Gazetarja e "Fiks Fare": 4 muaj mes trafikantėve
Intervistė me "Anjezėn", gazetaren investigative tė infiltruar brenda njė rrjeti qė shiste fėmijė shqiptarė nė Greqi
Ka plotėsuar ėndrrėn e saj tė dikurshme: Tė bėhet gazetare investigative. Thotė se ia ka arritur. Njė javė mė parė, Anjeza (ky ishte emri qė ka pėrdorur gazetarja e "Fiks Fare" gjatė kėtij investigimi) ka mbyllur "operacionin" e saj tė parė, teksa ranė nė pranga 8 trafikantė fėmijėsh, pjesėtarė tė njė rrjeti qė shiste fėmijė shqiptarė nė Greqi. Pas katėr muajsh infiltrimi brenda kėtij rrjeti, gjatė njė interviste pėr "Shqip", ajo tregon si lindi ideja pėr tė ndėrmarrė kėtė iniciativė tė rrezikshme, si i krijoi lidhjet, bisedat, emocionet, por edhe momentet e saj mė tė vėshtira.
Si lindi ideja pėr kėtė investigim?
Ideja ishte e drejtorit tė emisionit "Fiks Fare", Filip Ēakuli, i cili kishte kėrkuar shumė kohė mė parė tė infiltroheshim nė njė rrjet tė tillė trafikantėsh, kur nė Shqipėri filluan tė publikohen lajme pėr njė rrjet trafiku ndėrkombėtar tė foshnjave nga Shqipėria drejt Greqisė. Mė pas, gjatė muajve tė verės, kur kishte mbaruar sezoni i katėrt i emisionit "Fiks Fare" dhe kur tė gjithė gazetarėt e mjetet e "Fiks"-it ishin mė tė lirė, kėrkoi tė fillonim investigimin pėr trafikun e fėmijėve. Duke pasur parasysh kėtė porosi tė drejtorit tė emisionit, unė kisha marrė informacion qė nė Tiranė kishte persona qė shisnin fėmijėt e tyre. Mė pas, jam konsultuar vazhdimisht me drejtorin Ēakuli, i cili, qė nga fillimi i kėtij investigimi, mė ka ndihmuar dhe mbėshtetur jashtėzakonisht shumė. Ai mė ka orientuar nė ēdo hap tė kėsaj ndėrmarrjeje tė vėshtirė. Shpeshherė mė ka mėsuar ētė bisedoja me trafikantėt, mė kėshillonte qė gjithmonė tė kisha kujdes, se mund tė mė kuptonin. Madje, pas pėrfundimit tė takimeve me ta, nuk kthehesha direkt nė redaksi, por ecja nė kėmbė pėr tė humbur gjurmėt.
Sa informacion kishit pėr kėtė rrjet?
Nė fillim tė infiltrimit nė kėtė rrjet, nuk kisha informacion tė saktė. Kontaktet e para me ta i kam krijuar nė muajin korrik tė kėtij viti. Pėr kėtė temė, redaksia e emisionit "Fiks Fare", mbėshtetjen e sė cilės e kam pasur gjatė gjithė kohės, ka punuar mbi katėr muaj. Kontakti i parė me trafikantėt ka qenė shumė i rastėsishėm. Njė ditė, gjatė kthimit pėr nė shtėpi, pashė katėr fėmijė tė vegjėl, tė ulur nė mes tė rrugės te parku "Rinia", nė kryeqytet. Ndalova, u fala disa tė holla dhe pyeta fėmijėn mė tė madh nė moshė. Ishte njė vajzė rreth 4 vjeēe e gjysmė, qė mbante nė prehėr vėllain e saj 8 muajsh. I thashė: Do ma japėsh mua vėllain tėnd?. Ajo mu pėrgjigj: Pse tė ta jap... Unė vazhdova: Tė tė jap shumė lekė dhe ti mė jep vėllain tėnd. Mė pas, ajo mė kėrkoi ta prisja dhe shkoi tė thėrriste mamanė e saj, e cila nė ato momente ishte duke blerė bukė. Vajza e vogėl u kthye me tė ėmėn. Kjo e fundit mė pyeti me tė qeshur: Si ishte puna? I tregova se isha e interesuar pėr tė blerė njė fėmijė tė vogėl, disa muajsh dhe e pyeta nėse ajo ishte dakord tė mė shiste djalin e saj 8-muajsh. Fillimisht nuk pranoi, por u josh nga ēmimi qė i ofrova, 18 milionė lekė dhe mė kėrkoi kohė, derisa tė bisedonte me bashkėshortin. Me tė nuk ramė dakord, sepse e rriti ēmimin, por ndėrkohė unė krijova lidhje me tė tjerė persona, jevgj, qė rrinin te parku "Rinia", sepse fjala u pėrhap menjėherė qė unė kėrkoja tė blija njė fėmijė. Ndėrkohė, nė redaksinė e "Fiks"-it kishte filluar puna dhe ishin marrė tė gjitha masat qė unė tė mos rrezikohesha dhe tė filmoja gjithēka. Kamerat ndiqnin nga larg dhe nga afėr tė gjitha bisedat e mia me kėta persona.
Si arrite tė kontaktoje me sekseren Silva dhe sekserin Alfred Xhambazi?
Te ky rrjet u prezantova me emrin Anjeza dhe u thashė se isha nga Gjakova e se studioja pėr Histori-Gjeografi nė Tiranė. Pasi hyra nė kontakt me jevgjit, qė rrinin te parku dhe nuk po arrinim dakord pėr ēmimin, pasi mė ofronin fėmijėt kundrejt ēmimeve shumė tė larta, krejt rastėsisht, te lulishtja e kėtij parku takova Silvėn (sekseren). Ajo po rrinte e ulur nė lulishte, sė bashku me tė motrėn dhe kishte dėgjuar pėr mua, njė vajzė qė kėrkonte tė blinte njė fėmijė tė vogėl pėr njė shoqen e saj nė Greqi. Ajo mu afrua vetė dhe mė tha se kishte dėgjuar qė isha e interesuar pėr tė blerė njė fėmijė. Mė ofroi ndihmėn e saj dhe mė rekomandoi tė mos merresha me egjiptianėt, sepse, sipas saj, ishin tė pabesė. Vetė Silva, sekseria, ishte rome. Mė pas, u ulėm te njė lokal aty pranė. Ajo mė premtoi qė do tė interesohej nė Elbasan, Peqin dhe Tiranė dhe me njė pazar shumė mė tė ulėt, sepse ajo ishte marrė mė parė me punė tė tilla dhe mė tha nuk ka ndodhur tė shitet fėmijė mbi katėr mijė euro. Ajo u interesua dhe mė gjeti rastin mė tė shpejtė, qė ishte ai i Lumes, gruaja nga Peqini, e cila ishte shtatzėnė dhe donte tė shiste fėmijėn e saj. Ishte nė muajin e tetė tė shtatzėnisė. Nė kėtė kohė, sekseri tjetėr, Alfred Xhambazi, mu prezantua si vėllai i kėsaj gruas. Pas dy takimesh tė tjera me Fredin dhe me Lumen, Silva, sekserja e parė u shkėput pa ndonjė arsye dhe unė vazhdova pazaret me Alfred Xhambazin, nė pritje pėr tė lindur Lumja. Mė tej, pazaret ndryshuan edhe Xhambazi mė ofroi disa fėmijė tė tjerė, derisa arriti tė mė gjente djalin 3-vjeēar. Ky i fundit arriti tė kalojė nė Greqi nėpėrmjet rrjetit tė personave, me tė cilėt kontaktonte Alfredi.
Pse pranuat tė infiltroheni brenda kėtij rrjeti trafikantėsh? Kishit frikė? Po tani?
Pranova, sepse mu duk me interes pėr dikė qė synon tė bėhet gazetar investigativ. Kjo ėshtė edhe ėndrra ime, pėr tu bėrė njė gazetare profesioniste. Isha me fat qė mu dha shansi tė punoja pėr kėtė temė te "Fiks Fare", pėrkrah kolegėve tė mi. Frikė nuk kam, sepse gjithmonė kam pasur dhe kam mbėshtetjen e redaksisė.
Cili ishte momenti mė i vėshtirė qė patėt gjatė kėtij investigimi apo operacioni, siē mund ta quajmė ndryshe?
Momenti mė i vėshtirė ishin ditėt kur, sė bashku me dy kolegėt e mi dhe disa punonjės tė tjerė tė redaksisė, kemi pritur nė Kakavijė pėr ditė tė tėra kalimin e fėmijės 3-vjeēar nė Greqi. Nė momentin e fundit, sekseri Alfred Xhambazi filloi tė dyshonte pėr ne. Dyshonte se mos ne ishim tė policisė apo tė "Fiks"-it. Kishim frikė se i gjithė operacioni mund tė dėshtonte. Por, nė fund, gjithēka u realizua me sukses dhe policia e Janinės dhe ajo e Gjirokastrės vuri nė pranga tetė trafikantėt. Jam ndjerė nė siklet gjatė kohės, kur bisedoja me trafikantėt nė kufi. Problem ishin bisedat me trafikantėt nė Kakavijė. Kur ata mė tregonin emrat e doganierėve, qė do ti ndihmonin pėr tė kaluar fėmijėn. Flisnin vetėm me emra, pa pėrmendur mbiemrat. Por, mua mė duheshin emrat e saktė tė personave qė bashkėpunonin me ta dhe mundohesha tė krijoja situata, sikur nuk i dėgjoja mira apo nuk i kuptoja, duke u pėrmendur emra tė tjerė qė tė mė saktėsonin p.sh., emrin e doganierit grek, qė do ti ndihmonte nė Kakavijė. Dua tė theksoj se gjatė tri ditėve kur u bė e mundur shitja, blerja dhe kalimi i fėmijės nė Greqi, e gjithė vėmendja e redaksisė sė "Fiks"-it ishte pėrqendruar tek unė. Redaksia kishte dėrguar nė Gjirokastėr dhe Kakavijė katėr makina dhe tre grupe xhirimi, veē grupit me tė cilin punoja unė. Nė njėrėn makinė isha unė me dy punonjės tė tjerė tė "Fiks Fare", tė cilėt u prezantuan si tė afėrmit e mi dhe tre makina na shoqėronin, sė bashku me kamerat, nė ēdo moment. Shpeshherė kolegėve tė mi u ėshtė dashur ti ndėrronin disa herė makinat, nė mėnyrė qė tė mos binin nė sy tė trafikantėve, tė cilėt gjatė gjithė kohės ishin shumė dyshues. Po ashtu, gjatė gjithė kohės kemi qenė tė orientuar nė xhirim nga drejtori i emisionit, Filip Ēakuli, i cili sė bashku me dy policėt grekė, prisnin mbėrritjen e fėmijės nė Janinė.
Teksa dėgjonit qė flitej pėr shitje dhe blerje foshnjash, si reagonit?
Fillimisht mė dukej e pabesueshme. Ndjehesha keq, kur dėgjoja nėnat qė pranonin tė shisnin fėmijėt e tyre qė nė bark. Ato bėnin pazare pėr fėmijėt e tyre dhe tė dukej sikur ishe nė njė treg. Kėta njerėz ishin tė gatshėm tė tė ofronin sa fėmijė tė doje, mjaft ti paguaje. Mė pas u mėsova duke dėgjuar kėto biseda. Pėr njė gjė ndjehesha mirė; qė do tė shpėtoja nga trafikimi shumė fėmijė tė tjerė.
Si i vendosėt urat e bashkėpunimit me policinė dhe prokurorinė?
Nuk di asgjė pėr kontaktet qė drejtori i redaksisė sonė ka pasur me prokurorinė dhe policinė. Unė kam bashkėpunuar vetėm me redaksinė e emisionit "Fiks Fare" dhe jam orientuar e kėshilluar gjatė kėtij investigimi nga drejtori i kėtij emisioni, Ēakuli.
Sa ditė zgjati investigimi?
Siē e thashė qė nė fillim, ky investigim ka zgjatur mbi katėr muaj, pasi i gjithė operacioni pėrfundoi me sukses mė 9 nėntor 2006, kur u arrestuan trafikantėt.
Gjatė kėsaj periudhe, me sa persona kontaktuat?
Me shumė. 12 mė kanė ofruar fėmijėt e tyre, dy sekserėt, Silva dhe Fredi, dhe pesė tė tjerėt, qė bėnė tė mundur kalimin e fėmijės nė Greqi.
Si ndjeheni tani qė keni zbuluar njė rrjet trafikimi fėmijėsh?
Ashtu siē mund tė ndjehet ēdo gazetar kur realizon njė investigim tė tillė dhe kur arrin tė shpėtojė jetėn e njė fėmije, mendoj edhe tė shumė fėmijėve tė tjerė, qė mund tė trafikoheshin mė pas nga ky rrjet.
-------------
gazeta shqip
Krijoni Kontakt