kur do shpetoj mileti nga perbindeshi edvin..
Sokol Olldashi
Edvin Rama
e bukur kjoPostuar mė parė nga Brari
ndoshta voton per ndonje nga partite ( PS PD PSD... etj ) qe i ka dhene poste te larta ose qe e ka bere anetar te kryesise a mundet edhe kryetar te saj .
C'do figure politike kosumohet gjate qendrimit ne pushtet. Shume rralle qe nje parti politike ose nje figure politike te kaloje 3 mandate rradhazi. Njeher ka ndodhur ne SHBA qe ka qendruar Partia Republikane 3 mandate rradhazi, dhe njeher tani ne Angli ku Toni Bler po ben mandatin e 3.
Tani te flasim per Edin dhe bemat e tij. Cfare te bukure ka bere ai??? Qe ka zhgarravitur disa pallate qe dhe femijet e klasave te para e kane per ofendim tu kerkosh te vizatojne ne ate menyre. Apo Zogun e Zi qe ishte jashte cdo standarti, qe kishte rrezikshmeri Super te larte per aksidente automobilistike, apo qe ka 1 vit per te shtruar 2 km me pllaka, dhe per inate politike kjo rrug nuk eshte shtruar as cereku akoma.
Mendoj qe Sokol Olldashit do i jepet nje shanc per te qene kryetar bashkie, pasi Edi Rama beri qejf sa te duash. Pastaj po te shohim dhe historine e Tiranes, bashkia e qeveria kane qene gjithmone te nje krahu, duke filluar qe kur jane bere zgjedhjet per here te pare per bashki e deri ne ditet e sotme.
Lukas
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Fakti qe ketu ne forumin e mbushur me komunista simpatizant te PD-se Ed Rama fiton 53% tregon qe Olldashi (megjithse ka marre vota nga shum prej anetareve qe skane lidhje me Tiranen) e ka punen keq...
Sorry
rama :P
po te isha vet do votoja veten
PrOuD To Be AlBaNIAN
Postuar mė parė nga njemik
Ky fakti qe thu ti mund te tregoj dhe i gjo tjeter....... qe keni votu dy here. I here me nji emer dhe heren tjeter me nji emer tjeter, ose i here nga shpija e i here nga xhaja.
pune mu.ti se ne realitetin kokeforte do votoni vetem nji here![]()
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
ke harru nje te trete drity,
ka votu edhe nga linjat e dedikuar te koqokoqedheimes
ki laluci![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Kandidati i PD-sė prezantoi planin prej 3 milion eurosh pėr njė nga lagjet e Tiranės
Olldashi: Projekte pėr tė nxjerrė Laprakėn nga harresa e Ramės
Projekti prej 3 milion eurosh pėr kanalizimet e ujėrave tė zeza, ndėrtimin e ujėsjellėsit dhe sipėrfaqeve tė gjelbėrta, do t'u ofrojė banorėve tė Laprakės shėrbimet dhe infrastrukturėn e nevojshme qė qytetarėt e kėsaj zone tė jetojnė si banorėt e tjerė tė kryeqytetit. Projekti u prezantua nga kandidati i Partisė Demokratike pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Sokol Olldashi, i cili theksoi se projekti qė do tė financohet nė formė kredie nga kooperacioni italian do tė ndryshojė imazhin e kėsaj zone tėrėsisht tė harruar nga kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Gjatė takimit me banorėt e kėsaj zone, Olldashi ka evidentuar situatėn e rėnduar tė infrastrukturės rrugore dhe mungesėn e plotė tė shėrbimeve tė Bashkisė sė kryeqytetit. "Janė vėnė nė dispozicion 3 milion euro nga kooperacioni italian pėr kėtė projekt, i cili do tė fillojė tė zbatohet nė muajin shkurt tė vitit 2007 dhe pėrfshin 7 km rrugė, 5 km kanalizime tė ujėrave tė zeza, 2 km ujėsjellės, bibliotekė, salla kinemaje, fushė sporti dhe 5 ha gjelbėrim nė funksion dhe nė shėrbim tė qytetarėve tė kėsaj zone. Ky projekt do tė nxjerrė Laprakėn nga rrėmuja totale sikur ėshtė sot nė njė pjesė shumė tė bukur tė qytetit tė Tiranės, nė njė pjesė qė ka tė gjithė shėrbimet, infrastrukturėn dhe respektin pėr qytetarėt qė banojnė kėtu", tha Olldashi, duke siguruar se projekti do tė fillojė tė zbatohet nė muajin shkurt. Kandidati i mazhorancės akuzoi qeverinė e mėparshme se ka zvarritur miratimin e kėsaj kredie dhe theksoi, se tani ėshtė rruga e lirė qė tė nisė realizimi i kėtij projekti tė rėndėsishėm. "Kėto janė fonde tė miratuara tė aprovuara nė Parlament dhe nė muajin shkurt fillojnė punimet. Kjo kredi ėshtė zvarritur vite me radhė nga qeveria e mėparshme, askush nuk e ka ēarė kokėn, sepse kredia nga kooperacioni italian ka qenė e disponueshme, por problemi ėshtė se nuk ju kanė pasur nė listė, sepse po t`iu kishin nė listė nuk do t'iu linin kėshtu siē ju kanė lėnė", tha Olldashi, duke u shpjeguar banorėve tė zonės zvarritjet qė iu bėnė kėtij projekti nga ish-qeveria socialiste. Nga ana e tyre banorėt e kėsaj zone shprehėn irritimin e papėrmbajtur ndaj mungesės sė vėmendjes nga kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ndėrkohė qė nuk fshehėn optimizmin se nėpėrmjet kryetarit tė ardhshėm Olldashi siē u shprehėn ata, Lapraka do tė mund tė shndėrrohet shumė shpejt nė njė nga zonat mė tėrheqėse tė Tiranės. Nė rrugė tė mbytura nga balta dhe pellgjet e ujit, anash tė cilave kundėrmonin pirgjet e plehrave tė papastruara prej muajsh nga punonjėsit e Bashkisė, Olldashi vlerėsoi se, njė situatė e tillė ėshtė dėshmi e qartė vėmendjen dhe shėrbimet qė u ka ofruar Rama qytetarėve tė Tiranės. Ai theksoi se pėr vite me radhė nė zonėn e Laprakės, Bashkia e Tiranės nuk ka bėrė asnjė investim, duke i lėnė banorėt nė kushte tė papėrshtatshme jetese. "Jemi kėtu nė qendėr tė Laprakės sė vjetėr, njė pjesė tradicionale dhe e vjetėr e qytetit tė Tiranės dhe shikoni nė ē`kushte tėrėsisht tė papėrshtatshme jetohet, nė kushte totalisht jashtė ēdo standardi pėr njė qytet. Prej vitesh me radhė, kėtu nuk ėshtė investuar asgjė, banorėt e kėsaj zone janė lėnė nė fatin e tyre nė mungesė tė plotė tė investimeve as nė infrastrukturė, as nė shėrbime publike. Mjafton tė shikosh rrugėt pėr tė kuptuar se si ėshtė trajtuar kjo zonė", u shpreh kandidati i shumicės gjatė takimit qė zhvilloi me banorėt e zonės. Ai siguroi se, kjo gjendje do tė marrė fund sa mė parė. Nė kėtė takim kandidati i mazhorancės pėr postin e kreut tė Bashkisė sė kryeqendrės sė vendit shoqėrohej edhe nga deputetja e zonės Majlinda Bregu, dhe kryetari i Njėsisė Bashkiake 11, Haki Mustafa.
"Ne kemi ardhur sot me zonjėn Bregu dhe kryetarin e njėsisė pėr tė paraqitur programin e ri pėr kėtė zonė, projektin e kaluar tashmė nga qeveria jonė pėr njė investim prej 3 milion eurosh, tė cilat do tė jenė tė gjitha pėr infrastrukturn dhe shėrbimet e Laprakės sė vjetėr", nėnvizoi Olldashi.
Gazeta RD
31/2/2006
80 pėr qind e territorit tė Tiranės me infrastrukturė fshati
Kandidati i Partisė Demokratike pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Sokol Olldashi, deklaroi dje se, Bashkia e kryeqytetit ka mė se njė vit e gjysėm qė nuk funksionon. Ai tha se, Rama nė vend qė tė pėrmbushė detyrimin e tij nė shėrbim tė qytetarėve, ėshtė angazhuar nė shpikjen e ngatėrresave nė Parlament dhe nė Partinė Socialiste. Olldashi premtoi se, do t'u japė qytetarėve njė kryetar bashkie qė ėshtė nga mėngjesi deri nė darkė nė shėrbim tė qytetarėve. "Ka njė vit e gjysėm qė Bashkia e Tiranės nuk funksionon, sepse kryetari i saj nuk ėshtė mė kryetar bashkie, por ėshtė kryetar partie dhe nė vend qė t`ia kushtojė kohėn dhe energjitė e tij punėve tė Tiranės, ia kushton kohėn dhe energjitė e tij shpikjes sė ngatėrresave nė Parlament apo nė PS. Kjo ėshtė puna e tij, ne do t`i japim Tiranės njė kryetar bashkie full-time njė kryetar bashkie qė do tė rrijė nga mėngjesi deri nė darkė nė punė t`u shėrbejė qytetarėve", deklaroi Olldashi, gjatė prezantimit para anėtarėve tė Partisė Demokristiane. Duke iu referuar premtimeve boshe tė Ramės pėr projekte tė reja pėr kryeqytetin, Olldashi tha se, nuk mund tė pritet njė vizion i ri pėr kryeqendrėn e vendit nga njė njeri qė ka fjetur 6 vjet nė njė kohė kur ka qenė drejtues i kėtij qyteti. "Bashkia ka nevojė tė ndryshojė vizionin. Nė kėtė qytet nuk mundet qė ish-kryetari pas kaq vitesh tė dalė e tė thotė, qė, unė kam njė vizion pėr qytetin, nuk mund tė presim qė njė njeri qė fle pėr 6 vjet, dhe qė ka drejtuar kėtė qytet pėr 6 vjet tė shikojė njė ėndėrr pėr vizionin e tij", vijoi mė tej kandidati i shumicės pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės. Ai e vuri theksin gjithshtu nė faktin se, Rama la 80 pėr qind tė territorit tė kryeqytetit nė mjerim tė plotė, duke u ofruar banorėve vetėm rrugė me baltė dhe infrastrukturėn e njė fshati tė mbushur me baltė dhe me pellgje uji. "Nuk mundet qė tė kemi njė kryetar vetėm bulevardi dhe tė kemi 80% tė kryeqytetit qė jeton nė gjendje mizerabiliteti. 80 pėrqind e sipėrfaqes tė territorit tė qytetit tė Tiranės, sot ėshtė njė fshat i baltosur. Ne kemi qytet nga Sheshi "Nėnė Tereza" deri tek Stacioni i Trenit, ky ėshtė qyteti qė kemi. Qyteti nuk ėshtė vetėm bulevardi, qyteti ynė ėshtė dhe duhet tė jetė e gjithė Tirana, duke filluar nga Kombinati deri nė Kinostudio nga Sauku deri nė Laprakė, kudo ku ka qytetarė tė Tiranės", tha Olldashi. Ai nėnvizoi se Bashkia nuk mund tė jetė institucioni i shefit tė kabinetit, por institucioni qė duhet tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve. Duke iu referuar diferencimeve tė skajshme qė ka bėrė Rama gjatė 6 viteve nė investimet e Bashkisė, Olldashi nėnvizoi se, Bashkia nuk mund tė funksionojė si institucion qė investon tek ata qė paguajnė dhe nuk investon tek ata qė nuk paguajnė. "Bashkia nuk mund tė jetė institucioni i shefit tė kabinetit, Bashkia duhet tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė qytetin. Bashkia sot nuk funksionon si institucion i njerėzve, por me idenė kėta qytetarė paguajnė dhe do t'u shėrbejė dhe kėta qytetarė nuk paguajnė dhe nuk do t'u shėrbejė. Institucioni bashkisė duhet domosdoshmėrisht tė rikthehet tek institucioni i shėrbimit ndaj qytetarėve, tė jetė i barabartė pėr tė gjithė qytetin, duhet do t'u shėrbejmė me devocion dhe pėrkushtim ēdo qytetari tė Tiranės, pavarėsisht bindjeve tė tij politike, pavarėsisht pėrkatėsisė sociale apo krahinore", u shpreh ai. Sipas tij ėshtė e pafalshme qė kryetari i bashkisė tė ndajė qytetin nė ishuj dhe tė vendosė se nė kėtė ishull do tė investojė dhe tek ky ishull nuk do tė investojė. "Qyteti duhet vlerėsuar njėsoj dhe duhet shėrbyer njėsoj. Ne kemi nevojė pėr njė kryetar bashkie qė tė jetė i njėjtė pėr tė gjithė qytetarėt e Tiranės", tha Olldashi, duke shprehur besimin se me forcėn morale dhe vitalitetin e strukturave tė koalicionit tė djathtė, do t'ua kthejė Tiranėn qytetarėve, duke e nxjerrė atė nga funksioni i individit nė funksion tė ēdo qytetari.
Gazeta RD
31/12/2006
Japonia akordon nje kredi prej 80 milion eurosh per projektin e trajtimit te ujrave te zeza te Tiranes.
Delegacion qeveritar i kryesuar nga Ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit z. LulzimBasha dhe Ministri i Ekonomise , Tregtise dhe Energjitikes, z. Genc Ruli zhvilluan nje vizite disa ditore ne Japoni. Gjate kesaj vizite Ministrat Basha dhe Ruli zhvilloi takime me autoritet me te larta Ministrise se Transporteve, Financave, Ekonomise dhe asaj te Puneve te Jashtme. Ne keto takime u diskutua gjeresisht per zgjerimin e bashkepunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve. Autoritet japoneze kane shprehur gadishmerine e tyre per te vazhduar ndihmen dhe asistencen ne sektorin e infrastruktures. Konkretisht Ministri Basha ka siguruar ne takimin me drejtues te Bankes per Zhvillim te Japonise mbeshtetje per nje kredi prej 80 milion eurosh me terma te bute per zhvillimin e sistemit te Kanalizimeve dhe Impiantin e Pastrimit per Tiranen e Madhe.
Kjo kredi nga Banka per Zhvillim e Japonise ka marre dhe miratimin e te gjitha instancave qeveritare.
Master Plani per periudhen deri ne vitin 2020 per zhvillimin e sistemit te Kanalizimeve dhe Impianitin e Pastrimit per Tiranen e Madhe do te implementohet ne tre faza.
Kredia prej 80 milion eurosh do te perdoret per fazen e pare te projektit e cila ka nje siperfaqe sherbimi 4,999 ha ne sherbim te 728,940 banore.
Master plani eshte nje projekt i suksesshem nga ana e fizibilitetit financiar, pare kjo nga pikpamja e nevojave humane baze ne ambientin ku jetojme dhe eshte fizibel per implementimin nga pikpamja ekonomike.
Projekti do te siguroje nje zgjedhje teknike te qendrueshme ne problemet aktuale te ndotjes duke cuar ne nje permisim esencial te sherbimit te mbledhjes dhe largimit te Ujrave te ndotura per komunitetet dhe nje pastrim te konsiderueshem te ambientit.
Studimi i fizibilitetit po realizohet nga Agjensia Japoneze e bashkpunimit nderkombetar dhe do te jete gati ne fund te muajit Dhjetor.
Ministri I Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit ka zhvilluar gjithashtu takime dhe me investitore te rendesishem Japonez, si perfaqesues te Mitsubishit, drejtues te dhomes se tregtise etj.
20/12/006
Krijoni Kontakt