Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

    25 nëntori ka hyrë në histori si dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. Po rëndësia e kësaj date nuk kujtohet njësoj nga gjithë gratë e globit. Aktivistet për të drejtat e grave bëjnë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

    Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se miliona gra bëhen perdite viktimë e formave të ndryshme të dhunës: fizike, seksuale dhe psikologjike. Por mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen.

    Personi dhunues mund të jetë i huaj, por edhe i afërt apo bashkëshorti i viktimës. Protesta massive janë organizuar në Londër por edhe në mjaft qytete evropiane. Ndërkohë në Indi, në Senegal dhe në vende të tjera afrikane, gratë e kujtojnë kete dite duke u lutur e ndezur qirinj që zoti të lehtësojë vuajtjet e tyre.

    25 nëntori është shpallur si dita kundër dhunës ndaj grave nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për nder të tre motrave Mirabel në Republikën Domenikane, të cilat u vranë me urdhër të diktatorit Rafael Trujillo për shkak të veprimtarise së tyre politike.

    E.K./ G.S.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gruaja shqiptare, te drejtat e saj mbeten vetem ne leter

    Dhuna ndaj gruas në Shqipëri është më shumë temë e kronikës së zezë në media, sesa e debatit politik, ku mbrojtja e të drejtave të grave mbetet e zbatueshme vetëm në letër. Sipas studimeve të kryera 10 vitet e fundit një e treta e grave në Shqipëri i nënshtrohet dhunës në familje.

    Sipas Raportit të vlerësimit të Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDA) të USAID, pengesat me të cilat vazhdojnë të përballen gratë shqiptare janë diskriminimi dhe dhuna, përfaqësimi i ulët në vendimmarrje, pjesëmarrja e pakët në ekonominë monetare, trafikimi, stereotipet gjinore dhe dhuna në familje.

    Gruaja shqiptare është e paragjykuar në aspektin familjar dhe e detyruar të qëndrojë në një pozicion inferior në krahasim me burrat, jo për aftësitë reale profesionale e intelektuale por thjesht, për përkatësinë gjinore. Ky është konkluzioni i studimeve të kryera nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim. Sipas kësaj qendre, pabarazia gjinore shmang gruan nga pjesëmarrja në jetën publike, mbyll mundësitë e kontribuimit të tyre në komunitet, duke cënuar civilizimin e gruas dhe të shoqërisë.

    Lidhur me shkaqet kryesore të pabarazisë gjinore, sociologët shprehen se "ky fenomen është rezultat i mendësisë së prioritetit mashkullor, e kulturës së trashëguar mbi rolet tradicionale gjinore dhe e situatës ekonomike e sociale që mbizotëron në vendin tonë". Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka deklaruar se përmes programeve të saj synon zbutjen e varfërisë në familje, si një faktor i rëndësishëm që ndihmon në lehtësimin e pranisë së dhunës.

    Shqipëria ka ratifikuar një numër të madh konventash të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Europës që prekin aspekte të ndryshme të barazisë dhe drejtësisë sociale. Aktualisht detyrimet e rëndësishme janë objektivat që burojnë nga "Deklarata universale për të drejtat e njeriut", "Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore";dhe Ligji "Për barazinë gjinore".

    ---------------

    A mendoni ju se gruaja shqiptare i ka te gjithe te drejtat qe i garantohen asaj me ligj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 25-11-2006 më 10:54
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    “A përfundon sot në burg, dikush që rreh gruan?”

    Një situatë me një çift emigrantësh dhe kuadri ligjor shqiptar

    “A përfundon sot në burg, dikush që rreh gruan?”


    Vitore Nela

    Nuk arrij të kuptoj se si mund të ndodhin raste të tilla; dhunë ndaj gruas në shtetin shqiptar! Këtu në Itali, ku jetoj, një grua shqiptare denoncoi burrin e saj për ushtrim dhune dhe si pasojë, ai është ende në burg. Ligji funksionoi njësoj si për italianët. Jam i interesuar të di çfarë parashikon ligji shqiptar, për rrahjen e gruas nga ana e bashkëshortit? (Reagim dhe pyetje e bërë, në www.shekulli.com.al/blog)


    Fluturës (emrat janë të sajuar) kurrë nuk i kishte shkuar ndërmend se ai mund ta bënte këtë. Megjithatë ndodhi. Kur ajo u rrah dhe u keqtrajtua nga bashkëshorti, e pranishme ishte dhe nëna e saj, e cila pa gjithë skenën. Të nesërmen, Agimi e rrahu sërish, pasi i ati i saj i kishte kërkuar të mos e keqtrajtonte më të bijën dhe ta lejonte të kthehej në shtëpinë e tyre. Disa ditë më vonë, Flutura i kërkoi të shoqit një telefon për të folur me familjen e saj. Kjo iu mohua me arsyen absurde, se nuk mund të dilte nga shtëpia pa iu shëruar plagët. Fatmirësisht, po atë ditë, ajo arriti të largohej nga shtëpia dhe të merrte mjekim dhe një ditë më pas fotografoi plagët. Arsyeja e keqtrajtimit, sipas Fluturës, ishte se ajo kishte refuzuar kërkesën e bashkëshortit për divorc. Në vend që të ankohej në autoritetet përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj saj, ajo zbatoi sugjerimin e prindërve, për ta zgjidhur konfliktin “me njëri-tjetrin”.
    Keqtrajtimi nga bashkëshorti, iu bë që në korrik të 2004, ndërkohë që me fillimin e muajit tetor të po këtij viti, bashkëshorti paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje martese. Zgjidhja e martesës u realizua në nëntor dhe vetëm një javë më pas, ajo denoncoi bashkëshortin për heqje të paligjshme lirie dhe plagosje të lehtë me dashje. Denoncimi u shoqërua edhe me foto. Por, çfarë ndodhi? Ditën e denoncimit, prokuroria e transferoi ankesën në një prokurori tjetër. Në prill të 2005, pesë muaj pas paraqitjes së ankimit, prokuroria e dytë pushoi çështjen . Arsyeja ishte se deklarimet e viktimës ishin e vetmja provë, duke qenë se nuk saktësohej nëse fotografitë ishin bërë në kohën që pretendohet se është ushtruar dhunë. Në mungesë të aktit mjeko-ligjor, çështja ishte para dy fakteve që nuk vërtetoheshin...
    ***
    Historitë si kjo e Fluturës, janë të shumta në shoqërinë shqiptare, edhe pse denoncimet dhe paditë në gjykata nga ana e viktimave, rezultojnë të rralla. Lexuesi ynë kërkoi të dinte se ç’parashikonte ligji shqiptar, për ushtrimin e dhunës ndaj gruas nga ana e bashkëshortit? Para se të ndalemi te baza ligjore për këto raste, le të përmendim disa përfundime në të cilat ka arritur OSBE, pas një analize që i bëri sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
    Më 30 Mars 2006, Amnesty International, botoi një raport mbi dhunën në familje në Shqipëri. Në këtë raport, rezultoi se edhe në vendin tonë, si kudo nëpër botë, me mijëra gra janë të rrezikuara nga dhuna e partnerëve të tyre. Sipas AI, pengesat që i ndalojnë gratë shqiptare për t’iu drejtuar drejtësisë, janë: justifikimi i dhunës si pjesë e “traditës shqiptare”; paaftësia e personave që zbatojnë ligjin, për t’iu përgjigjur siç duhet grave që kërkojnë ndihmë; mosndjekja e duhur penale dhe dënimi i ulët që parashikon baza ligjore.
    Kjo analizë, nxjerr në pah faktin se në legjislacionin shqiptar nuk ka asnjë dispozitë të veçantë, që dënon dhunën në familje. Për këtë arsye, aktet e dhunës në familje ndiqen dhe dënohen sipas dispozitave, që nuk marrin parasysh marrëdhëniet midis viktimës dhe shkaktarit. Sipas po këtij studimi, parimi dominues për trajtimin e çështjeve të dhunës në familje në Shqipëri, duket se është ai i pajtimit të palëve. Por, sipas Raportit, edhe pse në raste të veçanta pajtimi mund të jetë zgjidhja, duke mbajtur parasysh turpin shoqëror dhe vështirësitë ekonomike që vijnë si pasojë, pajtimi mund ta detyrojë gruan të kthehet në atë lidhje abuzive dhe nuk e ndëshkon burrin për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes. Veç kësaj, shumica e rasteve të dhunës në familje, klasifikohen si dëmtime të tjera me dashje dhe në bazë të nenit 90, të Kodit Penal, është një kundravajtje e dënueshme vetëm më gjobë. Nëse rrahja shkakton paaftësi të përkohshme në punë, shkon deri në 6 muaj burgim.
    ***
    Më 23 janar 2006, një koalicion i organizatave shqiptare jofitimprurëse, drejtuar nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, i kanë paraqitur Parlamentit një projekt-ligj për dhunën në familje. Projekt-ligji, ka si qëllim të parandalojë dhe të reduktojë dhunën në familje, duke krijuar një rresht të koordinuar për të mbrojtur dhe mbështetur viktimat, si dhe fuqizimin e gjyqësorit për marrjen e masave ndaj shkaktarëve të dhunës në familje.
    Aprovimi i këtij projekt-ligji, do ta radhiste Shqipërinë mes vendeve të tjera të botës, që kanë aprovuar ligje të veçanta ndaj dhunës në familje. P.sh.: Suedia në ’98-ën ka parashikuar një vepër të veçantë penale për dhunën në familje. Në kreun 4, seksioni 4a i Kodit Penal suedez, parashikon: “Personi që kryen vepër penale, kundër një personi tjetër me të cilin ka pasur marrëdhënie të ngushta, do të dënohet për dhunim të rëndë të integritetit, me burgim nga 6 muaj në 6 vjet, nëse aktet e kryera janë pjesë e një dhunimi të përsëritur të integritetit të atij personi dhe dëmtojnë shumë rëndë vetëbesimin e tij. Nëse paragrafin e përshkruar e kryen një burrë kundër një gruaje, me të cilën është i martuar ose ka qenë i tillë, dënimi është i njëjtë”.


    Mendimi i juristëve:

    Disa juristë që intervistuam, ishin kryesisht të mendimit që duhet të ashpërsohet masa e dënimit në gjykimin e rasteve, që kanë si tematikë dhunën në familje, duke mos u gjykuar thjeshtë si vepra penale të parashikuara si “dëmtime të tjera me dashje”.
    Baza ligjore që përdorin aktualisht gjykatat shqiptare, në gjykimin e rasteve të dhunës në familje, është Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale. Neni 59 i Kodit të Procedurës Penale: “I dëmtuari, sipas veprave penale të parashikuara në nenet 90, 91, 92, 112, 119, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149, 254 të Kodit Penal, ka të drejtë të paraqesë kërkesën në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim. Prokuroria merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij. Nëse i dëmtuari akuzues, ose mbrojtësi i tij, nuk paraqiten në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Për rrahjet, si bazë ligjore përdoret kryesisht neni 90 i Kodit Penal, i cili parashikon gjobë, kur rrahja është e thjeshtë, dhe deri në 6 muaj burg, kur rrahja ka shkaktuar paaftësi në punë”.
    Por, gjykata merr parasysh edhe nenin 338 të Kodit të Procedurës Penale: “Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim. Nëse i dëmtuari e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen, gjykata vendos pushimin e çështjes. Në të kundërt, ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre, se mund të ndihmohen nga mbrojtës”.



    25/11/2006

    Shekulli

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po te nisemi nga simbolika arketipore qe ka
    "The Beauty and the Beast"

    "Sa me shume dhune - me seksi behen"
    Ne natyren e grave eshte ta zbusin egersiren!

    Kete e kan bere me sukses gjate shekujve, perse keto gjeneratat e reja nuk e arrijne me kete?

    Mos ndoshta eshte shtuar aq shume numri i homove te martuar sa qe teknikat tradicionale me nuk u kryejn pune?

    Ata kur nuk mund te bejne seks ushtrojne dhune mbi grate mjafte sa t'i hapin pak ventilim frustrimit. Keta qe me grate e tyre ushtrojne dhune ne vend te seksit duhet ekzaminuar te psikologu njehere mire dhe t'u caktohet terapia apo me mire vendi i pershtatshem, -nje dhome 2x2.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    akoma jemi mbrapa ne ngritjen e zerit kunder dhunes,

    duhet bere akoma pune per organizimin dhe ndergjegjesimin e gruas per te njohur dhe kerkuar te drejtat e saj,
    e bashkuar dhe e mire organizuar gruaja ndjehet me fuqishme dhe me degjueshme nga ata qe duhet degjuar
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gratë me të zeza: Stop dhunës

    Parakalim në bulevard në ditën ndërkombëtare

    Gratë e Korçës kanë parakaluar në bulevardet e qytetit, në shenjë proteste për dhunën në familje dhe atë ndaj gruas. Të veshura me pelerina të zeza dhe me kapuçonë të zinj, me fytyrat e mbuluara, femrat korçare kanë nisur kështu fushatën e ndërgjegjësimit në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për t‘i thënë stop dhunës që vazhdon të jetë prezente ndaj grave. 11 organizata lokale kanë mbledhur femrat që janë pjesë e shoqërisë civile, për të marshuar në rrugët e qytetit. Parada e siluetave organizohet për të dytën herë në Korçë, qyteti i vetëm që ka zgjedhur këtë formë për të kundërshtuar dhunën në familje. Për më shumë se një orë, femrat e mbuluara nga petku i zi kanë përshkuar rrugët kryesore në heshtje të plotë. Fushata ndërgjegjësuese kundër dhunës do të vazhdojë për 16 ditë me një seri aktivitetesh të shoqërisë civile, ndërsa po kthehet në traditë çelja me paradën e siluetave, nisur nga fakti se ende ka shumë gra që janë viktima të dhunës, vrasjeve makabre dhe shfrytëzimit kundër vullnetit të tyre për qëllime fitimi. Mbulimi i femrave nga zia, si pasojë e shkeljes së të drejtave brenda familjes apo nga humbja për shkak të krimit të personave të afërm, ka bërë që të zgjidhet kjo formë për të treguar se çfarë efekti social dhe publik ka mbulimi me zi i një pjese të madhe të shoqërisë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •