Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    pershendetje,
    Mund te me gjen ndokush linqe apo ndonje permbajte ne lidhje me vepren e Shekspirit "Jul Cezari"?
    gjithe te mirat, shendet

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    me pelqen edhe ky. pak i cuditshem!
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga imprint Lexo Postimin
    EDUARD DE VER
    I njohur me emrin
    UILLIAM SHEKSPIR


    Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
    Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
    Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
    Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
    Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
    Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
    I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.
    Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
    Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
    Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
    Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
    Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
    Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
    Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
    I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
    Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
    Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
    Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
    Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
    Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
    Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
    Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
    Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
    De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
    Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
    1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
    2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
    3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

    Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.
    Shume kohe me pare kam pare nje film(humoristik)mbi Shekspirin ,ku tregohej qe subjektet dhe forcen crijuese ja jepnin forcat e erreta,djajte dhe shtrigat.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post From Shakespeare's "Cymbeline"

    Po sjell ketu disa fraza nga "Cymbeline".

    Cloo leave you in your madness,'twere my sin will not.
    Imo.Fools cure not mad folks.
    Clo. Do you call me fool?
    Imo:As I am mad,I dof you'll be patient(just),I'll no more be mad;That cures us both.

    Veprat e Shakespeare jane mbushur me perla.Duhet vetem te dish t'a lexosh me vemendje.

    A di kush ndonje website ku mund t'i degjosh veprat e ketij autori?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    [QUOTE=wittstar;1781442]Po sjell ketu disa fraza nga "Cymbeline".

    Cloo leave you in your madness,'twere my sin will not.
    Imo.Fools cure not mad folks.
    Clo. Do you call me fool?
    Imo:As I am mad,I dof you'll be patient(just),I'll no more be mad;That cures us both.

    Veprat e Shakespeare jane mbushur me perla.Duhet vetem te dish t'a lexosh me vemendje.

    ......

    Krejt ēėshtja ėshtė tė dish t' i lexosh Shekspirin dhe shkrimtarėt tjerė tė natyrės sė tij. Shumshtresshmėria e tė folurit poetik tė Shekspirit, kėrkon kulturė dhe njohje tė lexuesit.
    Shekspiri, bashkė me ndonjė tjetėr qė janė perla tė letėrsisė sė pėrbotshme, me qindra vjet studjohen dhe prapėseprapė, gjithnjė ėshtė e mundur tė mos i zbulosh tė gjitha shtresa dhe pėrmasėn e thėnies poetike...
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    William Shakespeare (1564-1616)

    Epoka


    Shekspiri ėshtė shkrimtari mė i madh i rilindjes evropiane; ai ėshtė njė prej mendjeve tė fuqishme, vigane, qė lindi kjo epokė. Kuha kur jetoi ai ka qenė e stuhishme. Nė shekullin XVI nė Angli u shėndrrua tėrė jeta ekonomike shoqėrore e Anglisė. Feudalizmi u ēthur nė qytet deh nė fshat, mardhėniet kapitaliste morėn hov mė tepėr se nė cdo vend tė Evropės. Si rrjedhin shteti anglez u kthye nė njė fuqi tė dorės sė pare.

    Jeta

    Shekspiri lindi mė 1564 nė qytetin e vogėl Stratford. Kėtu kaloi fėmirinė dhe rininė. Ai pati mundėsi tė vėzhgojė e tė njohė mire jetėn e zakonet e krahinės angleze, tė shijojė bukuritė e natyrės qė kishin rrethinat e qytetit tė lindjes, tė dėgjojė prej gojės sė fshatarėve gojėdhėnat popullore plot poezi, tė njohė mire gjuhėn e gjallė popullore.
    Nė shkollėn qė ndoqi nė vendlindje, mėsoi latinisht, pak greqisht, logjikė e retorikė.
    Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeqare, pėr shkak tė keqėsimit tė gjendjes ekonomike tė familjes ( I ati kishte tetė fėmijė) Shekspiri u shtrėngua tė fitojė vetė mjetet e jetės. U muar me punė tė ndryshme.
    Tetėmbėdhjetė vjeq u martua.Rreth vitit 1586, I pakėnaqur nga jeta nė Stratford, u nis e shkoi nė Londėr pėr tė kėrkuar punė. Hyri nė teatėr u bė actor. Nga viti 1590 bėri provat e para nė krijmtari, shkroi kronika dramatike, komedi dhe dy poema. Sukseset qė I pati nė teatėr e nxitėn ti kushtohet dramaturgjisė. Pėr 22 vjet ai I dha skenės e letėrsisė 37 vepra tė mrekullueshme nga ana e jetės plot gjallėri qė lėvrin nė to e nga mprehtėsia e analizės psikologjike. Kulmin e krijimtarisė e arrin nė vitet e para tė shekullit XVII, kur cfaqen nė skenė tragjeditė madhėshtore tė tijė “Hamlet”, “Othello”, “Makbeth”, “Mbreti Lir” etj. Shekspiri u bė edhe drejtor I teatrit kryesor tė Londrės. Mė 1612 hoqi dorė nga verpimtaria letrare dhe shkoi nė qytetin e lindjes. Vdiq mė 1616.

    Veprat


    Shekspiri ka shkruar 37 vepra teatrale, dy poema dhe njė pėrmbledhje sonetash. Pjesėt teatrale ndahen nė komedi, kronika historike, tragjedi.

    Komeditė

    Shekspiri rreth nė to problemin e madhė tė kohės, clirimin shpirtėror moral tė njeriut nga prangat e jetės feudale e tė mendėsisė mesjetare, mbron tė drejtėn e njeriut pėr tė qenė I lire nė vullnetin, veprimet e ndjenjat e tija.
    Komditė e Shekspirit janė plot optimizėm. Nė to shprehet qartė besimi se njeriu mund tė arrijė tė bėjė njė jetė tė gėzuar, tė bukur e tė lumtur, tė mbėshtetur nė drejtėsi. Nga ana artistike ato shquhen me jetėn plot lėvizje qė lėvrin nė to, me larminė e karaktereve dhe me gjallėrinė e madhe tė dialogėve.
    Ndėr komeditė shquajmė “Ėndrra e njė natė vere”, “Tregėtari i Venedikut”, “Gratė gazmore tė Uindsor-it”, “Shuamė zhurmė pėr asgjė” etj.
    Kronikat historike trajtojnė subjekte tė historisė angleze si p.sh “Rikardi II”, “Rikardi III”, “Henriku IV” etj.
    Nė kronikat historike Shekspiri demaskon feudalėt qė me grindjet e tyre pa fund e zhysin vendin nė gjakėderdhje, e shkatėrrojnė atė dhe pengojnė zhvillimin e kombit.

    Tragjeditė


    Tragjeditė trajtojnė me ngjyra thellėsisht tragjike probleme nga mė tė ndėrlikuarat e jetės, pasqyrojnė rritjen e kontradiktave shoqėrore nė Anglinė e fillimit tė shekullit XVII, dyshimet se mund tė ndreqet e keqja e se mund tė pėrmbushem idealet humaniste nė kushtet egzistuese. Duke u pėrpjekur tė depėrtojė thellė nė mardhėniet njerėzore, Shekspiri bindet se njerėzimi ėshtė ende larg lumturisė sė kulluar, pėr tė cilėn kishin ėndėrruar mendimtarėt e pėrparuar tė Rilindjes. Ai sheh se drejtėsia e lumturia nuk mund tė arrihet nė shoqėrinė ku sundon egoizmi, ambicja e hipokrizija. Por Shekspiri s’heq dorė nga idetė humaniste dhe I mbronme force ato.
    Tė ngjeshura me mendime tė thella, tė ndėrtuar me mjeshtri tė madhe artistike, tragjeditė janė kryeveprat e Shekspirit. Ndėr to pėrmendim “Romeo e Zhulieta”, “Jul Cesari”, “Hamleti”, “Othello”, “Mbreti Lir”, “Makbeth” etj.
    Makbethi ėshtė ndėr tragjeditė e pėrsosura nga ana artistike.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Postime
    1
    nuk e di nga e keni marr kete informacion qe pas emrit te Shekspirit fshihet Eduard de Ver,por nga te dhenat qe keni vendos nuk deshmon asnjera qe de Veri apo kushdo tjeter eshte Shekspiri. ne kete tekst nuk eshte asnje deshmi reale vetem disa sqarime te mundshme pse ai e ka mbajt te fshehur emrin e tij e te cilat jane jo logjike. nese de Veri eshte autori edhe i ka shkruar te gjitha ato eshte e pa mundur qe askush te mos e kete ditur edhe nuk jepni asnje deshmi konkrete nga ai personalisht apo nga te tjere bashkohes te de Verit qe thone se pas emrit te Shekspirit fshihet ai

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2009
    Postime
    16
    mendoj se ky forum ka njerėz shum tė zotė sepse ky informim te ndihmon shum dhe ta pasuron trurin me dije siq jan kėto lart.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2010
    Postime
    27

    makbethi

    Imzot F.S.Noli e konsideron tragjedinė Makbeth si njė gjėmė tė madhe ,si tragjedinė mė tė tmeruar qė ka dalė nga pena e Shekspirit .

    Gjithkush ėshtė intriguar nga fakti i ekzistencės sė te madhėrishmes nė kėtė kryevepėr tė letėrsisė botėrore ; i simpatisė qė tė pėrvjedhin ēifti Makbeth , qė e harxhojnė tėrė heroizmin e tyre sipas imzot Nolit , pėr tė shtypur tė tjerėt dhe pėr tė vrarė vetveten.

    Duke respektuar gjithė ata qė u pėrpoqėn pėr tė zgjidhur kėto enigma letrare po i afrojmė lexuesit interpretimin tonė.

    Nuk ėshtė e rastit qė Shekspiri parapėlqen kastėn e Glamsit pėr heronj tė tragjedisė sė tij , duke e konsideruar shtresėn e mesme tė shoqėrisė si inicuesen e vlerave re reja njerėzore .

    Ishte fisnikėria e mesme aktive , qė kėrkoi e provoi tė udhėprinte nė epokėn e re .

    Nė kėtė kuptim tragjedia Makbeth ėshtė historia e fisnikut anglez , qė tenton tė shpėrbėjė strukturėn e murosur shpirtėrore ,morale e jurudike tė kupolės mesjetare : apatike,parazitare , tė asaj hijene gjakpirėse , qė ndodhej nė udhėkryq .

    Pėr ta shpėrbėrė atė kupolė , Shekspiri rikrijon mitin e dioskurėve Makbeth- Banko, binomin e sfidės sė kundėrshtarėve tė denjė Makbeth- Makdaf ,shfaq njė mendėsi te pazakontė tė ēifti Makbeth dhe risjell mitin e tri fatthėnave pellazge(sipas tė lashtėve jeta e njeriut ndjek rrjedhen e njė filli qė: fillimisht zgjatet , pastaj pėshtjellohet dhe dikur tė pritet , si ta parathonė tri mojrat (te mirat)ku : e para e tjerr fillin e jetės , e dyta e pėshtjellon dhe e treta e pret atė) Me kėto modele letrare parathuhet fundi i qerthullit mesjetar tė tradhėtive , helmimeve ,vajit nė vesh, kamės nė gjumė ,si dhe nxitet katarisi shpirtėror te sprektatori pėr tė pranuar e gjetur shembėlltyrat alternative humane ,qė na i propozon Shekspiri nė tėrėsinė e mozaikut tė personazheve tė tragjedisė.

    Gjenia shekpirjane ka kuptuar se : epoka e re kėrkon individ aktiv ,tė lirė ,imponues e tė barabartė nė kontribut pa dallim gjinor dhe shoqėror.Dioskurėt Makbeth Banko, antipodėt Makbeth -Makdaf jane sfidues te mesjetės parazitare tė Dunkanit. Por sfida e epokės sė re kapitaliste padyshim ėshtė Ledi Makbeth , heroina e pare nė gjininė dramatike , figura e femrės potente, jetėsore, inspiruese e gjithpushtetshme e pavarur aktive ,e cila rezėllen afirmim ,barazi dhe pushtet sensual tek Makbethi, bashkėshorti dhe patriarku tipik, qė zė fill nė letėrsi me 28 shekullorin Uliks famėmadhin(1180 pere TROJA -1603 ere ).

    Heronjtė e Shekspirit veprojnė nė situata apokaliptike, ku kurora verbon arėsyen,dhe si tė tillė, ata shėndrohen nė pishtarė tė ndezur me gjenialitet , pėr tė ndriēuar monopatet e ferrtė tė mesjetės tė mbytur nė qerthullin e gjaktė . Gjenialiteti shekspirjan ėshtė nė gjendje tė konturojė tė ardhmen edhe atje ku mund tė duket e pamundur .Pėr kėtė , ai sjell ,nė skenė, heronjė me individualitete tė spikatura dhe qė janė vetvetja e pa pėrsėritshme , qė pėrpiqen me ēdo kusht tė mbrijnė diku , por spektatori e sheh qorsokakun e heronjve dhe nuk ēuditet nga fundi i gremintė i tyre.

    Njė spektator i vemendshėm sheh se, subkoshienca ėshtė e pėrbindshme , kur nuk ka ndrojtje tė shfaqet si virtyt te heronjtė e tragjedisė..

    Makbethit ia tronditin natyrėn njerėzore mendimi i vrasjes . Nė fillim , mendimi i tij e kėrkon si fat kurrorėn, pa lėvizur fare. Mendimi pėr kurorėn nuk e le ore e ēast tė qetė. Tė qėnit princ i Kemberlendit ėshtė si njė gurė qė i zė udhėn , qė e pėrmbys , po se kaperceu.Lakmite e zeza e tė thella kėrkon t’i fsheh nga syri.Dora duhet tė mbarojė veprėn ,qė syri druhet ta shikojė.

    Zonja Makbeth fillimisht prezantohet si njė zemer tepėrplotė me qumėshtin e zemėrbutėsisė njerėzore .Ambicja pėr tu bėrė mbretėreshė,pas profetėsisė sė fatthėnave , pėrcillet prej saj me ligėsi. Ledi Makbeth e pėrballon me kurajon e nje gruaje qėllimin pėr tė arritur qarkun e Artė duke pėrjashtuar me gjuhė tė ashpėr , ēdo gjė qė e ndalon.

    Zemėrngurtėsuar,gjakmpiksur ndaj mėshirės e dhemsurisė njerėzore ,ajo kėrkon:

    - Nga kraharori femėr –mermėni qumėshtin dhe nemni vrrerin ,nemni natėn e errėt tė veshur me tymin me tė dendur te skėterrės qė tė mos shoh thikėn qė plagėn shpon ,

    -ajo kėshillon : Pėr tė gėnjyer kohėn ,duku sipas kohės ;nė sy nė dorė e nė gjuhė kij mikpritjen; duku si delja e pafajshme , por ji gjarpėr i fshehur nėn gur; fajėso tė tjerėt,bėrtit,ēirru dhe vajto pėr viktimat e krimit tėnd...

    Ledi Makbeth , pėr mendimin tonė ,ėshtė heroina mė komplekse dhe njėherazi dhe brilanti mė rezėllues i universit shekspirjan.Thėniet e saj i kalojne kufijtė e sensuales ,brishtėsisė, pafajsisė,ėngjėllit tė dashurisė toksore , ripėrtėritėses sė jetės ,qė duhet ta karekterizojnė si femėr. Fillimisht e kujton se ėshtė njė fatthėnese e katėrt e tragjedisė dhe kur e nxit tė shoqin nė krim e kujton si njė shpirt tė sė keqes.Dhe pėr imazhin negativ qė tė krijon mendon, pėr njė ēast, se do tė dalė shumė shpejt nga skena . Por jo ,ėshtė e pamundur. Arėsyeja ? Nga akti nė akt kupton se ėshtė ajo ,qė i ve nė lėvizje subjektin e tragjedisė duke u pėrplotėsuar nė planin shoqėror.

    Na bėn pėrshtypje fakti qė ka njė dashuri tė panjollė dhe tė pa tronditur ndaj tė shoqit.Endėrra e saj ishte kurora mbretėrore e jo brinjtė e turpit nė kokėn e te shoqit.Plotėria e planeve shoqėrore nė figurėn e ledit Makbeth pėrvijohen nė njė atmosferė kaosi ; ku pabesia ,dhuna e krimi ishin modeli jetėsor dhe ushqimi shpirtėror pėr kėdo brenda atij qerthulli.Pėr shkallėn e emancipimit dhe tė ndėrgjegjėsimit tė Ledit Makbeth , pėrgjegjėse ėshtė shoqėria e kohės sė saj.Figura e saj nuk idealizohet . Jo rastėsisht,asaj i mungon plani nėnės ,tė cilėn ja plotėson skematikisht ledi Makdaf . Si inspiruese e tė shoqit nė krim , ledit Makbeth , i mohohet tė riprodhojė jeten sepse kohės sė re nuk i lipsen trashigimtar pėbindėsha -njerivrasės.E zotėruar nga instikti, ajo ėshtė dėshmitare e vazhdueshme nė krimet e tė shoqit.Shekspiri na bind se asaj , hap pas hapi , i zgjohet ndėrgjegja ,por kjo nuk mjafton .Imazhet e krimit ja kanė helmuar shpirtin nė atė masė sa ,sėmuret nga samnabulismi dhe vdes ēdo natė nga pak e ēmendurisht.

    Kur ambicja pėr pushtet tek Makbethėt i kalon kufijtė e ferrit me vepra tmeruese , atėhere vetedija e tyre kalon nė drejtėsi se paanshme :

    - Na zgjat kupėn , tė pimė helmin ,qė pėrgatitėm vet ; tė vrasėsh gjumin e pafajshėm ,qė ripėrtėrinė jetėn e largon vdekjen ,si banjo pas lodhjes kapitese ,si balsam pėr shpirtin e plagosur,si gjellė e dytė qė ushqen dasmėn e jetės - ke tradhėtuar vetveten.Dorėn vrasėse nuk e lan dot uji i oqeanit ,ajo skuq e pėrgjak tė gjitha detet.

    -Makdafi-Sketera ka bėre kryeveprėn ,vrasja sakrilegje hyri tinės nė tempullin e Zotit tė bekuar dhe vodhi jetėn nga altari.

    -Makbethi – Vdiq nderi dhe fama ,vera e jetes rrodhi dhe mbeti vetem krund i fundėrisė.

    Makbethi , pas kėsaj , shndėrrohet nė nje kriminel hakmarrės e pėr poshtėrimin qė i bėri jetės , ai zotėrohet nga ndjenja e tė lodhurve nga mjerimi dhe tė shtypurve nga fatėkeqėsitė.Pėr tė tradhetia ėshtė nje hije tmerruese . Pėr njė burrė ėshtė mė mirė te ndeshet me njė ari Rusie,rinoqeront a tigėr Hirkanije ,tė ndeshet me shpat nė mes te shkretirės, pa ju drithėruar shpirti si njė doē kurve.

    Tragjedia shekspirjane nuk pėrfundon kėtu. Ajo pėrplotėsohet ne dialogun Malkolm –Makdaf.

    Malkolmi—Jam shartuar me ēdo bėrthamė vesi e ligėsie ,qė kur tė lulėzojnė , do ju duket Makbethi i zi mė i bardhė se dėbora ,si shqerrė e ėmbėl pranė njė kuēedre .Vėrtetė Makbethi ėshtė gjakatar ,kurvar,avar,dinak e i pabesė ,gjakėnxehtė e zemėrligė i pėrmbytur nė mėkate e vese qė kanė njė emėr.Por pusin e asganllėkut tim tė pafund nuk e mbushin gratė dhe vajzat tuaja. Dėshira ime nuk njeh asnjė kufij.Mė mirė mbret Makbethin ,se sa nė fron njė njeri si unė .Avar i pangopur si unė , rrezikoni ēifligje e kėshtjella tė tė parėve ,xhevahire ,dhe shtėpi e nderin .Sa mė shumė vjedh aqa mė shumė mė rritet urija ,dita ditės.Kjo avaricje ėshtė vesi mė i egėr qė ka rrėnjė mė tė thella dhe mė tė rrezikshme se asganėria pranverore .Kjo ėshtė shpata qė u pret kokėn mbretėrve. S’kam asnjė hir qė i ka hije mbretit si:drejtėsi,besnikėri e masė, qėndrim madhėshtor e mirėsi ,durim ,kurajo e zemėrmadhėsi. S’kam gjurmė prej kėtyre ,por jam plot me vese e krime lulėzuar ,qė u rritėn e stėrvitėn gjer nė kulm ,po dhe sikur te kem fuqi nė dorė hedh mjalten e pajtimit ne sketerrė dhe i ve pishtarin(flakėn) paqes sė pėrbotshme dhe ēdo bashkėri tė dheut e shkallmoj.

    Plotėsohet nė kėtė dialog pak a shumė thelbi epokės mesjetare , qė domosdoshmėrisht duhej larguar. Shekspiri risjell nė skenė heronj tė tipit homerian si : Makbeth –Banko dhe e hap tragjedinė e tyre nė njė situate fantastike , kur ju parathuhet e ardhmja nga fathėneset.

    Dihet tashme se Makbethi qe njė nga figurat reale tė historisė e sė Skocisė (1110) qė mbretėroi pėr 25 vjet , ndėrsa Banko ėshtė sozia e tij artistike .I pari na shfaqet si vezullim i fundit i mesjetes dhe i dyti na propozohet si model i mundshėm i i kohės sė re . Dallohen prej njėri tjetrit nga ajo ēka fati u rezervon kur u pritet filli i jetės. Mabethi pas medyshjes sė fillimit, priret nga egoja pėr kurordhe zgjedh rrugėn e krimeve , pas parathenies sė fatave dhe inspirimi qė i bėn Ledi Makbeth . A nuk ju kujton ēifti Makbeth bashkėshortėt ideal ,model pėr kėdo qė beson vėrtet tek besnikėra bashkėshortore.

    Bankoja u bė viktima e parė se,qe dėshmitar nė parathėnien e Fatit tė Makbethit .

    Sipari i vetasgjesimit brenda llojit ,fataliteti i zhdukjes se njeriut nga njeriu ,si kufiri i apokalipsit tė pritshėm , ishte hapur. Bankoja i nėnshtrohet fatit pėr hir tė tė bijėve, qė sipas tė thėnave , do tė ishin trashigimtar tė fronit mbretėror.

    Makbethi pėr kurrorėn vret Dunkanin dhe njėherazi gjumin dhe qetėsinė e tij, vret mikun e tij Bankon dhe njėherazi vret sigurinė, vret Ledin Makdaf me fėmijet e saj ,pra pafajsinė dhe njėherazi vret dhe tė drejtėn pėr tė sjellė nė jetė trashigimtarin e tij. Egoizmi i vret atij lumturinė e nė kėtė kuptim , egoizmi ekstrem ėshtė vetasgjesues.

    Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė, pse nė pėrfundim tė tragjedisė pushtohesh nga ndjenja e keqardhejes pėr ēiftin Makbeth? Shfaqja realist si i vlerave dhe i egoizmit ekstrem te heronjė e tragjedisė na bėn ne tė mos i shohim ata vetėm bardh e zi .Ashtu si nė jetė tė mirėn dhe tė keqen njė ēast i ndan. Mund tė kėrkosh modelin tėnd dhe do ta gjesh brenda kėtij mozaiku vlerash e instiktesh te tė gjithė heronjtė e tragjedisė dhe nuk mund tė pėrjashtosh qoftė edhe njerin prej tyre , nė se tė duhet tė strukturosh modelin human ,qė kėrkon tė ngjiz tek ty Shekspiri.

    Individin aktiv do ta gjeni te Makbethi e Bankua ,hierarkun pompoz tek Dunkani,bashkėshortėsinė ideale te ēifti Makbeth,vendosmėrim shpaguese tek Makdafi ,pafajsinė te ledi Makdaf dhe te femijtė e saj,inspiruesen e pushtetshme tė pa epurėn tė vendosurėn per kurorėn e lavdinė te ledi Makbeth.

    Ajo qė duhet tė pėrjashtosh e tė mos bėhesh pjesė,nė kėtė tragjedi , ėshtė; kaosi mesjetatar , ku pabesia, krimi e instikti i pėrvjedhin jetėn heronjve Kryefjala a tragjedisė ėshtė : Kush mbjell vdekjen , gjen prehje tek ajo.


    shpresoj qe keto fragmente te shkeputura nga interneti ti sherbejne ndokujt ne referate apo esse

  10. #30
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pergezime per keto te dhena, per Shekspirin.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. William Blake
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-09-2009, 13:35
  2. William Walker, admirues i Sali Berishes
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 13:54
  3. William Turner
    Nga [Perla] nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 18:13
  4. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  5. William Bouguereau
    Nga Michigan2005 nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •