Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15

    Feja Islame në trojet shqiptare para dhe gjatë Osmanlinjëve

    FEJA ISLAME
    A është përhapur me forc?


    Senad Maku (Makoviq)




    Për Islamin dhe çështjet e përhapjes së tij është folur vetëm në kontekstin negative. Një zhurmë e padëgjuar bëhet sot në botë kundër Islamit, duke ia mveshur atij të gjitha të zezat që kanë ndodhur e sidomos që ndodhin gjatë kohës që po kalojmë. Prandaj në përgjithësi, gjithçka thuhet e shkruhet për të, qoftë nga individët, në materiale të botuara si gazeta, revista, libra, në media elektronike etj., duke ia mveshur Islamit gjithçka që në fakt nuk i ka si p.sh.: duke e cilësuar si kulturë e civilizimit të prapambeturisë, fe që pengon modernizimin, pengon lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, si religjion dhune, fe fanatike, afriko-aziatike, apo më mirë fe e Lindjes, duke harruar të shkretët, si fetë e tjera si p.sh.: krishterimi apo hebraizmi kanë lindur e kanë ardhur po nga Lindja, përfundimisht sipas tyre Islami është fe e pasioneve të dobta, si fe e përhapjes me shpatë, si aksident historik i popullit shqiptarë dhe “epitete” të tjera të ngjashme me këto.
    Tek shqiptarët ndër akuzat kryesore që I bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojë e kësaj propaganda, vijnë thirrjet primitive që nab ëhen për tu rikthyer në “fetë e të parëve tanë”.
    Mënyra e ftesës në Islam ka qenë larg nga gjakderdhja dhe përdorimi I shpatës. Rruga e përhapjes së fesë mbështetet mbi faktin se vet fuqia e ftesës së vazhdueshme në Islam është më e fortë se fuqia e shpates. All-llahu I Lartësuar në librin e Tij të fundit Kur’anin thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Bekare 256), kurse në një ajet tjetër thotë: “Thirr (Muhamed) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira, dhe polemizo në mënyrë më të mirë. Vërtetë Zoti yt e di më së miri kush e ka devijuar rrugën e Tij dhe për ata që janë udhëzuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre të cilëve u është dhënë Libri po edhe analfabetëve: a e keni pranuar Islamin? Nëse e kanë pranuar, e kanë gjetur rrugën, e nëse e refuzojnë, për ty është obligim t’i lajmërosh, All-llahu i sheh robërit e vet (dhe e di se çbëjnë) “. (Ali Imran 20)
    Kjo është esenca e thirrjes Islame, e gjithë kjo është paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunë. Është e vërtetë e pamohueshme se Islami nuk është përhapur me forcën e shpates, por është përhapur me forcën e bindjes me besimin e thellë të njerëzve në drejtësinë e tij. Po të mos ishte ashtu, si mund të shpjegohet hyrja e qindra milionëve në të nga populli Indian, Kinez, i himalajeve, i sumatrës (Indonezisë), ujdhesave të Indisë Lindore, Afrikës së Mesme? Ose, si besuan miliona njerëz në Rusi, Poloni, Lituani, në Veri të Evropës? A thua kanë arritur shpatat e muslimanëve në ato vende? Në vendet e përmendura Islami depërtojë falë misionarëve muslimanë, jo të armatosur me shpata, po me parime Islame, me tolerancë e bindje. (Dr. Mustafa Shek’a: vepra e cituar, fq.110 në Takvimi 2002 fq. 245 Prishtinë)
    Në lidhje me hyrjen e të krishterëve në Islam pa presion ose dhunë, Tomas Arnoldi në veprin e tij paraqet letren e patrikut Nastur Isho Iabh III që ia dërgoi Matran Semanit, kryepeshkopi i Farisit. Pasi shpreh brengosjen e tij për konvertimin e shumë të krishterëve Persianë në Islam: “Vërtetë Arabëve Allahu u dha pushtetin e dynjasë, sikur po e shihni edhe ju dhe po e dini këtë realitet. Megjithatë ata nuk e luftojnë besimin e krishterë, por, përkundrazi sillen mirë me fenë tonë, i nderojnë prifterinjt tanë, kan konsidertaë ndaj kishave dhe shtëpive që janë pronë e kishave. Atëher, pse e kanë lënë besimin e tyre populli i Mervit. Përkundrazi ata (arabët) u janë zotuar atyre të mbesin në atë që janë të sigurt (për vetën dhe pronën e tyre), duke e ndarë një pjesë të tregtisë për shtetin”. (Takvimi 2002 fq. 240)
    Në lidhje me këtë çiro Truhelka thotë: “Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta të cilat e demantojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastir në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”. (Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996 Prishtinë)
    Shkencëtari anglez Tomas Karlajn i cili në veprën e vet “Mbi heronjtë”, shkruar në vitin 1840, ka thënë se: “Do të ishte i kotë çdo mendim për këtë botë,po që se e pranojmë se qindra million njerëz jetojnë e vdesin në të për diçka që do të ishte mashtrim, sharlatinizëm dhe intrigë, për diçka që do të ishte e pavërtetë, sepse e pavërteta mund të ngadhnjejë për një çast, mirëpo vetëm e vërteta mund ta ndezë botën, ashtu si e ndezi Muhamedi. Sekreti i fuqisë dhe i përhapjes së fes Islame qëndron në vërtetësinë e saj hyjnore dhe jo në shpatë, në të cilën insistohej në Europë si “argumentin” kryesorë kundër Islamit. Kjo nuk qëndron nga arsye të thjeshta, sepse edhe Islami kur u shpall, ishte zëri i një njeriu: një njeri i vetëm kundër të gjithë njerëzve! Që ai ta marrë shpatën dhe të përpiqet ta propagandojë fenë e vet me të, do të bënte shumë pak punë…” (Ali M. Basha “Islami në Shqiperi gjat shekujve” fq.19)
    Kurse studiuesi i njohur i Islamit, Th. W. Arnold në “Thirrja në Islam” fq. 48 ka theksuar se: “Në bazë të raporteve toleruese të vendosura ndërmjet të krishterëve dhe arabëve musliman, mund të konstatojmë se forca nuk ka qen factor në kalimin e të krishterëve në Islam. Vetë Muhamedi ka lidhur aleancë me disa fise të krishtere dhe u përkujdes përsonalisht për mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e lirisë së shprehjes së tyre fetare, duke ia lënë klerit ato të drejta dhe atë ndikim të cilin e kanë pasur më parë… nga shembujt e përmendur për tolerancën dhe liritë të cilat muslimanët ngadhnjimtarë ua kanë ofruar të krishterëve në shekullin e parë hixhrij dhe që kanë vazhduar edhe më tej gjatë brezave të ardhshëm, në të vërtetë mund të përfundojmë se fiset krishtere që kanë përqafuar Islamin, e kanë bërë atë vullnetarisht dhe lirisht. Kurse arabët e krishterë, të cilët edhe sot jetojnë në mesin e bashkësive të mëdha muslimane, janë dëshmitarë të kësaj tolerance”.
    (Po aty fq. 19)

    Islami ka hyrë edhe në Himalaje, Xhaveta, Sumarta, Brunei, Filipine e vende të tjera në mënyrë paqësore, pa u derdhur asnjë pikë gjaku. Mënyra e përhapjes së fes ishtë përmes tregtarëve musliman, të cilët ishin lidhur ngushtë me banorët e atyre vendeve, ose përmes misionarëve që ishin obliguar t’i shërbenin Islamit. Poashtu në Afrikë përhapja e Islamit u bë përmes misionarëve dhe tregtarëve. Misionarët musliman hasën mirëkuptim tek zezakët kur u tregonin atyre të vërtetat që kishin të bënin me raportin Allah-Njeri dhe se feja Islame është fe e natyrshme dhe e lehtë. Afrikanët përqafonin fenë Islame, duke e konsideruar fe që nuk bën dallim në mes të të bardhit e të ziut.
    Këto janë disa nga shumë fakte e argumente të cilët e konfirmojn se Islami është përhapur falë vetë besimit, dëshirës dhe bindjes dhe jo me forc siç pretendojnë keqdashësit e fes.
    Po të shikohen fetë e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunë që ta përqafonin sidomos fen e krishtere që qe bërë në mënyrë institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret I Francës I detyronte të gjithë ata që nuk ishin të krishterë me anë të shpatës ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjisë I ekzekutonte të gjithë ata që refuzonin të hynin në fenë e Krishtit nga banorët vikanë (pjesa jugore e Norvegjisë), ose ia këpuste këmbët dhe duart. Gjithashtu, atje ishte një grup ekstrem që përhapnin krishterimin me forcë, të cilët e quanin veten “vëllezërit e shpatës”. (Takvimi 2002 fq. 243)
    Gustav Lubuni në veprën e tij “Hadaretul Arabije” fq. 271 tregon se: “Në Spanjë muslimanët u përndoqen në mënyrë më barbare, si asnjëher më parë në histori, vetëm pse thoshin “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është I dërguar I Tij”. Këto ndjekje vazhduan deri më 1556 të udhëhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytë, I cili nxorri një ligj, sipas të cilit muslimanët që kishin mbetur në Spanjë, Brenda ditës duhej të braktisnin gjuhën e tyre, traditat e tyre, fen e tyre, emrat e tyre dhe gjithçka Islame. Pas këtij ligji diskriminues, ai nxorri edhe një dekret tjetër, me të cilin jepte urdhër që të rrënoheshin të gjitha hamamet (banjot publike, më se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurmë të pabesimtarëve! Kështu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimanëve nga Spanja”. (Po aty fq. 245)
    Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanët për ta përqafuar Islamin, që u ngjitet vet muslimanëve dhe vet Islamit, është vet shpifje e kulluar pa mbështetje faktike historike. Si përfundim të kësaj teme po e përmbylli me hadithin qëe transmeton Xherir nga Ibni Abasi, tregohet se një individ nga fisi beni Salim bin Avf, i quajtur El Hasin kishte dy djem të krishterë, ndërsa ai vet ishte musliman. Një ditë ai e paska pyetur Muhamedin a.s. nëse e kishte detyrë që t’ia impononte fëmijëve të pranonin Islamin, sepse ata nuk lëviznin nga feja e tyre e krishterë. Me këtë rast Allahu xh.sh., si zgjidhje të përhershme dhe të përgjithshme në kohë e vende të kësaj çështje, i zbriti të dërguarit të Vet ajetin: “Nuk ka detyrim në fe, rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta” (Bekare 256) dhe “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”. (Kafirun 6)

    Marrur nga: http://www.geocities.com/bibladhekurani/forc

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15

    Feja Islame në trojet Shqiptare para Osmanlinjve

    Feja Islame në trojet Shqiptare para Osmanlinjve


    Senad Maku (Makoviq)



    Në tekstet shkollore, në shkrimet gazetareske dhe në media të ndryshme, historianët tanë praninë e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare e shohin krahas pushtimeve Osmane.
    Të dhënat dëshmojnë se gjurmët e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare janë shumë më të hershme para shekullit XIV. Të shkruhet për praninë e Islamit në ballkan dhe në trevat shqiptare kërkon një studim dhe hulumtim të madh. Të shumta janë faktet që dëshmojnë për praninë e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe në vend që të zbulohen nga holumtuesit tanë, janë meritë e të huajve, por ne në këtë punim do të cekim vetëm disa prej argumenteve të historianëve.
    Kështu, hulumtuesi perëndimor G.B. Pellegrini thotë se “shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk I kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rrezulltat I kontakteve më të hershme të Evropës me arabët”.
    Arabët, përkatësisht kultirën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shekullit XI, apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindor të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekulli e gjysëm, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore. (Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182; shih Nexhat Ibrahimi, Islami në trojet iliroshqiptare gjat shekujve, fq.208-209)
    Prandaj, duke u nisur edhe nga hershmëria e tyre, këto lidhje kanë lënë gjurmë të thella në trevat ballkanike e më gjerë. Kështu mund të përmendim se në disa fshatra të Mostarit janë zbuluar monedha argjendi të periudhës së Mervanit II, El-Himarit (744-750), që dëshmojnë se muslimanët e atëhershëm kanë zhvilluar një jetë aktive me popujt e ndryshëm, në rastin tonë me iliro-shqiptare. Monedhat e gjetura nga njëra anë kanë të shkruar suren “El-Ihlas” të Kur’anit, në mes maksimën e teuhidit, monoteizmin: La ilahe il-lall-llah, ndërsa nga ana tjetër ajeti 33 të surës Kur’anore “Et-Tevbe”. (Ali M. Basha, Islami në shqiperi gjat shekujve, fq. 35)
    Orientalisti serb R.Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veçanërisht ato sllave-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janë zhvilluar në tri drejtime: 1) nëpërmjet Bizantit, përkatësisht kufirit bizantino-arab dhe luftërat ndërmjet dy perandorive, 2) nëpërmjet Spanjës, Egjiptit dhe Siçilisë, në të cilat civilizimi arab ka arritur përmasa të mëdha, 3) nëpërmjet Hungarisë, përkatësisht nëpërmjet Veriut dhe luftërat nomadë, peçenegëve.
    Poashtu, mësimet islame, kulturën islame në trojet tona I sollën edhe peçenegët, turqit vardarianë, poashtu edhe figura kryesore të misionarëve, që përmendet në historikun e islamizimit të viseve tona, është figura e Sari Salltëkut. Këto misionarë dhe këto grupe muslimanësh e sollën fen Islame në trojet tona para ardhjes së Osmanlinjve.
    Në librin “Historia e popullit shqiptarë I”, Grup Autorësh fq. 148-149, tregon: “Kulturën arabo-islame e kemi të pranishëm në trojet iliro-shqiptare edhe me peçenegët qysh në shekullin VIII, të cilët në këtë kohë I hasim të kufizuar në Jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në Veriperendim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me Hungarezët e Bizantin”. Kurse, sipas R. Bozhoviq “Peçenegët musliman janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan”. Ai thotë: “Duke e marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame”. Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se “cubat e popullit endacak që bëhen synet (cirkumizohen) janë Peçenegët”.
    Poashtu për përhapjen e Islamit janë edhe Turqit Vardarianë të cilët nga Anadolli I shpërnguli cari Teofil (829-842) për arsye se e pranuan Islamin dhe I vendosi në Maqedoni. Franjo Raçki mendon se turqit vardarianë zanafillisht kanë qenë musliman.
    Shkaku tjetër I përhapjes së Islamit është edhe prania e muslimanëve në mbretërinë Bullgare gjatë Mesjetës. Sipas historianit shqiptarë S. Rizaj, Bullgarët depërtuan përtej danubit nga fundi I shekullit VII. Kurse Shaban Demiri në “Gjuhësi Ballkanike”, 1994 fq. 194, sundimin e bullgarëve në trojet iliro-shqiptare e vë gjatë viteve 815-1018. Poashtu Stephan Hill pohon se Bullgarët në fund të shekullit IX depërtuan gati deri në Durrës. Kurse V. Klaiq thotë se “në Bullgari dhe në vendet fqinje ka pasur musliman”. (Për me tepër shih N.Ibrahimi, vepër e cituar fq. 210-211)
    Ka tregues se tregtarët, udhëpërshkruesit, teologët mistik ose jo, të cilët kanë luajtur rolin e misionarit, predikuesit të besimit Islam, i kanë vizituar vendet tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare-qytetet shumë herët. Mandej ka të dhëna se kjo ka ndodhur shumë më përpara, d.m.th. para ardhjes së Osmanlinjëve në trojet tona dhe në ballkan. Fr. Raçki pohon se në fund të shekullit XI turqit qenë vendosur rreth liqenit të Ohrit. (Ali M. Basha, vepër e cituar fq. 39)
    Kurse sipas gojëdhënave të qytetarëve të vjetër, rreth xhamisë së Marinarëve në Ulqin, thuhet se ka qen Xhamia më e vjetër në këto troje, të cilët turqit e kanë gjetur të ndërtuar kur kan ardhur në Ulqin me 1571. (Gazeta Elif, nr.12, fq.9)
    Këto ishin disa nga shumë faktet e argumente të cilat konfiromojnë se Feja Islame ka egzistuar edhe para ardhjes së Osmanlinjëve në Ballkan e veçanërisht në trojet tona shqiptare, këto fakte hjedhin poshtë akuzat që I bëhen Islamit, kinse feja islame është përhapur me dhunë dhe me ardhjen e osmanlinjve në trojet tona. Për ta përfunduar çështjen e ekzistencës së Islamit në trojet tona para ardhjes së osmanlinjve, do të thonim se është detyrë e historianëve, në përgjithësi dhe atyre shqiptere në veçanti që të merren me këtë çështje. Kurse në këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë musliman do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolik, por turqia I bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’I përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfillt.
    Këtë punim po e përfundoj me fjalën e All-llahut xh.sh. ku thotë në Kur’anin Famëlartë në suren Es-Saff ajeti 8:
    “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu e plotëson (përhap) dritën e Vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët”.

    http://www.geocities.com/bibladhekurani/paraosman

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15

    Feja Islame në trojet shqiptare gjatë Osmanlinjëve

    Feja Islame në trojet shqiptare gjatë Osmanlinjëve


    Senad Maku (Makoviq)



    Shqiptarët i përkasin një populli ndër më të lashtët të Evropës. Përhapja e Islamit në botë e veçan në trojet shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë çështje mjaft e vështirë dhe komplekse. Që të hedhet dritë në këtë temë, nevojitet një qasje multidisiplinore dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, arkeologjike e të tjera.
    Kontaktet e para të shqiptarëve me islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke,qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat i kemi shtjelluar në temat e kaluara.
    Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
    “Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”. (Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, Përmbledhje studimesh, fq. 58)
    Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre.
    Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
    Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëher mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, I cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.
    Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
    Historiani ynë I periudhës osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
    Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
    Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”. (Islami në shqipëri gjatë shekujve, Ali M. Basha, fq. 70)
    Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
    Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fen e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
    Kurse Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”. (Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232)
    Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47)
    Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.
    Ndërsa Hadrian Renald, është shprehur se: “Nuk ka në botë besim i cili të ketë qenë kaq keq i komentuar nga armiqët e tij dhe që u është shtruar aq shumë nënçmimit dhe mllefit sikurse është Islami”. Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”.
    Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59)
    Intelektuali Abdi Baleta pohon: “Prania e faktorit musliman në shqipëri ka qenë faktor shpëtimtarë “. Poashtu Gjergj Fishta i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar: “Por, pse na të vegjël jemi/ Pse kend fis e vëlla nuk kemi/ Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë/ Qi po do t’na përpijë gjallë/ Prandaj, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sot na, si përpara/ Të rrim njit me mbret të Stambollit/ Për me i bamun ballë Nikollit…”.
    Mirëpo çështë më e keqja, po fshihet e vërteta në lidhje me përqafimin e Islamit. Edhe pse ka filluar të zbehet mendimi se Islami është pranuar me dhunë, mendimi I keq ende egziston. Në literature të ndryshme përmendet gjoja gjendja e rëndë ekonomike Brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron, sepse mirëkuptimi midis fesë Islame dhe feve të tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanë qenë çështjet parësore që kanë bërë për vete një numer dhe mas të madhe njerëzish, kurse dhuna ka qenë përjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: “Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numrin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 115)
    Duke e ditur dhe duke I cekur disa nga thëniet, argumentet e lartëpërmendura, se cka sillte islami për shqiptarët në të gjitha sferat e jetës, qoftë materiale, shpirtërore, morale e politike, si mund të mohohet e vërteta e të shpifen intriga për Islamin dhe muslimanët se kinse është përdorur dhunë për përqafimin e Islamit?
    Është turp I madh për të gjithë historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.

    http://www.geocities.com/bibladhekurani

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •