Dita e hapur 10 Maj 2008
![]()
UEJL nė shtator edhe nė Shkup
Urim HASIPI
Tetovė, 26 qershor - Nga shtatori, Universiteti i Evropės Juglindore do tė fillojė me punė edhe nė Shkup, nė kėtė drejtim janė bėrė edhe tė gjitha pėrgatitjet pėr objektin qė gjendet pėrballė Ambasadės Italiane, ndėrsa nė funksion ėshtė futur edhe ueb-faqja zyrtare me konkurset pėr vitin akademik 2008/2009, sikurse edhe Fakultetet dhe drejtimet qė ofrohen. Sipas Henry Dikson, drejtor i universitetit nė Shkup, objekti nė kryeqytet, jo edhe aq i madh sa qyteza nė Tetovė, ofron tė njėjtat tipare tė cilat UEJL-nė e bėjnė universitet modern evropian dhe njė vend tė shkėlqyeshėm e tė pėlqyeshėm pėr tė studiuar. Nė Shkup do tė ofrohen programet studimore nga tė dy ciklet; cikli i parė-deridiplomik dhe cikli i dytė-pasdiplomik. Regjistrimi i studentėve nė vitin e parė tė studimeve, tė ciklit tė parė trevjeēar do tė mund tė bėhet nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkėkohore, ndėrsa nė studime me korrespondencė nė Fakultetin e Drejtėsisė, Fakultetin e Administrimit tė Biznesit, Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike dhe Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkėkohore. Nga ana tjetėr, programet studimore dyvjeēare tė ciklit tė dytė, janė pėr Fakultetin e Drejtėsisė, Fakultetin e Administrimit tė Biznesit, Administrimin Publik dhe Shkencave Politike, si dhe tė Shkencave dhe Teknologjive Bashkėkohore. Programet studimore tresemestrale tė ciklit tė dytė nė UEJL nė Shkup janė nė Fakultetin e Drejtėsisė, Administrimin e Biznesit, Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, dhe tė Shkencave dhe Teknologjive Bashkėkohore. "UEJL aplikon qasje fleksibile nė pėrdorimin e gjuhėve. Shumica e programeve ofrohen nė gjuhėn shqipe, ose maqedonase. Pėrjashtim bėn programi i ri studimor deridiplomik Informatika e Biznesit, program studimor, i cili ekskluzivisht ofrohet nė gjuhėn angleze", sqaron Dikson. Mėsimdhėnia nė tė gjitha lėndėt mbahet nė grupe tė vogla. Ajo ėshtė interaktive dhe pėrdoret teknologji pėr arritjen e efektit mė tė lartė dhe pėr tė zgjeruar mundėsitė e mėsimnxėnies. Nė klasė, studentėt dhe mėsimdhėnėsit shfrytėzojnė teknologjinė informative nė maksimum. Dikson sqaron se pėrveē kompjuterėve dhe LCD projektorėve, UEJL tash ėshtė nė proces tė instalimit tė ashtuquajturave "Smart Boards" nė disa klasa. Video konferencat nėpėrmjet njėsive "Polycom" qė mundėsojnė mėsimdhėnien e ligjėruesve nga jashtė Maqedonisė. Ashtu si programi Angel, shumica e shėrbimeve studentore, gjithashtu ofrohen on-line nga cili do vend. Para disa viteve, UEJL ka implementuar programin E-services, duke iu lejuar studentėve qasje nė nota, orar ose shėrbimeve tė orarit dhe nė transkripto. UEJL-Shkup, ngjashėm me qytezėn kryesore nė Tetovė, do tė operojė me rrjetin vetanak-ėireless. Studentėt, mėsimdhėnėsit dhe stafi administrativ, do tė kenė qasje tė pandėrprerė dhe gratis 24 orė. "Studentėt nė UEJL Shkup, do tė kenė tė njėjtėn qasje dhe privilegje nė shėrbimet e Universitetit si studentėt nė qytezėn nė Tetovė. Kjo pėrfshinė qasje nė bibliotekėn e Universitetit, duke pėrfshirė burime on-line si baza e tė dhėnave EBSCO, laboratorėt kompjuterikė, Qendrėn e karrierės, si dhe ndodhitė nė nivel tė universitetit si ligjėrata tė ndryshme, koncerte, ngjarje sportive, etj", thotė Dikson. . .
Krijoni Kontakt