Merr pjesė nė festivalin operistik tė Salzburgut, hap sezonin e shfaqjeve nė Vjenė dhe udhėton pėr nė skenėn japoneze. Tenori shqiptar 23 -vjeēar, Saimir Pirgu, cilėsohet nga media austriake si njė Pavarot i ri
Pavaroti i ri vjen nga Shqipėria
A.Mile
Kush nuk e ka dėgjuar mė parė, do tė ketė mundėsi ta njohė. Ka pasur shumė nga ata qė e kanė konsideruar 23-vjeēarin Pavaroti i ri, tė tjerė e kanė quajtur njė Anton Darmota. Kėshtu do tė shkruhej nė faqet e njė prej revistave kulturore mė tė rėndėsishme austriake Buhne (Skena), pėr tenorin e ri shqiptar. Ēmimi i akorduar nga ministri i Kulturės sė Austrisė, pėrfshirja e tij nė Teatrin e Operės sė Vjenės dhe sė fundi, pjesėmarrja nė festivalin mė tė madh operistik nė botė, nė Salzburg, nuk mund tė kalonte pa u vėnė re prej mediave. Djaloshi nga Shqipėria, Saimir Pirgu, ka qenė sė fundmi njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishėm tė faqeve kulturore, jo vetėm nė shtypin austriak, por edhe atė francez e italian. Salzburger nachrichten (Lajmėtari i Salzburgut), Kurier, Opera, Le figaro, Corriere della sera kanė veēuar mes zėrave tė Salzburgut, edhe djalin nga Elbasani, i cili u prezantua nė kėtė festival me rolin e Ferrnandos, tek opera e Moxartit, Cosi fan tutte. Saimir Pirgu, 23-vjeēari shqiptar, ėshtė njė prej zėrave mė tė mirė, i cili po shkon drejt majave operistike. Ai do tė interpretojė nė teatrin Staatsoper tė Vjenės, rolin e Fentonit nė operėn e Verdit, Falstaf,- shkruan gazetari austriak Derek Weber nė revistėn Buhne, i cili i ka marrė Pirgut edhe njė intervistė. Krahas talentit tė tė riut, Buhne nuk ka harruar tė pėrmendė edhe qytetin e tij industrial, prejardhjen nga njė familje pa asnjė lidhje me muzikėn, si dhe festivalet e fėmijėve nė kohėn e regjimit komunist. Ndėrkohė, Lajmėtari i Salsburgut e vlerėson Pirgun si njė nga zėrat e rinj mė premtues.
Pas pjesėmarrjes nė Festivalin Ndėrkombėtar Operistik, qė zhvillohet nė vendlindjen e Moxartit, nė Salzburg, Pirgu ka interpretuar nė operėn verdiane Falstaf. Kjo vepėr ka shėnuar dhe hapjen e sezonit operistik tė teatrit vjenez, ndėrkohė qė ai ndodhet nė njė turne nė Japoni, sė bashku me trupėn e Vjenės, pranė sė cilės do tė interpretojė gjatė sezonit operistik 2004-2005. Vetėm pak muaj mė parė, Sekretari i Shtetit i Kulturės dhe Medias nė Vjenė, Franz Morak, i ka dorėzuar tenorit shqiptar, ēmimin Eberhard Wacher, i cili prej vitit 1997 u jepet pėr arritje tė shkėlqyera, artistėve tė rinj mė tė mirė nė fushėn e interpretimit tė roleve operistike. Kėtė vit, kjo medalje qė mban emrin e tenorit tė njohur austriak, Eberhard Washer, iu dha tenorit Pirgu pėr rolin e Nemorinos te Elisir damore, vėnė nė skenėn e operės sė Vjenės.
Nga Elbasani nė Vjenė
Saimir Pirgu ka lindur nė qytetin e Elbasanit nė vitin 1982. Mėsimet e para tė muzikės i ka marrė nė qytetin e lindjes, nė instrumentin e violinės dhe mė pas ka vazhduar studimet pėr kanto nė Liceun Artistik Jordan Misja. Kryen studimet e larta nė Balzano tė Italisė, nėn drejtimin e mjeshtrit italian Vito Brunetti. Gjatė vitit 2001 ka fituar disa ēmime, si atė tė Kėngėtarit tė ri mė tė mirė nė Bolonja, qė i hapi rrugėn pėr ēmimet prestigjioze nė aktivitetet ndėrkombėtare Caruzo nė Milano dhe Tito Skipa nė Leēe. Gjatė vitit 2003, ka interpretuar disa role pranė Teatrit tė Operės sė Romės dhe suksesin mė tė madhe e ka korrur nė shkurt tė kėtij viti, nė operėn e Moxartit Cosi fan tutte. Pasi fiton njė bursė studimi nga fondacioni Karajan nė Vjenė, pėr herė tė parė, nė prill tė kėtij viti luan nė skenėn vjeneze, nė operėn Elisir damore. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, ai u prezantua sezonin e shkuar, me veprėn e Donizettit Elisir damore.
22/09/2004
Bravo Saimir dhe urime e suksese edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen.
Krijoni Kontakt