Kalendari Kishtar i 17 nėntorit pėrkujton Shėn Elizabetėn e Hungarisė



Elizabeta qe njė ndėr figurat mė poetike e mė nė shenjė tė shekullit XIII, jo pėr salltanet e famė, por pėr bukurķ tė mbinatyrshme virtytesh e shenjtėri jete. Ishte njė ndėr poemat e Artistit tė Madh, Zotit tė Kryqėzuar. E bija e Andreut II, mbretit tė Hungarisė, krejt e ré u fejua pėr Ludovikun IV, princin e Turingisė nė Gjermanķ, nė oborr tė cilit edhe u rrit e u edukua. Katėrmbėdhjetė vjeēe u martua e, njė vit mė pas, pati fėmijėn e parė. Pozita e saj si princeshė, si bashkėshorte e si nėnė, nuk e pengoi asnjėherė tė kryente vepra tė mira dashurie pėr tė varfėr, pėr tė sėmurė, pėr pleq e pėr tė lėnė mbas dore. Pas tyre e pėr ta shpenzoi tė gjitha pasuritė e veta. Pėr ta, e sidomos pėr tė gėrbulur, s’e kursei shėrbimin. Njėzet vjeēe mbeti e vejė, shtatzėnė me tė tretin fėmijė. Fillė mbas, u dėbua nga oborri i principatės. Vuajti salvime, varfėrķ, pėrbuzje, por s’i harroi kurrė tė varfėrit e tė sėmurėt. Vdiq terciare franēeskane 24 vjeē, nė vitin 1231 nė Marburg, ku kishte hapur spitalin e tė varfėrve nė emėr tė Shėn Franēeskut.