Humori i veēantė shkodran ėshtė i njohur nė tė gjithė Shqipėrinė. Nuk ka qenė vetėm humori profesionist ai qė e ka pėrcaktuar Shkodrėn si vendi i humorit, por edhe bejtet e barcaletat e panumėrta qė kanė dalė nga goja e njerėzve tė zakonshėm, njė numėr i tė cilėve janė bėrė mjaft tė njohur nė Shkodėr e gjithandej, pėrmes shakave e barcaletave tė tyre plot humor. Nė kėtė faqe do mundohemi tė mbledhim pjesė nga humori i famshėm shkodran...

Grimcė humoristike
Dialogu i moskuptimit.
Nji ditė me fortunė ishte nisun njani pėr peshk. Rrugės takoi njė tjetėr, i cili e pyeti:
- Ku po shkon, pėr peshk a?
- Jo more, po shkoj pėr peshk...
- A ha..., kujtova se je tuj shku pėr peshk!


* * *
Qesh e njesh - gazmore e dialogje
-- Grimca humori tė mbledhura nga libri i artistit tė popullit, Gėzim Kruja
nga Vitore Stefa-Leka

ME TE DREDHUR
Mė falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?
- Po - u pėrgjegj shoku - me tė dredhun...
- A keni njė letėr duhani se mė mungon?
- Posi urno, me gjithė qef.
- Po duhan a keni?
- Sigurisht po.
- A ma mbėshtjell njė fije se nuk po di.
- Po mor zotni urno!
- Po me e ndez a keni?
- Po! tjetėr gja a ju duhet?
- Jo, tė tjerat i kam vetė...

Sa mendjemadh je mor Gėzim!
Gėzimi: Pse?
Tė pashė mbramė nė televizion, dhe s'mė fole me gojė!...

VIZITA
Grueja me burrin krah pėr krah. I thot gruja:
Ah sa tė shkon ky kostumi! E gėzosh! E din si me dukesh... si Alen Daloni i ri...
- Ja kam kėput kryet (qeshet), Ec tė shkojmė se po bahemi vone!
- Uuuupo cka tė ra nė xhaketė ashtu? - e pyet gruja.
- Njė zog ka lėshue njė glacė!
- Po kėshtu nuk shkohet nė vizitė, hajde kthehena. Sa pa mend ece rrugės!
- Mir moj gru, po unė nuk mundem me ec me kryt pėrpjete.
- Jo, jo, hajde shpejt ndėrro kostumin...
- Gru, mos e ban kaq alarmante, njė zog lėshoi njė glacė. Thuj shyqyr qė nuk fluturojnė lopėt se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!


* * *
Humor nga Tefa
Shtjefėn Palushi (Tefa) bashkė me Paulin Selimin janė dy krijues te njohur tė humorit shkodran. Tefa i shkurtėr e i shtrembėrt, ndėrsa Paulini i gjatė e i hollė...

Futu pėr vrimė tė celėsit...
Tefa e Paulini si bashkėkrijues humori, shkonin natyrisht e i bėnin vizita njėri-tjetrit nė raste tė ndryshme. Njė ditė, Paulini e thirr Tefėn nė telefon, dhe i thotė se do kalonte andej.
- Po mirė hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derės sė shtėpisė sė Tefės...
- Kush ashtė? - dėgjohet njė zė nga brenda.
- Jam unė Paulini...
- Po mirė, futu pėr plasė tė derės... - ia kthen nga brenda Tefa.
--
Pas disa ditėsh, i njėjti rit pėrsėritet, por nė kahje tė kundėrt. Tefa niset e shkon tek shtėpia e Paulinit dhe i bie ziles.
- Kush ashtė? - i thotė Paulini.
- Tefa, Tefa, po hape derėn...
- Futu pėr vrimė tė celėsit... - ia kthen Paulini.

Tefa shkel kufirin...
Pasi ishte mėrzitė me komunizmin nė Shqipėri, Tefės i shkrep mendja e vendos tė arratiset nga Shqipėria. Ai niset e shkon nė kufi nga Zogajt, dhe don tė arratiset pėr nė Mal tė Zi. Por syri vigjilent i kufitarėve tė kohės sė xhaxhit, e pikas kėtė shtrembaluq, qė po i afrohet kufirit. E rrethojnė ushtarėt dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vėnė nė njė makinė pėr nė Shkodėr. Kur mbėrrijnė nė Shkodėr, policėt i thonė Tefės:
- Tefė, a ke dashtė me thy kufinin a?...
- Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbetė nė rrugė e nuk dijsha si me u kthy nė Shkodėr. Atėherė thashė, ma mirė po i afrohem kufinit, se ushtarėt kanė me mė kapė, e kanė me mė pru me makinė nė Shkodėr...


* * *
Fajin e ka Shtjefni...
Pėr tė gjitha tė kėqijat qė ngjasshin nė nji familje mjaft tė pasun nė Shkodėr, faji i mbetej shėrbėtorit plak, Shtjefnit.
Thehet gypi i kanilit(1) - "Shtjefni"; merrte shkrumė darka - "Shtjefni"; nuk piqej buka nė furrė - "Shtjefni"!
Nji natė vonė, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nėpėr shtėpi dhe e pyet me kujdes:
- Shka asht, mori bijė, gjithė ky trazim?
- Kurrgja, more Shtjefėn, kurrgja.
- Po ti fol, moj!
- Nuses sė vogėl i leu nji djalė!
- Mooos, pash zotin!
- Pse?!
- Tesh po thonė se "fajin e ka Shtjefni"!(2)
---
1) kandil; llambė
2) Shėrbėtori plak gjen rastin tė thumboje zotėrinjtė, qė pėr cdo gjė fajin ia hidhnin atij.
[ marrė nga Lezha.net ]


* * *
Nga ’karadyzeni’ nė ’karitas’
Mėsimi i letėrsisė pritej me padurim tė fillonte.
Profesor Toma e bėn mė tėrheqės duke pėrdorur humorin Shkodran me mjeshtėrinė e bejtexhinjve.
- Sot, kena me fol pėr historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
Filloi Pr. Toma duke shqiptuar njė ‘o’ pak a shumė si ‘a’ dhe duke hequr ‘ė’ nga fundi i fjalėve.
- Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
Ndėrhyri njė student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-nė kur vinte pas ‘u’-sė, dhe vazhdoi:
- Ē’a na kan lan ata neve me ba?
- Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Pėr ket due me kallxue.
Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe kėmbėt qė tė siguronte bazament sa mė tė qėndrushėm. Fytyra mori njė pamje mjaft serioze. Tema ishte shumė e rėndėsishme.
- Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN.
U mendua pakėz, duke u munduar tė linte pas atė histori tė shkuar njė shekull mė parė.
- Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.
Studentėn nuk po flisnin. Mendonin ku do tė qėllojė Pr. Toma.
- Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.
Ishte pėrsėri i njėjti student qė u tregua i paduruar dhe ndėrhyri pėrsėri:
- Po mir, zotni Toma, Ē’a ka me na met neve?
- Ju jeni aq t’meēem sa me kuptue ē’a ka me na met ne, prap si ma par.


* * *

DASH
Solucioni larės i mirėnjohur DASH pati jehonė deri nė vendet arabe. Pėrse nuk njihet nė Kinė apo Japoni? Kėtė do ta kuptoni nga ngjarja e mėposhtėme:
Nė Itali bėhet rreklamė e fuqishme e kėtij larėsi me emėr shqipėtar. Me siguri ėshtė marrė nga leshi i bardhė i dashit. Qė tė mos largohemi nga tregimi, nė rreklama shikojmė fotografi me pėlhura tė ndotura tė cilat kur lahen me larsa tė ndryshme nuk marrin atė pastėrti dhe shkėlqim qė u jep DASH-i. Pra, nga e majta nė tė djathtė dallohet efekti i kėtij larėsi tė pėrsosur.
Liēensa u ble nga njė kompani shumė e njohur arabe dhe u bė ndėrtimi i fabrikės dhe doli prodhimi i parė i larėsit. U gjend edhe njė arab qė dinte Italishten pėrkryer. U bė edhe pėrkthimi i saktė i diēiturave qė shoqėronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipėrfaqe gjiganteske qė mbuluan ndėrtesat e qyteteve, bėnė njė prezantim qė nuk shkulej lehtė nga mendjet e arabėve.
Rezultati: as edhe njė kuti me larės nuk u shit! Falimentim i firmės!
Faji doli nga pėrkthimi i diēiturės tė cilės ju dha drejtimi nga e djathta nė tė majtė dhe nuk pėrkonte me fotografinė.


* * *