Shqipja mediatike, piskama e fundit e Shvarcit
Edlira GJONI
Gjuha ėshtė identiteti i njė kombi". Kujtesa e thėrret kėtė fjali standarde sa herė qė terem tė ndjek deri nė fund njė fjali mediatike (tė thėnė nga kushdo). Shumėkush qė del nė ekran, personazh televiziv, politik, mediatik apo sporadik qoftė, fillon ligjėrata pa fund e pa fillim, pa pikė e pa presje, pa kuptim e pa mundim t'i japė drejtim mendimit qė po shprehet. A ėshtė ky instinkti fillestar qė na mban pronė tė paraardhėsve dhe me pėrpikėri zbatojmė tė vetmen aftėsi, imitimin? Apo ėshtė dėshirė pėr tė shpalosur arsenalin e ēuditshėm gjuhėsor me fjalė qė as vetė nuk jua dimė kuptimin? Mbase ėshtė mėnyra e vetme shqiptare pėr tė tėrhequr vėmendjen!!! Apo ėshtė shumė efikase si mėnyrė pėr tė ēoroditur atė qė tė ka pyetur, ata qė po tė dėgjojnė dhe e bėn aq shumė tė mėrzitshėm atė qė po flet, sa askush nuk lodhet ta dėgjojė mė. Kėshtu, pėrgjigja dhe vėmendja devijohet. Qėllimi u arrit!
Shumė zhurmė pėr asgjė, Shekspir i dashur. Piskamė e madhe qė e more me vete, Shvarc i papėrsėritshėm! Nė orvatjen pėr tė gjetur mbėshtetje pėr mėritė ndaj masakruesve tė shpallur tė shqipes, vjen nė ndihmė njė ndėr shkrimet e fundit tė pėrkthyesit tė madh. Ishte klithma e tij pėr tė parandaluar batėrdinė ndaj shqipes, gjuhės qė aq bukur e solli me kryeveprat gjermane, ashtu siē dinte vetėm ai.
Gjeti forcė tė jepte alarmin edhe teksa lėngonte. Por, me lajmet dhe shfaqjet e pėrditshme, duket se as ai, dhe askush tjetėr nuk po dėgjohen. Pyetja e Shvarcit ėshtė ende pa pėrgjigje:" Pėrse u dashka qė shqipja t'i pėrshtatet kohėrave moderne e tė varroset pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave? Pėrse tė mos respektohet fare lakimi nė rasat emėrore, gjinore, dhanore, kallėzore dhe rrjedhore? Pėrse tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?!"
Rreziku qė kėrcėnohet
Adhuruesi i shqipes sė pastėr i referohej kėshtu shembujve qė ai vetė sillte nė vazhdim tė shkrimit tė tij: "Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq: Vdekja e Arafat (dhe jo: Vdekja e Arafatit); takimi i Bush me Putin (dhe jo: takimi i Bushit me Putinin); Njė grusht i rėndė pėr Bin Laden (dhe jo: njė grusht i rėndė pėr Bin Ladenin); Pauell do tė takohet me Sharon (dhe jo: Pauelli do tė takohet me Sharonin); sipas Bler (dhe jo: sipas Blerit); privatizimi i Telekom (dhe jo: Privatizimi i Telekomit); faturat e KESH (dhe jo: faturat e KESH-it), etj, etj, etj. Sipas kėsaj logjike tė "shkėlqyer", gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: Kam njė takim me Skėnder (dhe jo: kam njė takim me Skėnderin); ose: Sami foli pėr Liliana (dhe jo: Samiu foli pėr Lilianėn)! Pėrkthimi i filmave ėshtė njė tragjedi gjuhėsore mė vete. Titrat e tyre kullojnė nga idiotizma tė pashembullta. Ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen. Dialogėt pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse gjithmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: "Ti e di se ēfarė ndjej pėr TY. A mund t'JU ftoj sonte pėr darkė?" Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njėjėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime, p.sh. Michael) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes.(Majkėll) Po zėvendėsimi pėrmbysės i fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja? Daullet po bien prej vitesh, por askush nuk do t'i dėgjojė. Bėhet fjalė pėr pėrdorime tė tipit: Momenti (nė vend tė: Ēast); Eveniment (nė vend tė:
Ngjarje); Gjeneratė (nė vend tė: Brez); Agravim (nė vend tė: Rėndim); Aperturė (nė vend tė: Hapje, Hyrje),etj. Ēdo vend ka dialekte, por gjuha zyrtare e pėrdorur ėshtė vetėm njė, dhe ėshtė e njėsuar. Qė nė shkollėn fillore mėsohet se ku duhet vėnė edhe presja, jo mė tė lejohen gabime trashanike gramatikore"
Nga rrjedh mllefi i Shvarcit?!
Dhimbja gjuhėsore e Mjeshtrit tė Madh buron nga tė gjithė ne, qė nuk mendohemi asnjė sekondė tė vetme para se ta shqiptojmė shqipen. Qė po e transmetojmė kaq tė cunguar atė. Nga tė gjithė ata qė duhet tė ndjehen pėrgjegjės nėse kanė njė rol dhe, me apo meritė, shqipja ju dėgjohet. Shqipfolėsi i artė shpėrthen me tė drejtė kur thotė: "Gjuha ėshtė identiteti i njė kombi. Mė lejoni ta rikujtoj kėtė tė vėrtetė absolute pėr njė pjesė mjaft tė madhe tė njė "armatė" tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unike amtare. Gjuha e folur dhe e shkruar ėshtė ruajtur e pastėr nė ēdo vend, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes. Por, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh tė vetėkėnaqur (nuk kam si t'i quaj ndryshe ata qė, madje, me "fakultet" filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s'ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se shumėkush "zotėroka" tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat "i than" me gojė e me shkrim! Si i paska mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz "ta thajė" anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike?"
Shvarci e dinte po aq mirė sa tė gjithė ne se edhe vetė media diku e ka burimin e pėrdorimit tė katrahurės gjuhėsore. Ėshtė ajo prej nga na vijnė tė gjitha xhevahiret. Ajo qė "Projekton (jo Planifikon), qė Implementon (jo Zbaton), qė Inicion (jo Fillon), qė Siglon (jo Nėnshkruan) dhe Eviton (jo Anashkalon) pėrgjegjėsinė e saj fatkeqe nė transmetimin ndikues dhe shpartallimin e shqipes zyrtare: Politika!
Shprehėsit dhe imituesit e saj e detyruan zotėruesin e shqipes sė kulluar tė shkruante derte pėr tė edhe nė ēastet e fundit.
Snobizėm dhe dritėshkurtėsi
Pak para ndarjes nga jeta, Shvarc lutej: "Unė, qė jam ulur t'i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m'i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore. Por, prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte. Pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, qė ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Nė emėr tė cilit "mision iluminist" po masakrohet gjuha e mėmės sime? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė!"
Apel pėr tė gjithė
I fundit amanet qė la shqip-njohėsi i pazėvendėsueshėm, pėrsėritet akoma sot. Fatkeqėsisht ėshtė ende pa efektet pėr tė cilat Robert Shvarc do kishte zgjedhur tė jetonte edhe mė gjatė, qė t'i realizonte. Thirrja e tij ėshtė edhe mė aktuale: "Ju drejtoj njė apel mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opinionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t'i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarkinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokė-betonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: "Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrit!"
...lėngimi i Shvarcit drithėron, teksa tigrat dhe ēimkat e shoqėruan, kurse mediokrit fatkeqėsisht i la pas vetes, mes nesh, me flamurin e masakrės gjuhėsore nė dorė, dhe me duartrokitjet e tė ēoroditurve. Dhe vazhdojnė tė refuzojnė reflektimin mbi gjėmėn qė po lejojnė pėr shqipen.
gjedlira@yahoo.co.uk
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt