Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore..nuku eshte eduard selami kryefjala ne artikujt e gsh-se..
    lereni selamin te qete..

    gsh ..gazeta shqiptare.. psonis per hesap te mafies.. se edvin ruc dokle gjinush altin arap caush kanibaleve.. qe te gjeje cdo dit ndonje broz koplik e cti dale.. qe te hedhe m.ut mbi saliun..
    edhe selamit menduan mos i blejne ndonje plesht.. qe ta bejne cakall..kunder berishes..

    po si duket nuk ju duall gje..

    selami te vije e te shkoje sa her te doje.. ne pd deren hapur e ka.. besoj..

  2. #22
    Sipas www.ballkanweb, Eduard Selami, ish kryetar i PD, paska konfirmuar sot publikisht takimin e tij me kryeministrin Sali Berisha duke e konsideruar nje takim me nje mik te vjeter. Ai ka vazhduar takimet edhe sot me zyrtare te tjere, ku eshte takuar me ministrin e brendshem Olldashi, ndersa ka theksuar se qellimi i vizites se tij mbetet private. " Thjesht ka qene nje takim miqsh. Vetem kaq. Ndersa une vazhdoj t'i qendroj te njejtit mendim se kam ardhur ne Shqiperi thjesht per ceshtje private."

    ===================================

    Ne se kjo i qendron te vertetes, kjo na jep te drejten qe une edhe brari do ta shigjetojme para e mbrapa "djalin plangprishes" ...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Eduart Selami brezi i ri i politikaneve qe duhet te mirte drejtimin e vendit pas 1990tes po qe u eleminuan nga skema e Ramiz Alise e nga loja fallco e ish komunisteve te ndare ne dy parti qe bejne keto 16 vjet.

    Skema politike e Shqiperise ne keto 16 vjet dominohet nga dy parti nje ish partia komuniste e tjetra nje parti personale e nje ishkomunisti qe e perdor vetem per interesat e tij.
    Pra skema e Ramiz Alise.
    E nga nje mori ishkomunistesh qe mbushin dhe shtypin me debate pa fund kush kishte qene me kundra diktatures.

    Tani pervec emrit Eduart Selamit si ka mbetur gje, [emri nuk eshte pak], e ka perdorur ndonje here PDja per zbukurim po lidershipi i saj si ka bere asnje oferte reale e serioze te denje per Eduart Selamin .

    Kujtoj qe Nano para ca vitesh e mori Edi Ramen nga parisi i dha dhe goxha post e ai sot eshte lider [e kjo e ben partine demokratike per te ardhur keq per emrin qe ka].

    Plus dhe njeriu ka dhe pergjegjesite e jetes dhe familjes qe nuk i leviz dote pa pasur me te vertet dicka serioze per te.

    Eduart Selami tregon idealin e tradhtuar e nje brez te tere studentesh qe besuan ne levizjen e tyre e qe u grabit nga ishkomunistet, e qe studentet e dhjetorit u haruan, e humben dhe statusin e tyre shoqeror qe kishin, e vendi ra ne nje nivel shume te ulet politik e qe reflektohet perdite ne shoqeri.

    Eduarti mund te kontriboj per vendin dhe shume , po kjo skeme politike qe nxori ate nga politika nuk mund ta integroj ate sinqerisht.
    Do qe mire per Eduartin te mos e shiste veten lire.e te krijoj iluzione te genjeshtra..e te shesi imazhin e mire qe ka per dy qindarka qe i ka dhe atje ku eshte.
    KJO DO QE DHE KONTRIBUTI I TIJ PER VENDIN te bente ndarjen me ate politike qe goditi ate e gjithe brezin e ri te shqiptareve pas 1990tes.

    Me vone po qe se me te vertet ja vlen e ka nje oferte te denje le te vij.
    PO JO TE LEGJITIMOJ SKEMEN 15 VJECARE QE E NXORI JASHTE ate e shume student te dhjetorit...plus ai me dinjitet ka ndertuar nje jete te re nga e para e nuk ka dhe nevoje per te shitur veten lire.

    PS : Une kam qen vet pjesmares i levizjes se dhjetorit e nje vezhgus i jetes politike ne keto 16 vjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-11-2006 më 17:51
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #24
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Gjergj Kastrioti erdhi me kordhe ne dore ne Shqiperi, dhe iu drejtua popullit me fjalet, "lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu midis jush ..."

    Po E. Sallami, me se vjen ne dore? Kerkon hapesire, e nuk po e gjen.

    Miri, na ndihmo te lutem ta marim vesh se cfare dhe ku e kerkon hapesiren ai?

    Ne fakt pergjigjen ja dhashe Breshkes dhe jo ty lol
    Nejse nuk me behet vone se cfare ben Selami apo Berisha apo Nano, perderisa sot per sot nuk po e shikoj vendin tim te ece ne rrugen e drejte...
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Gjergj Kastrioti erdhi me kordhe ne dore ne Shqiperi, dhe iu drejtua popullit me fjalet, "lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu midis jush ..."

    Po E. Sallami, me se vjen ne dore? Kerkon hapesire, e nuk po e gjen.

    Miri, na ndihmo te lutem ta marim vesh se cfare dhe ku e kerkon hapesiren ai?
    Eduart Selami eshte pothuajse krejt i shkeputur nga jeta politike shqiptare.

    Kuptohet ai ka shume mundesi per ti dhene vendit, po vet direkt nuk e ben dote, Qe te vije me nje divizion ushtarak amerikan, ne kthim nga iraku e te mari drejtimin e vendit sic erdhi Skenderbeu nuk e ben.[per humor]

    Po te kishte nje oferte te mire e te sinqert per te ai mund te jipte kontribur real per vendin, po kjo nuk eshte se nuk varet vetem nga ai.

    Pra atij i duhet nje pale ne shqiperi qe te kete deshiren e mire . e te kete sinqert e ti bej nje oferte reale qe ai te japi per vendin.

    Po kjo nuk eshte ne shqiperi, e eshte ajo skeme politike akoma qe e hoqi ate nga skema politike ne nje menyre te pasinqerte perdor emrin e mire te tij ne ajer per te zbukuruar veten e saj te duket sikur i ka mundesite e hapuara [ata faktor qe e zbuan ].

    Me vjen dhe keq kur ndonje here duhet te pranoj ai [Selami] kete skeme qe e hoqi e jo ata qe e hoqen e ti japin atij dhe nje fare demshperblim moral me nje oferte reale,. qe te tregojne vertet se e ndjeje qe kane bere gabim e jo thjesht thone ca fjale qe te duken te mire.

    Shqiperia vertet do qe mire te kishte njerez si Selami te punonin per te...po kete nuk e bejne dote ata qe e zbuan...qe dhe po e moren do ta fusin ne nje skeme qe do ti ikin ato cilesite e mira qe ai i ka e qe vendi per ato ka nevoj.

    Plus PD me sa shihet eshte parti personale e nje njeriu e te tjeret futen ne skema qe i sherbejne atij e shume nga ata humbin dhe shume cilesi te mira qe i kane ne fillin ose nuk i vene ato ne sherbim te vendit, se jane ne sherbim te pronarit te partise.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk eshte dicka e cudicme qe nje njeri kthehet nga jashte ne Shqiperi.Nuk e kuptoj perse cuditeni sepse ka qene ne politik me pare edhe ka mundesi te punoji tani per Shqiperine edhe ne fushen e politikes?Keta njerez qe dikur jane jashte zakonisht punojne me mire sepse kane nje organizim nderkombertar edhe ate Europian shpresoj qe ky njeri ne qoftese merret me fushen e politikes do kete shume kerkesa me te mira per Shqiperine.Cdo gje do duket sesa vullnet do kete per politiken edhe per te miren e Shqiperise.

  7. #27
    Panorama, Faqe 19 - Opinion

    Eduart Selami erdhi. Po pastaj?
    Mark Marku

    Nuk besoj të ketë ndonjë vend kur kthimi i një njeriu në shtëpinë e vet të ketë shkaktuar më tepër bujë se kthimi i Eduart Selamit. Një zhurmë kaq e madhe për kthimin e një njeriu nuk besoj të jetë bërë as për kthimin e Napoleon Bonopartit. E pra, ai tash është kthyer, është mu këtu në Tiranë, pasi ka puthur tokën e mëmëdheut në Rinas dhe sapo ka marrë telefonatat e para nga disa ish-miq të tij. Mendoni, telefonatën e parë ia ka bërë, me aq sa kujtoj nga shtypi i ditës, Tritan Shehu. Po, po vetë Tritani. Të dytën më duket se ia ka bërë… ah! E dyta nuk më kujtohet. Gjithsesi ai ka pasur një telefonatë të dytë dhe mesa duket edhe një të tretë dhe të katërt e kështu me radhë. Ai është këtu, në Tiranë, merr telefonata dhe flet, ha dhe bën shumë gjëra që më vonë do të regjistrohen në atë pjesë të historisë që do të quhet kthimi i Eduart Selamit në Tiranë.

    Po pastaj? - do të pyeste ndonjë naiv, - pastaj ç’do të ndodhë? Pikërisht këtu qëndron problemi: Pastaj nuk do të ndodhë asgjë. Pastaj Eduart Selami mund të riniset prapë për SHBA. Ose mund të qëndrojë këtu. Eshtë e sigurt se nëse niset më parë do të dalë edhe tek “Opinioni” i Fevziut. Gjithsesi as njëra as tjetra nuk do të përbënte problem.

    Rikthimi i tij në Tiranë pas 12 vitesh përbën lajm për shtypin, por një hiperbolizim i tillë i kësaj vizite të thjeshtë është në të vërtetë fyerje për publikun. Eshtë e vërtetë se Eduart Selami është një figurë e rëndësishme e viteve të para të demokracisë shqiptare. Madje, për autorin e këtij shkrimi ai mbetet një figurë politike simpatike me një profil politik të këndshëm që e bënte dhe partinë që drejtonte të pranueshme për publikun. Eshtë e vërtetë se ai u largua nga PD-ja në momente kur kjo parti kishte ende shumë sharm si partia e parë, që solli pluralizmin dhe nisi reformat e ekonomisë së tregut. Por ama është e vërtetë që pas ikjes së tij nga PD-ja, e cila gjithsesi mbetet një ikje dinjitoze, ai nuk bërë asgjë për të pasur sadopak vëmendje politike ndaj tij. Ka qenë në SHBA për 12 vjet, ka bërë jetën e tij dhe tani kthehet. Kthehet pas 12 vjetësh dhe është i mirëpritur, sidomos nga ata që kanë njëfarë lidhjeje me periudhën romantike të atyre viteve. Por vetëm kaq. Kthimi i tij është po aq dinjitoz sa edhe ikja e tij, pasi është kthimi i një njeriu që nuk i ka shkaktuar asnjë dëm vendit të tij, përkundrazi. Por kthimi i tij nuk është se do të ndryshojë shumë gjëra.

    Madje, nëse kthimi i tij është politik dhe po të gjykojmë në mënyrë racionale, do të duhej ta vinim në dyshim dobishmërinë politike të këtij kthimi. Nëse ai do të marrë pjesë në politikë natyrisht do konsiderohej si një akt normal, por ama nuk do të shënonte ndonjë tronditje për politikën shqiptare. Madje atij do t’i duhej ta fillonte atë nga fillimi. Sepse askush nuk do të ishte i gatshëm të krijonte një hapësirë për të.

    Ngado ta shohësh kthimin e tij, ai të duket normal. Anormale është vetëm zhurma e tepruar mediatike rreth tij.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po he ore se Selami erdhi erdhi nuk erdhi djalli. kshu tha Vani tmerrshem kur e mori vesh

  9. #29
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    [QUOTE=Breshka]shume e bukur kjo, "hapsire" thote i rrjedhuri.....
    a ju kujtohet....... ka qene rregull qe kur nuk ushtroje profesionin (inxhiner, doktor....etj) per 5 vjet, e humbje dipllomen
    .

    sbesoj te kete ndonje politikan me dipllome ne shqiperi.keshtuqe varianti i diplomes bie poshte.qendrimi ne amerike ia ka shtuar mallin,ia ka ulur oreksin per para qe e kan politikanet sot ne shqiperi dhe besoj se do punonte ndershmerisht.e pra kete duan sot shqiptaret politikane te ndershem dhe atdhetare e jo politikane qe jane te zotet per te shit shqiperine.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po mir le te hyje ne politike kush po e pengon?
    nga ne votuesit e se djathtes e ka lejen.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •