Close

Rezultati i Sondazhit: Olldashi apo Rama?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Sokol Olldashi

    62 50.82%
  • Edvin Rama

    60 49.18%
Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 253
  1. #121
    C'thote ish-kryetari i Bashkise se Tiranes z.Albert Brojka ne nje interviste dhene gazetes Metropol.


    Zoti Brojka, si ju duket kandidatura e zotit Olldashi e pėrzgjedhur nga Partia Demokratike pėr Bashkinė e Tiranės?

    Mė duket e goditur. Bile ėshtė njė kandidaturė e njėjtė me pozitat e mia. Unė atėherė kam qenė ministėr i Ndėrtimit dhe Turizmit. Dhashė dorėheqjen nga ai post dhe isha kryetar i Partisė Demokratike pėr Tiranėn. Edhe zoti Olldashi ka tė njėjtėn pozitė, ėshtė ministėr, ėshtė dhe kryetar i Partisė Demokratike pėr Tiranėn. Ėshtė figura qė drejton Tiranėn dhe ajo qė mė bėn tė mendoj se ėshtė i goditur si figurė, ėshtė se e ka treguar veten nė pushtetin qendror, njė vit si ministėr. Mendoj se ėshtė i suksesshėm nė punėn e tij. Sė dyti, mė duket intelektual, i pavarur nė mendime dhe nė veprimet e tij, jo i influencuar nga politika, i pėrgatitur. Ka njė eksperiencė kohe nė politikė dhe nė drejtim. Kėshtu qė mendoj se ėshtė njė figurė qė brenda Partisė Demokratike mund ta pėrballonte mė mirė nė krahasim me tė tjerėt. Kėshtu qė mendoj se PD-ja ka bėrė pėrzgjedhjen mė tė mirė nė rastin e zotit Olldashi. Pėr ato qė thashė, por edhe pėr personalitetin e tij. Mė duket se ka njė pavarėsi do tė thoja nė krahasim me tė tjerėt nė Partinė Demokratike.

    Olldashi pėrballė Ramės, cilat janė pėrparėsitė dhe dobėsitė, tė njėrit apo tė tjetrit?

    Pėrsėri mė duket mė e goditur figura e Olldashit. Do tė mundohem ta shpjegoj pak mė gjatė kėtė. Gjithnjė e kam fjalėn pėr Tiranėn. Cili kryetar do t’i shėrbente mė mirė Tiranės, Olldashi apo Rama? Unė mendoj se Tiranės do t’i shėrbente mė mirė Olldashi. Unė e kam provuar veten nė kėtė post dhe kam patur si qeveri, qeverinė socialiste, vetė isha i Partisė Demokratike. Buxheti i Bashkisė sė Tiranės dhe i gjithė bashkive tė tjera, kryesisht formohet nga taksat lokale qė zėnė nė kohėn time 10%, por edhe tani nuk zėnė mė shumė 10-15% tė buxhetit dhe pjesa dėrrmuese e buxhetit vjen nga pushteti qendror. Kėshtu qė nė njė farė mėnyre pushteti vendor ėshtė i varur nga qeveria. Kėshtu qė unė e kam vuajtur nė kurriz edhe vetė, sepse kam patur qeveri socialiste dhe kisha njė buxhet shumė tė kufizuar, qoftė nė investime, qoftė nė shėrbime publike. Nė qoftė se do tė fitonte Edi Rama, qeveria nuk do ta mbėshteste, do tė ishte tamam si pozitat e mia. Nėse do tė fitonte Olldashi, qeveria do ta mbėshteste, sepse do ta kishte tė vetin. Kėshtu qė nė kėtė mes Tiranės i bėhet mė mirė, sepse do tė merrte me shumė shėrbime dhe shumė mė tepėr investime, do tė kishte mbėshtetjen e qeverisė qendrore. Sė dyti, figura e Edi Ramės ėshtė njė figurė e konsumuar. Mė tepėr e konsumuar karshi elektoratit tė Tiranės, tė paktėn kėshtu ėshtė mendimi im. Ka bėrė njė propagandė tė jashtėzakonshme pėr t’i ngritur vlerat vetes dhe jo vetėm kaq, por e ka pėrdorur Bashkinė e Tiranės pėr karrierėn e vet politike. Siē u bė tani kryetar partie, ndoshta pretendon edhe mė lart. Aq mė tepėr qė ka dy mandate nė Tiranė dhe qė tė kesh dy mandate nė Tiranė, edhe sikur tė punosh, je i konsumuar. Pavarėsisht ėshtė pėr t’u diskutuar pastaj, ka punuar mirė, apo s’ka punuar mirė.

    Ju si mendoni, si ka punuar Edi Rama?

    Unė mendoj se mė tepėr ka bėrė propagandė. Ajo punė qė ai e propagandon, qė e nxjerr nėpėr kamera, nja 3-4 herė nė inaugurime, ėshtė njė detyrė e ēdo kryetari bashkie qė do ta bėnte. Ju mendoni se po tė mos ishte zoti Rama, po kujtoj dy figura nga Partia Socialiste si Bashkim Finon apo Spartak Poēin, qė janė specialistė shumė mė tė aftė se ai, s’do t’i kishin bėrė kėto. Natyrisht qė do tė ishin bėrė. Tjetėr ėshtė se kėto para qė janė investuar dhe qė propagandohen nga Edi Rama sikur janė punėrat e tij, janė paratė e taksapaguesve shqiptar. Kryetari i bashkisė vetėm sa i administron. Dhe kur vjen puna tek administrimi, mendoj se ai i ka administruar keq. Tė gjithė investimet nė Tiranė janė me kosto tė lartė dhe me cilėsi tė dobėt. Ky quhet administrim i keq dhe kjo ėshtė detyrė e kryetarit tė bashkisė. Ndėrsa paratė qė janė bėrė kėto dhe qė ai pret shiritat, nuk janė paratė e tij, nuk ia ka lėnė trashėgim gjyshja apo dikush tjetėr. Kėshtu qė nė kėtė aspekt, po ta shikosh, Olldashi, sė pari do tė ketė mbėshtetjen e qeverisė, pra do tė ketė shumė mė tepėr para pėr Tiranėn, ndėrsa qeveria ėshtė e tij. Sė dyti, Edi Rama ėshtė i konsumuar dhe e ka pėrdorur postin e kryetarit tė bashkisė pėr karrierėn e vet politike. Dhe, sė treti, e ndjen edhe vetė elektorati i Tiranės qė ai njeri ėshtė i konsumuar dhe duhet tė largohet. Fundja, edhe brenda Partisė Socialiste do bėnte mirė tė kandidonte njė tjetėr, por me ē’duket kanė ngelur keq. Kėshtu qė figura e Olldashit ėshtė shumė mė e mirė.

    Gazeta Metropol

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Pse ja vut drynin temes ne eshte normal Sal Berisha a eshte gjysmak..??
    Jeni bo me keq se Rd-ja
    Nuk ndryshojne lehte komunistat shqiptar jo
    Ata ishin cifut e u desh te zhdukej gjithe brezi me u be njerez.. ne ne sa duket duhet te kalojme nja tre
    tung

  3. #123
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Nje pyetje (retorike):
    A ka goje Brojka te flasi per Edin?
    Une e dija te vdekur e te kallur. Apo kujtoi se pas gjithe kesaj kohe Tirana e ka harruar tmerrin qe ngriti me duart e veta?

    O Qazim Bej Mulleti, mos i bold-o ato dreq shkimesh se na qerrove fare. Ja nxjerrim vete moralin "fabulave" qe poston.
    So the **** whaaaat??!!

  4. #124
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Vota ime shkoi per z. Sokol Olldashin sepse besoj qe do fitoje.

    Urime.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    aktualisht ne shkoder por dhe ne new york
    Postime
    1
    me fal zoti qazim por ti thush ketij populli te votoje per nje njeri si ky qe sollet ju n efoto eshte turp.nqs ka deputet pa identitet pas pal dajcit e nard ndokes eshte sokoli yt.vetem nje miop nuk do mund te shihte ndryshimet e bera nga punonjesit aktual te bashkise.e ta dish zoteri se ata sjan as social e as demakrate por jan tiranas,qe punojne me nje kryetar qe vetem njeri nuk eshte por nje bish e veshur me pushtet pra spo lavderoj asked.por ta dini mire se tiranes faqen nuk ja ndryshoi kryetari aktual por punonjesit e pa lodhur te saj dhe tirana nuk voton edvinin si njeri por administraten bashkiake si struktura me e mirorganizur ne keto 16 vjet pluralizem te veshtire,mund te jene te korruptuar por jan dhe punetore.tirana eshte heterogjene e si e tille voton strukturen e jo individin.

  6. #126
    Olldashi: Vizioni im pėr Tiranėn e ardhshme

    7 Dhjetor 2006

    Kandidati demokrat nė kryeqytet i bėn ftesė Ramės pėr fushatė tė qytetėruar

    “Tiranės i duhet njė lidership, tė cilin deri tani nuk e ka patur”. Kėshtu ėshtė shprehur kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, dje nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp, ku i ka bėrė thirrje rivalit tė tij tė realizojė njė fushatė tė qytetėruar zgjedhore. Olldashi, gjithashtu ka bėrė tė ditur se, Tirana ka nevojė pėr njė vizion tė ri pėr tė ardhmen.

    Vizioni

    “Kemi nevojė pėr njė vizion tė ri, qė t'u pėrshtatet tė gjithė banorėve tė Tiranės dhe jo nė mėnyrė sporadike, vetėm disave prej tyre. Ne kemi nevojė pėr njė plan qė tė pėrfshijė tė gjithė qytetin, jo vetėm bulevardin apo qendrėn dhe kemi nevojė pėr njė drejtues tė guximshėm, tė aftė dhe qė tė mbrojė interesat e qytetarėve tė Tiranės”, ėshtė shprehur kandidati i PD-sė, Olldashi. Mė tej, ai bėri tė ditur se qėllimi i kandidimit tė tij ėshtė qė tė bėjė diferencėn reale mes punės qė duhet bėrė pėr t’i shėrbyer qytetit nga vėnia e qytetit nė shėrbim tė njė njeriu tė vetėm. “Ky qytet ėshtė sot mė i shtrenjtė, mė pak i banueshėm dhe nė prag tė njė kolapsi urban, pėr shkak se aktorėt kryesorė tė tij nuk kanė qenė qytetarėt, por grupet e interesit, qė diktuan deformimin e Tiranės. Ky qytet mund tė bėhet mė i lirė, mė i banueshėm dhe mė perėndimor, duke bėrė qytetarėt pjesė tė qeverisjes dhe duke pėrdorur lirinė e tregut pėrballė njė tregu informal ndėrtimesh tė prodhuar artificialisht nga grupe interesash", u shpreh Olldashi. "Unė di ta prek tė keqen aty ku ėshtė. Unė di ta bėj kėtė qytet tė tė gjithė qytetarėve, pėrtej bulevardit dhe qendrės. Unė di tė bėj qė tė ndjehet qytetar i Tiranės edhe ai qė jeton nė Kombinat, edhe ai qė jeton nė Sauk, edhe ai qė jeton nė Laprakė, edhe ai qė jeton nė Kinostudio”, tha kreu i PD-sė sė Tiranės.

    Ftesa

    Duke iu drejtuar rivalit tė tij nė kryeqytet, kryetarit tė PS-sė, Edi Ramės, Olldashi e ftoi atė qė tė zhvillojė njė fushatė tė qytetėruar. “Jam i gatshėm tė ndėrmarr njė fushatė dinamike dhe gjithėpėrfshirėse, tė drejtė dhe tė barabartė, e cila do tė fillojė zyrtarisht mė 20 dhjetor. Ftoj gjithashtu opozitėn tė ofrojė njė debat konstruktiv, nė mėnyrė qė tė zhvillojmė njė fushatė tė qytetėruar. Ftoj rivalin tim kryesor dhe rivalėt e tjerė tė mundshėm, tė pėrfshihemi nė njė garė tė qytetėruar, tė ruajmė integritetin e procesit dhe t'i japim Shqipėrisė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, si njė mundėsi pėr tė dhėnė kontributin tonė tė parė pėr qytetin dhe tė ardhmen evropiane tė tij”, ėshtė shprehur Olldashi, i cili ka shprehur bindjen e plotė pėr fitoren. Olldashi gjithashtu e ftoi Ramėn qė tė administrojė nė mėnyrėn e duhur certifikatat, tė cilat sipas tij janė mė se tė sigurta. Ai gjithashtu ka bėrė tė ditur se fushata elektorale do tė organizohej nga kompania amerikane “March Copsey and Associates”, ndėrsa drejtimi politik i fushatės do tė bėhet nga Bamir Topi dhe pėr anėn menaxheriale do tė kujdeset Bujar Nishani. Olldashi gjithashtu bėri tė ditur se nė momentin e duhur do tė bėjė tė ditur vendimin qė do tė marrė pėr mbajtjen ose jo tė postit tė ministrit tė Brendshėm. Ai tha se stafi i tij elektoral po pėrgatit detajet e fundit tė programit politik pėr Tiranėn dhe, sipas tij, ky program ka nė qendėr interesat e qytetarėve tė kryeqytetit.

    Gazeta Metropol

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Dhe ku eshte ky vizion? cilat jane pika? zero me bisht!

    Ka thene do jap dorheqjen nga ministira e rendit pse nuk e jep?

    Sala thote K-okdashi eshte ministri me i sukseshem. Dmth e sakfrifikon e con kurban ministrin me te sukseshem.

    Sala tani ka pare do paguaj “March Copsey and Associates” qe the kryetari i bashkesis te new yorkut do e kishte qejf ta kishte ne fushtat por xhepi sja mba.

    Deri sa ska hy Bamiri kandidat dihet qe Rama do fitoj. Mire ka te tipin Nishanin drejtus me humbje direkte.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Nuk mund te krahasohet Oldashi me Edi Ramen pasi vihet ne konkurim nje fare pune e bere tashme me nje iluzion per nje pune me te mire. Shqiptaret jane popull realist dhe nuk jane shume largpames pra them se do te fitoj Edi Rama. Nuk mendoj se PD vuri nje kanditature serioze, mund te kishte bere me mire.

  9. #129

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anėtarėsuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    VOTAT e juaja jan nje kokerr orizi ne mes te detit,looool mos i nzeni gjakrat kot,
    Edi Rama nuk ka per te fituar kurr me ne ket jet,vetem ne qoft se fiton ndonje llotari per te ikur ne Frans ose Amerik,
    lexova pak me siper qe shqiptaret jan realist,looooooool,na paska dal nje kryetar bashkie qe ka lyer ca pallate,e tani nuk duhet te ndrohet kurr me per mendimin e tyre?hahahaha,perkundrazi tashti esht koha per ta ndruar dhe per ti len vendin dikuj qe te baj dicka me shum se EDI.
    edhe nje pyetje kam per te gjith kta qe besojn qe do fitoj Edi,
    nese humb, a doni te vini ktu e te shkruani jan manipuluar votat?
    apo nuk do vini me ne forum?

Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Urbanistika e Tiranes
    Nga BvizioN nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 07:39
  2. Kapen vrasėsit e Behar Kastratit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 09:20
  3. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Olldashi: Votoj Nanon president
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 02:02
  5. Olldashi kėrkon kthimin e minorenėve tė pashoqėruar nga Anglia
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •