Letra e parė drejtue Korintianėve
prej te kreu 12 vargu 27 deri te kreu 13 vargu 13






27 Tashti, ju jeni Korpi i Krishtit e gjymtyrėt e tija, secili pėr anėn e vet. 28 Prandej Perendia disį i ka vū nė Kishė nė vend tė parė porsi apostuj, nė vend tė dytė porsi profetė, nė tė tretin porsi mėsuesa; mandej vijnė mrekullitė, mbas tyne dhantitė me shėndoshė, me kujdesue, me rregullue e dhantitė e gjuhėve. 29 Vallė! Janė tė gjithė apostuj? Tė gjithė profetė? Tė gjithė mėsuesa? Tė gjithė autorė mrekullishė? 30 Tė gjithė kanė fuqinė tė shėndoshin? Tė gjithė dhantinė e gjuhėve? Tė gjithė squetėsinė tė shpjegojnė? 31 Synoni kah karizmat ma tė mėdhatė! E unė po ju diftoj rrugėn ma tė mirėn e tė gjithave.



Himni i dashtėnisė



Kreu 13



1 Edhe po tė folshem gjuhėt e njerėzve e tė engjujve,

por po tė mos kishem dashtėninė,

kishem me kenė si njė bronx qė kumbon, si njė ēembal qė tingėllon.

2 E po tė kishem dhantinė e profecive

e po tė njifshem tana msheftėsitė e tana ditunitė,

e po tė kishem plotninė e fesė

sa me luejtė malet prej njė vendi nė tjetrin,

por mos tė kishem dashtėninė, s'kishem me kenė kurrgja.

3 E edhe po tė shpėrdajshem tė tana pasunitė e mia ndėr tė tjerė

e po tė epshem deri trupin tem me u ndezė flakė,

por mos tė kishem dashtėninė, s'kishem me vlejtė asgja.

4 Dashtėnia asht e durueshme, asht e mirė dashtėnia;

nuk asht smirzezė dashtėnia, nuk mburret, nuk fryhet,

5 nuk mungon nė respekt,

nuk kėrkon leverdinė e vet, nuk idhnohet,

nuk e mban nė mend tė keqen qė i kanė bā,

6 nuk gėzohet pėr padrejtėsķ, por kėnaqet pėr tė vėrtetėn.

7 Gjithēka mbulon, gjithēka beson, gjithēka shpreson, gjithēka duron.

8 Dashtėnia s'ka me pasė kurr mbarim.

Profecitė kanė me u zhdukė; dhantia e gjuhėve ka me mbarue e dija ka me u shue.

9 Njohunia jonė asht e mangėt

dhe e papėrsosun asht profecia jonė.

10 Por kur ka me ardhė ēka asht e pėrkryeme,

ēka asht e papėrkryeme ka me u zhdukė.

11 Kur unė ishem fėmijė, flitshem si fėmijė,

mendojshem porsi fėmijė, arsyetojshem porsi fėmijė.

Por, si u burrėnova, ēka ishte fėminore e braktisa.

12 Tash pėr tash shohim porsi mė njė pasqyrė, nė mėnyrė tė turbullt;

por atėherė kemi pėr tė pį fėtyrė pėr fėtyrė.

Tashti njoh nė mėnyrė tė papėrsosun,

por atėherė kam pėr tė njohtė pėrsosmėnisht,

ashtu si kam me kenė njohtė edhe unė.

13 Kėndej, tri janė sendet qė mbeten: Feja, shpresa e dashtėnia ;

por ma e madhja ndėr tė gjitha kėto asht Dashtėnia!







* Pėrkthye prej Atė Daniel Gjeēajt (Romė, 1987)