
Postuar mė parė nga
Humdinger
Globalizmi, Shqiperia e 104-ta nga 123 vende
E Shtune, 18 Nentor 2006
Nga Kastriot ISLAMI
1 - Globalizmi
Globalizmi eshte termi ombrelle per nje seri ndryshimesh ekonomike, sociale, teknologjike, kulturore e politike ne kuader te ndervartesise, integrimit dhe bashkeveprimit midis vendeve, popujve dhe kompanive ne vendndodhje te ndryshme. Perdoret edhe termi mondializem, nga frengjishtja. Globalizmi Demokratik parashikon rolin percaktues te qytetareve te globit ne institucionet globale, pa privilegjuar ndonje orientim politik te paracaktuar. Ky koncept kombinon konceptin e globalizmit me ate te demokracise dhe synon institucionalizimin e demokracise ne nivel global. Ne praktike mekanizmi i propozuar lidhet me arritjen e nje rendi global ku institucionet nderkombetare duke pasur nje rol gjithnje e me te madh dhe duke funksionuar ne menyre demokratike do ti afroheshin menyres federaliste te organizimit. Globalizmi i ekstremit te majte karakterizohet nga fryma antikapitaliste dhe eshte ne favor te nje bote pa kufij ne frymen e internacionales marksiste. Globalistet e majte promovojne qeverine boterore e cila do te bente te zhdukeshin kombet, si pergjegjeset e luftes dhe te antagonizmit midis njerezve. Globalizmi neoliberal eshte prokapitalist. Globalistet liberale jane partizane te heqjes se cdo pengese per shkembimet tregtare me qellim te tregetia e mallrave dhe e kapitaleve te bashkohen ne nje treg global. Teodor Levit citohet zakonisht si nder te paret me artikullin e tij te shkruar ne vitin 1983 ne revisten Harvard Business me titull “Globalizimi i tregjeve”. Ndonese kompleks e shumepermasor, globalizmi mund te trajtohet ne disa aspekte: i) globalizmi industrial (ose transnacionalizimi) – lindja dhe ekspansioni i ndermarrjeve multinacionale; ii) globalizmi financiar – lindja e tregut financiar global dhe akses me i mire per financim te jashtem te koorporatave, dhe te huamarresve nacionale e nennacianale; iii) globalizmi politik – zgjerimi i sferes politike te interesave ne rajone dhe vende jashte zones se aktorve politike (shtete ose jo shtete) te “fqinjesise”. iv) globalizmi informativ – rritja e fluksit te informacionit midis vendeve te largeta. v) globalizmi kulturor – rritja e kontakteve midis kulturave. Albert Anshtajn ka thene: Nje bote e bashkuar ose asgje. Kurse Uinston Curcill ka thene: Ne rast se nje qeveri boterore nuk do te ngrihet shpejt dhe nuk do te hyje ne veprim efikas, e ardhmja e njerzimit do te jete e erret dhe e pasigurte. Gandi: E drejta per te jetuar na eshte dhene per te permbushur detyren tone si qytetare te globit. Nacionalizmi nuk eshte koncepti me i larte. Koncepti me i larte eshte komuniteti boteror.
2 - Karakteristikat e Globalizimit
Globalizmi /internacionalizmi eshte identifikuar me nje seri tentativash e tendencash, ku mund te perfshihen levizja e medha ne nivel global te njerezve, informacionit, te kapitaleve dhe parave dhe te te mirave materiale; si dhe zhvillimi i teknologjive, sistemeve ligjore, organizmave e institucioneve dhe ne pergjithesi te gjithe infrastruktures qe do te lejonte e ndihmonte keto levizje. Disa nga tendencat e kesaj dukurie shfaqen ne disa plane : I) Ne planin ekonomik: i) Rritja e tregtise nderkombetare me shpejt sesa rritja e ekonomise boterore, ii) Rritja e fluksit nderkombetar te kapitalit dhe e Investimeve Direkte te Huaja – FDI, iii) Krijimi i Marreveshjeve Nderkombetare qe kane cuar ne organizata si OBT apo kartele si OPEC; iv) Zhvillimi i sistemeve globale financiare; v) Roli i rritur i organizatave te tilla si OBT, FMN te cilat kane te bejne me transaksione nderkombetare. II) Ne planin kulturor: i) Shkembim me i madh nderkombetar kulturor; ii) Multikulturizmi, dhe akses me i mire ne diversitetin kulturor. Balanca midis kultures se importuar dhe kultures lokale. iii) Rritja e turizmit dhe e udhetimeve nderkombetare; iv) Rritja e imigrimit, duke perfshire edhe imigrimin ilegal; iv) Zgjerimi i konsumatoreve lokale te produkteve nga vendet e tjera; v) Rritja e aktiviteteve sportive globale te tilla si Kupa e Botes ne Futboll, Lojrat Olimpike; vi) Formatimi dhe/ose zhvillimi i nje bashkesie te vlerave universale. III) Ne planin teknik dhe ligjor: i) Zhvillimi i infrastruktures se telekomunikacionit global dhe rritja e fluksit nderkufitar te dhenave duke perdorur teknologjite moderne te internetit, komunikimit satelitor, kabllove me fibra optike, telefonave mobil dhe pa kabell; ii) Rritja e numrit te standardeve te aplikuar ne nivel global, te tilla si ligji i kopirajtit dhe e patentave. iii) Rritje e levizjeve ne mbeshtetje te nje Gjykate Nderkombetare te Krimeve dhe levizjet nderkombetare per drejtesi. Qysh nga Lufta e II Boterore shume barriera te tregetise nderkombetare jane ulur ne menyre te konsiderueshme permes Marreveshjes se Pergjithshme mbi Tarifat e Tregetine (General Agreement on Tariffs and Trade - GATT). Disa nga nismat e kryera ne kuadrin e GATT dhe OBT lidhen me: A) Promovimin e Tregetise se Lire se te mirave materiale: i) Reduktimi ose eliminimi i tarifave, ndertimi i zonave te tregtise se lire, ndertimi i zonave te tregetise me tarifa te ulta ose pa tarifa. ii) Reduktimi i kostove te transportit, B) Levizjen e Kapitaleve: reduktimi ose eliminimi i kontrollit te kapitaleve; C) Reduktimin, eliminimin, ose harmonizimin e subvencioneve per bizneset vendase. D) Mbrojtjen e pronesise intelektuale.
3 - Globalistet
Mbeshtetesit e globalizmit demokratik quhen globaliste ose pro-globaliste. Ata vleresojne se faza e pare e globalizimit, e cila eshte e orientuar nga tregu duhet te plotesohet nga faza e ndertimit te institucioneve politike globale qe perfaqesojne vullnetin e qytetareve. Ato nuk paracaktojne ndonje ideologji per te drejtuar kete vullnet i cili sipas tyre i duhet lene liria e zgjedhjes nga vete qytetaret gjate nje procesi demokratik. Mbeshtetesit e tregtise se lire vene ne dukje se teoria ekonomike sugjeron qe tregtia e lire con ne alokimin me efikas te burimeve per te gjithe vendet qe perfitojne nga tregtia e lire, cmime me te ulta, rritje te punesimit dhe prodhim me te larte. Liberalet dhe mbeshtetesit e tjere te kapitalizmit liberal thone se shkalla me e larte e lirive politike e ekonomike ne formen e demokracise dhe te kapitalizmit ne boten e zhvilluar prodhojne nivel me te larte te vlerave materiale. Ata e shikojne globalizmin si shperndarje te lirise dhe kapitalizmit me perftim per te gjithe. Disa statistika qe flasin ne favor te globalisteve jane: i) perqindja e njerezve ne vendet ne zhvillim qe jetojne nen pragun e 1 USD ne dite eshte pergjysmuar gjate 20 vjeteve te fundit; ii) jetegjatesia mesatare eshte dyfishuar ne vendet ne zhvillim qysh nga lufta e dyte boterore ; iii) vdekshmeria foshnjore eshte ulur ne cdo rajon ne zhvillim; iv) demokracia eshte rritur ne menyre drastike, ne vitin 1900 asnje vend nuk zhvillonte zgjedhje te pergjithshme kurse ne vitin 2000 ato zhvillohen ne 62.5 % te te gjithe vendeve te botes; v) niveli i te arsimuarve eshte rritur ndjeshem, nga 52 periqnd ne 1950 ne 81 perqind ne vitin 2000, vi) perqindja e femijeve ne fuqine punetore ka rene nga 24 perqind ne vitin 1960 ne 10 perqind ne 2000. Disa globaliste kritikojne FMN dhe BB, duke deklaruar se ato kane burokraci te korruptuar, te kontrolluar dhe te financuar nga shtetet dhe jo korporatat. Ata vleresojne se shume hua i jane dhene diktatoreve te cilet asnjehere nuk i kryejne reformat e premtuara, duke i lene popujve te paguajne borxhet e tyre. Ata verejne se nje fare rezistence kunder globalizmit vjen nga grupe speciale ne konflikt interesi, te tilla si bota lindore apo sindikatat.
4 - Anti-globalistet
Kritiket e globalizmit shprehen se ky proces nuk rrjedh ne menyre te natyrshme nga nevojat ekonomike te te gjitheve dhe vihet ne levizje nga nevojat imperative te elitave. Keto levizje nuk kane ndonje emertim te unifikuar dhe media i quan levizje “anti-globaliste”, emertim te cilin vete keta aktiviste e kundershtojne, sepse ato nuk kundershtojne te gjithe procesin e globalizmit. Emertimi i perbashket i tyre eshte Levizja per Drejtesi Globale. Ka nje varietet te gjere te “antiglobalizmit”. Ne pergjithesi, kritiket shprehen se rezultatet e ketij procesi nuk jane ato qe ishin parashikuar kur u synua rritja e tregtise se lire dhe per me teper se shume institucione te perfshira ne sistemin e globalizimit nuk kane marre ne konsiderate interesin e vendeve te varfer e te klases punetore si dhe ceshtjet e mjedisit. Teoricienet e tyre, mbeshtetur ne argumente ekonomike, deklarojne se tregetia e lire e pakufizuar krijon perfitime per te pasurit ne kurriz te te varferve. Disa te tjere e shikojne globalizmin si promovim te axhendave te korporatave te fuqishme globale. Ata ne kete rast deklarojne se rritja e fuqise se korporatave formaton rritjen progresive te programeve politike te Shteteve-Komb. Disa grupe “antiglobalistesh” e konsiderojne globalizimin imperialist, qe synon te garantoje fitime ne favor te SHBA. Ne kete kendveshtrim ata e konsiderojne globalizmin si nje forme tjeter te “amerikanizmit”. Disa kampe me konservatore jane nacionalistet; ata e konsiderojne globalizmin si nje proces qe tenton te zhvendose rolin e kombeve drejt politikave globale dhe sulmojne OJQ si cenuese te fuqise se kombeve. Levizja “antiglobaliste” eshte mjaft e gjere, duke perfshire grupet e kishes, grupe clirimtare, parti te majta, parti nacionaliste, ambjentaliste, bashkimet fshatare, grupe antiracizem, anarkiste, e tjere. Sidoqofte shumica jane reformatore, te cilet luftojne per nje forme me humane te kapitalizmit. Disa te tjere jane me revolucionare duke besuar tek nje sistem me human sesa tek kapitalizmi.
5 - Altermondialistet
Altermondializmi mbeshtetet ne parime morale, ekologjike dhe etike te aplikuara me shume ne fushat ekonomike e sociale sesa ne aspektin e formatimit institucional ku mbeshtetet procesi i globalizmit demokratik. Kjo eshte nje levizje e shoqerise civile, me perberje sociale heterogjene, qe ne thelb konteston modelin liberal te globalizmit dhe sugjeron nje model globalizmi me te vemendshem ndaj njeriut e mjedisit. Orientimet politike ne gjirin e levizjes altermondialiste jane te shumta dhe veshtire se mund te sintetizohen. Disa prej tyre jane : i) antiliberalet te cilet kritikojne modelin e shkembimit te lire dhe duan te reformojne thellesisht parimet e logjikes ekonomike mbi bazen e kritereve morale e sociale. ii) komunistet e marksistet kane qene tradicionalisht kunder kunder globalizimit liberal qe e konsiderojne globalizem kapitalist. iii) nacionalistet dhe sovranistet te cilet mbrojne konceptin e kombit nga neo-liberalizmi i tregut dhe pasiguria sociale, dhe jane ne favor te masave proteksioniste me interes kombetar ne aspektin ekonomik, iv) pacifistet; v) ekologjistet; vi) reformistet. Rrymat reformiste te altermodializmit preferojne tekstet e te drejtes nderkombetare dhe kerkojne qe mekanizmat e globalizmit demokratik te mbajne ne vemendje pikerisht keto dokumente. Levizjet altermondialiste duke e kritikuar globalizimin per shkeputje nga qytetaret kerkojne demokratizmin e organizmave nderkombetare te tilla si FMN, OBT, OECD, BB e tjere.
6 - Multilaterizmi faze e ndermjetme e globalizmit
Multilatéralizmi eshte nje faze e organizimit te botes qe ka lindur ne shekullin e XX, si rrjedhoje e ngjarjeve te ndryshme, e lufterave boterore, e dekolonizimit, e kercenimit berthamor, dhe tani me vone nga globalizmi ekonomik dhe problemet mjedisore te planetit. Multilaterizimi bazohet ne thelb me Traktatet Nderkombetare te cilat jane te firmosura nga pothuajse te gjithe vendet e botes. Organizatat multilaterale nuk kane pushtet vetjak sepse ato i nenshtrohen marreveshjeve te Shteteve-Komb, qe pergjithesisht tentojne te paralizojne veprimin e ketyre organizatave. Kjo perben edhe hendekun midis te organizmave aktuale te botes nga njera ane qe gjithnje e me shume qenderzohen ne koncertin e Shteteve-Komb dhe te globalizmit nga ana tjeter, qe se paku ne planin ekonomik e kulturor, mbeshtetet gjithnje e me pak ne lojen e Shteteve-Komb. Faza e angazhimit dhe bashkepunimit global ne formen e multilaterizmit eshte nje faze e ndermjetme qe e tejkalon bilaterizmin dhe konceptin tradicional te aleancave ushtarake e te zonave ekonomike te perbashketa por pa mundur te arrije objektivat e globalizmit demokratik, ne te cilin Shtetet-Komb do te pranonin sovranitetin e institucioneve globale qe perfaqesojne direkt qytetaret e botes, ne nje sistem konfederate apo federate planetare. Ne kete kuptim multilaterizimi eshte nje faze e ndermjetme e organizimit te botes, ndoshta pak kaotike, qe nje dite do te mund te shnderrohej ne institucione te verteta globale.
7 - Indeksi i globalizimit : Shqiperia e 104 nder 123 vende
Masa e globalizimit te nje shteti-komb mund te matet. Eshte konceptuar nje indeks sintetik per te vleresuar masen e globalizimit te nje vendi, koeficienti KOF. Kete njehsim e ka realizuar nje OJQ zvicerane. Ky koeficient bazohet ne matjen e fluksit te tregtise, te migrimit, ose te investimeve te huaja direkte. Indeksi KOF mat tri dimensionet kryesore te globalizimit: i) ekonomik, ii) social dhe iii) politik. Pervec ketyre tri indekseve, percaktohet edhe nje indeks i pergjithshem i globalizimit dhe nen-indekse qe i referohen fluksit aktual ekonomik, kufizimeve ekonomike, te dhena mbi kontaktet personale, te dhena mbi fluksin e informacionit dhe mbi afersine kulturore. Te dhenat jane te pervitshme per 123 shtete. Vendi me i globalizuar eshte SHBA me indeksin 5,41 dhe pas tij vijne Suedia, Kanadaja, Anglia, Luksemburgu. Vendet me pak te globalizuara jane Togo, Cad, Republika e Afrikes Qendrore. Shqiperia renditet ne vendin e 104 nga 123 vendet e analizuara me te dhenat e vitit 2006, me indeks 1,55 dhe pas saj nuk ka asnje vend europian. Persa i perket indeksit te “globalizimit ekonomik” Shqiperia eshte ne vendin e 90 duke lene pas Rusine dhe vende afrikane e arabe; ne vend te pare eshte Luksemburg me indeks 8,11, ne te dytin Hong Kongu e Kina dhe SHBA ne vendin e 28. Persa i perket indeksit te globalizimit social Shqiperia eshte ne vendin e 91 me koeficient 0,41 duke lene pas Indine dhe vende afrikane e arabe; kurse ne vend te pare eshte SHBA me indeks 6,25. Po ti referohemi indeksit te globalizmit kulturor Shqiperia eshte ne vend te 87 me indeks 1,13 duke lene pas Estonine, Luksemburgun, Lituanine dhe ne fund eshte Hong Kongu Kina, kurse ne vend te pare eshte SHBA me indeks 5,48.
Korrieri
Krijoni Kontakt