Do tė niset menjėherė drejt Londrės, ndoshta pa arritur tė dėgjojė gjithė opinionet pėr klipin e saj
Ledina Ēelo: Lady in black, klipi provokues dhe 30-vjetori
E ndėrsa ka zgjedhur njė night club tė mbushur me tė rinj pikėrisht mbrėmjen e Shėn Valentinit, pėr tė prezantuar videoklipin e saj, pėr tė festuar 30-vjetorin Ledina Ēelo ka preferuar njė darkė tėrėsisht private me miqtė mė tė ngushtė. Njė festė, qė meritonte vėmėndjen e duhur, por qė nuk duhej tė tėrhiqte shikimet kureshtare tė mediave dhe gazetave. Tė tillė e kishte konceptuar kėngėtarja 30-vjetorin nė njė prej lokaleve tė kryeqytetit, mbrėmjen e sė enjtes. Nė fakt data kur Ledina mbushi 30 vjeēe ishte 9 shkurti, por duke qenė se kėngėtarja nuk ndodhej nė Shqipėri atė ditė, vendosi qė festėn e ditėlindjes ta organizonte pak ditė mė vonė, mė 15 shkurt.
E kthyer nga Londra vetėm pėr pak kohė, jo pėr tė festuar Shėn Valentinin, por pėr tė prezantuar kėngėn e saj tė re, qė shumė prej dėgjuesve e cilėsuan hot, edhe kėtė radhė ditėt e Ledinės nė vendlindje do tė jenė tė shkurtra. Sėrish ajo do tė niset drejt Londrės, ku po qėndron gjatė, kohėt e fundit. Duket se gjėrat, qė e motivojnė nė Tiranė janė pak dhe ca mė pak e motivon ajo, ēka arti mund tė ofrojė nė Shqipėri. E ndonėse ka folur tashmė pėr njė marrėdhėnie, qė ka marrė fund prej disa kohėsh, Ledina Ēelo nuk do tė donte kurrsesi, qė ky Shėn Valentin tė cilėsohej i vetmuar. Pėr tė, ai ishte plot me miq dhe kaq duhet tė mjaftojė si pėrgjigje.
Dhe nė njė natė tillė, plot me miq, por pa njeriun nė krah tė tė cilit kishte qėndruar prej kohėsh Ledina Ēelo ka prezantuar kėngėn dhe klipin e saj mė tė ri. Njė tekst intrigues, nė sfond disa pasthirrma. E ndėrsa nė ekranin e Venue shfaqej klipi i nxehtė i Ledina Ēelos, nė skenėn e kėtij club-i, kėngėtarja ofronte njė hot performancė, qė niste me zhveshjen e frakut anglez pėr tė vazhduar mė tej me vėshtrimet provokuese. Ledi in black me lėvizjet e saj, si gjithmonė ekstravagante dhe natyrėn impulsive, ka ditur edhe njė herė ti bėjė tė tjerėt tė flasin pėr tė, ndėrsa nė klipin e shumėpėrfolur ka ditur ti nxjerrė nė pah hiret femėrore, qė pėrshtaten me natyrėn e kėngės: thjesht provokuese. Sepse Ledina nuk ėshtė nga ato qė qan. Ndonėse e kemi parė tė performojė shumė mirė edhe nė njė baladė, duket se ky zhanėr ishte thjesht njė provė dhe ajo ėshtė e prirur drejt kėngėve tė gjalla, ritmike edhe kur ato vijnė pas njė dashurie tė humbur. Por pavarėsisht kėsaj performance tė nxehtė, duket se nė realitet Ledina Ēelo nuk ka dashur tė ndjellė askėnd.
Nuk ka dashur ti kujtojė dikujt se ajo ėshtė aty, e bukur, e gjallė dhe e zjarrtė. Nuk ka dashur tė joshė e as tė synojė, qė pėrmes njė kėnge tė fitojė njė zemėr tė humbur. Dashurinė e humbur, nė kėtė Shėn Valentin kėngėtarja ėshtė pėrpjekur ta plotėsojė me tė tjera elementė. Miq, muzikė dhe nė fund njė festė e bukur pėr ditėlindje. Kaq mjafton pėr tė treguar, qė nė jetėn e Ledinės nuk ka trishtim, por sfida tė tjera pėr tu pėrballur. Por cila ėshtė arsyeja qė ajo, pikėrisht nė kėtė moment vjen me njė kėngė dhe njė klip tė nxehtė? Njė klip dhe njė kėngė e tillė vijnė pas njė periudhe pjekurie dhe kėtu nuk flas vetėm pėr pjekuri artistike, por edhe jetėsore. Pėr gjithė atė pjekuri, qė njė femėr mund tė fitojė nė jetė, shprehet Ledina e cila pranon, qė gjithmonė ėshtė dalluar pėr natyrėn impulsive dhe ekstravagante tė daljes nė skenė. Natyrisht edhe faktori kohė nuk mund tė anashkalohet.
Nėse dikur ishin skenat e festivaleve ku brenda njė skenari dhe regjie tė pėrcaktuar nga tė tjerėt kėngėtari kishte mundėsinė tė shpaloste vlerat dhe aftėsitė e performancės, tani nė njė moment tjetėr janė videoklipet ato, qė i lėnė dorė tė lirė aftėsive interpretuese. Dhe nėse nė kėtė klip ka diēka qė josh? Ky nuk ka qenė qėllim nė vetvete -shprehet kėngėtarja. Gjithmonė artisti ka diēka apo dikė, qė e frymėzon. Nuk e mohoj qė edhe pėr mua ka pasur njė frymėzues. Sepse nė momentin qė ti je aty, je nė performancė, pėr dikė mendon. Megjithatė Ledina nuk dėshiron tė tregojė se cili ėshtė ai pėr tė cilin ajo ka menduar, dhe as sa e ka ndihmuar ky frymėzim pėr tė realizuar atė qė synoi. Ajo pranon se dalja e kėsaj kėnge dhe e klipit shoqėrues nuk kanė pasur si qėllim tė joshin dikė. Kjo kėngė ėshtė thjesht shprehje e njė sentimenti, pohon kėngėtarja.
E ndonėse natyra e saj e lirė e bėn qė tė mendojė se nuk ka bėrė diēka tė pazakontė dhe nuk paragjykon askėnd nė kėtė aspekt Ledina Ēelo pohon se pavarėsisht se ajo vetė nuk i vė re kėto gjėra, tė tjerėt edhe mund ta paragjykojnė artin e saj. Madje prindėrit e mi janė tė parėt, pohon. Gjithsesi daljen e saj me njė kėngė dhe klip tė cilėsuar tė nxehtė dhe jo tė zakonshėm pėr realitetin shqiptar, Ledina Ēelo nuk e konsideron si thyerje e njė tabuje, por si diēka normale. Edhe jashtė njė klip i tillė ėshtė krejtėsisht normal. Vetėm nė Shqipėri mund tė konsiderohet tabu, shprehet ajo.
Krijoni Kontakt