“Piu XII, protagonist i ‘kryqėzatės tė dashurisė sė krishterė’ gjatė Luftės II Botėrore”




Kėshtu pėrshkruhet Papa Paēeli nga rregulltarja italo-amerikane Margerita Marpione nė librin e saj tė fundit kushtuar Piut XII. Libri, qė pėrmbledh mijėra letra drejtuar Atit tė Shenjtė gjatė konflikti botėror, dėshmon pėr impenjimin e tij tė jashtėzakonshėm nė favor tė robėrve tė luftės, pa dallim feje e kombėsie.

Letrat, rreth 20 milionė, drejtuar Papės nga familjet e ushtarėve, tė robėrve tė luftės, tė tė humburve, tė hebrenjve tė persekutuar, tė gjithė nė kėrkim tė lajmeve pėr tė dashurit e tyre, ngjallin emocione tė thella e, mbi tė gjitha, flasin pėr solidaritetin e Papės, nė kundėrshtim tė plotė me tezat e pėrfryra tė njė lloj shtypi, qė kohėt e fundit ka bėrė pėrpjekje tė bindė opinionin publik mbi ‘heshtjen” e Vatikanit nė vitet e tmerrshme tė luftės’.