Dje pashe ne lajme se paska filluar projekti Distance learning te aplikohet edhe ne trevat tona. Respektivisht ne Gostivar eshte hapur qendra per mesim nga distanca. Krejt ne rregull do te ishte sikur te kishte patur sado pak logjike te shendoshe. Po per ke behet kjo? Arsyetimi se per studentet e qyteteve tjera, nuk qendron, se atehere me mire do te kishte qene kjo qender te themelohej ne Struge apo Kercove, ku me te vertete do tu mundesohej nje grupi te madh studentesh( nga Dibra, Struga, Ohri, Prespa, Kercova, Krusheva, Manastiri,..) t'u zvogelohen harxhimet. Por ne Gostivar, 10 min larg prej Kampusit te Tetoves???? Ejj, harrova edhe nje detaj, zyra qenka vendosur ne katin perdhes te ndonje te punesuari ne UEIL?. A mos kemi te bejme edhe ketu me lojra te felliqura, apo UEILi eshte institucion privat e nuk kemi te drejt te pyesim. Nese po, kush komandon me kete prone private?
Desha te them a mundet t'ju sugjerohet bordit udheheqes te UEJLit se ky potez eshte i gabuar dhe ndoshta per hir te studenteve dhe rritjes se kapacitetit studentor te kete mundesi te revidohet.
Besoj se do te jepni informata dhe mendime konstruktive.
Krijoni Kontakt