Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Shqipja mediatike, piskama e fundit e Shvarcit

    Shqipja mediatike, piskama e fundit e Shvarcit


    Edlira GJONI

    Gjuha ėshtė identiteti i njė kombi". Kujtesa e thėrret kėtė fjali standarde sa herė qė terem tė ndjek deri nė fund njė fjali mediatike (tė thėnė nga kushdo). Shumėkush qė del nė ekran, personazh televiziv, politik, mediatik apo sporadik qoftė, fillon ligjėrata pa fund e pa fillim, pa pikė e pa presje, pa kuptim e pa mundim t'i japė drejtim mendimit qė po shprehet. A ėshtė ky instinkti fillestar qė na mban pronė tė paraardhėsve dhe me pėrpikėri zbatojmė tė vetmen aftėsi, imitimin? Apo ėshtė dėshirė pėr tė shpalosur arsenalin e ēuditshėm gjuhėsor me fjalė qė as vetė nuk jua dimė kuptimin? Mbase ėshtė mėnyra e vetme shqiptare pėr tė tėrhequr vėmendjen!!! Apo ėshtė shumė efikase si mėnyrė pėr tė ēoroditur atė qė tė ka pyetur, ata qė po tė dėgjojnė dhe e bėn aq shumė tė mėrzitshėm atė qė po flet, sa askush nuk lodhet ta dėgjojė mė. Kėshtu, pėrgjigja dhe vėmendja devijohet. Qėllimi u arrit!
    Shumė zhurmė pėr asgjė, Shekspir i dashur. Piskamė e madhe qė e more me vete, Shvarc i papėrsėritshėm! Nė orvatjen pėr tė gjetur mbėshtetje pėr mėritė ndaj masakruesve tė shpallur tė shqipes, vjen nė ndihmė njė ndėr shkrimet e fundit tė pėrkthyesit tė madh. Ishte klithma e tij pėr tė parandaluar batėrdinė ndaj shqipes, gjuhės qė aq bukur e solli me kryeveprat gjermane, ashtu siē dinte vetėm ai.
    Gjeti forcė tė jepte alarmin edhe teksa lėngonte. Por, me lajmet dhe shfaqjet e pėrditshme, duket se as ai, dhe askush tjetėr nuk po dėgjohen. Pyetja e Shvarcit ėshtė ende pa pėrgjigje:" Pėrse u dashka qė shqipja t'i pėrshtatet kohėrave moderne e tė varroset pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave? Pėrse tė mos respektohet fare lakimi nė rasat emėrore, gjinore, dhanore, kallėzore dhe rrjedhore? Pėrse tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?!"

    Rreziku qė kėrcėnohet

    Adhuruesi i shqipes sė pastėr i referohej kėshtu shembujve qė ai vetė sillte nė vazhdim tė shkrimit tė tij: "Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq: Vdekja e Arafat (dhe jo: Vdekja e Arafatit); takimi i Bush me Putin (dhe jo: takimi i Bushit me Putinin); Njė grusht i rėndė pėr Bin Laden (dhe jo: njė grusht i rėndė pėr Bin Ladenin); Pauell do tė takohet me Sharon (dhe jo: Pauelli do tė takohet me Sharonin); sipas Bler (dhe jo: sipas Blerit); privatizimi i Telekom (dhe jo: Privatizimi i Telekomit); faturat e KESH (dhe jo: faturat e KESH-it), etj, etj, etj. Sipas kėsaj logjike tė "shkėlqyer", gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: Kam njė takim me Skėnder (dhe jo: kam njė takim me Skėnderin); ose: Sami foli pėr Liliana (dhe jo: Samiu foli pėr Lilianėn)! Pėrkthimi i filmave ėshtė njė tragjedi gjuhėsore mė vete. Titrat e tyre kullojnė nga idiotizma tė pashembullta. Ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen. Dialogėt pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse gjithmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: "Ti e di se ēfarė ndjej pėr TY. A mund t'JU ftoj sonte pėr darkė?" Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njėjėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime, p.sh. Michael) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes.(Majkėll) Po zėvendėsimi pėrmbysės i fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja? Daullet po bien prej vitesh, por askush nuk do t'i dėgjojė. Bėhet fjalė pėr pėrdorime tė tipit: Momenti (nė vend tė: Ēast); Eveniment (nė vend tė:
    Ngjarje); Gjeneratė (nė vend tė: Brez); Agravim (nė vend tė: Rėndim); Aperturė (nė vend tė: Hapje, Hyrje),etj. Ēdo vend ka dialekte, por gjuha zyrtare e pėrdorur ėshtė vetėm njė, dhe ėshtė e njėsuar. Qė nė shkollėn fillore mėsohet se ku duhet vėnė edhe presja, jo mė tė lejohen gabime trashanike gramatikore"

    Nga rrjedh mllefi i Shvarcit?!

    Dhimbja gjuhėsore e Mjeshtrit tė Madh buron nga tė gjithė ne, qė nuk mendohemi asnjė sekondė tė vetme para se ta shqiptojmė shqipen. Qė po e transmetojmė kaq tė cunguar atė. Nga tė gjithė ata qė duhet tė ndjehen pėrgjegjės nėse kanė njė rol dhe, me apo meritė, shqipja ju dėgjohet. Shqipfolėsi i artė shpėrthen me tė drejtė kur thotė: "Gjuha ėshtė identiteti i njė kombi. Mė lejoni ta rikujtoj kėtė tė vėrtetė absolute pėr njė pjesė mjaft tė madhe tė njė "armatė" tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unike amtare. Gjuha e folur dhe e shkruar ėshtė ruajtur e pastėr nė ēdo vend, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes. Por, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh tė vetėkėnaqur (nuk kam si t'i quaj ndryshe ata qė, madje, me "fakultet" filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s'ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se shumėkush "zotėroka" tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat "i than" me gojė e me shkrim! Si i paska mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz "ta thajė" anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike?"
    Shvarci e dinte po aq mirė sa tė gjithė ne se edhe vetė media diku e ka burimin e pėrdorimit tė katrahurės gjuhėsore. Ėshtė ajo prej nga na vijnė tė gjitha xhevahiret. Ajo qė "Projekton (jo Planifikon), qė Implementon (jo Zbaton), qė Inicion (jo Fillon), qė Siglon (jo Nėnshkruan) dhe Eviton (jo Anashkalon) pėrgjegjėsinė e saj fatkeqe nė transmetimin ndikues dhe shpartallimin e shqipes zyrtare: Politika!
    Shprehėsit dhe imituesit e saj e detyruan zotėruesin e shqipes sė kulluar tė shkruante derte pėr tė edhe nė ēastet e fundit.

    Snobizėm dhe dritėshkurtėsi

    Pak para ndarjes nga jeta, Shvarc lutej: "Unė, qė jam ulur t'i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m'i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore. Por, prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte. Pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, qė ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Nė emėr tė cilit "mision iluminist" po masakrohet gjuha e mėmės sime? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė!"

    Apel pėr tė gjithė

    I fundit amanet qė la shqip-njohėsi i pazėvendėsueshėm, pėrsėritet akoma sot. Fatkeqėsisht ėshtė ende pa efektet pėr tė cilat Robert Shvarc do kishte zgjedhur tė jetonte edhe mė gjatė, qė t'i realizonte. Thirrja e tij ėshtė edhe mė aktuale: "Ju drejtoj njė apel mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opinionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t'i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarkinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokė-betonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: "Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrit!"
    ...lėngimi i Shvarcit drithėron, teksa tigrat dhe ēimkat e shoqėruan, kurse mediokrit fatkeqėsisht i la pas vetes, mes nesh, me flamurin e masakrės gjuhėsore nė dorė, dhe me duartrokitjet e tė ēoroditurve. Dhe vazhdojnė tė refuzojnė reflektimin mbi gjėmėn qė po lejojnė pėr shqipen.

    gjedlira@yahoo.co.uk

    TIRANA OBSERVER

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Duke mirepritur shqetesimin e shprehur publikisht per gjendjen dhe rrugen zhvelftesuese qe e ka marre gjuha e sotme shqipe ne te gjitha rrafshet e komunikimit shoqeror, ndiej obligim parimor qe te terheq vemendjen se mungesa e kujdesit te vet autores derisa e shprehe kete brengosje te drejte me shkrim, mund te beje nje ndikim skajshmerisht te kundert prej atij qe kishte per qellim, duke zhvleftesuar edhe nismen e saj te mbare.

    Ende pa u thelluar mire ne shkrim, autorja Edlira Gjoni bene gabim gjuhesor qysh ne titullin e artikullit.

    Shprehja "piskama" (pa ia vene nen thumb formulimin), eshte perdorur ne menyre rrenjesisht te pasakte.

    "Piskama" para se gjithash eshte shprehje qe pershkruan "ze te larte" depertues dhe te pa kuptueshem.
    "Bertima" eshte e njejta gje, me dallimin se eshte "ze i thelle".

    Ne praktike (edhepse jo ligjshmerisht), "piskama" e ka karakterin e ankimit, kurse "bertitja" ate te qortimit.

    Megjithate me kryesorja eshte se: grate "piskasin", kurse burrat "bertasin"!

    Por nuk eshte perdorimi i leksikut te pa sakte gjinor gabimi me i madh, sepse te dyja keto shprehje qe semantikisht dallojne per nga gjinia i permbledh "cirrja" si forme asnjanese, ndonese pak me e rende kuptimisht dhe me figurative se ato, edhe kjo do te ishte poaq e pasakte. Ajo, qe ne realitet, deshi te shkruante autorja, ishte nje shprehje e lehte, e bukur dhe e njohur shqipe, -"thirrja".

    Ku eshte dallimi?

    Edhe thirrja eshte piskame/britme, por ajo permban artikulimin. Thirja permes piskames eshte e artikulueshme dhe e kuptueshme gjithmone, -si per ate qe e degjon, si per ate qe therret.

    "Klithma" eshte fjale qe i takon te njejtit grup, por me dallim cilesor semantik, bazuar ne faktin se "klithmat", i takojne turmes me qellim te lartesimit te nje subjekti. E verteta eshte se, edhe kjo shprehje u keqperdor per shume kohe duke ia mjegulluar kuptimin, shpesh here duke e cvendosur deri ne kuptimin shprehjes "renkim".


    Atehere le ta kuptoje kush te arrije formulimin:
    "Shqipja mediatike, piskama e fundit e Shvarcit"
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Baptist

    [INDENT]Ende pa u thelluar mire ne shkrim, autorja Edlira Gjoni bene gabim gjuhesor qysh ne titullin e artikullit.
    Gabimin tėnd qė nė fillim tė kritikės ndaj Edlira Gjonit, e kam theksuar mė lart me tė kuqe!!
    Korigjimi ėshtė : "autorja Edlira Gjoni bėn gabim gjuhėsor"

    Shprehja "piskama" (pa ia= ja vene nen thumb= thonjėza formulimin), eshte perdorur ne menyre rrenjesisht te pasakte. .
    Pėrsėri gabim!!

    "Piskama" para se gjithash eshte shprehje qe pershkruan "ze te larte" depertues dhe te pa kuptueshem.
    Piskama ėshtė njė vijė e lartė zanore qė nxirret vetvetiu nga stresi, dhimbja, ankthi, apo surpriza tė befasishme...dhe shpesh nga seksi femėror gjatė kontakteve seksuale!!

    "Bertima"= BĖRTITJA eshte e njejta gje, me dallimin se eshte "ze i thelle".
    Pėrsėri gabim... duhet tė mėsosh mė mirė shqipen qė herėn tjetėr tė dish tė korigjosh Edlirėn.

    PS : Ato qė janė shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mia ndaj gabimeve elementare tė tuat nė ortografi.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 18-11-2006 mė 18:30

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Gabimin tėnd qė nė fillim tė kritikės ndaj Edlira Gjonit, e kam theksuar mė lart me tė kuqe!!
    Korigjimi ėshtė : "autorja Edlira Gjoni bėn gabim gjuhėsor"


    Pėrsėri gabim!!


    Piskama ėshtė njė vijė e lartė zanore qė nxirret vetvetiu nga stresi, dhimbja, ankthi, apo surpriza tė befasishme...dhe shpesh nga seksi femėror gjatė kontakteve seksuale!!


    Pėrsėri gabim... duhet tė mėsosh mė mirė shqipen qė herėn tjetėr tė dish tė korigjosh Edlirėn.

    PS : Ato qė janė shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mia ndaj gabimeve elementare tė tuat nė ortografi.

    Tung
    Hehehee

    Aniqe nuk kam pasur tendenca per te shkruar pa gabime, tani kur ia bej leximin e dyte, mahnitem qe nuk gjej as nje gabim te vetem.

    Ndonese me bere te dyshoj per foljen "ben". As ajo nuk eshte shkruar gabim, sepse eshte ne trajten e tashme te kryer, prandaj si folje e parregullt qe eshte, perfiton "ė" ne fund, sepse ne rastin e kundert te se tashmes se pakryer, vertete duhet shkruar "ben".

    Kjo eshte menyre ekstremisht e rralle e perdorimit te foljes "ba" (per te bere) ne kete "kohe", por qe ne kete rast shkruhet keshtu.

    Ndoshta dikush nga jugu do ta kishte shruar vetem "bė" dhe do te kishte te njejtin kuptim, [por do te ishte e shemtuar].

    Prandaj perpos kesaj te cilen ta ne dyshim, (shihe se si rastesisht u perserit menyra e njejte ketu me foljen tjeter, [ngase ne kete rast lėjė do te dukej e shemtuar por jo edhe e pasakte]), sepse ka gjasa te mos ia gjesh shembullin as ne fjalor dhe ndodhe te ngjitesh pastaj per te.

    Te tjerat ne vazhdim jane vetem loje fjalesh dhe shaka te lehta te cilat i pranoj si te tilla.

    Pos tjerash, te perkujtoj se une kete e kisha shkruar si leter interne per forum dhe jo per botim.

    Megjithate, e kuptoj se ma mbaje per borxh reagimin, andaj e pranoj miqesisht.

    P.S.:
    Sa per gabimet tua, po ta sjell vetem fjaline e fundit: nuk thuhet/ shkruhet "tė tuat" por "tuat".

    (Hajt, pasi i hyra tani
    "Ato qė janė shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mia ndaj gabimeve elementare tė tuat nė ortografi."

    Kjo fjali nuk eshte as sintaksisht e drejte.

    Ato qė kam shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mija ndaj gabimeve tua ne ortografine (konsidero: drejteshkrimin elementar; [elementar], konsidero : baze) elementare.
    Etj.
    Tung
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po pse po i jep me shume material qe te te korrigjoje prap ai? lol
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Hehehee

    Aniqe nuk kam pasur tendenca per te shkruar pa gabime, tani kur ia bej leximin e dyte, mahnitem qe nuk gjej as nje gabim te vetem.
    Varet kjo se kė quan ti gabim dhe sa i familjarizuar je ti me gjuhėn shqipe.

    Ndonese me bere te dyshoj per foljen "ben". As ajo nuk eshte shkruar gabim, sepse eshte ne trajten e tashme te kryer, prandaj si folje e parregullt qe eshte, perfiton "ė" ne fund, sepse ne rastin e kundert te se tashmes se pakryer, vertete duhet shkruar "ben".
    Folja sipas stilit tė rreshtit qė ti ke shkruar ėshtė "bėnė" dhe kjo pėrdoret nė shumės dhe jo kur ti ja drejton njė personi si nė rastin e Edlirės... nė kėtė rast, pra nė numurin njėjės, kjo folje shkruhet "bėn" pra Edlira bėn ose bėri, por kurrė nuk shkruhet "bėnė".

    Kjo eshte menyre ekstremisht e rralle e perdorimit te foljes "ba" (per te bere) ne kete "kohe", por qe ne kete rast shkruhet keshtu.
    Tė jesh i sigurtė qė ėshtė KRYEKĖPUT gabim pėrdorimi yt.


    Pos tjerash, te perkujtoj se une kete e kisha shkruar si leter interne per forum dhe jo per botim.
    Mbase edhe Edlirės, ja ka redaktuar dikush pėr botim dhe nė kėtė rast gabimi qė redaktuesi ka bėrė ėshtė drejtshkrimor por dhe pak krahinor.


    P.S.:
    Sa per gabimet tua, po ta sjell vetem fjaline e fundit: nuk thuhet/ shkruhet "tė tuat" por "tuat".
    Pėrsėri gabim... shkruhet tė tuat (pėr ty) tė miat (pėr mua) tė atij/asaj (pėr vetėn e tretė) Mund tė kisha shkruar mė shkurt "tėnde". Nuk pėrdoret "tuat" sepse nuk gjen nė tė asnjė lidhėse.

    (Hajt, pasi i hyra tani
    "Ato qė janė shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mia ndaj gabimeve elementare tė tuat nė ortografi."
    Kjo fjali nuk eshte as sintaksisht e drejte.
    Ėshtė e saktė, pikėrisht siē e shkrova unė.


    Ato qė kam shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mija ndaj gabimeve tua ne ortografine (konsidero: drejteshkrimin elementar; [elementar], konsidero : baze) elementare.
    Etj.
    Tung
    Pėrsėri gabim DREJTSHKRIMOR... nuk shkruhet "e mija" por "e mia"... pa "J". E shikon sa pa lidhje duket kur thua "ndaj gabimeve tua" duhet medoemos lidhėsja "tė"= tė tua.
    Ėshtė sikur ti thuash njė femre apo njė nėne "Dua" nė vend qė ti thuash "tė Dua"

    Tė duhet akoma shumė punė nė gjuhėn shqipe mik i dashur.

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Po pse po i jep me shume material qe te te korrigjoje prap ai? lol
    lol. Kjo, (mundesia per te korrigjuar), eshte edhe nje nga qellimet e rendesishme te ketij forumi.

    Momentalisht nuk e kam fjalorin (drejteshkrimor te gjuhes shqipe) prane dhe nuk mund te referohem ne te. Ne realitet, asnje nga librat nuk i kam prane per shkak te cvendosjes sime... te cilen ende nuk e kam bere. Por do te plotesoj edhe dicka ashtu nga kujtesa.

    Te fillojme pra edhe nje here.

    Kete "mija" qe po e quan gabim, po e perseris edhe nje here se nuk eshte. Forma e tashme e kryer ne kete shprehje eshte "autoriale" dhe rregullvenese. Ndonese nuk do ta gjesh ne fjalor, ajo eshte e sakte, -sepse format ne te cilat thirresh ti jane te kohes se tashme te thjeshte ose te pakryer. Ndersa per te tashmen e kryer, ndodhe te mos gjesh as shembuj, sepse ka mundesi te klasifikohet si formulim origjinal "autorial".

    Kurse fjaline qe e kam vene ne kllapa, nuk e ke kuptuar drejte.
    Nuk ka lidhje thumbi (thumbimi) me "thonjezat"!

    Ndersa per ate: "ia = ja", jam i sigurt se e ke konsultuar fjalorin, por jam poaq i sigurt se nuk gjindet aty. Prandaj une kisha e thene sakte:

    "pa ia vene nen thumb formulimin", me cka nenkuptojme: "pa e ngacmuar nga aspekti sintaksor".

    Me tutje.
    Me duket e tepert per te te sqaruar se:

    "piskama" ndaj "bertima" eshte ekuivalente dhe qendron poaq drejte sikur "piskatja" ndaj "bertitja".
    Prandaj duke qene se une shembullin e kisha filluar me formen piskama dhe jo piskatja, eshte e natyrshme se duhej te vazhdoja me te njejten forme ekuivalente, e qe eshte bertima.

    Por ja se keto raporte nuk kuptohen lehte, por do te kuptohen nga secili qe di te beje dallimin mes trajtave "piskame" dhe "piskatje", ashtu si ndaj trajtave, "bertime" dhe "bertitje".

    Pėrsėri sakte.

    cit.:
    duhet tė mėsosh mė mirė shqipen qė herėn tjetėr tė dish tė korigjosh Edlirėn.

    Shume e pasakte. Kjo nuk mund te korrigjohet pa u rishkruar; si p.sh.:

    duhet tė mėsosh mė mirė (cka) shqip, dhe jo (kend) shqipen.
    duhet ta mesosh me mire (kė) shqipen. Pak me mire. (Kuptohet, nese kushtimisht e pranojme "shqipen" si shkurtese te: "gjuhen shqipe". Atehere ky shkurtim lejohet kushtimisht, pra me marreveshje, edhepse serish mbetet gjuhesisht e padrejte).

    Te vazhdojme:

    Ato qė janė shėnuar me tė kuqe, janė korigjimet e mia ndaj gabimeve elementare tė tuat nė ortografi.

    Analizo:
    Ato qė janė shėnuar me tė kuqe...;
    ato nuk jane shenuar me te kuqe, sepse dikush megjithate i shenoi; Menyra eshte logjikisht e gabueshme sepse gjerat nuk shenohen vetvetiu. Prandaj:
    "Ato qe kam shenuar me te kuqe..."

    Ka edhe menyra tjera te drejta per ta thene kete, por me larg formes tende origjinale, prandaj nuk po i jap.

    Tjeter, per sa i perket pronores "mia", ajo eshte etimologjikisht e gabueshme, poaq se edhe ne drejteshkrimin e gjuhes se sotme shqipe.
    Ky eshte rezultat i purizmit te pabazuar shkencorisht kunderejt gjuhes sllave dhe animit te shtuar nga italishtja. Sepse origjinalisht kjo shprehje buron nga "mi" = "une", ndersa pronorja e shquar perfitohet nga nyja e pasme e zhdukur tani dhe qe rrjedh nga "la"; "mi" + "la" = "mija" (:LA = :JA e vertetueshme pas shekullit XVII). Pra shquesi nuk rrjedh nga "al" por nga forma inverze e saj "la". Por ja qe purizmi i pabazuar ndaj sllavishtes dhe animi i shtuar ndaj italishtes , kish ndikuar qe per shume kohe te shkruhej mia dhe te perfitoje legjitimitetin drejteshkrimor qe nuk i takon. Kete mund ta veresh te format: njej. IMJA, sh.MIJA. sh.sh. MIJAT.
    Keshtu, kjo krijoi nje mospajtim logjik ne rregullat (jo ligjet) e drejteshkrimit te sotem te gjuhes shqipe. Po te ishte, rrjedhimisht, e sakte forma pronore "mia", atehere shquarsi i saj do te duhej te ishte "miat" dhe jo "mijat", por qe nuk eshte.

    (Pa perjashtim, absolutisht cdo gje e shkruar deri me sot, eshte e shkruar nga dora e njeriut)
    Prandaj, ka leshime e gabime edhe ne unifikimin e fjalorit drejteshkrimor te gjuhes se sotme shqipe, -se njerezit e bene adhe ate!

    Duke qene se keto llafe nuk harxhohen kurre, po e leme se e kishe shkruar drejte edhe pjesen "...gabimeve elementare tė tuat nė ortografi." E pse jo? Ne kurencen e te shkruarit, gjithmone ka me shume gjasa te shpetojne gabime qe nuk vihen re, por ja se Edlira kishte bere gabime te pafalshme qysh ne tituj.

    *** te vazhdoj edhe pak se mu zgjidh gjuha tani :) ***

    Forma "gabimeve tua" nuk ka nevoje per lidhoren "te" me cdo kusht; (ndonese, sa u perket rregullave te ngurta te drejteshkrimit, -me e drejte eshte kjo e dyta:) "gabimeve te tua", por ja se shakton "kakofoni" njesoj sikur te kishe shkruar "gabimeve te tuat" me percaktues te trefishte sepse lidhorja vetkuptohet/zevendesohet nga pjesorja (ve) e fjales paraprirese qe ate e bene perkatesore pa nevojen e shtimit te lidhezes "te". Pastaj ketu hyjne ne pune c'vendojset qe i nenshtrohen rregullave ritmike te gjuhes duke bashkangjitur dhe duke eliminuar plotesisht nga te shkruarit dhe te shqiptuarit prej:
    :eve te tua, ne:
    :eve t'tua,
    ku si perfundim "eufonik" ngurteson si:
    :eve tua.
    Por keto qeshtje jane shkence pak me e rende!

    Jam i sigurt qe edhe kesaj radhe kam leshuar nje numer gabimesh, sepse jo me kot, edhe vet redaktoret kur deshirojne te publikojne dicka, kerkojne redaktim nga koleget e tyre.

    Kater sy verejne me shume. :)

    Pershendetje, me shprese se kete replike nuk do te ma kuptosh si reagim por si diskutim konstruktiv.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41
  3. Puthja e fundit
    Nga Shėn Albani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 03:20
  4. Miqte e mi, LAMTUMIRE
    Nga ari32 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 19:59
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •