Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Çdo informacion që shkëmben në Internet kalon nëpërmjet rrjetit të ISP-së, dhe nëse ata do ishin të interesuar të të përgjonin, mund ta bënin këtë në pikat e shpërndarjes, pa qënë nevoja për të hyrë në kompjuterin tuaj.

    Hyrjet e paautorizuara që të ka njoftuar firewall nuk është e thënë të kenë qënë të ISP-së, dhe nuk do të thotë që sulmuesi ka patur leje në skedarët e kompjuterit. Për firewall hyrje konsiderohet edhe një trokitje e thjeshtë në një portë të kompjuterit. Pra, njësoj si dikush që kërkon të hyjë në shtëpinë tënde dhe troket në derë, ose i bie ziles. Thjesht duke trokitur në derë nuk hyjnë dot në shtëpi. Duhet të kenë çelësin ose t'ua hapësh ti derën nga brënda që të hyjnë.

    Arsyeja pse adresa IP ka qënë e përafërt tregon se mund të ketë qënë dikush që është lidhur në rrjetin lokal (LAN).

    Për më tepër, "hyrja" që ka kapur firewall mund të ketë qënë një komunikim i automatizuar nga kompjuterat e rrjetit lokal. Kompjuterat e lidhur në LAN mundohen të komunikojnë me njëri tjetrin për të mësuar si të ndajnë skedarët, Internetin, etj. Nëse ju nuk keni punë fare me personat në kompjuterat e tjerë, atëherë ju duhet të keni lidhje private me ISP-në, jo të jeni pjesë e një LAN-i. Kontakto ISP-në dhe thuaji të ndryshojë lidhjen e rrjetit.
    Edi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e kejd
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane(me pushime ne rrogozhine)
    Postime
    13
    Shume Faleminderit , per infon e per sqarimet te gjitheve. Ja do kontaktoj me ata te isp se vazhdon prolemi. por a di ndonjeri nga juve ku mund te marr ndonje firewall falas ose me ndonjemetode tjeter, se ky qe kam skadoi afati se ishte per 2 jave?
    Mire aktivitetin qe mund ta kontrolloje, por cfare kuptoni ju me aktivitet, pervec adresave e faqeve ku hyj, po permbajtjen e emaileve, chatin etj? mund te shikohen?

  3. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Paketa SP2 e Windows XP e ka vetë firewall. Nëse ke Windows XP, azhurnoje tek faqja http://www.windowsupdate.com ose nga menyja Start > Programs > Windows Update. Po të kesh marrë të gjitha azhurnimet e Windows dhe të kesh të instaluar antivirusin, s'është nevoja për firewall shtesë.
    Edi

  4. #14

    Post Dikush fut hundet ne kompjuterin tim - thote Norton Anrivirus-i

    Po ju shkruja per pak ndihme; do t'ju isha shume mirenjohes per çdo pergjigje.

    Antivirusi im (Norton) ka disa dite qe thote se dikush kerkon te fut hudnet ne kompjuterin tim dhe me tregon IP.

    Nortoni me thote se e ndalon, por ka gjasa qe ai ja ka futur nortonit ne kthese. Kjo mund te te vijne ndermend nga fakti qe dikush kishte bere Log In ne MSN Messenger-in tim dhe kishte folur me nje nga konteket e mi.

    1. Duke pasur IP, a mund ta gjej une kush eshte ai qe i fut hundet aty?
    2. A ka ligj ne Shqiperi qe ta denoje kete gje?

    Shume faleminderit te gjithve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 23-12-2006 më 23:02
    Djali që s'i bën të gjitha,
    Plastë e mos e zëntë dita!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Ku është programi elektoral 1000 faqësh i Edi Ramës?
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-07-2009, 14:29
  3. Programi kompjuterik për drejtshkrimin e gjuhës shqipe
    Nga edspace në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 14:33
  4. Shenjti mbrojtes i Shqiperise: SHEN GJERGJI
    Nga Pasiqe në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 12:20
  5. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •