Pas nje mungese relativisht te gjate ne ekranet shqiptare, Ledina Celo eshte kthyer me nje performance te jashtezakonshme. Nje kengetare, qe gjithmone eshte dalluar vecanerisht per zerin dhe energjine, qe e karakterizon, Ledina nuk mund te bente perjashtim edhe kete radhe. Fillimisht ka prezantuar per publikun nje prej kengeve te saj me te reja ne gjuhen angleze e me tej ka vijuar me nje performance te "New York, New York" duke fituar shume duartrokitje nga publiku. Por si pjese e rubrikes "Artisti ndryshe", Ledina nuk mundi t'i shpetonte nje dite pune, qe per te ishte rezervuar ne pavijonin e "Porsche Albania" si menaxhere e shitjeve. Ne fakt, kengetarja ia ka dale mbane me sukses, ndonese pa dyshim qe performanca skenike ishte me mbreselenese.
Koha Jone
Krijoni Kontakt