Close

Rezultati i Sondazhit: Olldashi apo Rama?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Sokol Olldashi

    62 50.82%
  • Edvin Rama

    60 49.18%
Faqja 10 prej 26 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 253
  1. #91
    Citim Postuar mė parė nga BaLLaKumi
    Edvin Rama , Punon shum ne terren !!!
    Ja vuajtjet e pasagjerėve teksa pėrpiqen tė mbijetojnė nė mjetet e transportit urban nė kryeqytet

    Njė xhiro nė "Unazėn" e shkatėrruar tė Ramės, zgjat plot 2 orė e gjysmė

    Udhėtimi me mjetet e transportit urban tė Unazės, ėshtė kthyer nė njė makth pėr kryeqytetasit. Para se tė hipėsh nė autobuz, secili nga ne duhet tė llogarisė faktin se do tė shtypet nga fluksi i madh i pasagjerėve, nuk do tė gjejė vendqėndrimin e autobuzave sidomos nė pjesėn ku unaza i ėshtė nėnshtruar rikonstruksionit, dhe mbi tė gjithė do tė mbėrrijė me shumė vonesė nė punė apo nė destinacionin ku ai ėshtė nisur. Autobuzat e Unazės, tashmė konsiderohen nga qytetarėt si njė e keqe e domosdoshme, ku si rezultat i punimeve katrahurė dhe pa sistem qė po kryhen nga Rama, udhėtimi kthehet nė torturė, teksa pėrpiqesh tė mbijetosh nė autobuz. Ėshtė fundjavė dhe njė orė kur zakonisht nuk ka shumė trafik nė rrugėt e kryeqytetit, nisemi nė orėn 11.00 me njė autobus Unaze, te stacioni i rrugės sė Elbasanit. Si fillim, pėr tė marrė autubuzin duhet tė presėsh nė stacion rreth 20 minuta qė ai tė mbėrrijė. Gjatė kohės sė tejzgjatuar tė pritjes dėgjon pensionitė tė cilėt ankohen, ku disa prej tyre shfryjnė mbi faktin, duke thėnė se kėto vonesa, do tė sjellin qė linja e Unazės tė pėsojė tė njėjtin fat me linjat e autobuzave pėr moshėn e tretė tė quajtuar nga Rama, "Pleqėri pa Vetmi". Kjo tentativė e kryetarit tė Bashkisė, Rama dėshtoi qė nė ditėt e para tė saj, ku sipas pensionistėve arsyeja ishte vonesat e gjata tė autobuzave pėr tė mbėrritur nė stacion, gjė kjo e cila nuk mund tė pėrballohej nga kjo moshė. Hipim nė autobuz, si fillim pas kėsaj pritje tė gjatė duket se gjithēka shkon mirė, me pėrjashtim tė shtyrjes sė njerėzve, si pėrpjekje pėr mbijetesė nė njė urban aq tė vogėl. Shpejtėsia e mjetit ėshtė mesatare dhe deri te stacioni pėrballė "Rozafa Palacė", rruga shkon mirė. Por pikėrisht, pas kalimit tė kėtij stacioni fillon ferri, dhe tronditjet e autobusit nuk janė mė "periodike", por tė njėpasnjėshme. Autobuzi tashmė i tejmbushur dhe kalvari i gjatė i makinave, tė cilat kanė rėnduar trafikun, detyrojnė shoferin qė tė fikė autobuzin. Presim plot 10 minuta dhe shohim se i gjithė ky kaos ėshtė krijuar nga punimet qė po kryhen, si dhe rruga me gropa krijon vėshtirėsi pėr kalimin e automjeteve. Duke vazhduar mė tej udhėtimin torturė nė autobuzin e Unazės, shikojmė qytetarė me gjithėēfarė gjėra nė duar. Njė plak i moshuar qė ka ngarkuar dy ēanta tė mėdha, njė grua e mbushur me ēanta pas pazarit qė ka bėrė te tregu "Medresesė", dhe njė nėnė me 2 fėmijė tė vegjėl qė vrapon tė hipė drejt urbanit. Pėr disa momente, autobuzi i Unazės nė tė cilėn ndodhemi i gjendur paralel me autobuzin e linjės sė Kinostudios, pėr disa momente bllokojnė qarkullimin e automjeteve, ku nė kėto ēast i duhet qė policit tė Policisė Rrugore t'i bjerė nė mėnyrė intensive bilibilit pėr zhbllokimin e rrugės. Pasagjerėt e rinj qė i bashkohen torturės rrudhin buzėt, pasi pėr ta dhe ne do tė thotė shumė mė pak vend dhe asnjė shans pėr tė depėrtuar drejt ndonjė sedileje tė lirė. Mė nė fund autobusi nr. 16 niset, dhe kur mbėrrijmė mė nė fund nė stacionin para restorant "Durrėsit ", ora shėnon 11:45. Njė gropė e madhe "gėnjen" shoferin dhe autobusi urban pėson njė ulje-ngritje tė shpejtė. Tronditjet vazhdojnė nė mėnyrė tė njėpasnjėshme, pasi e gjitha rruga ėshtė e mbushur me gropa tė mėdha uji. Duke hedhur vėshtrimin jashtė xhamave shikon njerėz qė ecin pėrbri autobuzit me tė njėjtin ritėm qė ecėn dhe automjeti, pasi nė kėtė pjesė tė rrugės nuk ekzistojnė trotuare. Nė kėto momente, pasagjerėt humbasin durimin dhe fillojnė t'i bėrtasin shoferit: "Na copėtove. Di ta ngasėsh autobusin apo jo? Nuk e shikon se si po pėrplasemi me njėri-tjetrin?" Dhe nė fakt, shoferi ka vite qė bėn njė punė tė tillė, por nuk ėshtė faji i tij, pasi nė kėtė rrugė ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh disa metra rrugė pa gropa, gurė apo dhe fadroma, tė cilat punojnė nė tė dyja kahet e Unazės. Nė fund tė autobuzit njė plak i moshuar, i cili ka mirėkuptuar situatėn dhe tentativat e shumta tė shoferit tė autobuzit pėr tė shpėtuar pasagjerėt, i ka kėrkuar atij qė tė ndalojė autobuzin, pasi nuk mund tė durojė mė. Veprimet e kėtij burri tė moshuar i ndjekin me potere dhe zhurmė dhe pasagjerėt e tjerė, ku disa prej tyre shprehen: "Nuk ka faj shoferi, po fajin e ka Rama, qė kėtė rrugė tė katandisur si mos mė keq, e ka kthyer nė njė ferr". Njė djalė i ri i irrituar, duke parė nga shoferi dhe duke kėrkuar me sy miratimin nga ai tha: "Jemi para fushate, domosdo duhet qė rrugėt tė shkatėrrohen tė gjitha". Pikėrisht para Divizionit tė Shpėrndarjes sė KESH-it, tė kėsaj zone, autobuzi pėson njė tronditje aq tė madhe, sa nuk merr vesh asgjė se ēfarė po ndodh. Ndėrsa pėrpiqesh qė tė mbledhėsh veten, tė zenė sytė njė makinė ku shkruan "Joy Florinas", mė pas njė tjetėr reklamė qė mbaron me "Flex" me siguri reklamė dyshekėsh apo krevatėsh dhe njė grua jashtė autobusit qė shan e mallkon shkaktarin e kėtyre punimeve katrahurė, autobusin dhe kush i ka shpikur ato.

    Autobusėt, makth i qytetarėve

    Duke vazhduar mė tej udhėtimin, gjendja nuk paraqitet aspak optimiste dhe pėr ne qė jemi brenda mjetit tė transportit. Gjendja vazhdon tė jetė problematike, kjo ėshtė fjala mė e butė qė mund tė pėrdoret nė kėtė rast, teksa autobuzi i drejtohet vendqėndrimit deri te "Stacioni i Trenit". Mė pas, kjo gjendje vėshtirėsohet akoma dhe mė shumė, kur arrijmė nė afėrsi tė Burgut 313 nė orėn 12.28 minuta. Njė turmė e terrorizuar qytetarėsh nxitojnė pėr tė kapur autobuzin me shpresėn se do tė shpėtojnė nga pėrbaltja, rrugėt e bllokuara pa asnjė hapėsirė kalimi, por nuk e dini qė kėtu brenda i pret njė tjetėr torturė. Nė kėtė stacion urbani vazhdon tė tejmbushet pa pushim, pasi koha e qėndrimit tė tij nė njė stacion nė tjetrin ka tejkaluar afatin. Si pasojė e punimeve qė po kryhen nė kėtė rrugė pėrveē shkatėrrimit tė vėndqendrimit tė autobuzit, nuk ekziston mė dhe shtylla e tensionit tė lartė, ku qėndronte e varur tabela treguese pėr ndalimin e autobuzave tė "Unazės". Teksa autobuzi vazhdon tė tejmbushet, shoferit i duhet tė vazhdojė pa mbyllur derėn e fundit, pasi disa qytetarė qėndrojnė tė varur nė derė. Jashtė situata ndodhet katastrofike, punimet e nisura prej disa javėsh i kanė shtuar akoma mė shumė problematikėn kėsaj rruge. Nė rrugė nuk ekziston asnjė semafor, ku kalvari i gjatė i automjeteve dhe qytetarė tė hutuar, drejtohen nga drejtuesit e Policisė Rrugore. Teksa autobuzi ecėn me ritėm shumė tė ngadaltė, njė fandromė e mbushur me dhe kalon para dhe tė mos mungojė kjo rrotat e fadromės ngecin pėr disa ēaste nė gropat me ujė. Edhe gjatė kalimit tė kėsaj pjese tė Unazės, ku siē dihet punimet qė po kryhen kanė sjellė shkatėrrimin e tė dyja anėve tė trotuarėve, shoferit i duhet tė ndalojė autobuzin, pasi qytetarė tė shumtė i kėrkojnė qė tė ndalojė: "Ju lutem ndalojeni autobuzin, pasi kam prej 1 orė qė kam hipur, ku kaq ngadalė sa ky po ecėn, nuk kam pėr tė mbėrritur kurrė nė shtėpi!", i drejtohet njė vajzė i re shoferit, tė cilės i duhet tė shtyjė me forcė pasagjerėt e tjerė pėr tė dalė nga urbani. Disa tė tjerė nuk kanė nevojė t'ia kėrkojnė shoferit njė gjė tė tillė, pasi dera qė vazhdon tė qėndrojė e hapur nuk pėrbėn rrezik jete pėr tė zbritur, duke llogaritur shpejtėsinė qė ka autobuzi. Duke vazhduar mė tej udhėtimin tonė, urbani duket sikur ėshtė nė "grahmat" e fundit, pas njė "sėmundjeje" tė rėndė qė mund tė ketė kaluar. Dhe bie nė qetėsi deri nė afėrsi tė "21 Dhjetorit", kur ora shėnonte 1.15 minuta. Te "Zogu i Zi" nuk ndjehet fare dhe as nė zonat e tjera tė mėpastajme. Vazhdojmė rrugėn, me shpresėn se njė Unazė tė plotė do tė mund ta pėrshkojmė brenda njė orė. Por, nė fakt, duket se jemi gabuar nė parashikimin tonė, sepse pėr njė ēast kishim harruar punimet nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". Edhe pse nė kėtė aks punimet kanė filliar qė prej 1 viti, ato vazhdojnė tė jenė ende tė papėrfunduara. Pra, pikėrisht ato bėjnė qė tė qėndrosh pėr disa minuta, duke pritur me padurim qė semafori tė hapet dhe tė lejohet kalimi i mjetit tonė urban. Kjo ndodh vonė, aq vonė, sa arrijmė nė pikėn e nisjes te stacioni i rrugės sė "Elbasanit" nė orėn 01.30 minuta. Pra, pėr plot 2 orė e gjysėm, aq kohe sa duhet pėr tė shkuar nė Shkodėr apo tė bėsh njė rrugė vajtje-ardhje nė Durrės. Nė pėrfundim tė udhėtimit tonė tė gjatė i drejtohemi shoferit, i cili duhet tė bėjė dhe njė xhiro tė plotė tė "Unazės", pėr tė lėnė turnin e punės, tė cilėn e ka nisur qė nė orėn 0.5:30 minuta tė mėngjesit. Koha pėr tė biseduar me shoferin ėshtė e mjaftueshme, pasi rruga vazhdon tė rezultojė e bllokuar dhe shoferi shprehet se nė krahun e jashtėm tė Unazės, kemi pėrshkruar 21 stacione, kurse nė krahun e brendshėm, e cila ėshtė pjesa e unazės qė po kryhen punimet kemi pėrshkruar 19 stacione. Sipas tij, nė Unazė ēdo ditė qarkullojnė 50 autobuza, ku nė ditėt e kaluara kėtij shoferi i ėshtė dashur tė kryejė 2 xhiro tė plota tė Unazės pėr 7 orė, duke filluar qė nga ora 01:00 deri nė orėn 19:00.

    Dorina Azo

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    O Qazimo Bravo iher per Copy/paste


    Nuk zgjidhen ktu kto gjana !!!


    Thjesht nje mendim , Qe Rama ja fut Olldashit !!!

    {Si gjithmon Populli e man Barren}

  3. #93
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    E duam Tiranen si Shijaku, Vienen e Shqiperise.

    Vetem orkestra simfonike mungon tani per tani, se koncerti tradicional vjenez i 1 janarit atje , ne Shijak , ka me u dhene. Lum si ju !

    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Vetem po na premtoi shijaksi Olldashi qe Tironen do e boj Shijak ateher po e votojme
    Tironen do e beje Shijak, apo Shijakun Tirone? E tmerrshmeee....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oo kush ka hy ne shtigjet e veshtira te pulatikes..njona..

    edvini eshte lab i her.. po a lab terbaci a katunar vunoi a dhermiu a himare ate nuk e di..
    di qe me spiro koleken.. me maskarain e biros pulatike eshte nip.. kusurin e din kta tironsit.. qe sdin kurgja..

    olldashi nuk ka lidhje me shijakun or cun..

    ne tiran e ne durres eshte lind e rrit sokoli kurse ne shijak shkoj me mund zemunin dhe e mundi.. e tani do me mund kapobanden..e mafies edverin e ri.. edvinin.. me te keq se enverin vete..

    nashi pd ashtu ka vendos qe ta perballe olldashin ne kte lufte me mafien qe olldashi ta shkule folen e fundit te mafies qe strehoet legalisht ne bashki.. te cilen e ka bere bunker..
    mirpo per mua me mire do ishte bamiri te ndeshej me ramen.. sepse si shum tangent po rri ai djale..

    nejse..po veshtire te mundesh edvinin .. ne tironen e dulles..

    kush eshte tirana?

    po marrim pallatin 123 rruga jul vari bo.lja.. lol.

    hyrja pare kati pare lexon.. selman mucollarraj.. oficer ne pension ..origjin nga verzhezha e skraparit..
    ske nevoj me trokit se dihet nuk eshte tirans.. perballe.. lume halimi.. vejush plake tiranse.. me prona por qe nuk i ka marre ala se pronat i ka marre altin arapi me sallak abdiun e ruc caco malo angjel kopilat..
    kati dyte.. spiro kostaqi.. origjin pe .. korce.. shef kuadri ka qene ne misto mame.. lol.. perballe ka zenel kapisuzi .. nje soj zės.. ish sigurims.. duall ne pension si drejtor burgu..
    kati trete.. myfit myfitaj.. kapterr ne ministri.. origjin nga smokthina e vlores.. perballe.. kaliopi stefani ..ish punonjse bllokut origjin nga tepelena...
    ..kati kater del ne tarac..
    emrat qe vura jan kot ee mos u zini per kte pun..

    ja keshtu eshte pak a shum tirana..

    te gjithe keta banore.. votojne partin e punes.. ska rendsi a ve ajo kuceder tosin a ramizin.. edvinin a meto ruc gjinush korab koc petro pandushin.. ata nuk luajne nga istikami.. keshtu qe mbetet shpresa e pd-se lumja.. po dhe lumes i kan fryre ne vesh i kan thene ..ai maloku ka pru cecenet.. e ata ti kan zen pronat.. dhe nuk i thone kopilat se 50 vjet pronat ti zum ne dhe se ne e vum sistemin qe te le pa brek ne b.ithe.. nejse po te tironsi pin uj fjalet e kapterrave ish te frontit.. terr nga shtat i shkon..e skan faj..
    vec asaj lumja tironce osh ne interesaxhije dreqi..
    i kan shku ben malo- altin gonxhet e sander meks ruc-edvinat.. dhe i kan premtu se po ja la atyre ne dore nxjerrjen e pronave ata ja mbarojne brenda javes.. (nga 14 vjet qe po lodhet Lumja vet e ska bo gjo) por me nje kusht qe.. ne truallin qe do marri lumja ata do bejne nja 3 grataciela me parkinge te nendheshme qe do i bejne me von bilardo e klube note dhe tre katet e para qender biznesi.. e super bytiqe.. dhe lumes do i japin dy hyrje.. nji ne kat te 11 e nji ne kat te 15 .. nji me jetu si zonj e tjetren ta shesi nja 50 mij euro.. e me i thon ik pirdhu fukarallikut..
    pra dhe lumja nuk eshte kontigjent i sigurte.. per pd-ne..

    pra zor e ka olldashi..

    ehh jan nja dy banor te hyrja tjeter qe mundet te votojne per PD-ne po dhe atyre ne dere nuk i ka trokit asnji bamir topas.. vec fresho fronti i edvin meto gjinushit i ka shku me i bo propagand.. dhe i kan ftu gocat e tyne me dal te erion veliu e mutaf nano.. me minifund e t shirt me shkronja.. posht sali korrupsioni..

    kjo eshte tirona.. e jon e punes ne e su-mes..

    nuk i knoj kot edvini tirones.. ka mbjell hysni kapua.. per edvinin.. 50 e ca vite.. kallamoq me korr sot gjinush malo edvinua..

    tung i her..

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Brari


    kush eshte tirana?

    po marrim pallatin 123 rruga jul vari bo.lja.. lol.

    hyrja pare kati pare lexon.. selman mucollarraj.. oficer ne pension ..origjin nga verzhezha e skraparit..
    ske nevoj me trokit se dihet nuk eshte tirans.. perballe.. lume halimi.. vejush plake tiranse.. me prona por qe nuk i ka marre ala se pronat i ka marre altin arapi me sallak abdiun e ruc caco malo angjel kopilat..
    kati dyte.. spiro kostaqi.. origjin pe .. korce.. shef kuadri ka qene ne misto mame.. lol.. perballe ka zenel kapisuzi .. nje soj zės.. ish sigurims.. duall ne pension si drejtor burgu..
    kati trete.. myfit myfitaj.. kapterr ne ministri.. origjin nga smokthina e vlores.. perballe.. kaliopi stefani ..ish punonjse bllokut origjin nga tepelena...
    ..kati kater del ne tarac..


    ja keshtu eshte pak a shum tirana..


    tung i her..
    Ke harru-e Leshat, Mrikat, Nduet, Kolen, Nezat,
    Pis i modh je brar- krahinor i keq je lind ene ashtu ke me ngel gjithe jetes. Ti e ndjen friken e humjes ene gjene justifikimin per moment pse nuk hy Bamir Topi kunder Edit. Bamiri nuk o budalla se e di do dal me humbje ka budallenje te tjere si Kokdashi.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Po do fitoje Sokoli ore kjo eshte e sigurte dhe mbajeni mend , jo per noj gje po Edvini humbi qysh kur u be kryetar i partise socialiste.

  7. #97
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ej e keni pa parrullen e Olldashit a jo ? "Nuk jam i dyjezuar" ?!
    Po planet e tija planetare/berthamore/jashtetokesore per Tironen e shekulli te XXI i keni pa ?

    Meqe ra llafi hajde e hapim i debat se kush eshte me i dyjezuar, Rama apo Olldashi. Njoni kryetar partie(me Nanon hije), tjetri brek e ***** me Salen e Minister qe do me qene edhe Kryetar Bashkie ? Apo Dyjezimi vlen vetem para zgjedhjes se Kryetarit ?

    Nesje me mire ta ndryshoj parrulen. E dum tironen si shijakun.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #98
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Meqe ra llafi hajde e hapim i debat se kush eshte me i dyjezuar, Rama apo Olldashi.
    Ate qe do me thone Olldashi eshte qe Rama ka punu, dhe do vazhdoje t'punoje PART TIME si kryetar bashkije.

    Ajo qe do me thone Olldashi, eshte, qe ka ardhe koha qe Tirana t'kete nje kryetar bashkije FULL TIME.

    Nuk te duket ty llogjike qe nje qytet si Tirana te kete nevoje per nje kryetar bashkije FULL TIME?

    shnet,
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me Edin perballe, edhe Lomi i Bules me dale eshte i fitum , e jo me Sokol Olldashi.
    Edi eshte loder e Nanos per me i tregu PS se nuk ka kryetar me te mire se Nano.
    Dihet qe do humbe dhe do dorezoje edhe partine edhe bashkine dhe do mari ne dorezim nje pale tesha burgu.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #100
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Edi Do Fitoj Si Nuk E Kuptoni Vetem Edi
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 10 prej 26 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Urbanistika e Tiranes
    Nga BvizioN nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 07:39
  2. Kapen vrasėsit e Behar Kastratit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 09:20
  3. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Olldashi: Votoj Nanon president
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 02:02
  5. Olldashi kėrkon kthimin e minorenėve tė pashoqėruar nga Anglia
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •