Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Eduard Selami takohet me opozitën

    Dreka dyorëshe në restorant "Piazza" në Tiranë. Konsultimi me të majtën për situatën politike

    Ylli Pata

    Eduard Selami i ka dhënë vizitës së tij private njëjavore në Shqipëri, një drejtim tejet politik, duke kontaktuar me të gjithë spektrin politik shqiptar. Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Tiranë, ish-kreu i Partisë Demokratike, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar një axhendë tejet të fortë politikisht, duke takuar jo vetëm "miqtë e tij të vjetër" në Partinë Demokratike, por edhe përfaqësues të opozitës së majtë. Dhe ky përfaqësues, që është takuar me Eduard Selamin, nuk ka qenë as më pak e as më shumë, por një nga dy eksponentët më të fuqishëm të opozitës shqiptare, konkretisht, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Madje, takimi Meta-Selami, nuk ka qenë thjesht një kontakt sipërfaqësor, për të shërbyer si shou politik, por një drekë e gjatë "pune", e cila është zhvilluar në ambientet e restorant "Piazza" në qendër të kryeqytetit shqiptar.

    Në mënyrë diskrete, larg pranisë së mediave, ish-kreu i Partisë Demokratike, ka mbërritur i pari në vendin e takimit, rreth orës 12:25. Bashkë me shoqëruesin, që nuk i ndahet gjatë qëndrimit në Shqipëri, Eduard Selami ka hyrë në restorant dhe nuk ka vonuar shumë në ambientet e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta. Dreka e dy personaliteteve politike ka qenë tërësisht larg reflektorëve të medias, por gazeta "Shqip", ka arritur të sigurojë foton ekskluzive të takimit. Nuk dihen detajet e bisedës së gjatë rreth 150-minutëshe Meta-Selami, por duket se politika ka qenë objekt dominues i takimit mes politikanit që ka drejtuar të djathtën shqiptare për disa vite dhe një personaliteti më spikatës të së majtës. Dy ish-pjesëtarët e lëvizjes studentore të dhjetorit të vitit 1990, kanë pasur shumë se ç‘bisedojnë në lidhje me evenimentet politike të vendit.

    Vetë ish-kreu i Partisë Demokratike, gjatë deklaratave të dhëna për mediat, nuk ka qenë aspak në rezonancë me mazhorancën, në lidhje me vlerësimet e saj për opozitën e majtë. Selami nuk ka dhënë asnjë vlerësim që do të favorizonte Partinë Demokratike në kuadrin e fushatës parazgjedhore dhe luftës së saj politike me opozitën. Vetë kontakti i djeshëm me kreun e LSI-së, është një sinjal i qartë politik i Eduard Selamit, që aspirimi i tij në politikën shqiptare mund të përfshijë edhe opozitën e majtë, për të cilën ai jo vetëm që nuk e përjashton, por ruan raporte tejet normale. Ndërkaq, në restorant "Piazza", në fund të drekës ndërmjet kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe ish-kreut të PD-së, Eduard Selami, ka mbërritur edhe një nga drejtuesit e PDR-së dhe pasuesi në drejtimin e PD-së në vitin 1995, Tritan Shehu. Ky takim nuk ka zgjatur shumë, por të dy palët kanë vijuar dialogun politik për zhvillimet e fundit.

    Olldashi

    Dje pasdite, ish-kreu i Partisë Demokratike, ka zhvilluar dhe një takim me ministrin e Brendshëm, i cili njëkohësisht është dhe kandidati i mazhorancës për kryebashkiak të Tiranës, Sokol Olldashi. Takimi është zhvilluar në barin e hotel "Rogner" dhe është zhvilluar nën reflektorët e telekamerave dhe fotoreporterëve të medias shqiptare. Por, pas takimit, Eduard Selami, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbështetëse për Olldashin, por ka theksuar se takimi ishte thjesht privat. Eduard Selami, ka zhvilluar një takim edhe me ish-kolegun e tij në PD, ish-shefin e diplomacisë shqiptare, Afred Serreqin, si dhe ish-zv.kryeministrin dhe aktualisht kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.

    Gazeta SHQIP


    ---

    Po ky xhajo paska nis me takimet e tij, me duket se paska mendje prap me ju fut lojes....
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    mir ate po kti seles nuk po i merret vesh nga do me e fillu se ja kane zen shtegun e dhise

  3. #33
    Lind pietja, cfare ka ofruar dhe ofron Selami me ardhjen e tij ne Tirane, pervec arsyeve personale?

    Ai nuk thote gje, pervec gatishmerise dhe kerkimit te hapesires, ne nje kohe te caktuar prej tij.

    Perderisa ne qeverisje eshte PD (me disa aleate sa me thane, e sa mos me thane), koha mendoj se eshte me se e pershtatshme. Megjithate nuk mund te spekullohet (me perqindje te larte) se cfare perfaqsojne per Selamin ato dy kategori.

    Po atij cfare do ti jete ofruar, ne lidhje me hapsiren qe ai kerkon? Ai eshte takuar me Kadaren, me Berishen, e deri me Olldashin (mik te ri).

    Perderisa ne prag te kandidimit zyrtar te Olldashit, atij mund ti jete ofruar kandidatura per kryetar bashkie ne Tirane, si nje sfide oportune me bagazh ish-kryetarlleku karshi Rames, aktualisht kryetar i PS.

    Spekullimi tjeter dalur ne gazeta po keto dite per mundesine e kandidatures se Kadarese per president, e perjashton ne nje fare menyre Selamin per ate kandidature.

    Njekohesisht, per keto dy kandidatura, duhet patur parasysh se cfare hapesire do te zene ata si presidente te mundshem ne optiken pushtetare, nderkohe qe Berisha eshte kryeminister, dhe "deluzioni" i pesuar prej Moisiut.

    Te shofim.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Godo: Selami, kandidatura më e mirë për President

    Politikani i njohur thekson se ish-kreu i PD-së është një njeri i pastër

    Intervistoi: Ylli Pata

    Politikani i njohur, Sabri Godo, ka hedhur publikisht dje emrin e ish-kreut të PD-së, Eduard Selami, si kandidatura më e mirë për President të Republikës, kur të bëhen zgjedhjet sipas Kushtetutës, në vitin 2007. Duke folur në një intervistë për "Shqip", Godo, deklaron se kandidatura e Selamit është e shkëlqyer dhe më e mira nga të gjitha emrat që janë përmendur...

    Zoti Godo, si e konsideroni rikthimin e ish-kreut të PD-së, Eduard Selami dhe mundësinë e rikthimit të tij në politikë?

    Unë e kam njohur Selamin që nga fillimi i viteve ‘90 dhe për sa kohë ishte këtu ai ishte miku im më i mirë ndërmjet politikanëve. E kuptova shumë shpejt se kisha të bëja me një djalë serioz, të mençur dhe të sinqertë. Bisedoja me të krejt haptas. E kam ndjerë mungesën e Eduardit në vite, dhe them që ai është një njeri që i duhet këtij vendi. Me sa dëgjova në masmedia, ka thënë se nuk gjen ende hapësirën e duhur për t‘u kthyer në Shqipëri. Ai punët e tij i di vetë, se është burrë me mënd, por them se këtij vendi i duhen njerëz si Eduardi. Janë shumë të paktë njerëzit si ai. Them se ai do të kthehet, unë nuk e kam takuar ende dhe ka shumë dëshirë ta takoj, por nuk dua t‘i bie në qafë, sepse me sa dëgjova ai dëshiron të qëndrojë vetëm për disa ditë. Me Eduardin jemi marrë vesh dhe nuk kemi pasur konflikte të natyrës politike. Për shembull, në vitin 1994, kur unë denoncova ashpërsisht politikën e Partisë Demokratike në Kongresin tonë, Eduardi u ndodh atje dhe reagimi i tij ishte prej një burri të pjekur, që më bëri mua të rimendohem për disa gjëra. Ai ka edhe një jetë krejt të pastër. Mbaj mend që e vizitova në apartamentin e tij me një dhomë e një kuzhinë, kishte vetëm një tavolinë dhe një karrige dhe unë i çova një televizor të vogël, që të shihte Kampionatin e Futbollit se e kishte shumë qejf sportin. Jetonte si një djalë spartan, edhe pse ishte kryetar i Partisë Demokratike dhe në ato vite kishte shumë gjëra në dorë që të përmirësonte jetën e tij, siç bënë shumë të tjerë. Por Eduardi është krejt i veçantë. Uroj që ai të kthehet prapë.

    Këto ditë është folur për një mundësi që zoti Selami mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm për President i Republikës në vitin 2007. Ju si e shikoni këtë mundësi?

    Është më i shkëlqyeri. Është kandidatura më e mirë që mund të jetë. Unë nuk gjej një kandidaturë tjetër më të përshtatshme, përfshirë të gjithë njerëzit që janë përmendur.

  5. #35
    Godo thote:
    Uroj që ai të kthehet prapë
    Mos ka krijuar Godo ndonje hapsire ne Partine Republikane per Selamin?

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O shijaksi londonit..
    Meqe i ke miq ata te gazetes shqiptare.. u thuaj mor aman te mos sajojne shkrime te "brarit" ne GSH te tyre se eshte fare epahijshme te shtremberosh fjalet e tjetrit.. bile bile te shkruash fare tjeter per tjeter..
    Prap sot kan postuar shkrim nga brari te marre gjoja nga forumi yne ne lidhje me eduard selamin.. ku asnje fjale qe kan ven ata ska lidhje me cka shkruaj un ketu..

    qenkan te tmerrshem..

    ja cfar thone..


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1229

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sipas burimeve, gjysma te paemert, te gazetave, Selami deri tani eshte takuar dhe/ose biseduar, personalisht ose ne telefon, me Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin, Sali Berishen, Sokol Olldashin, Theodhori Sollakun, Ben Blushin, Alfred Moisiun. Gjysma e dyte e ketyre nuk kane qene aktore politike ne 94 kur Selami u largua nga politika. Hamendja te thote qe Selami po mat pulsin per nje hyrje ne politike. Neper gazeta thashethuhet si me gjysme zeri, per nje kandidim te tille per presindent vitin qe vjen, mgjths duket sikur ka pengesa kushtetuese per kete. Hamendja tjeter te thote se coc do kete sjelle si mesazh pertej atlantikut, nqs ska ngelur person tjeter per korrier. Por qe te jete thjesht vizite familjare dhe takimet e mesiperme thjesht takime me "miq politikane" ca si zor per tu besuar.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #38
    Ose Berisha e ka rranze veshi ... e i kan than me ba gati "exit' ...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    33
    Po c`?ben ky Selami atje ne Amerike?Perderisa erdhi ta gjeje( ) fatin ketu ne Shqiperi me siguri ben ate qe bejne te gjithe shqiptaret Heh he....... guri i rende ne vend te vet e vendi vet e priti duar hapur..

  10. #40

    Takim misterioz Nano-Selami

    Burime jo zyrtare te mireinformuara brenda strukturave te PS dhe PD bejne te ditur per nje takim te zhvilluar ne fillim te kesaj jave midis Fatos Nanos dhe Edward Selamit. Burimet qe nuk duan te identifikohen jane shprehur se takimi eshte zhvilluar jashte syrit te mediave dhe eshte mbajtur ne njerin prej ishujve ekzotike te Karaibeve, edhe ky i paidentifikuar.

    Mbajtja e ketij takimi te papritur eshte bere ne lidhje me situaten e renduar qe po krijohet prej fushates vendore elektorale, e cila sipas pjesemarresve te takimit, e ben edhe me te rende pergjegjesine si te pozites ashtu dhe te opozites. Mesohet qe Nano te jete shprehur se vendi duhet te dale sa me shpejt prej impassit qe Berisha dhe Rama e kane futur vendin, fillimi i te ciles dihet, por jo fundi; nfa ana e tij, Selami ka shprehur gatishmerine qe te kontribuoje per zgjidhjen e nje situate e cila sipas tij, nuk i sherben interesave te te vendit dhe te rajonit ne teresi, duke i zbehur shanset per nje te ardhme euro-atlantike te Shqiperise dhe vendeve te tjera ne rajon.

    Burimet e ketij lajmi lene te kuptojne se per kete takim jane perfshire stafe oersonale perkatese te padeklaruara si nga PS ashtu dhe nga PD, duke i meshuar dukshem idese se leshuar kohet e fundit lidhur me nje qeveri teknike per te shmangur krizen, debimin e Berishes nga qeverisja e paefektshme, dhe perfshirjen e dyshes Nano - Selami ne rolet e presidentit e te kryeministrit perkatesisht.

    Re.Po.Kot

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •