëm në hyrje të Rrugës së Durrësit, kishte kohë që nuk kishte patur kaq shumë rrëmujë. Zilja e derës dhe e telefonit nuk ka pushuar për asnjë moment. Të gjithë kërkonin të takonin djalin e shtëpisë, Eduartin. Ish-lideri i PD-së, ishte tepër i lodhur për t’u bërë respektin të gjithëve, por megjithatë nuk mund t’i thoshte jo askujt. “Nuk e dija që do më prisnin kaq shumë miq. Kam mbetur i befasuar”, përgjigjet Eduart Selami për “Gazetën Shqiptare”, në një moment të shkurtër qetësie. Sapo ka ulur receptorin me Tritan Shehun, i cili ka qënë një ndër të parët që e ka mësuar ardhjen e tij. Pak më vonë, e kishte telefonuar edhe Bashkim Kopliku, një tjetër ish-zv.kryeministër i qeverisë së djashtë në kohën që Selami drejtonte PD. “Po Berisha? Ka telefonuar”, dëshirojmë të marrim një përgjigje, por këtu duket se zilja e derës, ose ndonjë tjetër mik e ka prerë në mes përgjigjen e shumë pritur.
    Mbërritja
    Për herë të parë pas 9 vitesh, Eduard Selami ka rishkelur betonin e Rinasit dje rreth orës 15.00. Ata pak udhëtarë e kanë shquar ndërsa priste valixhet dhe më pas ka udhëtuar pa shumë zhurmë në drejtim të shtëpisë së prindërve. Babai i tij i moshuar ka qënë i vetmi që i ka shpëtuar ndonjë fjalë te komshinjtë për ardhjen e djalit nga SHBA, dhe kjo ka bërë që të gjithë komshinjtë dhe të afërmit t’i prisnin rrugën nëpër shkallë Selamit. E që pas atij momenti në katin e tretë të pallatit shumëkatësh, tashmë të vjetëruar nuk kanë pushuar lëvizjet. Të afërmit e Selamit, që sapo kishte mbërritur nga Amerika, kur qëndron prej shumë vitesh nuk kanë vonuar për t’i uruar mirëse-ardhjen. Nëna e Selamit nuk nguron që me shumë mirësjellje të hapë derën, pasi të të ketë shikuar pas “syrit magjik”. “Edi është duke pushuar. Sapo ka mbërritur, është shumë i lodhur”, thotë ajo dhe më një hap të lehtë largohet drejt dhomës ku ish-lideri është ulur të flejë. Por duket se minutat e pushimit për të kanë qenë të pakta. Pas shumë telefonatash me të afërm e miq, mes këtyre të fundit dhe politikanë, Selami ka vendosur të përgjigjet shkurtimisht. “Kam ardhur vetëm për një vizitë private, - përgjigjet ai shkurtimisht për Gazetën – vetëm për të takuar prindërit e mi dhe të afërmit. Do të qëndroj deri të shtunën dhe më pas do të kthehem në SHBA”.
    Arësyet
    Kjo është hera e dytë e kthimit të Eduard Selamit në Shqipëri, pas largimit të tij në vitin 1995.
    Vizita e parë ka ndodhur në janarin e vitit 1997, në një periudhë të trazuar, kur Selami qëndroi larg mediave. Pas disa ditëve qëndrimi, ai u kthye në SHBA ku jeton me gjithë familjen. Që prej këtij momenti ai nuk kishte shkelur më në Tiranë. Në vigjiljen e fushatës së korrikut 2005 u përfol edhe për një ftesë ndaj tij për të kontribuar sërish në PD, ashtu si disa prej ish-drejtuesve të larguar. Ndërkohë, ardhja e tij, tashmë që në pushtet është kthyer ish-Presidenti Berisha ka ngjallur shumë interes. Vetë Selami ka insistuar dje se nuk kishte asnjë qëllim të dyfishtë në këtë vizitë. “Të shtunën do të fluturoj sërish në Amerikë”, përgjigjej ai dje, me intonacionin e një njeriu që duhet ta kishte përsëritur shpesh këtë frazë.

    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Per mua shume zhurme per asgje.
    Nuk e kuptoj se cfar do te ndodhi edhe se Selami vendos te rije apo dhe ne qoftese rifutet ne politike (kam shume dyshim se do te beje nje gje te tille).

  3. #3
    I pashem, si kumandari.

    Ma hoq mallin.


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fakti qe mafiozja gsh e erion tases ka vrapuar tek selami.. do te thote se mafia shpreson se mos selami i ben selamet edvinos.. e hedh ndonji guricke anti-berishe tip brozo mekso koplik.. kunder berishes..
    sa te semure jan keta te bollinos..
    italan qe u shton polpotizmin shqiptareve ne vend tu a zbuse.. sma merrte mendja se do kishte..
    te veje erion bracja ne ndonje kurs diku jashte.. fare mire sejcili m.ut i gsh-se mund ta zevendesoj ne zp.. se asgje nuk i dallon..
    dhe ne fushaten polpotiste anti-kadare gsh e kull malltez dhimo tasave.. eshte ne llogore te pare me epok zezen..

    jan profilizuar vampiret..

    kjo eshte gje e mire..

  5. #5
    Oh çaf kane me pa ato trapeza,
    n'Rognera ka me zbrite Peza!
    Delni se erdh ed selami,
    bash prej vendit te daj samit.

    Çilni arkapija, si dikur n'ato shpija,
    kur gjurmonte mbas deret hafija,
    e bac enveri sec po hungrronte,
    kuzhinieren ku e gjente n'tok e shtronte!

    Nuk mjaftonte veç n'Tiran!
    E donte prap ne Pogradec,
    e bante me pa havan,
    mandej piqte ndoj kec!

  6. #6
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    ky Selami Mesa Di Une Ka Qene Shume I Mire,po Se Si Eshte Tani Pak E Dine ,si Thote Populli e Te Pare E Me Te Bere
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  7. #7
    Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami, bëri publike synimet e tij, kontaktet e para, si dhe përshtypjet për kryeministrin Sali Berisha

    Selami: Do futem në politikë, në kohën e duhur

    Shekulli

    TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduart Selami, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, nuk u është shmangur interesimit të medieve. Në intervistat që Selami tha dje për disa televizione, theksoi se vizita e tij ishte thjesht private, e nuk kishte një axhendë të përcaktuar për takime me politikanë, edhe pse ka pranuar se shumë miq të tij në Shqipëri janë të tillë. Ai ka pohuar se një ndër miqtë e tij të vjetër politikanë, është edhe kryeministri Sali Berisha, por duke sqaruar se nuk ka përcaktuar një takim me të. Ish kreu i selisë blu, nënvizon se përshtypjet e para që ka marrë nga rikthimi në atdhe, janë pozitive.

    Z. Selami, mund të na thoni diçka për arsyet e vizitës suaj në Shqipëri?

    Ju faleminderit për interesimin, siç thashë, jam për një vizitë private, për të takuar familjen, prindërit dhe miqtë e mi. Është një kohë e gjatë, është vendi im, kështu që kam ardhur për t’u takuar me prindërit, për t’u çmallur me ta, me vendin dhe shokët që kam.
    Cilat ishin përshtypjet e para, kur udhëtuat nga Rinasi drejt kryeqytetit?
    Ndryshime, ndryshime pozitive. Ka lëvizje, ka energji. Impresionet e para ishin të mira. Jam në ditën e parë të kthimit, kështu që nuk jam thjesht për vlerësime politike, është thjesht për arsye private.

    Do të qëndroni gjatë, do të takoheni me shumë njerëz?

    Do të qëndroj një javë dhe jam takuar me miq të vjetër, dhe thjesht janë gjëra që ngelen private.

    Do të ketë takime me politikanët në axhendën tuaj?

    Një pjesë e miqve të mi janë politikanë, kështu që unë nuk mund t’i përjashtoj.

    Edhe me kryeministrin Berisha?

    Është patjetër një nga miqtë e mi. Nuk kam asnjë takim tani për tani. Momenti nuk është i zgjedhur politikisht, është thjesht një vizitë private. Para shumë pak kohësh kemi kontaktuar, nuk kemi një takim të programuar, por ai është një nga miqtë e mi të vjetër.

    Nuk mbani kontakte me bashkëpunëtorët tuaj politikë në PD?

    Një pjesë e miqve të mi janë edhe në PD, unë kam mbajtur dhe mbaj kontakte të vazhdueshme. Por nuk janë vetëm kontakte politike, ka dhe njerëz të tjerë që janë jashtë politikës.

    Jeni gati të ktheheni në jetën politike në Shqipëri, në PD?

    I qëndroj edhe njëherë mendimit, se unë asnjëherë nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj Shqipërinë. Sot për sot, nuk shikoj hapësirë, por gjithsesi gjërat lëvizin dhe unë jam gati për të ndihmuar, për të kontribuar për Shqipërinë, në momentin që unë e gjej më të përshtatshëm.

    22/11/2006
    Gazeta Shekulli

  8. #8
    Selami: Gjërat kanë ndryshuar për mirë

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduart Selami, po zhvillon një vizitë disa ditore në Shqipëri, ku pritet të takohet me personalitete të larta të kësaj partie që aktualisht drejton qeverisjen e vendit. Në një prononcim për shtyp, Selami tha se, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë do të takohet me miq të tij politikanë, duke përfshirë edhe kryeministrin e vendit, Sali Berisha. I kthyer pas afro 10 vitesh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Selami u shpreh se, përshtypjet e tij të para ishin pozitive për zhvillimet në Shqipëri, ndonëse theksoi se vizita e tij ishte krejtësisht private. "Impresionet e para ishin të mira. Gjërat kanë ndryshuar për mirë", u shpreh ish-kreu i PD-së. "Jam në ditën e parë të vizitës dhe nuk jam thjesht për qëllime politike, jam në një vizitë private. Do të qëndroj për një javë, jam takuar me miq të vjetër dhe për më tepër për gjëra private se sa politike. Një pjesë e miqve të mi janë politikanë, kështu që unë nuk mund t`i përjashtoj. Kryeministri është patjetër një nga miqtë e mi, por momenti i vizitës nuk është i zgjedhur politikisht, por është thjesht një vizitë private", u shpreh Selami.

    Gazeta RD

  9. #9
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Kur ke njerez me mendime te perparuara eshte mire per vendin sepse shtohet konkurenca midis dy partive te medha

    Por ekziston dhe dicka tjeter qe dy mafjozet e dhe kriminelat me te medhenj te vendit jane ne mes te dy partive.
    Pa u zhdukur Saliu, Nanua dhe disa komunista te tjere nga politika nuk ka prokopi

    Shendet
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  10. #10

    Eduard Selami do të takohet me kryeministrin Berisha

    Lorenc Vangjeli

    Tirane-Po! Eduard Selami do të takohet me kryeministrin Berisha’. Një burim i rezervuar pohon me siguri atë që vetë Selami kërkon ta mbajë fshehur. Dhe që ndodhi ekzaktësisht në mbasditen e djeshme. ‘Nuk kam një takim të programuar me kryeministrin’, tha dje në mesditë ish-kryetari i partisë demokratike që u largua nga Shqipëria pikërisht mbas një armiqësie të shpallur me ish-presidentin Sali Berisha. Takimi i zhvilluar në selinë e Kryeministrisë është mbajtur i fshehtë dhe ka zgjatur sa një takim i zakontë protokollar i shefit të qeverisë, por për të mungoi një njoftim zyrtar. Po dje mbasdite, Selami pati një takim dhe me shkrimtarin Ismail Kadare në një lokal në shumëkatëshin e Vodafone tek ish-Blloku.

    11 vjet mbas dorëheqjes së imponuar të tij që ai dha në Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë Demokratike, në 5 mars 1995, armiqësia është harruar dhe është hedhur pas krahëve. ‘Kam kontaktuar me Kryeministrin pak kohë më parë, ai është një nga miqtë e mi’, tha po dje Selami duke dashur të dërgojë një sinjal paraprak në zyrën e katit të dytë të Këshillit të Ministrave. Duke tentuar të luajë më shumë me heshtjen sesa me fjalët që do të shpjegonin ardhjen e tij për herë të parë që nga janari i vitit 1997. Atëherë kur për arsye krejt të ndryshme nuk mundi të takohet me zotin Berisha, ndërsa sot qëndron në pritje për t’u takuar me të. Në një takim mes ‘armiqve-miq’ që pavarësisht mohimit të Selamit, u zhvillua dje mbasdite. Takimi është paraprirë nga ndërhyrja e disa personave që janë pranë të dy palëve dhe që kanë bindur veç e veç Berishën e Selamin të takohen mbas më shumë se 12 vjetësh mëri.

    Ish-kryetari i PD-së Selami e shpjegoi arsyen e rikthimit të tij në Shqipëri me arsye sentimentale, Atdheu, takimi me prindërit dhe miqtë, një pjesë e të cilëve ‘kanë qenë dhe janë pjestarë të PD-së’. Por ajo çka ai refuzoi ta thotë, është që të paktën, në rastin më të keq, vizita e tij në Tiranë mund të quhet një nga ato rrugë që rreken të mbyllin dy punë. Nuk dihen me siguri rrethanat e tjera që e sollën Selamin në Tiranë, por burime të besueshme pranë PD-së konfirmojnë se atij i është kërkuar që të afrojë sërish kontribut në partinë që e drejtoi për pak kohë në fillimvitet ’90, mbas largimit prej saj të Sali Berishës që atë kohë mbante postin e kreut të shtetit. E sigurt është vetëm që propozimet për llojin dhe natyrën e këtij kontributi të zotit Selami nuk gjetën paraprakisht edhe aprovimin e tij. ‘Nuk e kam harruar Shqipërinë, por sot për sot nuk shoh hapësirë’, pranoi dje Selami duke lënë të zbuluar faktin se hapësirën që ju afrua, ai vetë duhet ta ketë konsideruar si të papërshtatshme. Një burim i besueshëm në PD pohon se emri i Selamit është përmendur dhe si një nga rivalët e mundshëm të Edi Ramës për postin e kryeqytetarit të Tiranës. Por zgjedhja e Berishës ishte e padikutuar; ai vendosi t’i besojë karizmës së Olldashit përpara kujtimit të mirë të mbetur ende në Tiranë të Selamit. ‘Jam gati të kontribuoj për të ndihmuar vendin tim’, shprehet pamëdyshje ai, siç duket në pritje të një oferte konkrete. Duke nënvizuar edhe se ka vazhduar të gjithë këtë kohë të mbajë kontakte me miqtë dhe ish-kolegët e tij të PD-së, me dy nga të cilët, dy ish-zëvendëskryeministrat e qeverisjes së djathtë Kopliku dhe Shehu ka folur në telefon që ditën e rikthimit të tij në Tiranë. I pari, Kopliku, një kritik i ashpër i qeverisjes së sotme të zotit Berisha, i dyti, Shehu, një mik i shndërruar në armik dhe tani aleat në maxhorancën e sotme qeverisëse. Mbas daljes nga takimi në Kryeministri me Berishën, Selami ka pasur një takim të gjatë dhe me shkrimtarin Ismail Kadare, me të cilin e lidh një njohje e vjetër që daton që nga koha kur ai ishte pedagog i estetikës në Universitetin e Tiranës.

    Po dje Selami ka patur një takim edhe me dy herë ish-kryeministrin demokrat Aleksandër Meksi. Nuk bëhen të ditura rrethanat dhe arsyet e takimit, por në marsin e largët të ’95, përplasja që ata patën për idenë e unifikimit të postit të kryetarit të qeverisë me atë të kryetarit të PD-së përfundoi me largimin e Selamit jo vetëm nga politika, por dhe nga Shqipëria. Një largim që parashihte një kthim të herëpashershëm, por që ndodhi vetëm 12 vjet më pas. Me një këmbë që kërkohet të hidhet sërish në politikë. ‘Për të afruar kontributin tim’, siç thotë dhe vetë Selami.

    ‘Rikthehem në politike po të gjej hapësirën e duhur’

    Eduard Selami dje ka thyer heshtjen, por duke lënë në heshtje përgjigjen e pyetjes kryesore të cilës ju bë, Do të rikthehet në politikë dhe a do të thotë rikthimi në Shqipëri, një hap drejt derës që ju mbyll 12 vjet më parë. Në një intervistë për NEWS 24, ish-kryetari i PD-së shpjegoi se arsyet që e sollën në Tiranë ishin private dhe mohoi madje edhe një takim të mundshëm me zotin Berisha. Ai tha se ishte i gatshëm të kontribuonte në Shqipëri, por se për momentin nuk gjente hapësirën që mendonte, por gjithashtu pa shpjeguar nëse i ishte afruar ndonjë hapësirë e tillë dhe cila ishte ajo apo thjesht ishte në pritje të krijimit të saj.

    Zoti Selami cila është arsyeja për të cilën ju keni ardhur në Shqipëri?

    Është një kohë e gjatë pa ardhur. Është vendi im. Kështu që kam ardhur këtu për tu takuar me prindërit, për tu çmallur me ta, me vendin dhe shokët e miqtë që kam.

    Vazhdoni të ruani kontaktet me bashkëpunëtorët tuaj politikë që janë në PD?

    Një pjesë e miqve të mi janë në PD dhe unë kam mbajtur kontakte dhe mbaj kontakte të vazhdueshme por nuk janë vetëm kontaktet politike kam edhe njerëz të tjerë që janë jashtë politikës

    Zoti Selami, a jeni gati ti riktheheni në jetën politike në PD dhe në Shqipëri?

    Unë i qendroj mendimit që e kam shprehur edhe më parë, që unë as e kam harruar dhe as do ta harroj Shqipërinë. Sot për sot nuk shoh hapërisë, por gjithsesi, gjërat lëvizin dhe unë jam gati për të ndihmuar dhe për të kontribuuar në Shqipëri, në momentin që do të gjej vend më të përshtatshëm.

    Ardhja juaj zoti Selami është thjesht një koecidencë apo është një moment i zgjedhur mirë nga ana juaj?

    Është thjesht koecidencë, pavarsisht cfarë mund të flitet, është një takim privat sic thashë edhe unë jam këtu thjesht për arsye private.

    A e keni takuar kryeministrin Sali Berisha gjatë këtyre dy ditëve?

    Shumë para pak kohësh ne kemi kontaktuar. Nuk kemi një takim të programuar por ai është një nga miqtë e mi.

    Pas nëntë vjetësh që ktheheni në Shqipëri cila është përshtypja juaj?

    Është e vështirë pasi është dita ime e parë për të dhënë një mendim, por shoh ndryshime dhe ndryshime pozitive por do të kem mundësi të shpreh mendimin tim pas përfundimit të vizitës

    Gazeta Shqiptare

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •